Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347

    Kriza e intelektit

    marre nga Gazeta Shqiptare.



    PER HERE TE PARE

    Gazeta publikon artikullin e famshėm tė shkrimtarit francez Paul Valéry. Sa aktual ėshtė studimi qė gjigandi i fillimshekullit XX botoi nė njė revistė londineze

    Kriza e intelektit
    Askush nuk mund tė thotė atė ēka nesėr do vdesė apo do jetojė nė letėrsi, nė filosofi, nė estetikė. Askush nuk e di ende ē'ide dhe ē'mėnyra shprehjeje do regjistrohen nė listėn e humbjeve, ē'risi do shpallen
    Paqja ėshtė, ndoshta, ajo gjendje e gjėrave nė tė cilėn armiqėsia e natyrshme mes njerėzve shfaqet nė krijime, nė vend qė tė pėrkthehet nė shkatėrrime, si nė luftė


    --------------------------------------------------------------------------------

    Kėtė studim, Paul Valéry e shkroi nė vitin 1919 pėr revistėn londineze The Athenaeum, vetėm pak muaj pas mbarimit tė Luftės I Botėrore. Para kėsaj lufte njerėzimi kish njohur shumė tė tjera. Pas kėsaj ndodhi njė tjetėr luftė botėrore dhe njerėzimi njohu shumė tė tjera, luftra rajonale, mė pas. A jemi sėrish nė njė fazė kritike? Ē'i dallon kėto faza kritike? A mund tė jenė kėto kriza tė vdekshme, siē janė edhe qytetėrimet tė vdekshėm? Nė ē'raporte janė e duhet tė jenė prodhimi, ndėrtimi dhe shkatėrrimi dhe ē'marrėdhėnie ka e duhet tė ketė me to intelekti?

    Nga Paul VALÉRY

    LETRA E PARĖ

    Ne, qytetėrimet e vonė, e dimė tashmė qė jemi tė vdekshėm.

    Kemi dėgjuar tė flitet pėr botė tė zhdukura krejtėsisht, pėr perandori tė fundosura, me gjithė njerėzit dhe mjetet e tyre, tė zhytura nė fundin e pashkelshėm tė shekujve me zotat dhe ligjet e tyre, akademitė dhe shkencat e tyre tė kulluara e tė zbatuara, me gramatikat, fjalorėt, klasikėt e vet, romantikėt dhe simbolistėt, kritikėt dhe kritikėt e kritikėve tė tyre. E dinim mirė se e gjithė toka e dukshme ėshtė bėrė prej hiri, e qė ky hi e ka njė domethėnie. Pėrmes dendėsisė sė marrtė tė historisė, dallonim fantazmat e anijeve tė mėdha tė ngarkuara me pasuri dhe mendje. Nuk mundeshim t'i numėronim. Por kėto mbytje, fundi i fundit, nuk ishin puna jonė.

    Elam, Ninivė, Babilon, ishin emra tė bukur e mjegullorė, dhe shkatėrrimi i plotė i kėtyre botėve kishte po aq pak domethėnie pėr ne sa edhe vetė ekzistenca e tyre. Por Franca, Anglia, Rusia… do ishin gjithashtu emra tė bukur. Lusitania gjithashtu ėshtė njė emėr i bukur. Dhe ne shohim tani se humnera e historisė ėshtė mjaft e madhe e mund tė nxėjė gjithė botėn. E ndiejmė se njė qytetėrim ka tė njėjtėn brishtėsi me atė tė njė jete. Rrethanat qė do bėnin qė veprat e Keats-it dhe ato tė Baudelaire-it t'u bashkoheshin veprave tė Ménandre-it nuk janė mė aspak tė papėrftueshme : ato janė nėpėr gazeta.

    Jo vetėm kaq. Mėsimi pėrvėlues ėshtė akoma mė i plotė. Brezit tonė nuk i mjaftoi tė mėsonte nga pėrvoja e vet sesi gjėrat mė tė bukura e mė antike, mė tė mrekullueshmet e mė tė organizuarat, mund tė vdesin aksidentalisht ; ai ka parė, nė rendin e mendimit, tė aftėsisė sė gjykimit e tė ndjenjės, tė prodhohen dukuri tė jashtėzakonshme, realizime tė befta paradoksesh, zhgėnjime brutale faktesh tė qartė.

    Do pėrmendja vetėm njė shembull : virtytet e mėdha tė popujve gjermanė kanė prodhuar mė shumė tė kėqija se ē'ka krijuar ndonjėherė limontia vese. Ne kemi parė, me sytė tanė, punėn e vetėdijshme, edukimin mė solid, mė seriozėt disiplinė dhe zbatim, tė pėrshtatura pėr qėllime tė llahtarshme.

    Kaq shumė tmerre nuk do ishin tė mundura pa kaq shumė virtyte. U desh, pa dyshim, shumė shkencė pėr tė vrarė aq shumė njerėz, pėr tė prishur gjithė ato tė mira, pėr tė asgjėsuar kaq e kaq qytete nė aq pak kohė ; por u deshėn edhe po aq cilėsi morale. Tė dish dhe Tė bėsh, a janė, pra, tė dyshimtė ?

    Kėshtu, Persepolisi shpirtėrore nuk ėshtė mė pak e rrėnuar se Suza materiale. Nuk ka humbur gjithēka, por gjithēka ėshtė ndier e kalbshme.

    Njė fėrgėllimė e jashtėzakonshme ka rendur pėrgjatė palcės sė Europės. Ajo ka ndier, pėrmjet gjithė bėrthamave tė saj menduese, se nuk ishte mė e njėjta, se po reshtte sė qeni vetvetja, se po humbte vetėdijen - njė vetėdije e fituar nga shekuj fatkeqėsish tė durueshme, nga mijėra njerėz tė klasit tė parė, nga shanse tė panumėrta gjeografike, etnike, historike.

    Atėherė, - si pėr njė mbrojtje tė dėshpėruar tė qenies e tė pasurisė sė vet psikologjike, gjithė kujtesa e saj iu kthye mjegullisht. Njėrėzit dhe librat e saj tė mėdhenj iu rikthyen rrėmujshėm. Asnjėherė s'ėshtė lexuar, as me aq pasion, sesa gjatė luftės : pyetni librarėt. Asnjėherė njerėzit s'janė lutur aq shumė dhe as aq thellė : pyetni priftėrinjtė. U ndėrmendėn gjithė shpėtimtarėt, themeluesit, mbrojtėsit, martirėt, heronjtė, etėrit e kombeve, heroinat e shenjta, poetėt kombėtarė…

    Dhe nė tė njėjtin ērregullim mendor, nė thirrje tė tė njėjtit ankth, Europa e kultivuar pėsoi rilindjen e shpejtė tė mėnyrave tė saj tė panumėrta tė mendimit: dogma, filosofi, ideale heterogjene ; treqind mėnyrat e shpjegimit tė Botės, njė mijė e njė nuancat e krishtėrimit, dy duzinat e pozitivizmit : gjithė spektri i dritės intelektuale pėrndau ngjyrat e tij tė pathyeshme, duke pėrndritur me njė dritė tė ēuditshme kontradiktore agoninė e shpirtit europian. Ndėrsa shpikėsit kėrkonin ethshėm nė imazhet e tyre, nė analet e luftrave tė dikurshme, mjetet e zhbėrjes sė telave me gjemba, e prishjes sė nėndetėseve apo e paralizimit tė fluturimeve tė avionėve, shpirti ndillte, nė tė njėjtėn kohė, gjithė namatisjet qė dinte, merrte parasysh seriozisht profecitė mė tė ēuditshme ; ai kėrkonte strehime, shenja treguese, ngushėllime nėpėr gjithė regjistrin e kujtimeve, tė akteve tė mėparshme, tė qėndrimeve stėrgjyshore. Tė tilla janė produktet e njohura tė ankthit, ndėrmarrjet e ērregullta tė trurit qė rend nga realja te makthi dhe kthehet nga makthi te realja, i shastisur si miu i rėnė nė ēark…

    Kriza ushtarake ndoshta ka mbaruar. Kriza ekonomike ėshtė e dukshme nė gjithė fuqinė e saj; por kriza intelektuale, mė e imėt, e qė, nga vetė natyra e saj, merr pamjet mė mashtruese (meqė ajo ndodh nė vetė mbretėrinė e fshehtėsisė), kjo krizė na lejon me vėshtirėsi t'i kapim shtrirjen e vėrtetė, fazėn e saj.

    Askush nuk mund tė thotė atė ēka nesėr do vdesė apo do jetojė nė letėrsi, nė filosofi, nė estetikė. Askush nuk e di ende ē'ide dhe ē'mėnyra shprehjeje do regjistrohen nė listėn e humbjeve, ē'risi do shpallen.

    Shpresa, sigurisht, mbetet dhe kėndon me gjysmė zėri :

    Et cum vorandi vicerit libidinem
    Late triumphet imperator spiritus.

