Leter e hapur drejtuar kryeministrit Sali Berisha nga Gary Kokalari
Para se gjithash, lejomeni t'ju uroj Gezuar Vitin e Ri!
Sic edhe jeni te informuar, une kam sherbyer si nje nder katalizatoret e pare per te vene ne dukje mjaft probleme qe ekzistojne ne sektorin e telekomunikacioneve shqiptare, perfshire ketu marreveshjen me kompanine New World Telecom, marreveshjet e interkonjeksionit aspak normale dhe farsen e privatizimit te kompanise Albtelekom sh.a. Ne fakt, nen drejtimin tuaj, Partia Demokratike ndoqi keshillen mbi keto marreveshje ne vitin 2004 dhe ne privatizimin e Albtelekomit ne 2005.
Me qellimin per te ndihmuar shqiptaret ne realizimin e cmimeve te ekuilibruara per perdorimin e sherbimeve telefonike, ne daten 5 dhjetor une i kam shkruar edhe ministrit Lulezim Basha me propozimin e perfundimit te aksionit qe qeveria duhet te ndermarre me respektimin e marreveshjeve te interkonjeksionit. Keto marreveshje me kuota teper te larta, kane vendosur nje barre jonormale barre ne gjithe konsumatoret shqiptare dhe une kam komunikuar me qeverine tuaj per kete ceshtje rastet e meparshme. Po ju dergoj edhe nje raport te posacem te Komisonit Federal te Komunikacioneve dhe te unionit Nderkombetar te Telekomunikacioneve te cilet e kane trajtuar kete ceshtje. Ky informacion i eshte derguar me pare edhe Lulezim Bashes, te pakten dy here, por meqenese dihet se z. Basha nuk ben asgje pa lejen tuaj, mendova se ishte me mire qe t'ju drejtohesha juve per kete çeshtje.
Thirrjet nderkombetare ndaj Shqiperise dhe prej saj, jane thuajse me te shtrenjtat ne bote, e te mendosh se Shqiperia eshte nje vend i varfer. Perse ndodh kjo, kur ne SHBA, vetem per 40 dollare ne muaj, nje kompani si T-Mobile apo Verizon, mund te jape tarifa te lira dhe nje kuote thirrjesh te palimituara kudo ne SHBA, nje shtet gati 300 here me i madh se Shqiperia? Perse nje sherbim i ngjashem ne Shqiperi kushton me teper se 200 dollare ne muaj? Pergjigjia lidhet me marreveshjet jo te pershtatshme e anormale te interkonjeksionit te telekomit shqiptar.
Ne vitin 2003, bazuar ne raportin e ITU-se "Unioni Nderkombetar i Telekomunikacioneve", u konkludua se marreveshjet mes Albtelekomit dhe dy kompanive celulare ne Shqiperi, ishin me perqindje teper te larta ne kurriz te konsumatoreve shqiptare. Pas takimeve tona ne Tirane ne vitin 2004, edhe ju u njohet me kete raport, rezultatet e te cilit i konfirmoi edhe qeveria amerikane me nje raport tjeter teresisht te pavarur.
Qeveria Nano u perpoq ta mbante te fshehur kete raport te ITU-se, derisa ai u be publik prej meje ne shkurt 2004, fakt ky qe inicoi nje debat te gjere mbi kete problem. Protokolli e kerkonte qe perfaqesues te ITU te ftoheshin ne Shqiperi dhe qeveria shqiptare t'i sqaronte per kete ceshtje. Sigurisht, kjo ishte nje histori per te cilen as Fatos Nano, as AMC dhe as Vodafone nuk deshen te flisnin, prandaj ITU nuk e mori kurre nje ftese te tille. Ate periudhe, pra ne vitin 2004, Partia Demokratike ka qene dakord me qendrimin tim per kete ceshtje dhe PD-ja ishte e gatshme ta hetonte plotesisht kete problem; por per aresye ende te paqarta, kjo çeshtje nuk eshte me prioritet i PD-se dhe, nen drejtimin tuaj, qeveria e re nuk po e ndjek me kete problem.
Sic edhe kam rekomanduar dy vjet me pare, ekspertet e ITU-se duhet te ftohen ne Shqiperi tashme si pjese e nje investigimi per te prezantuar pervojen e tyre dhe njohurite e tyre mbi marreveshjet e interkonjeksionit dhe grupe te pavarura duhet te ngrihen per te analizuar kete ceshtje. Nese gjenden me pas prova te ekzistences se abuzimeve ne marreveshje, kompanite duhet te detyrohen te shlyejne konsumatoret shqiptare per keto gabime te bera ne te kaluaren. Ndersa arkitektet e ketyre skemave perfitimi, e behen subjekte te ndjekjeve. Ju kujtoj se nje gje e tille do te jete edhe ne perputhje me premtimet e bera prej jush gjate fushates elektorale.
