TIRANE Shkrimtari i madh Ismail Kadare shprehet nė njė intervistė ekskluzive pėr Shekullin se rotacioni politik ndonėse nuk ishte i versionit mė tė keq, nuk ishte as i versionit mė tė mirė. Shkrimtari kritikon sėrish politikanėt shqiptarė pėr atė qė ai e quan kapardisje tė tyre nė vendin mė tė varfėr tė Evropės. Kadare nuk anashkalon as konfliktin e fundit pėr Zogun e Zi, diplomacinė shqiptare, ēėshtjen e Kosovės si dhe sulmet atyre qė ai i quan sjemenė ndaj institucioneve si sidomos ndaj atij tė Presidentit.
Z. Kadare viti 2005 sapo u mbyll, si e vlerėsoni gjendjen me ardhjen e sė djathtės nė pushtet?
Mendoj se pavarėsisht nga zymtia e kėsaj stine tė ftohtė, nga problemet e rėnda, nervozizmi dhe mėrzitė qė u kanė rėnė mbi krye shqiptarėve, nė ndėrgjegjet e shumicės sė njerėzve, ėshtė shtresuar ideja se diēka e mirė megjithatė ka ndodhur. Ėshtė kryer njė punė, njė frymė e keqe ka vdekur pėrgjithmonė.
Mendoj se shumica e njerėzve janė nė kėtė mendje. Rrallė mund tė gjesh nostalgjikė pėr atė duhmė tė keqe, qė vdiq.
Ėshtė e kuptueshme qė njerėzit tė mos e shijojnė dot arritjen. Nė tė vėrtetė, rotacioni ndonėse nuk ishte i versionit mė tė keq, smund tė thuhet se ka qenė ai i versionit mė tė mirė. U shmangėn vėrtet kacafytjet, por nėpėr kėmbė na mbetėn nervat dhe urrejtjet e tyre, kėrcėllima e dhėmbėve, hakmarrja.
Njė e vėrtetė e madhe ėshtė ravijėzuar qartė: ajo gjė e domosdoshme qė ndodhi, ai kapėrcim, nuk ka qenė kurrsesi njė punė e mbaruar. Ai ėshtė njė proces qė kėrkon zhvillim, ndryshe do tė kthehet kundėr tė gjithėve.
Keni qenė shumė kritik kundėr tė dy krahėve tė politikės shqiptare. A ka evoluar qėndrimi juaj ndaj politikanėve nė pėrgjithėsi? Dihet se nuk i keni kursyer epitetet denigruese.
Sė pari desha tju them se smė duket ndonjė trimėri e veēantė tė kesh maninė e kritikės pėr ēdo gjė. Dhe as mė pėlqen tė abuzoj me pozitėn komode tė kritikuesit. Ėshtė shumė e lehtė njė gjė e tillė, sidomos pėr njė shkrimtar. Do tė doja, sinqerisht tė vinte dita qė tė thoshim fjalė tė mira pėr politikanėt. Por, pėr fat tė keq, dita ende ska ardhur.
Nė portretin nė grup tė politikanėve shqiptarė, ajo qė mė sė shumti i acaron njerėzit mendoj se ėshtė vetėkėnaqėsia, pėr tė mos thėnė kapardisja e njė pjese tė madhe tė tyre. Ky grup politikanėsh ėshtė nė krye tė vendit mė tė mjerė tė Evropės, dhe do tė mjaftonte ky fakt i trishtuar, qė tua treste vetėkėnaqėsinė, e aq mė tepėr kapardisjen.
Mjerimi i Shqipėrisė ėshtė mė shumė se mjerim. Ėshtė nga ato mjerime e ato varfėri qė e shėmtojnė dinjitetin e njė kombi. Ėshtė njė kambanė alarmi qė bie pa pushim. Qė kėrkon pėrgjigje tė ngutshme. Ndaj fytyra e vetėkėnaqur e politikanėve shqiptarė, rojat, makinat, celularėt, batutomania, pozat, qeshjet dhe gogėsimat e tyre janė tė padurueshme.
Kjo do tė ishte faza e parė e ndėrgjegjėsimit tė tyre pėr thelbin e punėve nė kėtė vend. Pas kėtij ndėrgjegjėsimi do tė shpresonim qė ata tė bėheshin mė tė menēur, ndoshta, mė tė moralshėm.
