Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 48
  1. #1
    ▒[kreJzi dOra veT]▒ Maska e Crazy_Girl
    Anëtarësuar
    10-02-2005
    Vendndodhja
    I ♥ New York
    Postime
    122

    Red face Mund ta shprehni dashurinë në një letër?

    I besoni ju nje letre dashurie??? Ose me mire te them i besoni ju dikujt qe ju ka shkrojtur ndjenjat ne nje leter ose me mir ne nje email...???

    Un Nuk ju besoj ketyre gjerave kur nuk e njof njeriun aq sa duhet dhe ai me ka shkrojtur nje leter dashurie pa lidhje...them pa lidhje sepse kur nuk me njef mir as mua ai ku e gjeti ter ate daashuri per mua sa te shkruaj nje leter dashurie ose email duke shprehur denjat e tij?? Eshte ndryshe kur ke kohe me personin dhe njifeni dhe te shpreh djenat ne nje leter dashurie! Ju si mendoni??

    Keto jan disa shembuj letra dashurie Qe mua me kan pelqyer Besoj se tju pelqej dhe juve!



    I dashur ------ Përsëri për TY!

    Të shkruaj Ty që ma përvlove shpirtin,të shkruaj ty që ma trondite zemrën,Ty që ta fala gjënë më të shtrenjtë të jetës sime.
    Jeta me dashuri qenka vetëm dhimbje.E ato dhimbje me diagnozë kanë edhe shërim,por?Ishe si ylli që shkëlqente natën e qetë,derisa ti dole si mjegull e ma morre dritën.A thua,do të ma kthesh përseri?A thua a e dite sa të dashurova,se ishe ngujuar në zemrën time e s'munda të të nxjerr kurr jashtë?Kalua ditët kur më nuk u ndegjuam.Ato ishin ditët më të mira të jetës sime.
    Nuk e di pse u ndamë.Për fajin tënd apo për fajin tim?Ndoshta kishim faj të dy?!Sido që të jetë,edhe sot edhe nesër ,edhe gjithëmonë pres përgjigje.Ti je dhe do të mbetesh dashuria ime e parë dhe i vetmi sa të jetoj në këtë botë.
    Ato ditë me ty ishin parajsa,lumturia e jetës sime që s'deshiroja të ketë fund kurrë.Por, ne u ndam.Aty filluan vuajtjet,aty filluan dhembjet e netët pa gjumë.Pritja dhe lutjet që t'i bëra,s'bën punë dot.
    Ndoshta këta rreshta të shkruar enkas për Ty,do t'i lexosh edhe ti.Ndoshta jo!Kush e di.... i dashur,mbase do të të prekin këto rradhë të dala nga zemra.Sikur të kisha parë vetem edhe një herë,sikur ta kisha vetëm edhe një kujtim të vetmin nga ti ndoshta do të qetësohesha e do të prehesha dalëngadalë,por?
    Shpesh i them vetës pajtohu me fatin,se dashuritë e mëdha nuk realizohen kurr!por zemra është ajo që vendos,e cila të ka mbyllur njëherë brenda e për të dalë sikur s'do të të leshojë kurrë.
    Të dua dhe vetëm për ty mendoj,dashuria ime e vjetër.Mungesa jote më shkakton agoni,dhembje dhe deshire që të vdes.ti ma more një pjesë të jetës,një kujtim një pjesë të dashurisë,ca lot të mi m'i more dhe ike!


    I dashuri Im -------

    Une e di qe e gjithe kjo qe po te them ka per te mbetur vetem ketu.Ti ske per ta ditur asnjehere...
    Si shume gjera te tjera qe nuk di...
    Sa kohe ka kaluar qe nuk te kam pare dhe mua me duket se cdo nate je me mua?Sa kohe ka qe nuk e kam ndjere frymen tende dhe me duket se ne cdo frymemarje e ndjej se je aty?Sa kohe ka kaluar qe ste kam degjuar tek flet dhe zerin tend e kam akoma ne vesh?Sa kohe ka kaluar?Sa?
    Aq shume sa per te te harruar ishte e mjaftueshme!!!Por cuditerisht koha spo me ben gje!
    Nganjehere me duket se jam une ajo qe nuk dua te te harroj dhe e imponoj une kohen!!Bej nje hap mbrapa, nje hap para dhe...Perseri ne vend!!Jam kaq e pavendosur dhe kaq konfuze...Kam frike te ec!Kam frike tani edhe nga hapat e mia!!!
    E mbaj mend si sot heren e fundit qe kemi folur ne telefon!Mundohesha te mos kuptoje zerin tim qe dridhej dhe mundohesha te shtregoja fort jastekun...Dhe heren e fundit qe te pashe kur u largova prej teje u mundova aq shume qe te qendroja me kembe, edhe pse gjunjet po me tradhtonin!I futa duart ne xhep per te mos kuptuar qe dridheshin!!!Dhe kur te pashe ne rruge dhe ste fola...Ula syte ngadale dhe u mundova te fshihja lotet...Ishte me mire keshtu?Mbase po...Mbase jo...Nuk jam me e sigurt per asgje!
    Di vetem qe TE DUA,di vetem qe cdo moment do doja ti bija telefonit tend dhe ti thosha te gjitha... Me duket se do mbytem me te gjitha keto qe kam brenda meje...dhe ne fund te fundit...e di qe sja vlen me...Perseri kthehem mbrapa...
    Tani duhet te ecim vec!edhe pse ne cdo moment me kujtohesh ti, edhe pse ne cdo kenge te gjej ty, edhe pse ne cdo rruge them
    -Ishim edhe atje!Ishim dhe ketu!, edhe pse u largova prej teje te dua...
    Vertet jane kaq te nderlikuara gjerat apo i nderlikoj une????...
    Merrja TeMirėn Tė ArdhmesHidhja Te KeqenTė kaluarės. ★☆••٠·˙

  2. #2
    ◄█ Lionel Messi █► Maska e AIRON^BOY
    Anëtarësuar
    13-12-2002
    Vendndodhja
    ♥ Camp Nou ♥
    Postime
    2,012
    Po dikur princat me postim letrash dashuroheshin

    Un per vete s'dua te paragjykoj njeri.

    C'do kujt mund ti ndodhi qe te dashurohet pas shkrimeve ne net
    ◄█ Barcelona e MADHE █►

  3. #3
    ciao
    Anëtarësuar
    31-12-2005
    Vendndodhja
    grecce
    Postime
    11
    Per ty...
    per ty jam ketu sot,i humbur,i lodhur,i mallengjyer per ty...
    ndoshta dhe kam gabuar qe me pare s'e kam kuptuar
    ti gjithmone me ke dashur ndoshta akoma me do,nuk e di ndoshta jo
    ndoshta nje tjeter do,perseri nuk e di
    vetem per dicka mendoj se e di...
    qe kam gabuar me ty.tani jemi larg s'mundemi njeri tjetrin te shohim
    nuk me pelq

  4. #4
    ciao
    Anëtarësuar
    31-12-2005
    Vendndodhja
    grecce
    Postime
    11

    Post

    Me fal...te lutem me fal

    Per ty...per ty shpirt qe kurre s'te kam kuptuar
    per ty zemer qe kaq shume te paskam dashuruar
    e verteta eshte se tani e kam kuptuar
    dhe me vjen keq qe kam gabuar.
    sepse ti tani je kudo,kudo ku une jam
    ne cdo shikim te syve te mi,
    edhe pse tani jemi larg une te ndjej kaq prane
    por me ty nuk e di se c'ndodh!Valle a je mire
    valle me nuk te kujtohem nuk e di tani asgje nuk di...
    Ndihem keq per ty per mua per ne te dy
    nuk dua me larg teje te jem
    nuk dua trishtimi te qendroj me mua
    me vjen keq e dashur por shume te dua.
    me te vertete eshte absurde!!!
    Kurre nuk ta kam thene...me fal
    e perseris:''me mungon,shpirt te dua''
    tani vetem dicka kerkoje me falesh qe kam gabuar
    E di qe ndoshta nuk e meritoj,por nese vertet me ke dashur
    mund edhe te me falesh sepse tani edhe une te dua.
    te lutem...me fal te lutem''''
    vetem ty te kam

    <SHPRESOJ TE PAKTEN MOS TE ME KESH HARRUAR>
    ________________________________________
    (aty ku gjithcka eshte e zbrazet ____________________
    aty gjendem une)
    Ndryshuar për herë të fundit nga FABIAN_20 : 11-01-2006 më 08:19

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261
    se di nese jam gabim por nje poete Elizabeth Browning (me duket) u dashurua ne kete menyre, me Robert Browning qe admironte poezit e saja dhe vendosi ti shkruante...dhe pastaj u martuan
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  6. #6
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    hej shume te bukura keto letra por une personalisht nuk i kam qejf as e_mailet as telefonat per keto pune ! me mire eshte tia thuash tere ate 'dashuri' qe ndien kur e ke perballe ! mgjth ju e dini vete si i beni keto pune ! meqe ra fjala nje poezi nga mua !!! diten qe ty te takova me gjithe shpirt e mallkova!ne ate moment skllavi yt u bera kurse ti gardiania e zemres time ! tani rri e vuaj ne qeline e erret te vetmise, ndersa ti ,aty krenare qe ke ne dore lirine time ! tani vdekja duket me e bukur !!!...
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  7. #7
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Crazy qe ka postuar letrat e dashurise ketu, e sheh pyetjen ne kendveshtrimin virtual.Ndersa letrat e dashurise nuk jane te kufizuara vetem virtualisht.Dmth goca thote qe nuk i duket reale nje leter e tille qe i vjen nga nje djale qe as nuk ka shkembyer dy fjale me te ne realitet.Dhe i jap te drejte..normale eshte qe mos te besosh

    Letra dashurie kane cuar shume shkrimtare te medhenj vajzave qe kane pelqyer.Nuk kane qene gjera virtuale por thjesht pamundesia per tja shprehur ndjenjat ne pak kohe qe kane qene njohur. Kjo ben qe mbasi te kaloje disi koha te vije nje cast e te linde deshira ti shkruash nje leter ku shpreh pasionin dashuror.Kuptohet ne mungese te pranise personit.

    Normale qe ne leter shprehesh me kollaj me bukur dhe arrin te ia injektosh tere pasionin qe ke per te ne nje menyre shume efikase.

    Pamvaresisht se une jam i mendimit se vajzat nuk i pelqejne shume propozimet ne letra..hahah
    Ndryshuar për herë të fundit nga FLORIRI : 11-01-2006 më 14:03
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  8. #8
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Perderisa ka njerez qe e kane bere, mund te shprehesh dashurine me ane te nje letre. Madje dhe vete e kam bere shume kohe me pare. Puna eshte se ne pergjithesi gocat nuk e vleresojne kete. Mire bejne ne fakt. Perderisa ndjen dicka duhet ta perballosh ate qe ndjen duke e pare pesonin ne sy. Kjo eshte gjeja me e mire.
    Ezekiel 25-17.

  9. #9
    i/e larguar Maska e DINA
    Anëtarësuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    I ♥ New York
    Postime
    103
    Mund ta shprehni dashurine Ne nje Leter?
    Varet nga rethanat dhe mundesia. Mbase ai/ajo e shpreh me lehte ate ne te shkruar se sa ne te folur.

    Per mua eshte si te isha e verbuar dhe e mbyllur ne vetvete po ta shprehja dashurine vetem ne letra.



    ===================Me respekt DINA=============

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Drita_Love
    Anëtarësuar
    06-11-2005
    Vendndodhja
    SWEDEN
    Postime
    101

    Leter dashurie...

    Unë besoj që dashuria mund të shprehet shumë mirë në leter.

    Ka njerëz të cilët besojnë që më së miri shprehet fizikisht (heheh),

    por një leter nga i dashuri, hmmm...do të ishte fantazi
    Dua te jem e lirë,te fluturoj,ZOTIN ta gjej dhe përjetoj, që ne momentin e vdekjes të mos mendoj që kurrë as nuk jetova!

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Veprat dhe cilesite e besimtarit te vertete te Zotit
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-07-2012, 10:39
  2. Cilat jane meritat kombetare te Nene Terezes?
    Nga altruisti_ek84 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 15:49
  3. Mbi dashurine
    Nga ani-ani80 në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-03-2006, 12:05
  4. Personit te vetem qe me riktheu ne jete.
    Nga studente22 në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 05-11-2005, 11:08
  5. Koncepti i Dashurisë Kristiane
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •