Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Kronika nga Historia e Futbollit Shqiptar

    Jo, ky nuk ėshtė Kampionati i 64-t, por i 67-ti !!!


    Besnik DIZDARI


    * Provat e pakundėrshtueshme se gjatė pushtimit fashist, Shqipėria ka zhvilluar edhe 3 Kampionate Kombėtare tė Futbollit
    * Sporklub Tirana – nuk ėshtė Kampione pėr herė tė 20-tė, por tė 22-tė.
    * Vllaznia e Shkodrės nuk ėshtė Kampione pėr herė tė 9-tė, por tė 10-tė.
    * Si organizoi Ekrem Bej Vlora tė vetmin Kampionat Mbarėkombėtar tė Futbollit (me Prishtinė, Pejė e Gjakovė) mė 1942.
    * Transmetimet e panjohura radiofonike, madje dhe ndėrkombėtare tė vitit 1939 – qė i japin vend nderi Shqipėrisė nė gazetarinė e folur tė Evropės.




    Ata nuk duan tė t’ia dijnė, dhe pėr fat tė keq, jo vetėm pėr shkak tė paaftėsisė, por mbi tė gjitha tė indiferencės, pėr tė mos shkuar te mungesa e atdhetarisė. Unė kėte histori e kam pėrshkruar deri nė hollėsi nė “Futbolli Shqiptar”. Ka kaluar gati njė vit. Kam kėrkuar omologimin e saj. Nuk mė ka dėgjuar askush. Kjo ėshtė Shqipėria indiferente edhe nė kėte fushė, e cila i vė vetes njė datlindje shumė afatshkurtėr e dritshkurtėr, thuajse nė shumicėn e ngjarjeve tė jetės sė saj: nėntor 1944!
    Mė 24 maj 2003 Sportklub Tirana u bė pėr tė 20-tėn herė kampione Zyrtare e Shqipėrisė. Ndėrkohė qė unė kėmbėngul pėrmes fakteve historike se ky ishte jo titulli i 20-tė i saj, por i 22-ti! Le ta ritrajtojmė ēėshtjen tepėr tė rėndėsishme jo thjesht pėr futbollin, por pėr krejt sportin kombėtar, madje pėr vetė njė pjesė tė rėndėsishme tė kulturės kombėtare, e pse jo, tė vetė Historisė sė Shqipėrisė nė tanėsi.
    Po e pėrsėris: ajo qė na e kanė mėsuar nė shkollė pėr dekada, se gjatė pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia Fashiste, rinia i braktisi "Dopolavoro"-t, del se nuk ėshtė plotėsisht e vėrtetė. Njė provė e pakundėrshtueshme janė veprimtaritė sportive qė zhvillohen pas pushtimit, sidomos ato tė futbollit, tė cilat janė mbuluar me njė harresė tė pashembullt pėr historinė e njė kombi. Kjo nuk ka ndodhur nė asnjė vend tė Evropės. Kur dihet qė nė jo pak prej kėtyre, edhe nėn pushtim janė zhvilluar kampionatet kombėtare tė futbollit, e sot e kėsaj dite ato hyjnė nė historinė e kėtyre vėndeve. Nė Shqipėri edhe pėr kėte, rasti paraqitet krejt "origjinal".

    Kapitulli i Parė: "Kampionati shqiptar i foot-ballit do tė fillojė sivjet mė 1 korrik".

    Frontespici i bashkangjitur kėtu, i shtypit tė asaj kohe, pra i vitit 1939, flet qartė. Vėshtroni se si ėshtė emėrtuar:
    "Kampionati shqiptar i foot-ballit do tė fillojė sivjet mė 1 korrik".

    Dhe mė poshtė:

    "Jemi nė gjėndjen e kėnaqshme tė lajmėrojmė sportistėt shqiptarė se ndeshja e parė do tė zhvillohet mė 1 korrik dhe kampionati do tė marrė fund pas dhjetė ndeshjesh tė tjera. Nė kėto ndeshje do tė marrin pjesė tetė skuadrat shqiptare mė tė forta, domethėnė Tirana, Shkodra, Durrėsi, Kavaja, Korēa, Vlora, Elbasani dhe Pogradeci..."

    Pas tri ditėve organizatorėt, nė krye tė tė cilėve ėshtė i mirėnjohuri Commendatore Giovanni Giro, Inspektor i Partisė Kombėtare Fashiste - njė ndėr njerėzit mė besnikė tė Conte Ciano-s, organizator-ideator i pėrgatitjes sė pushtimit qysh nė vitet e Mbretėrisė, kur ai punoi aq fort pėr ta drejtuar pėrmes kulturės e sportit rininė shqiptare drejt modeleve tė Italisė - botojnė pra, "Program - Rregulloren".

    Dhe papritmas kėtu vjen ēasti i parė delikat: Kampionatit i shtohet emėrtimi "Turneja kombėtare e foot-ballit pėr ndeshjet e Trofeut tė Liktorit", qė nė tė vėrtetė ėshtė njė kupė, siē thuhet fjalė pėr fjalė:
    "Njė trofe i pasur artistik, vepėr e njė artisti tė vlershmė Italian, qė reprezanton fitoren e Fashit tė Liktorit". ("Fascio" - simbol i lėvizjes fashiste; "Littorio" - emblema e fashizmit; "Gioventu del Littorio" - Rinia e Liktorit (fashiste)).

    Duke qėndruar te Giro, ėshtė po ky, i cili befas hyn "natyrshėm" edhe nė historinė e gazetarisė sonė sportive. Ai realizon tri herė (4, 8, 11 qershor 1939) nga 15 minuta transmetime tė drejtėpėrdrejta nė shqip pėrmes stacionit "Roma 2 Ro 9'" nė 31.20 metra pėr ndeshjet e mėdha tė Beogradit (Jugosllavia - Italia 1-2), tė Budapestit (Hungaria - Italia 1-3), tė Bukureshtit (Rumania - Italia 0-1), njė turne i bujshėm nė mbarė Evropėn. Dihej radiokronisti: Anton Mazreku!

    Tė vijmė pra, te ky futboll, i cili megjithate nuk mund tė kishte njė mėnyrė fashiste tė tė luajturit, por mėnyrėn e pėrbotėshme tė njėllojtė si kudo dhe ashtu siē e pėrcakonte FIFA. Italia, dihej, ishte ndėrkaq Kampione e Botės nė fuqi. Madje dy herė herė (1934, 1938).

    Qysh mė 7 prill 1939 Shqipėria ishte nėn kunorėn e saj Mbretėrore: Viktor Emanueli i Tretė - Mbret i Italisė (1900-46), Perandor i Etiopisė (1936-43) dhe Mbret i Shqipėrisė (1939-43).
    Shqipėria zbret kėsisoj, edhe ajo nė fushėn e futbollit. Dhe tė qėnit e pushtuar nuk do tė thotė qė ky futboll tė mohohet.