Sic e thashe me siper, kam komunikuar me qeverine tuaj dhe z. Basha disa here. Ne daten 5 dhjetor 2005 i dergova nje leter z. Basha ku i thosha qarte se nese nuk merrja nje pergjigje nga ai brenda dates 12 dhjetor, kjo do te thoshte se qeveria juaj nuk planifikon te bej ndonje hetim mbi kete ceshtje. Deri me sot (6 janar 2006) nuk kam marre ndonje pergjigje nga z. Basha, prandaj kjo nenkupton se ju keni vendosur te mos hetoni marreveshjet e interkoneksionit.
Ne nje shkrim te dates 24 dhjetor ne "Shekulli", Basha tha se do te kete nje rinegocim te marreveshjeve te interkonjeksionit mes Albtelekomit dhe dy kompanive celulare Vodafone dhe AMC. Megjithese ulja e çmimeve te telefonatave mbetet objektivi kryesor, hyrja e z. Basha ne "rinegociata" tregon se qeveria juaj kerkon vetem te arrije ne nje kontrate me kushte paksa me te mira dhe konsideron se nuk ka patur abuzime ne te kaluaren. Per me teper, ne kushte normale, kontrata te tilla rinegociohen rregullisht, shpesh çdo vit, prandaj ne te vertete z. Basha nuk ben tjeter vecse vazhdon biznesin pa u marre me shkakun e vertete te problemit. Kjo strategji shume e gabuar do te beje qe te jete e veshtire qe kostoja e telefonit per shqiptaret te ulet ne nivelin e vendeve te tjera te botes dhe do te nxise çmime te larta per konsumatoret shqiptare.
Te gjithe e dine se ne vitin 2004 ju ndoqet keshillen time ne lidhje me kete çeshtje kur PD-ja filloi nje hetim mbi problemet e marreveshjeve te interkoneksionit. Cuditerisht, ju heshtet per kete probleme dhe pak e zute ne goje gjate fushates suaj elektorale. Dhe eshte shume shqetuesues fakti se z. Basha nuk ka bere asnje deklarate mbi ndriçimin e ketij problemi. Eshte shqetesuese sepse eshte shume e veshtire qe te rinegociohet çmimi i paguar nga konsumatoret pa nxjerre ne drite se si u nenshkruan keto marreveshje, pse kostoja eshte kaq e larte dhe se si mund te vendosen tarifa te krahasueshme me vendet e tjera.
Perveç objektivit final te uljes se tarifave te sherbimeve esenciale telefonike, ka edhe çeshtje te tjera qe kerkojne zgjidhje. Nje nga ato do te ishte te shihet nese ka patur ndonje gabim gjate se kaluares, nese ka patur ndeonje dakordesi mes shtetareve te atehereshem dhe ketyre kompanive celulare per te caktuar liste te gabuar cmimesh. Ne raste te tilla, pergjegjesit duhet te ndiqen. E perfituesit, te detyrohen te rimbursojne konsumatoret shqiptare.
Mund te kete disa shkaqe qe qeveria juaj duket se kerkon te vazhdoje biznesin me nje "rinegocim" te marreveshjeve te interkoneksionit pa hetuar problemet thelbesore. Disa mendojne se ju dhe operatoret celulare keni interesa te perbashketa dhe flitet se keni marre financime per fushaten nga te pakten njeri prej tyre. Mund te hidhet hipoteza se, meqenese rezultati dukej shume i ngushte perpara zgjedhjeve, operatoret celulare perkrahen edhe PD-ne edhe PS-ne ne zgjedhje per te qene te sigurt qe te ishin ne anen e fituesit ne çdo rast. Tani, pas zgjedhjeve, operatoret celulare sigurisht e kuptojne se do te ishte politikisht e dobishme te negociojne tarifa te reja dhe se ju keni nevoje per disa leshime te vogla, keshtu qe keta operatore mund te pranojne disa ulje te vogla tarifash pa pranuar gabimet e se shkuares. Nese e verteta eshte keshtu, shqiptaret meritojne me teper dhe duhet te skandalizoheshin nga nje negociate e tille.
Sipas opinionit tim, nje konspiracion i ketij tipi, nuk duhet perjashtuar gjithsesi, sepse edhe juve vete keni marre pjese ne te tilla gjera me pare.