Keni folur mė parė pėr nevojėn e ngutshme tė emancipimit tė politikanėve shqiptarė. A shpresoni ju nė kėtė gjė?
Natyrisht shpresoj. Ne nuk kemi tė drejtė tė mos shpresojmė.
Ēdo akt emancipimi i politikės sonė, kudo qė tė ndodhė, nė cilindo grupim politik, ėshtė njė gjė e mirė dhe vetėm e mirė pėr Shqipėrinė. Ashtu sikurse ēdo gjė e keqe, kudo qė tė ndodhė, ėshtė e keqe dhe vetėm e keqe.
Por, kjo gjė nuk kuptohet kėshtu nė elitėn politike. Ajo kuptohet mbrapsht dhe vetėm mbrapsht.
Po pėrpiqem ta zbėrthej thjeshtė: degjenerimi i Partisė Socialiste vitet e fundit solli humbje tė dyfishtė. Nė radhė tė parė i solli humbje asaj vetė, por dėmtoi gjithashtu partinė kundėrshtare, demokratėt. Ajo e uli nivelin e luftės politike, ajo e degradoi atė, me fjalė tė tjera ajo dėmtoi gjithė Shqipėrinė.
E djathta fitoi kundėr njė tė majte tė sėmurė. Por e djathta do tė ishte dyfish krenare tė fitonte kundėr njė tė majte normale.
Rrjedhojėn e kėtij niveli tė ulėt lufte ne po e pėrjetojmė tė gjithė nė kėtė dimėr tė ftohtė, midis tė cilit, pėr turpin tonė, nuk po merremi vesh pėr asgjė.
Mė ėshtė dukur normale qė e djathta tė vinte nė pushtet mė 3 korrik. Dhe, me sa duket, kėshtu iu duk shumicės sė popullit shqiptar qė e solli atė. Ndėrkaq, vetėm njė veprimtari pozitive, ndėrtuese mund ta emancipojė dhe ti shtojė vlerat njė partie. Kurse e kundėrta, veprimtaria paralizuese, hakmarrėse, bllokuese, qė po e pėrjeton kohėt e fundit gjithė kryeqyteti, ėshtė e papranueshme.
Njė pjesė e militantėve tė partisė fitimtare, nuk e fshehin parapėlqimin pėr kundėrshtarin e rrėzuar Nano. U dukej si njė shans pėr ta. U dukej komod.
Kurse Edi Rama u duket jo komod, i rrezikshėm. Nė tė vėrtetė, nė qoftė se kjo ėshtė njė parti e djathtė ndėrtuese, ajo duhej tė ndihej mė e afėrt pikėrisht me Edi Ramėn sesa me Fatos Nanon. Me Edi Ramėn gara do tė ishte mė e vėshtirė, por pikėrisht nga kjo niveli i gjithēkaje do tė ishte mė i lartė, dhe Shqipėria do tė fitonte. Kėshtu e kuptoj unė luftėn politike.
Pėr tė ardhur nė gjėra mė konkrete, keni shfaqur mosbesimin tuaj lidhur me diplomacinė shqiptare dhe zgjedhjen e ministrit tė Jashtėm. Pas muajve tė parė tė qeverisjes e ruani kėtė mendim?
Mendoj se nuk ndodhi ndonjė gjė qė tė hidhte poshtė mendimin tim. Pėrkundrazi ai u ripohua. Ne i dimė tė gjitha reagimet e ashpra ndaj deklarimeve tė kėtij ministri. Ishte njė papėrgjegjshmėri nė seri, nėse mė lejohet njė shprehje e tillė.