    Eshtė njėlloj sikur t'iu thuash disa shkrimtarėve, piktorėve a historianėve shqiptarė tė asaj periudhe, se pikturat tuaja, studimet tuaja, edhe pse janė shkruar sipas teknikės sė artit apo ligjeve tė shkencės dhe i vlejnė vėndit edhe sot e kėsaj dite, me qė janė bėrė nėn pushtim, ne nuk i njohim, nuk i vlerėsojmė. Me njė fjalė, tė mos njohėsh skulpturat e rralla tė Paskalit krijuar nė kėto vite, tė mos respektosh veprėn e mrekullueshme tė Kutelit tė po kėsaj periudhe.

    Apo tjetra: nėse Marie Krajės apo Lola Gjokės, pėr koncertet mozartiane apo shubertiane qė kanė dhėnė nė atė kohė, t'iu themi qė nuk ua konsiderojmė ngaqė janė organizuar nėn pushtim. Ose, qė vazhdimėsinė e studimeve gjuhėsore qė ka bėrė Ēabej nė atė periudhė, tė mos ia quash, sepse nė Shqipėri qenė sundues italianėt.

    Kampionati ka dy Xhirone - sipas emėrtimit zyrtar tė rregullores sė brendėshme qė ka 10 nene - ēka unė do ta ruaj pėr kolorit historik:

    XHIRONI A: Sportklub Tirana, Rinia Korēare, Bashkimi Elbasanas, Dragoj i Pogradecit.

    XHIRONI B: Vllaznia e Shkodrės, Besa e Kavajės, Teuta e Durrėsit, Ismail Qemali i Vlorės.

    Ishte elita e kampionateve tė viteve '30.

    Kėshtu pra, mė 2 korrik 1939, nė njė tė dielė tė tė nxehtit tė madh, as 90 ditė pas 7 Prillit, ditės sė shkatėrrimit tė Mbretėrisė sė Zogut tė Parė, njeriu, i cili edhe nėn kujdesin e tij familjar madje, i kishte dhuruar Shqipėrisė edhe Kampionatin Kombėtar tė Futbollit, Shallvarja e Tiranės mbledh tifozat e vjetėr e tė rinj.

    Do tė shihte pas kaq kohėsh 6 herė kampionen e Shqipėrisė, Sportklub Tiranėn, e cila fiton 7-0 me Dragojn e Pogradecit. Ajo ėshtė dita e rrallė e Naim Kryeziut, njeriu i cili pas vetėm 30 muajve do tė vinte kurorėn e kampionit tė Italisė me Romėn. I shėnon Dragojt 5 nga tė 7 golat e ndeshjes pėrmes njė stuhie realizuese tė filluar nga Zyber Lisi nė tė 7'.

    Mandej nuk ndalet Naimi nė njė kaskadė tė pafund "shutash": 8', 35', 68', 81', 89', e madje trondit edhe njė shtyllė, kur Lisi shėnon edhe njė herė tjetėr (85'). Nė tė vėrtetė, prap se prap, Sportklubi kishte nė 11-sh plot 9 kampionė tė shquar: R.Gurashi, Llambi, Janku, Maluēi, Balla, Lisi, Korēa, Kryeziu, M.Gurashi. ".

    Nė Kavajė, po mė 2 korrik Durrėsi barazon 1-1 me Ismail Qemalin, po pas njė jave, mė 9 korrik, shpėrthejnė Korēa dhe Shkodra.
    Tė vijmė te 9 korriku 1939 kur dy ndeshje spektakolare pėr kohėn, papritmas pushtojnė Shqipėrinė e futbollit. Nė Korēė Skenderbeu e shkatėrron Bashkimin Elbasanas 6-1 pėrpara njė publiku tė etur dhe nė praninė e njė tufe autoritetesh tė pushtimit. Dhe njė emėr i pazakontė: Pasquale Lissoni me funksionin e Shefit tė Zyrės Krahinore tė Mėkėmbėsisė sė Pėrgjithėshme, me gradėn e majorit pėr nga jerarqia ushtarake. Eshtė pikėrisht ai Lisson, i
    cili nė vitet e Mbretėrisė kishte qenė organizatori i kulturės fizike e sporteve tė K (trunkated)


    Kapitulli i Tretė: SK Tirana - Kampione dhe do tė pėrfshihet Kosova!

    Mė 6 gusht Durrėsi dhe Ismail Qemali dalin nė Shallvare dhe ndeshja shtesė ėshtė po aq dramė. Eshtė njė 3-2 pėr skuadrėn durrsake. Pėr gazetari shėnojmė se ndeshja transmetohet nga Radio Tirana prej Anton Mazrekut. Dhe mė e rėndėsishmja: Ismail Qemali nuk bindet pėr drejtėsinė e rezultatit dhe i kėrkon reklamim Komitetit Teknik Zbatues tė Kampionatit. Me sa duket, pėr zhvillimin e minutave tė fundit thuajse nė errėsirė, vlonjatėt kėrkojnė pėrsėritjen. Njė muaj kanė vazhduar diskutimet nė Komitet, deri sa mė nė fund ėshtė vendosur pėrsėritja e ndeshjes.

    Eshtė 10 shtator 1939. Pėrsėri nė Shallvaren e Tiranės. Dhe pėrsėri Durrėsi triumfues, madje kėsaj here mė thellė, 3-1. Ndeshja nis nė orėn 16.45, prap jo dhe aq fort heret. Gjyqtari ėshtė i mirėnjohuri Selman Stėrmasi, njeriu i madh i Sportklub Tiranės. Nė njė vėshtrim teknik, rreshtimi i skuadrave si edhe nė ndeshjet e tjera ėshtė ai taktik i kohės i sistemit "WM", ēka duket nga vendi ku vihet pikėpresja nė botimin e pėrbėrjeve tė 11-shave. Ja shembulli i Durrėsit: portjeri (Gruda) - dy mbrojtėsat (Fėrmija, Tati) - tre tė mesmit (Tartari, Gjiri, Arapi) - dhe pesė sulmuesit (Moisiu sulmues i krahut tė djathtė, Goga qendėrsulmues, Stringa sulmues i krahut tė majtė dhe gjysmėsulmuesit Coku dhe Shabani).

    Fashizmi gėzohej ndėrkaq sepse kishte rifilluar futbollin nė Shqipėri. Nė Shqipėri nė tė vėrtetė shpėrthejnė manifestimet e pafund. Njė manifestim i madh rinor mbush orėt e parandeshjes tė sė dielės sė 10 shtatorit nė Tiranė. Janė aty dhe kryeministri Shevqet Vėrlaci, mėkambėsi Jacomoni, Giro... Thirrjet "Duce! Duce!" ushtojnė anė e kėnd. Ndėrkaq Jacomoni e Shevqet Vėrlaci, sapo kishin dekretuar krijimin e Milicisė Shqiptare.

