Të nderuar miq të Forumit .
Dëshiroj te hap nje temë të re qe i përket Arbërisë dhe arbëreshëve, të cilët përbëjnë një thesar të vertetë për kulturën shqiptare.
Kam përshtypjen që kjo pjesë tjetër e botës shqiptare akoma nuk njihet sa duhet nga ne të gjithë.
Gjatë qëndrimit tim prej gati 3 vjetësh në Kalabri pata rastin të vizitoj dhe Arbërinë dhe arbëreshët të cilët me krenari e quajnë veten SHQIPTAR.
Po e filloj këtë temë me disa foto të fotografit arbëresh Francesco Paolo Lavriani
të ekspozuara në Manastirin e Grotta Ferratës në Romë.
__________________________________________________ ________
“Ashtu si dhe në ëndrra, kujtesa është e krijuar nga imazhe që i sheh gjithmonë e më rrallë. Ato jetojnë me njeriun që kur u bind se mund t’i bënin shoqëri, ato nuk kanë kohë dhe mund t’u flasin të gjithëve.”
Këto fotografi bëjnë pjesë nga ekspozita egjërë “Katunde Arbëreshe” që i kushtohet Shën Sofisë së Epirit, një fshat arbëresh me origjinë shqiptare në Provincën e Kozencës.
Çdo foto, është sintezë e një momenti historik, që ka brënda tij shumë tematika, secili mund të marrë atë që i intereson më shumë. Ringjallen kështu nëpërmjet imazheve, vende dhe kujtime që edhe pse i përkasin një vendi të vetëm janë të përbashkta edhe për shumë të tjerë duke u kthyer në pasuri kulturore për të gjithë..
Francesco Paolo Lavriani
Krijoni Kontakt