    Por shpresa s'ėshtė gjė tjetėr veēse mosbesimi i njeriut ndaj parashikimeve tė sakta tė mendjes sė tij. Ajo sugjeron qė ēdo konkluzion i pafavorshėm pėr njeriun duhet tė jetė njė gabim i mendjes sė tij. Faktet, megjithatė, janė tė qarta e tė pamėshirshme : mijėra shkrimtarė dhe artistė tė rinj kanė vdekur ; iluzioni i njė kulture europiane ka humbur dhe dija ėshtė dėshmuar e pafuqishme pėr tė shpėtuar ēfarėdo qoftė ; shkenca ėshtė plagosur pėr vdekje nė ambicjet e saj morale dhe ėshtė ēnderuar nga mizoria e zbatimeve tė saj ; idealizmi mbijeton me vėshtirėsi, ėshtė thellėsisht i vrarė dhe pėrgjegjės pėr ėndrrat e veta ; realizmi, i zhgėnjyer, i rrėzuar, i mbytur nga krimet dhe gabimet ; lakmia dhe dorėheqja janė njėlloj tė poshtėruara ; besimet, tė ngatėrruara nė qėllime, kryq kundėr kryqi, drapėr kundėr drapri ; edhe skeptikėt vetė janė zėnė ngushtė prej ngjarjeve aq tė befta, aq tė dhunshme, aq emocionuese, e qė luajnė me mendimet tona si macja me miun, - edhe skeptikėt humbasin dyshimet e tyre, i rigjejnė, i humbin sėrish, dhe nuk janė mė zotėr tė lėvizjeve tė mendimit tė tyre.

    Lėkundja e anijes ka qenė aq e fuqishme saqė llampadarėt e varur mė mirė, mė nė fund janė pėrmbysur.

    Ajo ēka i jep krizės intelektuale thellėsinė dhe rėndesėn e saj ėshtė gjendja nė tė cilėn kjo ka gjetur pacientin.

    Unė nuk kam as kohėn as zotėsinė tė pėrcaktoj gjendjen intelektuale tė Europės nė 1914-n. E kush do guxonte tė ravijėzonte njė tablo tė kėsaj gjendjeje ? Tema ėshtė e pafund ; ajo kėrkon njohje nga tė gjitha fushat dhe njė informacion tė pafund. Veē kėsaj, kur bėhet fjalė pėr njė tėrėsi mjaft tė ndėrlikuar, vėshtirėsia pėr tė rindėrtuar tė shkuarėn, madje edhe atė mė tė afėrtėn, ėshtė krejt e krahasueshme me vėshtirėsinė e ndėrtimit tė ardhmėrisė, madje edhe tė asaj mė tė afėrtės ; ose, mė mirė, ėshtė e njėjta vėshtirėsi. Profeti ėshtė nė tė njėjtėn varkė me historianin. Le t'i lėmė aty.

    Por tani mė nevojitet veēse kujtimi i vagullt e i pėrgjithshėm i asaj qė mendohej nė vigjilje tė luftės, kėrkimet qė vijonin, veprat qė botoheshin.

    Nėse lė mėnjanė, pra, ēdo detaj dhe nėse kufizohem nė pėrshtypjen e shpejtė, nė atė tėrėsi natyrore qė jep njė perceptim i atypėratyshėm, unė nuk shoh - asgjė ! - Asgjė, dhe ende njė asgjė pafundėsisht tė pasur.

    Fizikanėt na mėsojnė se, nė njė furrė tė ēuar nė inkandeshencė, nėse syri ynė do mund tė mbijetonte, ai nuk do vėshtronte asgjė. Asnjė pabarazi drite nuk do mbetej pėr tė shquar pikat e hapėsirės. Ajo energji e hatashme e pėrmbyllur do prodhonte padukshmėri, barazi tė pavėnėreshme. Mirėpo, njė barazi e kėtij lloji nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė gjendje e pėrkryer kaosi.

    Dhe me ēfarė ishte bėrė ky kaos nė mendjen e Europės? - Me bashkekzistencėn e lirė, nė gjithė mendjet e kultivuara, tė ideve mė tė pangjashme, tė parimeve mė tė kundėrta tė jetės dhe njohjes. Kjo karakterizon njė epokė moderne.

    Nuk bezdisem tė pėrgjithėsoj nocionin e modernes e t'ia jap kėtė emėr ndonjė mėnyre jetese, nė vend qė tė bėj me tė njė sinonim tė kulluar tė bashkėkohores. Ka nė histori ēaste dhe vende ku ne modernėt do mund tė riktheheshim, pa trazuar shumė harmoninė e atyre kohėve, dhe pa u dukur objekte pafundėsisht tė ēuditshėm e pafundėsisht tė dukshėm, krijesa shokuese, zhangėlluese, tė paasimilueshme. Aty ku hyrja jonė do bėnte mė pak bujė, atje ne do ndjeheshim pothuajse nė shtėpinė tonė. Ėshtė e qartė se Roma e Trajanit dhe Aleksandria e Ptolemenjve do na thithnin mė lehtė se shumė vise mė pak tė zbythura nė kohė, por mė tė specializuara nė vetėm njė tip zakonesh dhe tė kushtuara tėrėsisht vetėm njė race, vetėm njė kulture dhe vetėm njė sistemi jetese.