    Nė Gjirokastėr krijohet organizimi i Gruas Fashiste tė Gjirokastrės. Sekretari i i Partisė Fashiste, Starace ėshtė midis fėmijėve shqiptarė (balilat) nė Romė pėr "Ferragosto". Brohoritje pėr Duēen edhe kėtu! Nga Durrėsi nisen kryqėzori Mbretėror "Cardona", kaēotorpedinierėt "Lampo", "Folgore", "Fulmine", "Baleno". Ministria e Punėve Botore zgjeron mbulesat e Tregut tė Ri tė Tiranės. Z.Mihal Sherko emėrohet sekretar i pėrgjithshėm i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme.

    Ishim ende larg nga Lėvizja e gjėrė Antifashiste. Eshtė ende 1939.

    Ja dhe sensacioni tjetėr. Bėhet fjalė pėr pjesėmarrjen e mundėshme tė skuadrave nga Kosova nė Kampionat. Eshtė shtator 1939 dhe ajo qė ėshtė quajtur gabimisht Shqipėria e Madhe, tashma po bėhej realitet. Ciano ia kishte arritur qė pas bisedimeve tė 21 prillit 1939 me Ministrin e Jashtėm tė Gjermanisė, Ribentrop, t'i bashkangjiste Shqipėrisė njė pjesė tė mirė tė Kosovės.

    Iliaz Agushi ėshtė ndėrkaq, Ministri i Territoreve tė Ēliruara krejtėsisht i varur nga qeveria e Tiranės. Gjermanėt nuk lėshojnė deri nė fund megjithate. Mitrovica, Trepēa dhe Vuēiterna mbeten pronė e tyre pėr shkak tė pasurive minerare tė njohura tė zonės. Eshtė ky ēasti kur Tirana nis tė zbatojė njė reformė tė paparė arėsimore me synimin pėr hapjen e 170 shkollave nė Kosovė me nė krye Minstrin e Arėsimit, shkrimtarin tonė tė madh, Ernest Koliqi i njė familje tė shquar edhe sportive.

    E sporti natyrisht ishte pjesė e synimeve arėsimore-kulturore mbarėkombėtare edhe pėr vetė Koliqin. Bashkimi tashma "de facto" me Kosovėn ishte bėrė. Juridikisht duhej pritur viti 1941. Sot, pas 60 e sa vjetėve ai lajm i shtypit tė Tiranės ėshtė historik. Do ta jap fjalė pėr fjalė, sepse ka vlera sportivo-historiko-mbarėkombėtare, sidomos pėr Kosovėn. Nėn titullin "Jeta sportive" lajmi ėshtė ky:

    "Sekretari Federal i Kosovės ka marrė masat e nevojėshme dhe me anė tė Oficeravet tė Rinisė sė Liktorit Shqiptarė po pėrgatitet njė skuadėr footballiste pėr tė marrė pjesė ma vonė nė Kampionatin Kombėtar. Janė caktue elementat qė do tė marrin pjesė nė kėte skuadėr dhe stėrvitjet e duhuna kanė fillue prej ditėsh nė fushėn sportive tė kėtushme. Skuadra jep shpresa tė mira se do tė pėrgatitet mirė dhe do t'arrijė nė shkallė tė meritueshme pėr tė qenė antare nė Kampionatin Kombėtar".

    Mė 6 gusht 1939, kur ende Vllaznia priste pėrfundimet e ndeshjeve shtesė midis Durrėsit e Ismail Qemalit pėr tė mėsuar kundėrshtarin e saj, gjysmėfundorja (gjysmėfinalja) e parė e ēon siparin nė Fushėn e Futbollit nė Elbasan. Asnjanėsia e kriterit nė kėte rast duket vėrtet shembullore pėr duelin SK Tirana - Skenderbeu, qė tash del me emrin e tij tė vjetėr, pra jo "Rinia Korēare". Skuadrat i fton nė fushė gjyqtari Niko Gjini, pėr tė cilin thuhet qė nė fillim se "e drejtoi lojėn me aftėsi tė dukėshme e paanėsi tė plotė".

    Nėnvizohet mandej se epėrsia teknike e kryeqytetasve ėshtė e dukėshme ndaj skuadrės korēare, sė cilės pėrsėri i pėrmendet puna e shkėlqyer e viteve '30 e trajnerit italian Pasquale Lissoni, tash Major Lissoni - funksionar i lartė i Fashizmit!

    E vėrteta ėshtė se Sportklubi mbaron punė shpejt e shpejt. Ai i shėnon golat qysh nė 10 minutat e para pasi e nis Mark Gurashi nė njė rikthim spektakolar tė tij nėn fanelėn e bardhebluve, teksa mban mbi shpinė 5 titujt e kampionit tė viteve '30. Mėnjanė politikės sė pushtuesit, megjithate ndeshja mbarte mbi vete emra historikė tė futbollit.

    Janė vėllezėrit Gurashi sė bashku, Rudolfi e Marku, Foto Janku e Hasan Maluēi, Sllave Llambi e Zyber Lisi, Naim Kryeziu e Miēo Plluska te Sportklubi, ndėrsa te Skenderbeu kampion i madh ėshtė vetėm njeri: Klani Marjani, i cili nuk mungonte qysh nga Kampionati i parė, ai i vitit 1930.

    Ndėrkohė qė SK Tirana e ndjen veten fundoriste (finaliste) e kampionatit, duke qenė se skuadra e Durrėsit deri mė 10 shtator kishte qenė e zėnė me dy ndeshjet plotėsuese me Ismail Qemalin, ajo Vllaznia - Durrėsi zhvillohet vetėm mė 17 shtator 1939 nė Shkodėr, pra jo nė fushė asnjanėse. Dhe 3-1 pėr Vllazninė, pėr tė cilėn goli i katėrt nė ēastet e fundit prej Shkjezit, vlen vetėm pėr statistikė. Me 4-1 pėrfundimtar, Vllaznia ėshtė nė fundoren e kampionatit.

    "Do tė ndodhet ball pėr ball me skuadrėn kampione tė Shqipnis, Sportklub Tiranėn", lexojmė kėte pasazh qė pėrcjell edhe nė terma aromėn e vėrtetė kampionatiste. Kishte qenė njė ditė e bukur, tejet e pėrshtatėshme pėr njė ndeshje futbolli. Njė gjyqtar i shquar i Federatės Italiane tė Futbollit, Sinnico, drejton me siguri nė njė mjedis shqiptar sportiv, gjithmonė nėn praninė e tė pamunguarit, Inspektorit tė Partisė Kombėtare Fashiste, Comm. Giro, i cili "interesohet nxehtėsisht pėr lojėn, pėr nevojat e lojtarėve dhe tė sportit shqiptar".

    Sportklub Tirana dhe Vllaznia do tė luanin tashma fundoren (finalen) e atij qė duhet tė jetė Kampionati i 8-tė Kombėtar i Shqipėrisė, vetėm 13 ditė mbas kėsaj ndeshjeje dramatike Shkodėr - Durrės. Gjithēka ishte lėnė pėr mė 30 shtator 1939. Shtatė muaj pushtim fashist. Dukej si njė kalamendje. Futboll. Tregėti. Ndėrtime. Kinema. Udhėtime. Kulturė. Modė. Dhe ky Kampionat Kombėtar pėr Trofeun e Liktorit. Eshtė njė ditė befasuese vjeshte. Gati 24 orė rrjesht shi i dendur. Vetėtimė. Fortunė. Pėr fat, gjatė ndeshjes nuk ka shi, njė "armėpushim" i vjeshtės, siē pėrcaktohet aq bukur.

    Nė Shallvare ėshtė e pranishme e gjithė Tirana e futbollit. E doemos edhe jerarkėt italianė e shqiptarė: Dr. Bianchi, Sekretar Federal i Partisė Kombėtare Fashiste; Dr. Nicola Lo Russo Attoma me cilėsinė e drejtorit tė Shtypit, Propagandės e Turizmit, njeriu qė me Ministrin Ernest Koliqi do tė formonin nė Tiranė Institutin e Studimeve Shqiptare sė bashku me Vangjel Koēėn, Aleksandėr Xhuvanin, Anton Palucėn, Patėr Anton Harapin, Xhevat Korēėn, Mustafa Krujėn, Dhimitėr Beratin, Patėr Valentinin, Karl Gurakuqin, Ekrem bej Vlorėn, Dom Lazėr Shantojėn. Shumė prej tyre do t'i gjejmė tė pranishėm edhe nė ndeshje tė ardhėshme tė futbollit.

    Ndodheshin ndėrkaq, pėr kėte fundore (finale) tė Kampionatit, edhe Dr. Camassa, Inspektor Federal i P.K.F; Dr. Namik Resuli, sekretar i Federal i Tiranės; Dr. Luigi Grimaldi, sekretar i Mbaspunės Krahinore tė Tiranės. Dhe me ta ėshtė dhe i mirėnjohuri Said Toptani, mė parė ministėr e deputet, njė nga organizatorėt mė tė mėdhenj tė rinisė e tė sporteve nė Shqipėri nė vitet '30. Ka njė tribunė pra tė ndryshuar tejet. Nuk duket mė Commendatore Giro dhe njerėz tė kulturės e shkencės, sportit (Namik Resuli, themeluesi i Apolonisė sė Fierit, njeriu i shquar i letrave shqipe), rrethojnė mjedisin e futbollit. Pushtuesi i zgjuar kėrkonte tė jipte gjithnjė e mė fort njė pamje po aq sa kombėtare shqiptare, po aq dhe tė kulturės sė mirėfilltė.

    Dhe skuadrat dihet tashma, e fillojnė ceremonialin duke nderuar nė mėnyrėn fashiste.

    Dhe ndeshja qė ka njė fillim tė papėrmbajtshėm pėr Sportklubin. Nė tė 6' Miēo Plluska e shndėrron nė gol njė lėmsh para portės shkodrane. Nė tė 13' Zyber Lisi e bėn 2-0. Dhe pas tij i vjen rradha Naim Kryeziut me dy golat e tij nė tė 32' dhe nė tė 40', ēka do tė thotė 4-0 pėr SK Tiranėn brėnda 40 minutave tė para! Do tė jetė njė epėrsi qė do tė ruhet gjatė pėr vendasit, edhe pse nė tė 42' Loro Boriēi nuk arrin tė shndėrrojė nė gol njė 11-metėrsh tė fituar nga Lutfi Hoxha. Rudolf Gurashi pret! Po 3 minuta mė vonė nuk ndal goditjen e fortė tė Met Vasisė e bash kėtu nis mrekullia e vonuar shkodrane.

    Me fillimin e pjesės sė dytė "shihet fare kjartas se Shkodra nuk ka mend me e lėshue lojėn pa... pushkė". Lutfi Hoxha shėnon bukur dhe 4-2. E Lushta si Lushta. Eshtė bėrė gati tė marrė rrugėn e Barit tashma, se menazherėt italianė janė nė tribunė, por prap prodhon gola pėr Tiranėn. Mashtron rradhazi njė tufė shkodranėsh dhe 5-2. Kronika tregon me humor se "nji tifoz shkodran ja ban nji shoku tė vet: Shkon e gėrset lufta pėr rrezik tė Shkodrės: vjen Lushta prej Francet e fiton Tirana".

    Nė tė vėrtetė kėtu ėshtė njė informacion me rėndėsi. Riza Lushta ka shkuar tė provohet nė Francė e atje gjėndja ėshtė e turbullt. Lushta, i cili mė 1948-51 do tė luajė 3 kampionate me Cannes, nė kėte 1939 rikthehet nė Shqipėri ashtu si mė 1936 kur braktisi Teknikėn e Tiranės pėr tė mundur Vllazninė nė 4-1-shin e famshėm qė iu humbi titullin aq tė afėrt shkodranėve. E, Haki Korēa tek firmos 6-2 me golin e tij tė minutės 15. "Nji kryevepėr precizjoni" e cilėson Anton Mazreku.

    Shģ atėherė kur gjithēka duket se ka marrė fund, "makina e Shkodėrs xéhet e loja merr zjarr", nėnvizon kronika. Gjithēka ėshtė vepėr e treshes sė mesit Alibali-Koxhja-Vasija. Nė tė 76' Boriēi nuk pėrmbahet pasi ka marrė topin e ēmueshėm prej Hoxhės: 6-3. Pas 3 minutash episodin e ndėrton Shkjezi dhe Loro Boriēi ngushton nė 6-4! Mandej e merr fjalėn Skender Gjinali, ylli tjetėr i Kosovės pėr klubet e Shqipėrisė, e pasi gjen Boriēin, ky nuk e tradhton. Gjuajtja e Loros ėshtė e rrallė: shtyllė dhe rrjetė! Eshtė 6-5 pėrfundimtar dhe organizatorėt hedhin poshtė edhe reklamimin e pabazė tė Vllaznisė. Po nė fund tė fundit, "Sekretari i Partisė Kombėtare Fashiste, Dr. Bianchi, pėrgėzon skuadrat pėr lojėn e bukur e kavalareske qė zhvilluen".

    Nė kėte 30 shtator 1939 Sportklub Tirana duhet konsideruar pra, Kampione e Shqipėrisė pėr herė tė 8-tė. Ndoshta rastėsisht, por pėr ēudi Tirana dhe Shkodra pėrshkohen nė kėte duel thuajse me tė gjithė protagonistėt e mėdhenj tė historisė sė viteve '30. Rudolf Gurashi, Hasan Maluēi, Foto Janku, Adem Karapici, Naim Kryeziu, Zyber Lisi, Haki Korēa, Riza Lushta dhe Miēo Plluska pėrbėjnė esencėn e kampionėve, secili kampion pėr vete nė gjithė kampionatet e mėparshėm, tė pėrtėrirė me praninė e Prokop Myzeqarit, i cili do tė jipte jetėn nė luftė si dhe tė Fiqret Hoxhės - tė vetmit debutues.

    Nga ana e saj, Vllaznia ėshtė thuajse e gjitha edhe ajo e viteve '30: nė mos gabojsha nė emrat, janė Zef Hila, Ndue Pali, Latif Alibali, Met Vasija, Muc Koxhja, Lutfi Hoxha, Skender Gjinali. Ndėrkaq, Fahri Jubani, Nush Radovani janė mbase ndėr mė tė rinjtė e Vllaznisė. E i riu i tė rinjve duhet thėnė se ishte 17-vjeēari Loro Boriēi - zbulimi i rrallė i futbollit shqiptar, mbi tė cilin do tė shenjonin emisarėt e Lazio tė Romės.

    Ēfarė do tė ishte Kampionati tjetėr?...


    Dokument:

    Tiranė, 30 shtator 1939

    Sportklub Tirana - Vllaznija e Shkodrės 6-5

    SK TIRANA: Gurashi I; Maluēi, Janku ; Myzeqari, F.Hoxha, Karapici; Kryeziu, Lisi, Korēa, Lushta, Plluska.

    VLLAZNIJA: Jubani; Hila, Pali; Alibali, Vasija, Koxhja; Shkjezi, L.Hoxha, Boriēi, Radovani, Gjinali.

    GOLAT: Plluska 6', Lisi 13', Kryeziu 32', Kryeziu 40', Vasija 43', L.Hoxha, Lushta, Korēa 60’, Boriēi 76', Boriēi 79', Boriēi 80'

    ARBITER: Sinnico i Federatės Italiane tė Footballit.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  2. #2
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Kapitulli i katėrt: Nis Kampionati i 9-tė Kombėtar


    Kampionati i 9-tė Kombėtar, siē kėmbėngul unė pėr ta emėrtuar pėr hir tė sė vėrtetės, fillon mė 3 mars 1940. Skuadrat janė tė ndara nė dy grupe A dhe B, sipas kriterit gjeografik, Veri dhe Jug. Nė Grupin A bėjnė pjesė Shkodra, Elbasani, Tirana e Durrėsi dhe nė atė B Gjirokastra, Vlora, Berati, Korēa.

    Rezultatet e Javės 1, asaj tė 3 marsit 1940, shfaqin qartė synime dhe ambicje: Shkodra fiton thellė, 6-1 me Elbasanin dhe Tirana 3-1 me Durrėsin. Nė grupin B, Korēa fiton nė Berat, nė ndeshjen e kėsaj jave, por tė luajtur vetėm pas gati dy muajve, mė 24 prill! Nė Pėrmet, Gjirokastra barazon 3-3 me Vlorėn dhe kuptohet se ende Qyteti i Jugut, nuk ka njė fushė tė pėrshtatshme pėr tė luajtur pėrderisa ndeshjet i zhvillon nė Pėrmet.

    Midis gjithė kėtij kuarteti ndeshjesh tė qeta, pikėrisht kjo e Pėrmetit duket mė dramatikja pėrpara njė publiku tė pamatė. Vlora kryeson 1-0 nė tė 20', po pas 7 minutash Lako barazon pasi merr njė top nga Kraja. Dhe prap Vlora, teksa kryeson pėr herė tė dytė, tash nė tė 65' e madje pas 8 minutash falė njė 11-metėrshi, arrin nė 3-1. Bash nė kėte ēast nis kthesa gjirokastrite. Fati duket se qėndron te goli i shpejtė i Xhimos, pas vetėm 1 minute tė 3-1-shit, kur pas gjuajtjes sė tij me kokė, e ngushton nė 2-3. Qysh nga ky ēast nė fushė duket vetėm skuadra e Gjirokastrės. Dhe nė tė 88' mė i miri i saj, Lako, pasi ka marė topin prej goditjes sė kėndit nga Kraja, tund rrjetėn vlonjate dhe 3-3! Pėrcaktohet se loja e fortė vlonjate, u pėrball me ate teknike gjirokastrite. Arbitri Dhimitėr Nushi ka gjykuar me precizion dhe "loja u zhvillue nėn nji armoni e dishiplinė shėmbullore e me nji frymė me tė vėrtetė fashiste". Kjo ėshtė historia.

    Mė 10 mars 1940 prap spikat me bujė skuadra e Vlorės, e cila para publikut tė vet shkatėrron Korēėn nė njė 4-0 qė bėn zhurmė nė gjithė Shqipėrinė.

    Ndėrkaq, nė Grupin A, ndėrsa Tirana fiton e sigurt 3-1 nė Elbasan, sensacioni ngjet nė Durrės, ku Durrėsi fiton bujshėm 4-2 me Shkodrėn. Ky ishte rezultati qė ngatėrron gjithė parashikimet pėr luftėn pėr titullin e kampionit. Nuk pritej.

    Kronika thotė se nė kėte ndeshje tė zhvilluar nė Kavajė pas pėrfundimit 0-0 tė 45 minutave tė para, pjesa e dytė ėshtė njė mrekulli e vogėl e futbollit shqiptar tė kohės. Tom Gjiri ėshtė i papėrmbajtshėm teksa realizon 3 gola, ku mė i bukuri ėshtė i i dyti, i shėnuar nė tė 24'. Golin tjetėr tė Durrėsit e shėnon Qamil Teliti dhe, pėr mua tė paktėn, ėshtė hera e parė qė marr vesht se Teliti i Besės paska luajtur me Durrėsin! Pėrballė kėtyre dy emrave tė mirėnjohur, golat e Vasisė e L.Hoxhės pėr shkodranėt nuk mjaftojnė, edhe pse Rusi, Koxhaj e Fakja, luajnė mjaft mirė.

    Dhe ja Tirana - Shkodra qė gjen jehonė tė gjėrė edhe nė shtyp. Eshtė njė 2-2 i rrallė dhe gjithēka ėshtė njė kundėrshtim midis dy 11-shave tejet tė ndryshuar. Ishte hera e parė qė Tirana dilte nė fushė pa Lushtėn e Kryeziun. Ndėrkaq edhe Shkodra paraqitet e ndryshuar, por prapseprap Koxhaj, Shkjezi, Vasija, S. Gjinali dhe mbi tė gjithė Boriēi, janė aty.

    Ajo ėshtė njė ndeshje disi problematike, sepse tashma dueli Shkodėr - Tiranė prej vitesh ishte bėrė unikal nė Shqipėri. Shtypi titullon se "lojtarėt janė gjaknxehtė". E thėnė mė saktė, ndeshja e 17 marsit 1940 ėshtė njė ngjarje pa precedent. Rrahje midis lojtarėve, dy herė ndėrprerje e ndeshjes, sportdashės qė braktisin Shallvaren. Shumė antifutboll dhe pak futboll. Edhe pse ėshtė njė fillim i mirė, madje i shkėlqyer e njė pjesė e parė me gola tė rrėmbyeshėm e plot kthesa, ajo vjen e prishet deri thuajse nė shkatėrrim. E shton gjithēka edhe shiu i dendur i krejt mbasdites.

    Shkodranėt shėnojnė nė tė 10' me anė tė Skender Gjinalit, pasi ky shfrytėzon topin qė mbėrrin prej Shkjezit, gjithmonė pasues i pagabueshėm. Po nė tė 14' Vasif Biēaku barazon duke goditur me krye njė top qė vjen nga kėndi. 1-1-shi zgjat deri nė tė 4' kur Zyber Lisi e ēon gjithēka nė epėrsi 2-1 pasi Skender Begeja krejt i ri, debuton me SK Tiranėn pėrmes njė ritmi krejt befasues, kalim i topit te Lisi dhe rrjetė.

    Duket se Shkodra prap nuk do tė dalė mirė nga kryeqyteti pėr ndeshje kampionatesh. Por pa kaluar 60 sekonda Met Vasija shpėton nderin e Shkodrės me golin e tij, njė gol taktik qė lind pas kombinimit tė treshes Koxhja - Boriēi - Vasija. Eshtė 2-2 qė nuk do tė ndryshojė mė, ndonėse epėrsia ėshtė e Shkodrės edhe mė tej. Dhe ja pjesa e dytė. Ndini dhe Vasija dėbohen nga fusha. Epėrsia e Shkodrės ėshtė e dukėshme tashma kur sapo dielli shndėrit Shallvaren pasi e ka lagė pėr orė tė tana. Shkodranėt nuk iu ndahen goditjeve nga kėndi e Boriēi nė tė 25' godet shtyllėn, por nė 40' Halit Laēej shpėton Vllazninė nga humbja me pritjen tij spektakolare. Ishte njė bombė e Dibrės sė Tiranės.

    Dhe asgjė mė tepėr se 2-2.


    Shkodra kėrkon Kampionatin.



    Dokumenti:

    Tiranė, 17 mars 1940

    Tirana - Shkodra 2-2

    TIRANA: Qymyri; Ndini, Emiri; Demneri, Dhima, Tartari; Dauti, Biēaku II, Lisi, Dibra, Begeja III.

    SHKODRA: Laēej; Krroqi, Taga; Shllaku, Koxhja, Osmani II; Shkjezi, Vasija, Boriēi, Xharra, S.Gjinali.

    Golat: S.Gjinali 10', Biēaku II 14', Lisi 40', Vasija 41'.

    Arbitėr: Sinico (Italia).

    Vijėrojtės: Balla, Alibali.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  3. #3
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Kapitulli i pestė: Eliminimi SK Tiranės dhe 7 prill 1940: futbolli i frikėsuar?



    Mė 31 mars 1940 ėshtė Java 4 e Kampionatit. Rezultatet janė:

    GRUPI A: Tirana - Elbasani 4-3, Shkodra - Durrėsi 2-1.

    GRUPI B: Gjirokastra - Berati 0-2, Korēa - Vlora 4-1.


    E, nė Tiranė, ndeshja cilėsohet "e ēuditėshme", sidomos pjesa e parė, teksa titullohet: "Tirana sulmon, e Elbasani shėnon". Eshtė thuajse sensacionale, sepse pėr bukur 56 minuta lojė Elbasani arrin deri nė 3-0. Eshtė e gjitha njė prodhim i kundėrsulmit. Flitet pėr taktikė elbasanase, e cila epėrsisė sė thellė sulmuese tė Tiranės i pėrgjigjet me thuajse tri zbritje e tre gola! Nė tė 30' gjuajtja e Progrit trondit shtyllėn dhe 1-0 pėr miqtė. Nė tė 48' gjuan Shefqet Lamēja - njė figurė e shquar e futbollit kombėtar, njeriu i cili pas Luftės, si trajner fėmijėsh dhe tė rinjsh, do tė nxjerrė plejada futbollistėsh tė shquar - dhe 2-0. 8 minuta mė vonė Lamēja kombinon me Daiun dhe Kasapi "e pėrcjell fluturim nė rrjet": 3-0 pėr Elbasanin!

    Historia nuk njihte pėr Sportklubin nė Tiranė njė rast kėsisoji qysh nė themelim. Humbja e tij duket punė e mbaruar. Por Tirana ėshtė Tirana! Nė tė vėrtetė, gjithēka nis nga qetėsia. Eshtė njė goditje dėnimi. Minuta e 60-tė. Ekzekuton Biēaku II (Vasif Biēaku), topi nė shpinė tė njė elbasanasi dhe 3-1. Kėtu nis furia e kampionėve dhe barazimi duket se mbėrrin nga qielli. Pa kaluar 60 sekonda Dauti shkurton nė 3-2 dhe mbas 60 sekondave tė tjerė, pėrsėri Biēaku dhe 3-3.

    Brėnda 3 minutave 3 gola! Elbasani tronditet dhe Tirana kėrkon fitoren tashma, tė cilėn e realizon nė tė 85' me golin e Zyber Lisit - protagonist i madh - i cili edhe i sėmurė luan 90 minuta tė shkėlqyeshme: 4-3 pėr Tiranėn nė njė ditė plot diell, tė freskėt, pėrballė njė publiku tė pamatė nėn drejtimin e pagabueshėm tė italianit Cancelli, siē nėnvizon shtypi.

    Tirana kryeson kėshtu grupin me 2 pikė mbi Shkodrėn dhe duket sikur ajo edhe pa Lushtėn e Kryeziun, prap do tė mbetej numri 1 i futbollit shqiptar.



    Dokumenti:

    Tiranė, 31 mars 1940

    Tirana - Elbasani 4-3

    TIRANA: Qymyri; Myzeqari, Emiri; Demneri, Dhima, Ndini; Dauti, Biēaku II, Lisi, Dibra, Begeja III.

    ELBASANI: Bebeti; Guranjaku, Sh.Jolldashi; Sinani, Daiu, Tola; Lamēe, Kodra, Kasapi, Progri, Bizhuta.

    Gjyqtar: Cancelli (Italia).




    Kur vjen Java 5, dita e sė cilės ėshtė 7 prilli 1940, me sa duket italianėt kanė probleme me datėn, qė shqiptarėve iu kujtonte pushtimin... Megjithate luhen dy ndeshje: Elbasani - Durrėsi 1-2 dhe Vlora - Berati 5-3.

    Kjo e dyta ėshtė njė rrokullisje e kėndshme dhe ndeshjes i vihet njė ngjyrė tejet fashiste. Ajo ka njė problem delikat me gjyqtarin Koēo Janura, tė cilit i shpėton ndeshja nga duart. Ai i dhuron njė 11-metėrsh tė paqenė beratasve, por pėr fat, portjeri Platon Kolea i Vlorės e nxjerr jashtė vijės fundore. Dhe tashma nuk pėrmbahet Vlora. Lef Sallata ende ėshtė njė shembull i madh futbolli sepse ishim ende larg rėnies sė tij nė luftė. Gjuajtja e tij ėshtė e fortė dhe e saktė: 1-0!

    Asnjėherė nuk mbahej mend njė qetėsi e tillė olimpike dhe urtėsi nga ana e skuadrės sė Vlorės. Kėrkojnė futbollin e vėrtetė, kur kjo dukej e pamundur. Ia arrijnė duke dhėnė njė shembull qė tėrheq admirimin e krejt opinionit sportiv shqiptar. Sallata gjuan njė kėnd dhe Ēala me krye 4-3. E, Lef Sallata ka ditėn e tij tė rrallė, teksa pasi merr njė top prej "tokės" sė vet, kalon rradhazi me elegancė gjithė mbrojtėsit beratas qė i dalin pėrpara dhe i vetėm pėrballė portjerit Lipe, vulos 5-3!

    Skeda ėshtė njė dokument i ēmueshėm historik pėr futbollin tonė:



    Dokumenti:

    Vlorė, 7 prill 1940

    Vlora - Berati 5-3

    VLORA: Platon Kolea; Pajtim Xhindi, Eqrem Shehu; Hekuran Lalo, Cin Nika, Fadil Hoxha; Lefter Sallata, Nazif Ēala, Sulejman Veshi, Aqilea Qirko, Paolin Mamoli.

    BERATI: Vangjel Lipe; Nikollaq Jano, Xhezo Lumani; Fet-hi Shallajbej, Liko Kakaleci (Kuēova), Halim Haxhi; Emin Hoxha, Ismaiul Jaho, Stavri Guga, Stavri Bishka, Shuaip Grezhda.

    Golat: Pjesa e 1-rė: Sallata, Veshi, Mamoli, ?. Pjesa e 2-tė: Kuēova, ? 74', Ēala 81', Sallata 87'.

    Gjyqtar: Koēo Janura.




    Kampionati i afrohet kėsisoj, fundit tė tij, por "7 prillit" i ngatėrrohen keq punėt. Shkodra - Tirana guxon tė luhet vetėm mė 21 prill 1940 dhe fitorja 2-0 e Shkodrės do t'i barazonte nė pikė dy tė mėdhenjtė e futbollit shqiptar. Ndėrkaq, mė 28 prill 1940 nė Gjirokastėr luhet ndeshja e parė nė histori midis Gjirokastrės dhe Korēės. Eshtė njė barazim i paqtė 1-1, tejet i rėndėsishėm sidomos pėr pretendimet e skuadrės sė Korēės pėr t'iu kthyer lavdisė sė vitit 1933 kur qe kampione.

    Java 6 e Kampionatit ėshtė lėnė pėr mė 13 prill, po tashma kalendari ėshtė bėrė tepėr konfuz. Luhen megjithate dy ndeshjet e kryesuesve. Nė Elbasan Shkodra nuk pėrmbahet dhe 7-2. Nė Korēė Berati dorėzohet nė 3-0. Fati i Shkodrės varej nė Durrės te ndeshja e 28 prillit 1940, Durrėsi - Tirana. E pra, Vlora edhe pse nuk e arrin vendin e parė, bėn spektakėl nė ndeshjen me Gjirokastrėn. Eshtė njė 3-0 i nėnshkruar gjithnjė prej lojėrave tė bukura tė Lef Sallatės, ndonėse ndeshja nuk shkon pa probleme. Dhe ėshtė shembullor njė "kalim idedologjik" i shtypit tė kohės, tė cilin ia vlen ta botosh pėr tė kuptuar epokėn fashiste nė Shqipėri:

    "T'organizuemit e Rinisė sė Liktorit Shqiptar duhet tė dinė e tė kenė pėr princip vetėm nji gja: "Me qenė kurdoherė ushtarė tė displinuem. Disiplina asht ajo qė i ban tė pėrparojnė e qė i naltėson shumė nė syt'e spektatorėve; ēėshtja e fitores pėr 'ta duhet tė jetė nji gja e dorės sė dytė e se asaj duhet ma ja mbėrrijtė me anė tė nji loje korekte e tė frymzueme prej ndjenjave tė naltė vėllazėnimi."

    Kujtesė udhėrimi e diktaturės, nga jashtė si njė ide e aktualizuar e Kubertenit...

    Kėshtu, Gjirokastra braktis fushėn nė 2-3 minutat e fundit.

    Pas gjithė kėsaj ftese letrare e pas "pėrshėndetjes pėr Duēen, sė cilės lojtarėt iu pėrgjegjėn me njė "ME NE", loja filloi.

    Siē thashė, ėshtė ndeshja e Lef Sallatės, ndonėse fitorja vlonjate vonon. Sallata shėnon golin e parė nė tė 51' pas njė kėrcimi a shkėputjeje tė shkėlqyer. Nė tė 70' Paulin Mamoli - gjithashtu nė njė formė tė mjaft tė mirė - realizon 2-0, falė njė gjuajtje tė pakapshme lart nė kėndin e portės sė portjerit Bashari. Dhe mandej 3-0 pėr shkak tė vetgolit (autogolit) tė njė mbrojtėsi mik: 3-0 dhe gjestet e gjirokastritėve - njė lojtar i nxjerrun jashtė nga gyqtari i mirėnjohur Niko Gjini, tejet i aftė e autoritar - njė ndeshje fizike me Sallatėn dhe Gjirokastra qė braktis fushėn nė tė 89'!



    Dokumenti:

    Vlorė 21 prill 1940

    Vlora - Gjirokastra 3-0

    VLORA: Platon Kolea; Pajtim Xhindi, Eqrem Shehu; Nazif Ēala, Cin Nika, Hekuran Lalo; Lefter Sallata, Sulejman Veshi, Stefan Kusha, Paolin Mamoli.

    GJIROKASTRA: Taqi Bashari; Kristaq Ēabeli, Idriz Gjati; Petrit Bej, Halit Hadėri, Enver Karagjozi; Ibrahim Toto, Kostandin Xhimo, Saim Kokalari, Mazllum Shazuvari.

    Golat: Sallata 51', Mamoli 70', vetgol 80'.

    Gjyqtar: Niko Gjini.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  4. #4
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Kapitulli VI. Shkodra kampione!



    Renditja e pėrfundimtare e grupeve ėshtė kjo:

    GRUPI A: Shkodra 9 pikė, Tirana 7, Durrėsi 7, Elbasani 1.

    GRUPI B: Korēa 9, Vlora 8, Berati 5, Gjirokastra 2.


    19 maj 1940. Ora 15.45. E gjithė Korēa ėshtė nė fushė. Eshtė njė ditė e vranėt, por pa shi, ndonėse fryn pak erė. Dhe qysh nė minutėn e 8-tė Shkodra e sheh veten nė 1-0. Skender Gjinali, i cili pas pak muajve do tė jetė titullar i skuadrave tė Kosovės, fton Boriēin, tė cilit si pėrherė ia kalon topin me saktėsi dhe Loro gjuan fort pranė shtyllės pingule dhe 1-0. Nė tė 16' Boriēi ka njė prej shtyllave tė zakonshme tė goditura prej tij dhe pas 3 minutash Koxhja kalon te Shkjezi, gjuajtja e tė cilit ėshtė elegancė e tanė: 2-0! Kėtu duket se merr fund gjithēka, ndonėse nė tė 56' Qirinxhiu shkurton me 11-metėrshin e ekzekutuar prej tij. Asgjė mė tepėr se 2-1 pėr Shkodrėn e cila ndjehet kampione qysh nė Korēė.

    Shtypi pėrcakton se "fiton skuadra e eksperiencės", "skuadra qė ėshtė ngjeshur me brumin e betejave tė cilat kanė njojtur emrin e skuadrave mė tė mira tė vendit tonė". Gjithēka ėshtė e qartė. Shkodra ka patur pėrballė njė Korēė tė re. Pėrcaktohet bukur:

    "Djem tė rinj korēarė simpatikė, shumica e tė cilėve kanė marrė pėr tė parėn herė nė kėt kampionat pagėzimin e ndeshjeve tė topkėmbės".

    Tjetėr Vllaznia! Ka 6-7 lojtarė tė sprovuar tė viteve '30. Shkon nė Korēė dhe Reshit Rusin e Bimo Fakjen papritmas i vendos mbrojtės, kur vija e mesit Xharra-Koxhja-Beqo Osmani (vėlla i Nazimit tė famshėm) ėshtė ndoshta mė punėshumta, sidomos pėr tė ndalė hovin rinor korēar. Shkjezi, njė lloj mesfushori i sotėm, sė bashku me Vasinė inteligjent, siē pėrcaktohet, kanė njė lidhje tė pashkėputshme me Skender Gjinalin pėr tė cilin shkruhet se "sa herė tregohej gjakftohtė, dukej i qartė ndėr ide; sa herė nevrikosej, e humbte torruan". Kur portretizohet mandej Loro Boriēi, i pėrmendet gjuajtja e tij bombė, sepse "korēarėt i kanė qėndruar tejet afėr duke e mėrzitur" pa i lėnė hapėsirėn falė sė cilės Boriēi bėhej i papėrmbajtshėm.

    Ja dhe skeda e finales sė parė:

    Dokumenti:

    Korēė, 19 maj 1940. Fundorja e parė e Kampionatit tė 9-tė Kombėtar.

    Korēa - Shkodra 1-2

    SHKODRA: Jubani; Rusi, Fakja; Xharra, Koxhja, Osmani II; Shkjezi, Vasija, Boriēi, S.Gjinali, Z.Berisha.

    KORĒA: Mihallaqi; Dumja, Bitri; P.Saro, Luarasi, Ademi; Dimēo, Plluska, Qirinxhi II, Duro, Merolli.

    Golat: S.Gjinali 8', Shkjezi 21', Qirinxhi 58' (11-m).

    Gjyqtar: Enver Kulla.


    Njė javė mė vonė, 26 maj 1940, Shkodra sportive pėrjeton ngjarjen mė tė madhe tė futbollit nė historinė e saj. Kishte zhvilluar kampionate tė shkėlqyeshme nė vitet '30, kishte qenė fare pranė titullit, por gjithnjė nuk kishte mundur tė kapėrcente barrierėn me emrin Sportklub Tirana e Riza Lushtės. Tash ishte dita e saj, njė ditė nėn pushtimin fashist, por ajo ishte "pėr tė parėn herė Kampione Kombėtare".

    Dhe ėshtė vėrtet e ēmueshme se si shtypi titullon shumė qartė, ashtu siē duket nė frontespic-in origjinal qė botuam numrin e kaluar tė “TemA”-s:

    "PER TE PAREN HERE SHKODRA FITON KAMPIONATIN KOMBETAR TE FOOT-BALLIT".

    Mjafton edhe ky titull pėr tė provuar se 3 Kampionatet e Luftės janė vėrtet Kampionate Kombėtare qė duhen njohur.

    Nė atė tė dielė tė 26 majit 1940, nė prani tė Sekretarit Federal, Inspektorit Federal dhe Nėnsekretarit Federal tė PFSH, nėn vėrshėllimėn e gjyqtarit Sabit Ēoku - rekordmeni i madh i atletikės dhe kampioni i shquar nė futboll me Sportklub Tiranėn e viteve '30 - nis odiseja e golave tė pafund tė shkodranėve nė kėte finale (fundore) tė dytė tė Kampionatit tė 9-tė tė Shqipėrisė.

    Eshtė njė 9-0 qė nuk lė vend pėr koment spjegues. Shkodra ėshtė e papėrmbajtėshme, teksa shpallet Kampione Kombėtare e Shqipėrisė pėr vitin 1940, ēka presim t’ia zyrtarizojmė sė shpejti.

    Dokumenti:

    Shkodėr, 26 maj 1940. Fundorja e dytė e Kampionatit tė 9-tė Kombėtar.

    Shkodra - Korēa 9-0

    SHKODRA: Jubani; Vasija, Pali; Osmani, Koxhja, Xharra; Rusi, Berisha, Boriēi, S.Gjinali, Shkjezi.

    KORĒA: Mihallaqi; Bitri, Dume; Zeka, Lauarasi, Saro; Dimēo, Plluska, Duro, Qirinxhi, Merolli.

    Gjyqtar: Sabit Ēoku.

    Golat: Rusi 11', Boriēi 22', Boriēi 46', Rusi, Rusi, Rusi, Rusi, Rusi, Rusi.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

Tema tė Ngjashme

  1. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  2. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-08-2002, 13:16

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •