Nuk e di Drite nese do te them ndonje gje per se mbari, por mendoj keshtu :
Per mua, mund te kete nje jete pa kuptim, por jo nje jete pa qellim. Nje jete pa qellim nuk do te quhej jete, mendoj une. Mund t'i vinim nje emer tjeter, vegjetim per shembull. Por qellimi nuk eshte i parashkruar ndaj nesh. Askush nuk lind me qellime te paracaktuara.
Sigurisht qe jetojme per te vdekur. Vdekja udheton me ne ne ēdo ēast te jetes sone, ajo eshte e ngulur thelle ne ēdo damar te trupit tone. Madje eshte vdekja ajo e cila na sjell ne vete dhe na thote : "Ej zoteri, mos harro qe po te pres, bej ē'ke per te bere, dhe ikim pastaj". Dashuria per shembull, eshte ajo qe e lufton me se miri vdekjen. Kur jemi te dashuruar, permasa e kohes tejzgjatet ne pafundesi. A nuk i themi se dashures : "te dua perjetesisht", "dashuria ime eshte e pakufishme", "te dua ne jete te jeteve" ? E ku do te ishte qellimi i nje jete te arrire ? Per mua do te ishte jetesa ne syte e asaj qe duam. Nuk e di si tingellon kjo, por kam deshire ta mendoj kete.
A vdes njeriu kur ai i ka plotesuar te gjitha qellimet ? Nuk e di, por mendoj se qellimet e njeriut nuk perfundojne kurre. Nje njeri qe ka hequr dore per te jetuar, dmth qe i eshte nenshtruar fatit, sigurisht qe ai nuk ka qellime, por ama ai as dhe nuk jeton. Eshte i gjalle por nuk jeton. Eshte gjallese por jo njeri.
Mungesa e qellimeve, e pikesynimeve e nxjerrin njeriun krejt lakuriq perpara kotesise se tij, ndersa te paturit e qellimeve vetem sa e fsheh dhe e maskon kete kotesi.
Mendoj qe per qe njeriu te mos ndjehej bosh dhe kot do te duhej qe ēdo njeri te fshihte kotesine e njeriut qe ai do, kotesi kjo e pare vetem nga kendveshtrimi i ketij te fundit. Njeriu qe une dua eshte njeriu me i plote ne kete bote, njeriu me i pazevendesueshem, por po ky njeri, i pare nga vetja e tij perbrenda vetes, rezulton krejt kot. Prandaj, eshte detyra ime qe une t'ia lehtesoj kete barre, ashtu siē ai kujdeset te me largoje prej sysh kotesine time perbrenda vetes. Dhe kete e realizon dashuria, mendoj une. Koha tretet, zhduket, asgjesohet. Ne dashuri jetohet jashte-kohes. A eshte dashuria Zoti ? Qe te dy jashte kohes ? Nuk e di.
Kaq Drita, te pershendes

Krijoni Kontakt