Dihet nga te gjithe se deri ne zgjedhjet e vitit 1996, te cilat u kritikuan per manipulim masiv nga vezhguesit e huaj, nje nga burimet e financimit te fushates se PD ishte Vefa, ndoshta firma me e madhe e skemave piramidale. Dhe megjithe paralajmerimet e shumta qe ju dhe qeveria juaj mori, disa qe nga viti 1995, nga institucionet financiare si Banka Boterore, Fondi Monetar Nderkombetar , Fondi i Ndermarrjeve Amerikano-Shqiptare, nga Departamenti i Shtetit si dhe nga eksperte te financave, perfshire ketu autorin e kesaj letre, ju vendoset qe te mos i perfillnit te gjithe keto paralajmerime. Perkundrazi ju dolet ne televizionin shqiptar perkrah Vehbi Alimuçajt, presidentit te Vefas dhe iu thate shqiptareve se "investimet" e tyre ishin te sigurta dhe nuk kishte se perse te shqetesoheshin. Dhe megjithe pretendimet tuaja per konspiracion, nuk kishte as agjente te CIA-s, as socialiste dhe as greke qe qendronin mbrapa kameras me arme ne dore qe t'ju detyronin te perkrahnit Vefan. Jo, ju e bete kete me deshiren tuaj te plote, dhe ky eshte nje fakt qe e pranojne edhe perkrahesit tuaj me te devotshem.
Renia e firmave piramidale dhe kaosi qe pasoi jane tashme çeshtje te historise. Por nje analist i kujdesshem e shikon historine si nje mjet qe e ndihmon per te parashikuar te ardhmen.
Keshtu siç mund ta kuptojë çdo njeri me pak llogjikë, nëse nuk bëhet një hetim zyrtar i marreveshjeve te interkonjeksionit, ka shume te ngjare qe te te jete bere nje marreveshje midis jush dhe operatoreve celulare per te evituar nje hetim te plote te biznesit te tyre shume fitimprures.
Prandaj ka vetem nje menyre qe t'i pergenjeshtroni zerat qe thone se ju jeni blere nga AMC qe eshte ne pronesi greke ose nga Vodafone i cili administrohet nga greket (siç eshte rasti i mediave shqiptare qe kane shitur interesat e shqiptareve kundrejt disa milione dollareve te ardhurash nga reklamat) dhe kjo menyre eshte qe te filloni nje hetim te hapur, transparent dhe te plote te marreveshjeve te interkoneksionit duke ftuar edhe eksperte nga ITU ose organizma te tjera qe mund te ndihmojne. Edhe nje here, une ju ofroj ndihmen time falas per te orientuar hetimet.
Nese nuk e beni kete hetim te plote dhe transparent te marreveshjeve te interkoneksionit, dhe ju dhe kukulla juaj, Lulzim Basha, do te perpiqeni te mashtroni shqiptaret me nje "rinegocim" te marreveshjeve, shqiptaret nuk do te fajesojne me vetem Fatos Nanon dhe operatoret celulare per vjedhjen me ane te tarifave telefonike qe u eshte bere ne vitet e shkuara. Por do t'ju fajsojne edhe ju qe me qellim beni sikur nuk shikoni kur atyre u boshatisin xhepat, ashtu sikurse ju fajsojne per injorimin e paralajmerimeve qe moret per firmat piramidale. Siç mund ta mbani mend, kur firmat piramidale rane, kaosi qe pasoi e ktheu Shqiperine 10 vite pas dhe shkaktoi me mijera viktima te pafajshme.
Ne lidhje me çeshtjen e telekomit, i kam drejtuar z.Basha edhe rekomandimin mbi hetimin e etapave te privatizimit te Albtelekomit. Nese ju nuk i merrni parasysh keto rekomandime dhe procedoni pa nje investigim transparent, siç po duket, do jeni duke iu referuar te njejtave metodave devijuese qe simbolizuan qeverine Nano dhe te jeni i sigurt se une do te bej c'eshte e mundur te terheq vemendjen e shqiptareve per kete problem. Deri me sot z. Basha duket se nuk i ka marre parasysh rekomandimet e mia dhe oferten time per ndihme (falas) ne kete çeshtje. Ju kujtoj se, ne interes te PD-se, nje nga bashkepunetoret tuaj te ngushte ne periudhen para-zgjedhore me kerkonte fakte mbi kete çeshtje me qellimin e qarte per te diskredituar qeverine socialiste. Siç e dini i dhashe bashkepunetorit tuaj informacione me rendesi per listen fantazme te tenderuesve te pergatitur nga Fatos Nano dhe Anastas Angjeli. Per te folur hapur, mendoj se ka vetem nje aresye qe ju i refuzoni rekomandimet e mia sot, dhe kjo aresye eshte se ju po planifikoni ta manipuloni rezultatin e "hetimit" duke shmangur qellimisht transparencen qe rekomandimet e mia kerkojne.
Me respekt, Geri Kokalari
Krijoni Kontakt