Ėshtė me tė vėrtetė pėr tė ardhur keq qė pikėrisht nė kohėn kur Shqipėria kishte nevojė pėr diplomacinė e nivelit mė tė lartė, po ndodh e kundėrta. Ajo ėshtė konfuze, amatoreske, pėr tė qarė hallin. Mjafton tė pėrmendim deklaratėn se nuk do tė ketė dy shtete shqiptare nė Ballkan, pėr tė kuptuar mjerimin e kėsaj diplomacie. Mė kot u pėrpoqėn avokatėt e zellshėm ti gjenin njė kuptim. Me tė drejtė njerėzit kishin tė drejtė tė pyesnin, kjo Kosovė, qė tė gjithė po e presim tė bėhet e pavarur, shteti i kujt do tė jetė, i kinezėve, i eskimezėve? E gjithė kjo ka krijuar nervozizėm e ftohje tė ndjeshme nė Kosovė, ēka do tė thotė se njė e keqe ėshtė kryer ndėrkaq. Kurse pėr opinionin e gjerė mbarėshqiptar ėshtė e pakuptueshme ose e interpretuar shumė pėr tė keq lėnia pa ambasador, mė shumė se gjashtė muaj, e aleatit tė parė strategjik shqiptar, SHBA-sė. E si tė mos mjaftonte kjo, pikėrisht tani, nė vitin vendimtar pėr Kosovėn, Shqipėria vazhdon tė jetė pa ambasador nė OKB, me fjalė tė tjera, tė jetė munguese atje ku vendoset fati i gati gjysmės sė kombit shqiptar.
Problemi ėshtė i rėndėsishėm dhe do tė donim mendimin tuaj nga vjen kjo? Ka qenė tradicionalisht e dobėt diplomacia jonė apo ka arsye tė tjera?
Natyrisht qė diplomacia jetėshkurtėr shqiptare (kam parasysh vitet 1920-1939), smund tė kishte ndonjė traditė tė shkėlqyer. Pas kėsaj, gati pėr gjysmė shekulli diplomacia komuniste u kthye nė njė njollė tė zezė e nė njė turpėri qė smund ti gjendej shoqja nė gjithė Evropėn. Ėshtė vėshtirė tė gjesh cilėsime pėrēmuese pėr njė antidiplomaci tė tillė, e cila qėllimin kryesor kishte izolimin e vendit, pra mbytjen e tij.
Nė vitet e tranzicionit, ne jemi dėshmitarė se diplomacia jonė, qoftė ajo e qeverive tė majta, qoftė e atyre tė djathta, nuk tregoi ndonjė shkėlqim. Diplomacia shqiptare ishte pjesė e krizės morale, qė i ra si mallkim Shqipėrisė nė kėto vite. Vėrshimi nė politikė, nė media e nė diplomaci e njė aradhe njerėzish tė formuar nė njė kohė tė ēoroditur, do tė sillte frytet e veta tė hidhura. Keqkuptime tragjike, injorancė, kapėrcime groteske nga retorika pseudopatriotike nė shterpėsi kozmopolite, kapardisje katundareske, qė rreken tė fshehin kompleksin e inferioritetit, kėto e tė tjera si kėto e futėn nė gjendje zvetėnimi tė plotė kėtė diplomaci. Dezertimet e diplomatėve, madje tė ambasadorėve, ishin njė nga turpet e saj. Nuk ka shembull tė ngjashėm nė historinė e Evropės. Ky turp i ushtrisė diplomatike i vuri njollė Shqipėrisė mė shumė se banditėt dhe prostitutat shqiptare aq shumė tė pėrfolura. Por mė e padurueshme se vetė dezertimi ishte pranimi i heshtur i tij prej qendrės, Ministrisė sė Jashtme. Madje, kur Presidenti i Republikės, zoti Alfred Moisiu, e ngriti i pari, me tė drejtė, kėtė shqetėsim, nervozizmi kundėr tij i zyrtarėve sejmenė, tė majtė apo tė djathtė, ishte i atypėratyshėm.
Mendoni se kjo ka luajtur rol nė gjithė kėtė gjendje tė sotme?
Natyrisht qė ka luajtur rol. Nga njė trup diplomatik me moral tė thyer vendi nuk mund tė presė asgjė. Kur morali rrėzohet, korrupsioni e ka rrugėn tė hapur, dhe nga korrupsioni nė diplomaci tek shitja e interesave tė vendit nuk ka veēse njė hap.
Ushtria e diplomatėve e ka tė detyrueshme besnikėrinė ndaj shtetit. Pas ushtrisė, policisė dhe shėrbimeve tė fshehta, ajo ėshtė trupa e katėrt qė ka njė pakt tė detyrueshėm besnikėrie me shtetin e vet. Kur ky pakt thyhet, gjithēka e ka marrė lumi.
Zvetėnimi, si ēdo sėmundje ka ecjen e vet. Shikoni se ēpo ndodh me konceptin e mitit ose mė saktė tė ēmitizimit. Nė parim procesi i ēmitizimit, i pastrimit tė mendjeve, tė historisė nga rrangallat e vjetra, tė rrejshme e tė panevojshme, ėshtė njė proces i shėndetshėm i ēdo kombi. Dhe nė botėn shqiptare ka dhe do tė ketė ende tė tilla. Miti i kapardisjes racore, i virtyteve kinse superiore, i partisė (dje, i partisė komuniste, sot i partive tė ndryshme), i burracakėrisė tė shitur si trimėri (prita pas krahėve), kėto e tė tjera si kėto, sa mė shpejt tė shkulen nga jeta shqiptare, aq mė mirė do tė jetė pėr tė. Por, pėr fat tė keq, kėtu nisin keqkuptimet. Goditja nuk bie mbi to, por mbi personazhe e simbole qė, ashtu si nė jetėn e gjithė kombeve tė qytetėruar, kanė luajtur rol nė ngjizjen dhe formatimin e kombit shqiptar. U bėnė modė sulmet kundėr Gjergj Kastriotit, figurės mė evropiane tė Shqipėrisė, pikėrisht kur Shqipėria kėrkon integrimin nė demokracinė evropiane. Kanė filluar talljet me pavarėsinė e Shqipėrisė nga perandoria otomane, pikėrisht kur Kosova kėrkon pavarėsi. Nė radhėn e miteve, nė kuptimin e miteve tė rrejshme, vihet gjuha shqipe! Nė kėtė logjikė nuk ėshtė ēudi qė tė shpallet mit sovraniteti i vendit edhe vetė liria.
Kjo turbullirė, ka gjasė qė tė shpjegojė gjendjen e papėrgatitur tė politikės shqiptare pėrpara ēėshtjes sė pavarėsisė sė Kosovės. Ėshtė me tė vėrtetė mėkat, sepse njė shans i tillė si ky i Kosovės i vjen njė vendi njė herė nė qindra vite.
Pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės flitet dhe do tė flitet edhe mė shumė nė tė ardhmen. Cili ėshtė mendimi juaj?
Ēėshtja e statusit tė Kosovės nuk mund tė trajtohet jashtė kuptimit universal tė lirisė. Duam apo sduam ne, duan apo sduan faktorėt qė merren me tė, ajo prek bazat mbi tė cilat ngrihet sot qytetėrimi demokratik evropian.
Nuk mund tė ketė dy lloje lirish pėr popujt. Liria ėshtė njė. Populli shqiptar nuk ka ndonjė mungesė pėr tė patur, ndryshe nga tė tjerėt, njė liri tė cenuar. Njė liri e cenuar pėr tė, njė liri e dorės sė dytė, ndonėse nuk thuhet me zė tė lartė, lihet disa herė tė nėnkuptohet.
Pėr tė mos bėrė filozofi, shikoni shumicėn e deklarimeve pėr Kosovėn. Shpeshherė problemi numėr njė, problemi kryesor, gati-gati i vetėm, ngrihet ai i pakicės serbe. Thua sikur arsyeja e tė qenit tė Kosovės ėshtė kjo pakicė. Thua se dy milionė shqiptarėt, janė njė popullsi virtuale, me probleme virtuale.
Qė tė jem i qartė pėr tė gjithė (duke pėrfshirė natyrisht spekulantėt, ata qė smungojnė kurrė), dua tju kujtoj se kam dėnuar pėrherė me shumė ashpėrsi ēdo dhunim tė serbėve prej shqiptarėve. E kam shprehur qartė se vetėm njė popull me moral tė dobėt, vetėm njė popull burracak mund tė sillet keq me njė pakicė qė e ka ndoresh. Kam shtuar se populli shqiptar do ta marrė kėtė njollė nė qoftė se bie nė kėtė turp.
Kam pėrsėritur me ngulm se njė Kosovė qė ka brenda edhe serbėt, bashkė me shtėpitė, kulturėn dhe krishterimin e tyre, ėshtė pa asnjė dyshim mė e vėrtetė, mė e drejtė, mė e natyrshme dhe mė e fortė. Ajo ėshtė, mbi tė gjitha, mė e lirė dhe mė njerėzore.
