I besoni ju nje letre dashurie??? Ose me mire te them i besoni ju dikujt qe ju ka shkrojtur ndjenjat ne nje leter ose me mir ne nje email...???
Un Nuk ju besoj ketyre gjerave kur nuk e njof njeriun aq sa duhet dhe ai me ka shkrojtur nje leter dashurie pa lidhje...them pa lidhje sepse kur nuk me njef mir as mua ai ku e gjeti ter ate daashuri per mua sa te shkruaj nje leter dashurie ose email duke shprehur denjat e tij?? Eshte ndryshe kur ke kohe me personin dhe njifeni dhe te shpreh djenat ne nje leter dashurie! Ju si mendoni??
Keto jan disa shembuj letra dashurie Qe mua me kan pelqyerBesoj se tju pelqej dhe juve!
![]()
I dashur ------ Përsëri për TY!
Të shkruaj Ty që ma përvlove shpirtin,të shkruaj ty që ma trondite zemrën,Ty që ta fala gjënë më të shtrenjtë të jetës sime.
Jeta me dashuri qenka vetëm dhimbje.E ato dhimbje me diagnozë kanë edhe shërim,por?Ishe si ylli që shkëlqente natën e qetë,derisa ti dole si mjegull e ma morre dritën.A thua,do të ma kthesh përseri?A thua a e dite sa të dashurova,se ishe ngujuar në zemrën time e s'munda të të nxjerr kurr jashtë?Kalua ditët kur më nuk u ndegjuam.Ato ishin ditët më të mira të jetës sime.
Nuk e di pse u ndamë.Për fajin tënd apo për fajin tim?Ndoshta kishim faj të dy?!Sido që të jetë,edhe sot edhe nesër ,edhe gjithëmonë pres përgjigje.Ti je dhe do të mbetesh dashuria ime e parë dhe i vetmi sa të jetoj në këtë botë.
Ato ditë me ty ishin parajsa,lumturia e jetës sime që s'deshiroja të ketë fund kurrë.Por, ne u ndam.Aty filluan vuajtjet,aty filluan dhembjet e netët pa gjumë.Pritja dhe lutjet që t'i bëra,s'bën punë dot.
Ndoshta këta rreshta të shkruar enkas për Ty,do t'i lexosh edhe ti.Ndoshta jo!Kush e di.... i dashur,mbase do të të prekin këto rradhë të dala nga zemra.Sikur të kisha parë vetem edhe një herë,sikur ta kisha vetëm edhe një kujtim të vetmin nga ti ndoshta do të qetësohesha e do të prehesha dalëngadalë,por?
Shpesh i them vetës pajtohu me fatin,se dashuritë e mëdha nuk realizohen kurr!por zemra është ajo që vendos,e cila të ka mbyllur njëherë brenda e për të dalë sikur s'do të të leshojë kurrë.
Të dua dhe vetëm për ty mendoj,dashuria ime e vjetër.Mungesa jote më shkakton agoni,dhembje dhe deshire që të vdes.ti ma more një pjesë të jetës,një kujtim një pjesë të dashurisë,ca lot të mi m'i more dhe ike!
I dashuri Im -------
Une e di qe e gjithe kjo qe po te them ka per te mbetur vetem ketu.Ti ske per ta ditur asnjehere...
Si shume gjera te tjera qe nuk di...
Sa kohe ka kaluar qe nuk te kam pare dhe mua me duket se cdo nate je me mua?Sa kohe ka qe nuk e kam ndjere frymen tende dhe me duket se ne cdo frymemarje e ndjej se je aty?Sa kohe ka kaluar qe ste kam degjuar tek flet dhe zerin tend e kam akoma ne vesh?Sa kohe ka kaluar?Sa?
Aq shume sa per te te harruar ishte e mjaftueshme!!!Por cuditerisht koha spo me ben gje!
Nganjehere me duket se jam une ajo qe nuk dua te te harroj dhe e imponoj une kohen!!Bej nje hap mbrapa, nje hap para dhe...Perseri ne vend!!Jam kaq e pavendosur dhe kaq konfuze...Kam frike te ec!Kam frike tani edhe nga hapat e mia!!!
E mbaj mend si sot heren e fundit qe kemi folur ne telefon!Mundohesha te mos kuptoje zerin tim qe dridhej dhe mundohesha te shtregoja fort jastekun...Dhe heren e fundit qe te pashe kur u largova prej teje u mundova aq shume qe te qendroja me kembe, edhe pse gjunjet po me tradhtonin!I futa duart ne xhep per te mos kuptuar qe dridheshin!!!Dhe kur te pashe ne rruge dhe ste fola...Ula syte ngadale dhe u mundova te fshihja lotet...Ishte me mire keshtu?Mbase po...Mbase jo...Nuk jam me e sigurt per asgje!
Di vetem qe TE DUA,di vetem qe cdo moment do doja ti bija telefonit tend dhe ti thosha te gjitha... Me duket se do mbytem me te gjitha keto qe kam brenda meje...dhe ne fund te fundit...e di qe sja vlen me...Perseri kthehem mbrapa...
Tani duhet te ecim vec!edhe pse ne cdo moment me kujtohesh ti, edhe pse ne cdo kenge te gjej ty, edhe pse ne cdo rruge them
-Ishim edhe atje!Ishim dhe ketu!, edhe pse u largova prej teje te dua...
Vertet jane kaq te nderlikuara gjerat apo i nderlikoj une????...
Krijoni Kontakt