    Epo mirė ! Europa e 1914-s kishte arritur ndoshta nė kufi tė kėtij modernizmi. Ēdo mendje e njė rangu tė caktuar ishte njė kryqėzim pėr tė gjitha llojet e opinioneve ; ēdo mendimtar, njė ekspozitė ndėrkombėtare mendimesh. Kishte vepra tė mendjes ku pasuria e kontrasteve dhe impulseve kontradiktore bėnte tė mendoje pėr efekte ndriēimi tė pakuptimtė nė kryeqytetet e asaj kohe : sytė lodheshin dhe mėrziteshin… Sa materiale, sa punime, pėrllogaritje, shekuj tė grabitur, sa jetė heterogjene tė bashkuara u deshėn pėr tė mundėsuar njė karnaval tė tillė dhe pėr ta fronėsuar solemnisht si formė e urtėsisė sipėrane dhe triumf tė njerėzimit ?

    Nė aksh libėr tė asaj epoke - dhe jo ndėr mė mediokrit - gjen, pa asnjė mundim, : - njė ndikim tė baleteve ruse, - pak nga stili i errėt i Pascal-it, - shumė pėrshtypje tė tipit Goncourt, - diēka nga Nietzsche, - diēka nga Rimbaud, - disa efekte qė i detyrohen udhakimit tė piktorėve, e nganjėherė tonin e botimeve shkencore, - gjithēka tė parfumuar nga nuk di ē'gjė britanike e vėshtirė pėr t'i caktuar vlerėn!… Vėrejmė, kalimthi, se nė secilin prej pėrbėrėsve tė kėsaj pėrzierjeje do gjendeshin shumė trupa tė tjerė. E kotė t'i kėrkosh : do ishte tė pėrsėritje atė ēka thashė pėr modernizmin, e tė bėje gjithė historinė mendore tė Europės.

    Tani, mbi njė tarracė tė gjerė tė Elsinorit, qė shkon nga Bazeli nė Kėln, qė prek rėrnat e Nieuportit, kėnetat e Somės, gurėt gėlqerorė tė Shampanjės, granitėt e Alzasės, - Hamleti europian vėshtron miliona fantazma.

    Por ai ėshtė njė Hamlet intelektual, qė mediton pėr jetėn dhe vdekjen e tė vėrtetave. Pėr fantazma ai ka tė gjitha objektet e polemikave tona ; ai ka pėr brerje ndėrgjegjeje gjithė titujt e lavdisė sonė ; ai ėshtė i dėrrmuar nėn peshėn e zbulimeve, tė njohjeve, i pazoti tė rimarrė kėtė veprimtari tė pacak. Ai endet mes mėrzisė sė rifillimit tė sė shkuarės dhe marrėzisė sė dėshirės pėr risim tė pėrhershėm. Ai luhatet midis dy humnerave, sepse dy rreziqe nuk reshtin sė kanosuri botėn : rregulli dhe kaosi.

    Ēdo kafkė qė ai mund tė kapė ėshtė njė kafkė e famshme. - Whose was it ? - Kjo qe Lionardo. Ai shpiku njeriun fluturues, por njeriu fluturues nuk i shėrbeu saktėsisht synimeve tė shpikėsit : ne e dimė se njeriu fluturues i hipur mbi mjellmėn e tij tė madhe (il grande uccello sopra del dosso del suo magnio cecero), nė ditėt tona, ka tė tjera detyra sesa tė shkojė e tė marrė dėborėn nė majėn e maleve pėr ta hedhur, gjatė ditėve tė nxehta, mbi kalldrėmin e qyteteve… Dhe kafka tjetėr ėshtė ajo e Leibniz-it qė ėndėrroi paqen universale. Dhe kjo ishte Kant-i, Kant-i qė lindi Hegel-in, qė lindi Marx-in, qė lindi…

    Hamleti nuk di ē'tė bėjė me gjithė kėto kafka. Po sikur t'i braktisė !… A do reshtė sė qeni vetvetja ? Mendja e tij tmerrėsisht largpamėse sodit kalimin nga lufta nė paqe. Ky kalim ėshtė mė i errėt, mė i rrezikshėm se kalimi nga paqja nė luftė ; gjithė popujt janė turbulluar prej tij. " Po unė, i thotė ai vetes, unė, intelekti europian, ē'do bėhet me mua?… Po paqja ē'ėshtė? Paqja ėshtė, ndoshta, ajo gjendje e gjėrave nė tė cilėn armiqėsia e natyrshme mes njerėzve shfaqet nė krijime, nė vend qė tė pėrkthehet nė shkatėrrime, si nė luftė. Paqja ėshtė koha e njė konkurrence krijuese dhe e luftės sė prodhimeve. Por, a nuk jam vallė i lodhur sė prodhuari ? A s'e kam shterur vallė dėshirėn e orvatjeve tė skajshme dhe a s'kam abuzuar me pėrzierjet dinake? Mos duhen lėnė mėnjanė detyrat e mia tė vėshtira dhe ambicjet e mia transhendente? Mos duhet vallė tė ndjek rrjedhėn e tė bėj si Polloni, qė drejton tani njė gazetė tė madhe? Si Laerti qė ndodhet diku nė aviacion? Si Rozenkranci qė bėn kushedi ēfarė nėn njė emėr rus?

