Bravo Indrit su lodhe duke shkrujt besoj se ka 2 vjet qe nuk jam fut ne ket forum por ja perseri te gjeta ja kalofsh mir vellacko.
Vetem vazhdo se ti shkruan bukur me pelqen te lexoj shkrimet e tua.
Shkupjani
Bravo Indrit su lodhe duke shkrujt besoj se ka 2 vjet qe nuk jam fut ne ket forum por ja perseri te gjeta ja kalofsh mir vellacko.
Vetem vazhdo se ti shkruan bukur me pelqen te lexoj shkrimet e tua.
Shkupjani
Nese njeriu nuk e ka nji gjė pėr tė cilėn duhet tė vdes,ska vler jeta e tij nė kėt botė...
Veprat e mira nė kohėra tė vėshtira
Jeta e shpirtit
Prej gjėrave mė tė rrezikshme pėr umetin ėshtė boshllėku shpirtėror, i cili e shkatėrron energjinė dhe e thėrrmon elanin rinor. Shpirtin e vdekur nuk e ngjallin goditjet edhe nėse ndryshon gjendja ose shtohen krizat. Asgjė nuk e pėrmbush nevojėn e shpirtit dhe nuk e ngjall sikurse adhurimi ndaj All-llahut, subhanehu ve teala.
Nevoja pėr adhurim ndaj All-llahut ekziston nė ēdo kohė, e sidomos nė kohėrat e vėshtirėsisė dhe krizave, kur njerėzit i kaplon stresi, destabilizimi, frika nga ardhmėria, trishtimi nga e panjohura dhe rezerva nga ndodhitė. Nė kėto kohėra asgjė nuk ua mbush zemrat me qetėsi dhe stabilitet sikurse adhurimi. Adhurimi me pėrulje dhe i sinqertė i jep besimtarit zemėr tė fuqishme, mendje tė matur, mendim largpamės, i cili i sheh gjėrat me syrin e basiras, andaj ėshtė i balancuar nė ballafaqimin me ndodhitė, ėshtė stabil, luan rolin e duhur nė pėrkrahjen e tė vėrtetės, ka pikėnisje tė sigurt, me hapa tė numėruar dhe kohė tė shfrytėzuar maksimalisht.
{وَلِلَّهِ غَيْبُ السَّمَوَاتِ وَالأَرْضِ وَإلَيْهِ يُرْجَعُ الأَمْرُ كُلُّهُ فَاعْبُدْهُ وَتَوَكَّلْ عَلَيْهِ وَمَا رَبُّكَ بِغَافِلٍ عَمَّا تَعْمَلُونَ} [هود: 123].
"Vetėm All-llahut i takon dija pėr fshehtėsitė e qiejve dhe tė tokės, ēdo ēėshtje i kthehet (nė kompetencė) vetėm Atij, pra adhuroje Atė, mbėshtetu tek Ai, se Zoti yt nuk ėshtė i panjohur pėr atė qė veproni". (Hud: 123).
Pėr kėtė shkak Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thėnė:
«العبادة في الهَرْج كهجرة إليّ»(1).
"Adhurimi nė kohėn e trazirave ėshtė sikurse hixhreti (shpėrngulja) te unė". (Transmeton Muslimi).
Ėshtė njė pėrshkrim shumė i bukur, i pėrshtatet gjendjes se njeriut gafil, tė shkujdesur nga adhurimi, tė cilin e ka kapluar plogėshtia, mungesa e ambicies, humbja e kėnaqėsisė sė adhurimit, mu ashtu siē i ka humbur kėto domethėnie ai qė nuk ėshtė shpėrngulur te Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Gjendja e njeriut tė dhėnė pas adhurimeve, i cili kėnaqet me to, i kapur pėr udhėzimin e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i pėrshtatet gjendjes sė atij qė ėshtė shpėrngulur te Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i cili atė e ka shembull dhe qetėsohet me qėndrimin afėr tij.
■ Adhurimi nė kohėrat e trazirave dhe sprovave
Pėr ta kuptuar sa ma mirė hadithin e mėsipėrm, duhet tė kuptojmė se adhurimi nė kohėn e trazirave realizohet nė tre etapa:
Njė: pėrqendrimi nė fe, ruajta e fesė dhe mbetja nė kėtė rrugė. Sado qė kemi angazhime, joshje, kėrcėnime, oferta, etj. pėr tė heshtur tė kotėn apo pėr tu dakorduar me tė keqen ne nuk duhet tu nėnshtrohemi por duhet tu qėndrojmė pėrballė. All-llahu, azze ve xhel-le, thotė:
{وَإن كَادُوا لَيَفْتِنُونَكَ عَنِ الَّذِي أَوْحَيْنَا إلَيْكَ لِتَفْتَرِيَ عَلَيْنَا غَيْرَهُ وَإذاً لاَّتَّخَذُوكَ خَلِيلاً (73) وَلَوْلا أَن ثَبَّتْنَاكَ لَقَدْ كِدتَّ تَرْكَنُ إلَيْهِمْ شَيْئاً قَلِيلاً (74) إذاً لأَذَقْنَاكَ ضِعْفَ الْـحَيَاةِ وَضِعْفَ الْـمَمَاتِ ثُمَّ لا تَجِدُ لَكَ عَلَيْنَا نَصِيراً} [الإسراء: 73 - 75] .
"Nė tė vėrtetė ata (idhujtarėt) gati arritėn tė sprovojnė ty nga ajo qė Ne ta shpallėm, e tė trillosh tjetėr nga ēka tė shpallėm, e atėherė do tė zinin ty mik. Dhe sikur Ne tė mos tė kishim forcuar ty, ti gati anove diēka pak te ta. E atėherė Ne do ta shijonim mundimin dyfish tė kėsaj jete dhe dyfish tė jetės tjetėr, e pastaj ti nuk do tė gjeje mbrojtės kundėr nesh". (El-Isra: 73- 75).
Dy: ta bėjė besimtari njė adhurim tė cilin mė herėt e kishte braktisur, e ta bėjė duke shpresuar shtimin e shpėrblimit, sepse secili adhurim la veēoritė dhe ndikimet e veēanta, andaj realizimin e kėtij adhurimi e bėn pėr ti fituar kėto shpėrblime dhe ndikime, sidomos nė kohė tė trazirave, sprovave, shkujdesin e njerėzve, dobėsimin e fesė dhe braktisjen e shumė detyrave dhe suneteve.
Tre: ta shton adhurimin tė cilin edhe mė herėt e ka bėrė, domethėnė ta shton namazin, bamirėsinė, kujdesin pėr farefisin, arsimimin e tjerėve, thirrjen nė fe, etj.
■ Mejdan i gjerė
Adhurimi nuk ėshtė i kufizuar nė disa rituale dhe veprime tė caktuara, por nė kuptimin e gjerė domethėnė: "Ēdo gjė tė cilėn e do All-llahu dhe ėshtė dakord me te, qofshin fjalė ose vepra, tė dukshme ose tė brendshme".
Kategoritė e adhurimeve:
1- Adhurimi pėr nga ndikimi ndahet nė dy grupe:
Njė Adhurime me dobi jokalimtare, sikurse ėshtė tesbihu, namazi, itikafi, umreja, etj.
Dy: adhurime me dobi kalimtare, sikurse ėshtė sadakaja, thirrja nė fe tė Zotit, urdhėrimi nė tė mirė dhe ndalimi nga e keqja, etj.
2- Adhurimi pėr nga bashkimi ndahen nė:
Njė: adhurime individuale, sikurse ėshtė sinqeriteti, veprat e zemrės, etj.
Dy: adhurime kolektive, sikurse ėshtė bashkėpunimi nė bamirėsi dhe devotshmėri.
3- Adhurimet pėr nga ambicia ndahen nė :
Njė: Dėshirė pėr ta bėrė njė vepėr dhe realizimi i kėsaj vepre. Shpėrblimi i kėsaj vepre rritet deri nė shtatėqind fish.
Dy: Dėshira pėr ta bėrė njė vepėr dhe mos realizimi i saj. Shpėrblimi pėr kėtė vepėr ėshtė njė sevap.
Tre: dėshira pėr ta bėrė njė tė keqe dhe braktisja e saj nga frika prej All-llahut. Ky njeri e fiton njė shpėrblim tė plotė.
Ka disa adhurime qė ndėrpriten me ndėrprerjen e tyre dhe disa mbeten dhe vazhdojnė pėrderisa mbetet dobia dhe pėrfitimi prej tyre, sikurse ėshtė dija e dobishme, sadakaja rrjedhėse, fėmija i mirė, i cili lutet pėr prindėrit e vet, etj.
Disa adhurime duken tė vogla nė dukjen e jashtme, mirėpo bėhen shumė tė mėdha me nijet tė mirė, kurse disa duken shume tė mėdha tek njerėzit, mirėpo zvogėlohen pėr shkak nijetit tė prishur. Pėr kėtė shkak Abdullah ibėn Mubareku, rahimehull-llah. Ka thėnė:
«ربَّ عمل صغير تعظمه النية، وربَّ عمل كبير تصغره النية»(1).
"Sa vepra tė vogla i zmadhon nijeti dhe sa vepra tė mėdha i zvogėlon nijeti". (Shiko: "Ihjau ulumidin", 4/364 dhe "Xhamiul-Ulumi Vel-Hikemi", 1/13).
4- Adhurimet pėr nga nijeti ndahen nė:
Njė: veprime ku domosdo duhet sinqeriteti, sikurse ėshtė namazi, zekati, mėsimi i fesė, etj.
Dy: vepra tė rėndomta, mirėpo me nijet tė mirė shndėrrohen nė adhurim, sikurse ėshtė ngrėnia, shpenzimi pėr familjen, marrėdhėniet intime, mėsimi i shkencave natyrore dhe humane, argėtimi, etj. pėr kėtė shkak Fudajl ibėn Ijadi, rahimehull-llah, ka thėnė:
«عبادات الغافلين عادات، وعادات الذاكرين عبادات».
"Adhurimet e neglizhentėve janė vepra tė rėndomta, kurse veprat e rėndomta tė pėrkujtuesve janė adhurime".
Disa adhurime janė mė parėsore pėr disa njerėz ose tė veēanta pėr ta, sikurse ėshtė ēėshtja e xhihadit pėr ata qė janė nė ruajtjen e kufirit, ose ndalimi i tė keqes me dorė pėr ata qė kanė pushtet, ose dhėnia e fetave dhe sqarimi i fesė pėr ata qė janė dijetarė, thirrja nė fe dhe mėsimi i fesė pėr ata qė janė ligjėrues, mėsues dhe pedagog, ose ruajtja e nderit pėr ata qė punojnė nė vende ku ka hapėsirė pėr tė humbur nderin dhe moralin, etj.
Nė kėtė mėnyrė njeriu jeton nė mejdanin e gjerė tė adhurimeve, sa herė qė pėrfundon njė adhurim futet nė tjetrin.
Nėse dikush parashtron pyetjen: si ta pėrcakton njeriu rrugėn e tij nė mesin e kėtyre adhurimeve tė llojllojshme dhe tė shumta, si ti del nė ndihmė fesė dhe adhurimit tė Zotit tė vet?
I pėrgjigjemi duke i thėnė: mere njė laps dhe shėnoi tė gjitha adhurimet dhe veprat e mira nė njė listė, pastaj zgjodhi adhurimet dhe veprat e mira tė cilat mund ti bėsh, pastaj caktoi ato qė janė mė tė rėndėsishme dhe me shpėrblim mė tė madh, pastaj braktisi ato vepra qė tė largojnė prej kėtyre adhurimeve dhe veprave tė mira dhe le tė shfrytėzon ēdo rast dhe mundėsi, sepse ymri ėshtė i shkurtėr, shanset nuk vazhdojnė gjatė kohė, kurse arrin sukses nė kėtė rrugė ai tė cilit All-llahu i ndihmon.
■ Shto adhurimet
Aq sa ma shumė shtohen vėshtirėsitė dhe detyrat, aq mė tepėr shtohet nevoja pėr adhurim. All-llahu, subhanehu ve teala thotė:
{يَا أَيُّهَا الْـمُزَّمِّلُ (1) قُمِ اللَّيْلَ إلاَّ قَلِيلاً (2) نِّصْفَهُ أَوِ انقُصْ مِنْهُ قَلِيلاً (3)أَوْ زِدْ عَلَيْهِ وَرَتِّلِ الْقُرْآنَ تَرْتِيلاً (4) إنَّا سَنُلْقِي عَلَيْكَ قَوْلاً ثَقِيلاً} [المزمل: 1 - 5]
"O ti i mbėshtjellur! Ngrihu pėr falje natėn, pėrveē njė pjese tė vogėl tė saj. Gjysmėn e saj ose diē mė pak se gjysmėn. Ose shto diē prej saj dhe Kur'anin lexoje me vėmendje. Ne do tė shpallim ty fjalė tė rėndė (tė madhe)". (Muzemil: 1-5).
Ēdo herė qė pėrmenden kurthet e armiqve tė Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem pėrmendet edhe urdhri pėr tu marrė me lloj lloj adhurimesh. All-llahu, azze ve xhel-le, thotė:
{فَاسْتَقِمْ كَمَا أُمِرْتَ وَمَن تَابَ مَعَكَ وَلا تَطْغَوْا إنَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرٌ } [هود: 112]
"Ti (Muhammed) pėrqėndrohu vendosmėrisht ashtu si je i urdhėruar, e bashkė me ty edhe ata qė u penduan (prej idhujtarisė), e mos tejkaloni (kufijtė e caktuar), se mė tė vėrtetė Ai ėshtė shikues i asaj qė veproni". (Hud: 112).
{وَاتَّبِعْ مَا يُوحَى إلَيْكَ وَاصْبِرْ حَتَّى يَحْكُمَ اللَّهُ وَهُوَ خَيْرُ الْحَاكِمِينَ } [يونس: 109]
"Ti ec pas asaj qė tė shpallet dhe bėhu i durueshėm derisa All-llahu tė gjykojė. Ai ėshtė mė i miri i gjykatėsve!". (Junus: 109).
{وَاذْكُر رَّبَّكَ فِي نَفْسِكَ تَضَرُّعاً وَخِيفَةً وَدُونَ الْـجَهْرِ مِنَ الْقَوْلِ بِالْغُدُوِّ وَالآصَالِ وَلا تَكُن مِّنَ الْغَافِلِينَ } [الأعراف: 205].
"Ti pėrmende Zotin tėnd nė vete (heshtas), me respekt e me drojė, jo me shprehje tė larta, (pėrmende) nė mėngjes e nė mbrėmje dhe mos u bė prej atyre qė nuk kanė kujdes". (El-A'raf: 205).
■ Dėshtimi
Dėshtim shumė i madh ėshtė privimi i njeriut nga adhurimet qė mund ti bėn nga shkaku i pėrtesės, paaftėsisė, mėdyshjeve apo iluzioneve qė e largojnė nga ato adhurime. Angazhimi i tij me debate, polemika, bisedat rreth dijetarėve dhe veprave tė ndryshme, duke mos u angazhuar vet me vepra tė dobishme, madje dikush edhe ia lejon vetes luksin e kritikave, hulumtimin e mangėsive pėr tė neglizhuar dyert e veprave tė mira qė i ka afėr vetes, kjo aspak nuk i ndihmo atij nė kėtė drejtim.
Disa njerėz mjaftohen tė participojnė emocionalisht me veprat e njerėzve, gėzohen me tė mirėt kur bėjnė mirė dhe mėrziten pėr fatkeqėsitė e ndryshme qė i kaplojnė ata.
Disa tė tjerė kanė dėshirė, vendosmėri dhe insistim, mirėpo duke qenė nė shoqėrim tė njerėzve pėrtacė, krejt kjo energji shndėrrohet nė heroizėm nė mejdan tė veprave tė lejuara, udhėtime tė ndryshme, shoqėrim pa ndonjė pėrfitim, ndeja nate, etj.
Dėshtim ėshtė edhe preokupimi i njeriut me adhurimi qė nuk mund ti realizon, e angazhohet dhe planifikon si tė realizon ato adhurime duke i lėnė pas dore ato tjerat qė mund ti realizon. I kėtillė ėshtė njeriu i cili nuk mund tė shkon nė mejdanin e xhihadit, e duke u angazhuar pėr tė shkuar nė atė mejdan le pas dore mėsimin e fesė, veprat tjera tė mira, thirrjen nė fe, urdhėrimin nė tė mirė dhe ndalimin nga e keqja, etj. Po tė ishte vetėm kjo, do tė thoshim, se kjo ėshtė dėshtim i vogėl, mirėpo, nėse fillon ti largon njerėzit nga kėto vepra tė mira, duke i ndėrlidhur ngushtė me xhihadin, pėr lėnien e tė cilit ka arsye, atėherė kjo ėshtė dėshtimi i madh. E njėjta vlen edhe pėr ata qė angazhohen me vepra tė lejuara nė llogari tė suneteve dhe farzeve, apo angazhohen me vepra me dobi tė vogėl, tė cilat nuk i pėrkasin atij e as ai ėshtė meritor pėr to. Ai me kėtė veprim e dezorienton zemrėn e vet dhe i angazhon tjerėt me gjėra qė nuk u sjellin dobi as nė dynja e as nė ahiret.
■ Suksesi
Prej suksesit, tė cilin ia dhuron All-llahu, azze ve xhel-le, njeriut, ėshtė vazhdimi nė vepra tė mira. Vazhdimi dhe mos ndėrprerja nga veprat e mira jep fryte tė mėdha dhe All-llahu, tebareke ve teala, lėshon bereqet nė to edhe pse janė tė pakta.
Aisheja, radijallahu anha, tregon se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:
«أحب الأعمال إلى الله أدومها وإن قلّ».
"Veprat mė tė dashura te All-llahu janė ato tė vazhdueshmet edhe pse janė pak". (Muslimi, nr. 6464).
Ibėn Rexheb Hanbeliu, rahimehull-llah, thotė:
"Ai qė ecė nė vepra qė paraqesin respekt ndaj All-llahut, me aq sa ka mundėsi dhe mesatarisht, le tė pret myzhde, ai do tė arrijė qėllimit dhe do t'ia kalon atij qė pa ndalur pėrpiqet nė vepra tė mira, sepse vlerat nuk qėndrojnė te sasia e madhe e veprave trupore, por nga fakti sa janė tė sinqerta pėr All-llahun, sa janė nė pėrputhje me sunetin e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe sa janė tė mbushura zemrat me njohje tė All-llahut dhe vepra tė mira. Ai qė mė sė miri njeh All-llahun, fenė, dispozitat dhe ligjet e Tij, ai mė tepėr i frikohet, e do dhe e shpreson Atė. Ky njeri ėshtė mė i miri se ai qė nuk ėshtė kėshtu edhe pse ky ka mė shumė vepra tė gjymtyrėve". (Shiko: " El-Mehaxhe fi sejri ed-Dulxhe", fq. 52 dhe 53).
Suksesi mė i madh i besimtarit qėndron nė faktin qė tė jetė i bekuar kudo qė gjendet, i cili i afrohet All-llahut me adhurimin, i cili i pėrshtatet kohės, vendit dhe gjendjes, qoftė fjalė, vepėr, shpresė, braktisje, thirrje apo urdhėr.
Suksesi mė i madh i besimtarit ėshtė qė ti arrijė vdekja duke e pėrmbyllur atė me veprat mė tė mira, duke qenė i dorėzuar edhe me zemėr edhe me trup para All-llahut.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thot:
«إن الله إذا أراد بعبده خيراً استعمله قبل موته. قالوا: يا رسول الله! وكيف يستعمله؟ قال: يوفقه لعمل صالح ثم يقبضه عليه»(4).
"Nėse All-llahu ia do tė mirėn njeriut e pėrdor para se tė vdes". I thanė: i Dėrguar i All-llahut, si e pėrdorė? Tha: "I jep sukses nė vepra tė mira dhe pastaj ia merr shpirtin nė kėtė vepėr". (Hadithi ėshtė sahih, transmeton Ahmedi dhe Tirmidhiu).
Pėr kėtė shkak prej lutjeve tė Jusufit, alejhisselam, ishte edhe kjo qė e tregon All-llahu, azze ve xhel-le, pėr te nė Kuran:
{تَوَفَّنِي مُسْلِمًا وَأَلْـحِقْنِي بِالصَّالِـحِينَ} [يوسف: 101].
"... mė bėn tė vdes musliman dhe mė bashko me tė mirė!". (Jusuf: 101).
Kėtė shpresė mund ta kemi nėse zemra e besimtarit lidhet ngushtė me All-llahun, subhanehu ve teala, dhe i cakton vetes projekt tė pėrmirėsimit, me tė cilin i afrohet All-llahut, subhanehu ve teala dhe u bėn dobi besimtarėve, nėse jeton me kėtė projekt, bėhet preokupimi i tij kryesor, e angazhon tėrėsisht mendimin e tij me te, vepron seriozisht pėr realizimin e tij dhe duron nė kėtė rrugė sado qė ėshtė e gjatė ajo. All-llahu, tebareke ve teala, thotė:
{يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اصْبِرُوا وَصَابِرُوا وَرَابِطُوا وَاتَّقُوا اللَّهَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ} [آل عمران: 200].
"O ju besimtarė, bėni durim, bėhuni tė qėndrueshėm kundėr armikut, rrini tė pėrgaditur dhe, qė tė shpėtoni, ruajuni dėnimit tė All-llahut". (Ali Imran: 200).
Sui generis
Selamun alejkum Allahu xh.sh ju shperbleft me xhenet per keto postime qe i keni bere.
mendoj se keni ber gjen me te mir te mundshme sitin tuaj qe i jep minci dhe emigranteve neper bot te lexojn ne gjuhen e tyre dhe ti falen zotit te madherushem se vetem duke lexuar per te mund ta kuptosh kush je dhe cili esht misioni yt. ju falenderoj me zemer se ishte e nevojshme qe te lexoja.
Krijoni Kontakt