Ndėrkaq, duhet thėnė se zėra tė tillė, qė janė tė shumtė nė anėn shqiptare, gjenden rrallė ose aspak te serbėt. Dhe ky ėshtė vėrtet problem themelor. Smund tė ketė mirėkuptim, e aq mė pak miqėsi, nė qoftė se ato nuk janė tė dyanshme. Asgjėkund nuk janė tė pranueshme standardet dyfishe, e aq mė pak kėtu nė Ballkan. Nė qoftė se duhet qė Ballkani tė ndryshojė, ai duhet tė ndryshojė nė themel. Dhe ndryshimi nė themel kryhet kur shpėlarja e sė keqes ndodh gjithkund. Ballkanasit duhet tė ēlirohen nga kompleksi se kanė diēka mė shumė se tjetri. Pėr treqind e ca vite shqiptarėt ia kishin mbushur mendjen vetes se qėndronin mė lart se serbėt. Pastaj u erdhi radha serbėve qė pėr njėqind e ca vite tė kujtonin tė njėjtėn gjė ndaj shqiptarėve. Nė tė vėrtetė asnjėra palė ska patur kurrė asgjė mė shumė se tjetra pėrveē budallallėkut qė ka kujtuar se ka patur mė shumė.
Diskutohet mjaft pėr qėndrimin e Shqipėrisė nė kėto ēėshtje. Mendimet janė tė ndryshme.
Siē u tha mė lart dhe siē besojnė shumica e njerėzve kėtu, mendimi shqiptar nuk ka shkėlqyer. Vizioni i kėtushėm ka qenė shpesh i turbullt dhe me kėtė nuk ka sjellė aspak kthjellim nė vizionin e Evropės.
Ėshtė lehtė tė habitesh se si mund tė ketė dy shtete shqiptare nė Ballkan (habia nxitet nga vetė diplomacia jonė infantile), por pėrpara njė gjėje tė tillė, duhet tė habiteshe (ose tė ishe habitur, skandalizuar, tmerruar), nga prania e njė kolonie nė mes tė Evropės. E pra, kjo koloni me shqiptarė, nė Evropė dhe aspak nė Afrikė, ka vazhduar tė ekzistojė me dhjetėra vite.
Ata qė ishin tė verbėr ndaj saj, nuk kanė tė drejtė tė habiten aq fort nga dy shtete tė mundshme shqiptare. Nė fund tė fundit, janė dy liri pėrballė njė robėrie.
Nė ēėshtjen e Kosovės, ashtu si nė ēdo ēėshtje nė Ballkan, Shqipėria duhet tė eksportojė, siē thuhet, stabilitet. Asnjė vend nė gadishull nuk ka jetė jashtė mirėkuptimit me fqinjėt. Por as mirėkuptimi, as stabiliteti, nuk arrihen duke mbyllur sytė pėrpara asaj qė ndodh. Shqipėria, mė mirė se kushdo, e di atė qė ka ndodhur nė Kosovė. Mė saktė se kushdo ajo i di pėrmasat e tragjedisė, madje atė pjesė mizore tė saj (ėshtė fjala pėr pėrdhunimet masive), pėr tė cilėn shqiptarėt, tė penguar nga sedra tradicionale nuk flasin, por e ndrydhin si njė skėterrė brenda vetes... Ndaj Shqipėria nuk mund tė hiqet mėnjanė kur flitet pėr Kosovėn. Ajo ėshtė gjithmonė aty. Natyrisht me pėrgjegjėsi tė madhe. Dhe asnjėherė nė emėr tė urrejtjes, pėrkundrazi.
Mendimet tuaja pėr shmangien e tribalizmit patėn jehonė nė shtyp. Ēmund tė thoni tani pėr to?
Mendoj se ajo ēkam thėnė pėr tribalizmin ėshtė kuptuar nė nivelin primar, atė mė tė thjeshtin, siē ėshtė krahinarizmi. Po tė ishte kėshtu, tribalizmi do tė ndreqej lehtė.
Ēėshtja ėshtė mė e thellė, mė e ndėrlikuar. Tribalizmi ballkanik sot ėshtė mbeturinė e luftės sė njohur midis qyteteve dhe feudalėve. Kjo luftė, qė shekuj mė parė e emancipoi Evropėn, nė Ballkan u ndėrpre nga pushtimi otoman.
Pėr ti rėnė shkurt, tribalizmi ėshtė njė mendėsi dhe njė mėnyrė veprimi. Ėshtė kundėr shtetit ligjor, kundėr institucioneve, kundėr frymės evropiane. Tribalizmi ėshtė i larmishėm, i transferueshėm. Njė pjesė e partive politike shqiptare sot mendojnė dhe veprojnė si tribu. Institucionet demokratike janė tė bezdisshme pėr tribunė. Tribuja njeh vetėm shefin e klanit dhe sejmenėt.
Shikoni tek ne pozitėn e presidentit Moisiu. Ai ėshtė bėrė shqetėsues pėr tė dy palėt e politikės shqiptare, pikėrisht pėr arsyen qė u pėrmend mė lart.
Ėshtė njė shenjė shumė e mirė qė, nė shtypin tonė, kanė dalė zėra intelektualėsh dhe analistėsh tė shquar, nė mbrojtje tė institucionit tė presidentit. E theksoj, nė mbrojtje tė institucionit.
Flitet pėr kėtė kohėt e fundit. A mundet njė shtjellim mė i gjerė?
Ėshtė mirė qė flitet, natyrisht. Presidenti Moisiu ėshtė i pari nė historinė shqiptare i zgjedhur me konsensusin e dy forcave kryesore politike: pozitė-opozitė. Mbi tė u vu njė besim i madh. Mendoj se ai e ka pėrligjur thelbin e kėtij besimi, atė tė qėndrimit mbi partitė politike, pra, misionin pėr ruajtjen e unitetit tė kombit.
Pikėrisht kjo nuk u ka pėlqyer, me sa duket, forcave kryesore tė politikės. Herė njėra palė, herė tjetra e kanė shpallur kėtė mospėlqim. Mė kujtohet, kohė mė parė, arroganca e njė zėvendėsministri socialist, fjalėt e tij, qė pak a shumė ishin: po nuk i pėlqeu kjo gjė, presidenti le tė ikė. Mė kujtohen tė tjera ngjarje, gjer te karshillėket e kohėve tė fundit.
Qytetarėt e lirė tė kėtij vendi qė mėton tė jetė demokratik, kanė tė drejtė tė pyesin: nga vjen kjo arrogancė sejmenėsh?
Pėrgjigjja ėshtė e qartė: ajo vjen nga mendėsia e tribusė. Sejmeni nuk njeh as shtet, as institucion, ai njeh veē kryezotin e vet feudal, si nė Mesjetė.
Sejmenėt partiakė kanė guxim kundėr presidentit ngaqė iu duket i parrezikshėm. Iu duket i tillė ngaqė ai nuk shfaqet si hakmarrės. Njeriu me mendėsi tribale nuk ka frikė nga njeriu demokrat. Ai ka frikė vetėm nga tribali. Kjo ėshtė njė fatkeqėsi e njohur jo vetėm nė historinė shqiptare.
Dua tė shtoj se presidenti nuk ėshtė aspak i pakritikueshėm. Ai ėshtė i kritikueshėm si tė gjithė, por i kritikueshėm demokratikisht dhe jo sejmenėrisht. Do tė thosha tė njėjtėn gjė pėr dy personazhet kryesore tė politikės, shefin e qeverisė dhe shefin e opozitės. Dhe natyrisht pėr tė tjerėt.
Nga gjithė cilėsimet pėrēmuese qė mund ti bėhen njė vendi, cilėsimi si vend jo serioz, mendoj se ėshtė mė dėshpėruesi. Pėr fat tė keq, vendi ynė ka gjasė tė tregohet me gisht si i tillė. Sepse i tillė ngjan njė vend, ku nga mėngjesi nė darkė presidenti quhet matuf, kryeministri egėrsirė, shefi i opozitės horr, ministrat banditė, deputetėt zuska dhe zuzarė.
Mė 1938, kur gazetari i shquar amerikan i Neė York Times, Cyrus Sulzberger, shkeli pėr herė tė parė nė Shqipėri, fjalėt e para nė reportazhin e tij lidheshin me Hamletin, tė cilin, sipas tij, Shekspiri, pėr shkak tė gjakmarrjes, mund ta kishte vendosur nė Shqipėri.
Sikur Sulzberger tė ishte gjallė, pėr tė kryer sot, mė 2006, njė udhėtim tjetėr nė vendin tonė, kishte gjasė qė atij ti kujtohej prapė Hamleti, mė saktė, fillimi i tij, por kėtė herė nė kah tjetėr. Tabloja e zymtė, me horra e zuzarė, qė pėrmenda mė lart, tė kujton vėrtet pėrshkrimin e Danimarkės, prej vetė Hamletit: vend horrash, pabesish politike, kurthesh, shthurjeje morale dhe pasigurie. Si tė mos mjaftonin kėto, si njė ogur i keq, si shėmbėllim i Fantazmės, shfaqet ēėshtja e Zogut tė Zi, qė i mban frymėn pezull kryeqytetit. Le tė shpresojmė qė politikanėt shqiptarė ti thėrresin mendjes, pėr tė mos shkaktuar fatkeqėsi. Ajo do tė jetė e rėndė dhe ajo nuk do tė harrohet.
Si pyetje tė fundit duam tė dimė mendimin tuaj se ēfarė do ti sugjeronit shoqėrisė shqiptare, nė radhė tė parė elitės politike, pėr vitin 2006 e nė vazhdim. Dhe a keni besim pėr tė ardhmen?
Mendoj se shpreh njė mendim tė pėrgjithshėm nėse shoqėrisė sė sotme, qeverisė qė drejton vendin dhe qeverive qė do tė vijnė mė pas, do tju kujtoja njė gjė themelore: Pas gjysmė shekulli diktature tė pashembullt populli shqiptar ėshtė ende i traumatizuar nė kėtė fillim shekulli. Mund tė thuhet pa frikė se ndėrgjegjja e tij kolektive ngjason me atė qė cilėsohet si ndėrgjegje tragjike. Nervozizmi i tij, kriza shpirtėrore dhe humbja e drejtpeshimit e dėshmojnė kėtė dhe janė, pa dyshim, pasoja tė saj.
Nė kushte tė tilla, rikthimi, qoftė edhe nė njė trajtė tė zbehtė i spikamave tė epokės qė ai ka varrosur tashmė, do tė jetė me rrjedhoja fatale.
Ndėr tiparet e epokės sė dėnuar, dy janė mė tė kėqijat: E para, mjerimi ekonomik, ai qė pėrmenda mė lart, e sidomos mjerimi i qėllimshėm, ai qė regjimi komunist shqiptar e pėrdori si rrallėkush, pėr tė vėnė nė gjunjė Shqipėrinė. E dyta, klima e terrorit, kėsaj makine monstruoze, ingranazhet e sė cilės, lufta e klasave, pėrjashtimi i tjetrit, kėrcėnimet e pasiguria, u pėrdorėn nga i njėjti regjim pėr tė paralizuar vendin.
Pėr fatin tonė tė keq, por mė shumė pėr turpin tonė, tė dyja kėto reflekse, kėto shenja tė murtajės, janė shfaqur pėrsėri gjatė kėtyre 15 vjetėve tė tranzicionit. Me sa duket, qeverisėsit shqiptarė, njėri pas tjetrit, nuk i shpėtuan dot reflekseve tė rendit komunist, domethėnė tundimit tė mbrapshtė, qė, shijen e pushtetit ta pėrjetojnė kryesisht si shije tė sundimit.
Ajo qė duhet tė dinė qeveritė shqiptare dhe gjithė klasa politike e vendit, ėshtė se ajo qė ėshtė duruar dikur, kurrsesi nuk do tė durohet mė.
Lidhur me pyetjen tuaj pėr besimin, po ju them pa mėdyshje se unė kam besim tė plotė se punėt e Shqipėrisė mund tė shkojnė nė kahun qė duhet dhe se ky vend e ky popull i kanė sot mė shumė se kurrė tė gjitha kushtet, tė gjitha shanset, pėr tu kthyer nė njė vend pėr sė mbari.
Kjo qė thashė nuk duhet marrė kurrsesi si njė optimizėm pėrmbyllės, aq shumė i njohur sot. Dhe as si njėfarė rrumbullakosjeje e gjėrave nė mbarim tė njė takimi nė TV, kur kundėrshtarėt i shtrėngojnė duart njėri-tjetrit. Kur shfaqet besimi se Shqipėria mund tė kthehet nė njė vend tė mbarė, kjo nuk e lehtėson, pėrkundrazi, e rėndon klasėn politike, rėndon pėrgjegjėsitė e saj dhe rėndon, sidomos, llogarinė qė do ti kėrkohet kur ora e llogarisė tė bjerė. Dhe ora bie gjithmonė nė histori.
Krijoni Kontakt