    - Lamtumirė, fantazma! Bota nuk ka mė nevojė pėr ju. As pėr mua. Bota, qė pagėzon me emrin progres prirjen e saj pėr njė pėrpikėri fatale, kėrkon t'i bashkojė mirėsive tė jetės pėrparėsitė e vdekjes. Njėfarė mjegullnaje mbretėron ende, por ende edhe pak kohė dhe gjithēka do qartėsohet; ne do vėrejmė mė nė fund mrekullinė e njė shoqėrie kafshėrore, njė fole thneglash tė pėrsosur e pėrfundimtare. "

    . . . .
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347

    Vazhdimi

    LETRA II

    Gazeta publikon artikullin e famshėm tė shkrimtarit francez Paul Valéry. Sa aktual ėshtė studimi qė gjigandi i fillimshekullit XX botoi nė njė revistė londineze

    Kriza e intelektit
    Por fillesa dhe vėnia nė punė e paqes janė mė tė errėta se vetė paqja, ashtu siē pllenimi dhe zanafilla e jetės janė mė tė mistershme se funksionimi i trupit pasi ėshtė bėrė dhe pėrshtatur
    A do bėhet Europa ajo ēka ėshtė nė tė vėrtetė, domethėnė : njė kep i vogėl i kontinentit aziatik ? Ose, mė mirė, a do mbetet Europa ajo ēka duket, domethėnė : copa e ēmuar e universit tokėsor, perla e globit, truri i njė trupi tė stėrmadh


    --------------------------------------------------------------------------------

    Kėtė studim, Paul Valéry e shkroi nė vitin 1919 pėr revistėn londineze The Athenaeum, vetėm pak muaj pas mbarimit tė Luftės I Botėrore. Para kėsaj lufte njerėzimi kish njohur shumė tė tjera. Pas kėsaj ndodhi njė tjetėr luftė botėrore dhe njerėzimi njohu shumė tė tjera, luftra rajonale, mė pas. A jemi sėrish nė njė fazė kritike? Ē'i dallon kėto faza kritike? A mund tė jenė kėto kriza tė vdekshme, siē janė edhe qytetėrimet tė vdekshėm? Nė ē'raporte janė e duhet tė jenė prodhimi, ndėrtimi dhe shkatėrrimi dhe ē'marrėdhėnie ka e duhet tė ketė me to intelekti?

    Nga Paul VALÉRY

    LETRA E DYTĖ

    Po ju thoja, ditėn qė shkoi, se paqja ėshtė ajo luftė qė pranon akte dashurie dhe krijimi nė ecurinė e saj : ajo ėshtė, pra, njė gjė mė e ndėrlikuar dhe mė e errėt se lufta si e tillė, ashtu siē ėshtė jeta mė e errėt dhe mė e thellė se vdekja.

    Por fillesa dhe vėnia nė punė e paqes janė mė tė errėta se vetė paqja, ashtu siē pllenimi dhe zanafilla e jetės janė mė tė mistershme se funksionimi i trupit pasi ėshtė bėrė dhe pėrshtatur.

    Sot, ēdokush e percepton kėtė mister si njė ndijim tė sotėm ; disa njerėz, pa dyshim, duhet ta perceptojnė unin e vet pikėrisht si pjesė tė kėtij misteri ; dhe ka ndoshta ndonjė, ndjeshmėria e tė cilit ėshtė mjaft e qartė, mjaft e hollė dhe mjaft e pasur pėr tė lexuar nė vetvete disa stade tė fatit tonė mė tė pėrparuara nga ē'ėshtė vetė ky fat.

    Unė nuk e kam kėtė ambicje. Gjėrat e botės mė interesojnė veēse nė raport me intelektin ; gjithēka nė marrėdhėnie me intelektin. Bacon thoshte se ky intelekt ėshtė njė idhull. Jam dakord, por nuk kam gjetur ndonjė idhull tjetėr mė tė mirė se ky.

    Mendoj, pra, pėr vendosjen e paqes pėr aq sa ajo pėrfshin intelektin dhe gjėrat e intelektit. Ky pikėvėshtrim ėshtė fals, meqė ai e veēon mendjen nga gjithė pjesa tjetėr e veprimtarive ; por ky operacion abstrakt dhe ky falsifikim janė tė pashmangshėm : ēdo pikėpamje ėshtė false.

    Njė mendim i parė shfaqet. Ideja e kulturės, e inteligjencės, e veprave mjeshtėrore ka, pėr ne, njė lidhje shumė tė vjetėr, - aq tė vjetėr sa ne ngjitemi shumė rrallė gjer tek ajo, - me idenė e Europės.

    Pjesėt e tjera tė botės kanė patur qytetėrime tė admirueshme, poetė tė klasit tė parė, ndėrtues, e madje shkencėtarė. Por asnjė pjesė e botės nuk ka zotėruar kėtė pasuri tė rrallė fizike : fuqinė mė tė dendur rrezatuese tė bashkuar me fuqinė mė tė dendur pėrthithėse.

    Gjithēka ka ardhur nė Europė dhe gjithēka ka ardhur prej saj. Ose pothuajse gjithēka.

    Mirėpo, ora e sotme sjell me vete kėtė pyetje tė rėndėsishme : a do ta ruajė Europa pėrparėsinė e saj nė tė gjitha fushat ?

    A do bėhet Europa ajo ēka ėshtė nė tė vėrtetė, domethėnė : njė kep i vogėl i kontinentit aziatik ?

    Ose, mė mirė, a do mbetet Europa ajo ēka duket, domethėnė : copa e ēmuar e universit tokėsor, perla e globit, truri i njė trupi tė stėrmadh ?

    Mė lejoni qė, pėr tė qartėsuar gjithė rigorozitetin e kėsaj alternative, tė shtjelloj kėtu njė lloj teoreme themelore.

    Kini parasysh njė hartė tė botės. Mbi kėtė hartė, tėrėsinė e tokave tė banueshme. Kjo tėrėsi ndahet nė zona dhe nė secilėn nga kėto zona, njė denduri e caktuar popullsie, njė cilėsi e caktuar njerėzish. Ēdonjėrės nga kėto zona i pėrkon gjithashtu njė pasuri natyrore, - njė tokė mė pak a mė shumė pjellore, njė nėntokė mė pak a mė shumė e ēmuar, njė truall mė pak a mė shumė i ujitur, mė pak a mė shumė i lehtė pėr transportet, etj.

    Tė gjitha kėto karakteristika bėjnė tė mundur tė klasifikosh, nė ēdo epokė, zonat pėr tė cilat po flasim, nė atė mėnyrė qė, nė ēdo epokė, gjendja e tokės mund tė jetė e pėrcaktuar nga njė sistem pabarazish midis zonave tė banuara tė sipėrfaqes sė saj.

    Nė ēdo ēast, historia e ēastit vijues varet nga kjo pabarazi e dhėnė. Le tė shqyrtojmė tani, jo kėtė klasifikim teorik por, klasifikimin qė ekzistonte realisht deri dje. Shohim njė fakt mjaft tė shqueshėm e shumė tė shkoqur :

    Ndonėse rajon i vogėl, Europa figuron nė krye tė klasifikimit ē'prej shekujsh. Pavarėsisht nga shtrirja e saj e brishtė, - e ndonėse nuk ka pasuri tokėsore tė jashtėzakonshme, - ajo zotėron tablonė. Pėr shkak tė ē'mrekullie ? - Sigurisht qė mrekullia duhet tė qėndrojė te cilėsia e popullsisė sė saj. Kjo cilėsi duhet tė shpėrblejė numrin e vogėl tė njerėzve, numrin e vogėl tė kilometrave katrorė, numrin e vogėl tė tonelatave tė mineraleve, qė i janė caktuar Europės. Vendosni nė njėrėn prej pjatave tė peshores perandorinė e Indisė ; nė tjetrėn, Mbrėtėrinė e Bashkuar. Vėshtroni : pjata e ngarkuar me peshėn mė tė vogėl ulet !

    Ja njė prishje ekuilibri fort e jashtėzakontė. Por pasojat e saj janė edhe mė tė jashtėzakonta : ato do na bėjnė tė parashikojmė njė ndryshim progresiv nė sens tė kundėrt.

    Ne sugjeruam se cilėsia e njeriut duhet tė jetė pėrcaktuesja e sipėrisė sė Europės. Nuk mundem ta analizoj hollėsisht kėtė cilėsi ; por pėrmjet njė shqyrtimi pėrmbledhės do thosha se makutėria aktive, kureshtja e zjarrtė dhe e painteresuar, njė pėrzierje e lumtur e pėrfytyrimit dhe e rigorozitetit logjik, njėfarė skepticizmi jo pesimist, njė misticizėm jo i nėnshtruar… janė karakteristikat vepruese mė specifike tė Psikes europiane.

    Njė shembull i vetėm i kėsaj mendjeje, por njė shembull i dorės sė parė dhe i rėndėsisė kryesore : Greqia, - sepse duhet vendosur nė Europė gjithė zona bregdetare e Mesdheut : Smirna dhe Aleksandria janė tė Europės siē janė Athina dhe Marseja, - Greqia themeloi gjeometrinė. Kjo ishte njė ndėrmarrje e marrėzishme : ne ende po grindemi pėr mundėsinė e kėsaj marrėzie.

    Ē'u desh tė bėhej pėr tė realizuar kėtė krijim fantastik ? - Mendoni qė as egjiptianėt, as kinezėt, as kaldenasit, as indianėt nuk arritėn ta bėnin. Mendoni ē'aventurė pasionante ka qenė, ē'ngadhėnjim njė mijė herė mė i ēmuar e sigurisht mė poetik se ai i Bashkės sė Artė. Nuk ka lėkurė dashi qė tė vlejė sa kofsha e artė e Pitagorės.

    Kjo ishte njė ndėrmarrje qė ka kėrkuar dhuntitė mė tė pathyeshme. Ajo ka kėrkuar argonautė tė mendjes, pilotė tė fortė qė nuk e lėnė veten tė humbasin nė mendimet e veta, as tė hutohen nga pėrshtypjet e veta. As brishtėsia e premisave qė i mbartnin, as imtėsia apo pafundėsia e inferencave qė ata eksploronin nuk mundėn t'i turbullonin. Ata qenė si tė baraslarguar nga zezakėt e paqėndrueshėm dhe nga fakirėt e papėrcaktuar. Ata kryen aktin aq delikat, aq tė pagjasė, e pėrshtatjes sė ligjėrimit tė pėrditshėm arsyetimit tė saktė ; analizėn e operacioneve motrice dhe pamore tepėr tė ndėrlikuara; pėrkimin e kėtyre operacioneve me pasuritė gjuhėsore e gramatikore ; ata i zunė besė fjalės pėr t'i ēuar nė hapėsirė si largpamės tė verbėr… Dhe vetė kjo hapėsirė bėhej ndėr shekuj njė krijim mė i pasur e mė habindjellės, nė masėn qė mendimi zotėronte mė mirė vetveten, e qė fitonte mė shumė besim nė sistemin e mrekullueshėm tė arsyes dhe nė mprehtėsinė nistore qė e kishin pajisur me instrumenta tė pakrahasueshėm : pėrkufizime, aksioma, lema, teorema, problema, porizma, etj.

    Do kisha nevojė pėr njė libėr tė tėrė pėr tė folur siē do duhej. Por desha vetėm sa tė saktėsoja me disa fjalė njėrin prej akteve karakteristikė tė gjeniut europian. Ky shembull mė sjell pa mundim drejt tezės sime.

    Mėtoja se pabarazia pėr aq shumė kohė e vrojtuar nė favor tė Europės duhej pėrmjet vetė efekteve tė saj tė ndryshonte progresivisht nė pabarazi tė sensit tė kundėrt. Pikėrisht kjo ėshtė ajo qė unė e pėrvijoja nėn emrin ambicioz teoremė themelore.

    Si ta provosh kėtė propozim ? - Po marr tė njėjtin shembull : atė tė gjeometrisė sė grekėve, dhe i lutem lexuesit tė marrė parasysh pėrmes kohėve pasojat e kėsaj lėnde. E shohim pak nga pak, shumė ngadalė, por nė mėnyrė tepėr tė sigurt, tė marrė njė autoritet tė tillė qė gjithė kėrkimet, gjithė pėrvojat e fituara rreken nė mėnyrė tė pashmangshme t'i huazojnė ecurinė rigoroze, ekonominė skrupuloze tė " lėndės ", nocionet automatike, metodat e imta, dhe atė maturi tė pafund qė i lejon guximet mė tė ēmendura… Shkenca moderne ka lindur nga ky edukim i njė stili tė madh.

    Por, me tė lindur, me t'u provuar e rishpėrblyer nga zbatimet e saj praktike, shkenca jonė e bėrė mjet fuqie, mjet zotėrimi konkret, nxitės pasurie, aparat shfrytėzimi tė kapitalit planetar, - resht sė qeni njė " qėllim nė vetvete " dhe njė aktivitet artistik. Dija, qė ishte njė vlerė konsumi, bėhet njė vlerė kėmbimi. Dobishmėria e diturisė e bėn dijen njė mall, tė dėshirueshėm jo mė nga ndonjė amator i rrallė, por nga Ēdokush.

    Ky mall, pra, do pėrgatitet nėn forma gjithnjė e mė tė volitshme apo tė konsumueshme ; ai do t'i shpėrndahet njė klientele gjithnjė e mė tė shumtė nė numėr ; ai do bėhet njė artikull tregu, artikull, sė fundi, qė imitohet dhe prodhohet nga pak kudo.

    Rezultati : pabarazia qė ekzistonte midis rajoneve tė botės nga pikėpamja e arteve mekanike, e shkencave tė zbatuara, e mjeteve shkencore tė luftės apo paqes, - pabarazi mbi tė cilėn themelohej epėrsia europiane - priret tė zhduket gradualisht.

    Pra, klasifikimi i rajoneve tė banueshėm tė botės priret tė bėhet i tillė qė madhėsia materiale bruto, elementet e statistikės, numrat, - popullsia, sipėrfaqja, lėndėt e para, - tė pėrcaktojnė mė nė fund, tė vetme, kėtė klasifikim tė pjesėve tė globit.

    E pra, peshorja qė rėndonte nga ana jonė, ndonėse ne dukeshim mė tė lehtė, nis tė na ngjitė butėsisht, - a thua se ne pa pikė kuptimi kishim kaluar nė pjatėn tjetėr peshėn e mistershme qė ishte e jona. Ne i kemi kthyer, hutimthi, forcat e pėrpjesshme masave !

    Kjo dukuri qė po lind, ndėr tė tjera, mund tė pėrqaset me atė qė ėshtė e vrojtueshme nė gjirin e ēdo kombi : e kam fjalėn pėr pėrhapjen e kulturės dhe pėr pushtimin e saj nga kategori gjithnjė e mė tė mėdha individėsh.

    Tė pėrpiqesh tė parashikosh pasojat e kėsaj shpėrhapjeje, tė kėrkosh nėse ajo duhet ose jo tė shpjerė medoemos nė degradim, do tė thotė tė trajtosh njė problem fort tė ndėrlikuar tė fizikės intelektuale.

    Sharmi i kėtij problemi, pėr mendjen spekulative, vjen fillimisht nga ngjashmėria e tij me faktin fizik tė pėrhapjes, - e pastaj, nga shndėrrimi i menjėhershėm i kėsaj ngjashmėrie nė dallim tė thellė, qysh kur mendimtarit i kujtohet se objekti i tij i parė ėshtė njerėz dhe jo molekula.

    Njė pikė vere e rėnė nė ujė mezi e ngjyros atė dhe priret tė zhduket, pas njė tymnaje tė trėndafiltė. Ky ėshtė fakti fizik. Por, supozoni tani qė pak kohė pas kėtij avullimi e kthimi nė lėng, ne vėshtrojmė, andej-kėtej nė vazon tonė, - qė dukej edhe njėherė se mbante ujė tė kulluar, - si formohen pika vere tė errėta e tė kulluara, - ē'habi…

    Kjo dukuri e Cana-s nuk ėshtė e pamundur nė fizikėn intelektuale dhe shoqėrore. Flasim atėherė pėr gjeni dhe ia kundėrvėmė pėrhapjes.

    Pak mė parė po merrnim njė peshore tė ēuditshme qė lėvizte nė sens tė kundėrt tė rėndesės. Shohim tani njė sistem tė lėngshėm tė kalojė, si spontanisht, nga homogjenja te heterogjenja, nga pėrzierja intime te veēimi i pastėr… Janė kėto imazhe paradoksale qė japin nocionin mė tė thjeshtė e mė praktik tė rolit qė luan nė Botė ajo qė quhet, - qė prej pesė ose gjashtė mijė vjetėsh, - Mendje.

    Por a mundet vallė qė Mendja europiane - ose tė paktėn brendia mė e ēmuar e saj - tė jetė krejtėsisht e pėrhapshme? Dukuria e vėnies nė shfrytėzim tė globit, dukuria e barazisė sė teknologjive dhe dukuria demokratike, qė bėjnė tė parashikohet njė deminutio capitis i Europės, a duhen marrė si vendime absolute tė fatit? Apo mos kemi ne ndonjė liri kundėr kėtij komploti kanosės tė gjėrave?

    Ndoshta duke kėrkuar kėtė liri, ne e krijojmė atė. Por pėr njė kėrkim tė tillė duhet tė braktisim pėr njėfarė kohe pėrfilljen e tėrėsive, dhe duhet tė studiojmė, tek individi mendues, luftėn e jetės vetjake me jetėn shoqėrore.
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    wow fantastike

Tema tė Ngjashme

  1. Frikė nga inteligjenca!
    Nga AuGuSt_ nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 11-08-2011, 05:37
  2. Islami Ndėrmjet Lindjes E Perėndimit
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 21-06-2011, 13:41
  3. Evolucioni dhe Krijimi njerzor.
    Nga _Mersin_ nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-06-2009, 02:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •