
Postuar mė parė nga
Davius
Një studim mjekësor ka bërë të ditur se rreth 10 milion fetuse të seksit femër janë abortuar në Indi gjatë 20 vjetëve të fundit si rezultat i preferencave për djem.
Raporti i botuar në gazetën mjekësore The Lancet fajëson për këtë përdorimin e skanerave që u tregojnë familjeve nëse fëmija mund të jetë djalë apo vajzë.
Studimi arriti në përfundimin se gratë kishin më shumë mundësi të lindnin djalë nëse fëmija e parë ishte vajzë.
Një raport tjetër i botuar vitin e kaluar paralajmëronte se aborti po shkakonte një mungesë balance midis meshkujve dhe femrave në Indi.
BBC.co.uk/albanian
Krijoni Kontakt