Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 35
  1. #21
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Agjėrimi

    Kur tė agjėrosh pėrpiqu tė pengosh egon nga ndjekja e epsheve sepse agjėrimi ėshtė kufi pėr kėndjet e brendshme. Nė tė ėshtė pastėrtia e zemrės dhe ushtrimi i trupit; ėshtė pėrkujtesa pėr bamirėsi ndaj varfanjakėve, kthim kah Allahu dhe falėnderim pėr tė gjitha begatitė tė cilat Zoti na ka dhuruar. Dhurata e Zotit tė Madhėruar qė tė mundėsoi tė agjėrosh ėshtė mė e madhe nga mundėsia qė ke t’i falėnderohesh pėr kėtė.
    Injoranca nuk zhduket me top

  2. #22
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Zekati

    ēdo pjesėz e trupit tėnd ka zekatin (“taksėn”) tė cilėn detyrohet ta japė.

    - Zekati i zemrės: ėshtė pėrsiatja mbi madhėrinė, urtinė, fuqinė, dėshmitė, begatitė dhe mėshirėn e Allahut.

    - Zekati i syrit: ėshtė tė parėt pėr tė marrė mėsim dhe tė kthyerit e vėshtrimit prej epsheve tė ndaluara.

    - Zekati i veshit: ėshtė tė dėgjuarit e asaj nė ēka ėshtė shpėtimi yt.

    - Zekati i gjuhės: ėshtė nė tė thėnėt e asaj qė tė afron tek Allahu i Madhėruar

    - Zekati i dorės: ėshtė largimi i saj nga e keqja dhe shtrirja e saj drejt sė mirės.

    - Zekati i kėmbės: ėshtė qė me tė tė ecė atje ku ėshtė mirė pėr zemrėn tėnde.
    Injoranca nuk zhduket me top

  3. #23
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Haxhi

    Kur njeriu dėshiron tė shkojė nė haxh duhet tė bėjė nijet qė kėtė vepėr ta kryejė duke u frikėsuar se mos i refuzohet. Pastaj duhet tė pėrgatitet si ai i cili ka pak shpresė se do rikthehet; tė nisė tė zbukurojė sjelljen me tė tjerėt, tė pastrohet me veshjen e rrobės sė bardhė tė ihramit nga pasionet e tij; tė pastrohet nga mėkatet dhe t’i veshė rrobat e sinqeritetit e tė besnikėrisė; tė kthehet kah Zoti qė t’i pėrgjigjet thirrjes sė tij: “Ja ku jam pėr ty o Allah, ja ku jam. Ja ku jam; i pashoq Ti je; ja ku jam. Vėrtet gjithė lavdėrimi, begatia dhe sundimi janė tė Tuat, i pashoq Ti je.”
    Kur tė vijė nė Xhaminė e Shenjtė le tė bėjė rrotullimin adhurues edhe me zemrėn e tij; le ta pastrojė jashtėsinė dhe brendėsinė e vet kur tė jetė nė Safa; kur tė vrapojė le t’ia paraqisė vetes ikje nga shprehitė e rėndomta; le t’i pranojė mėkatet e veta nė Arafat, nė Muzdelife gjatė gjuajtjes sė gurėzve, le tė hedhė me to pasionet e veta dhe kėshtu t’i afrohet Allahut; le t’i flijojė kėndjet e tij; (le tė shkrihet vllazėrisht me karvanin e miqve tė respektuar tė Ka’bes); le ta puthė gurin e kėnaqėsisė me caktimin e Allahut tė Madhėruar dhe le tė pėrshendet me tė gjithė tė tjerėt veē Allahut kur ta bėjė tavafin e lamtumirės.

    ps.
    Safa, merve, muzdelife, jane vende qe vizitohen gjate haxhit.
    Tavaf, eshte rrotullimi adhurues rredh gurit te zi qe kabes.
    Injoranca nuk zhduket me top

  4. #24
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Paqėtimi

    Kėrko pėr veten paqėtim (shpėtim), sepse ai qė e kėrkon mbase ndonjėherė edhe e gjen…Sa ėshtė i nevojshėm ai nė njė botė sprovash…
    Paqėtimi arrihet me tė zotėruarit e vetes (egos); por nėse pėr kėtė nuk je nė gjendje, atėherė tėrhiqu nė meditim, por kjo nuk ėshtė e barabartė me zotėrimin e vetes. Nėse nuk tėrhiqesh, atėherė pėrmbaju heshtjes, por ajo nuk ėshtė e barabartė me tėrheqjen. Nėse nuk hesht, atėherė pėrpiqu tė flasėsh vetėm atė qė tė sjell dobi.
    Nėse dėshiron paqėtim mos iu kundėrvi tė paditurit qė tė kundėrshton dhe mos u grind, nėse tė thotė “Unė jam!”, thuaji “Je ti”…
    Paqėtimi ėshtė nė tė dalėt nga qerthulli i pėrditshmėrisė sė rėndomtė, dalja nga ky qerthull arrihet me braktisjen e lakmisė, kjo braktisje arrihet duke mos u pėrpjekur tė mėsosh atė qė Zoti e ka caktuar tė ndodhė. Zoti i Madhėruar thotė: “A nuk mjafton vetė Allahu pėr robin e Tij?!” (el-Zumer, 36).
    Injoranca nuk zhduket me top

  5. #25
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Veēimi

    Nė veēim ėshtė ruajtja e gjymtyrėve, ēlirimi i zemrės, zvogėlimi i detyrimeve ndaj njerėzisė, mbyllja e dyerve tė kėsaj bote, thyerja e armės sė djallit dhe fuqizimi i jashtėsisė e brendėsisė tėnde.
    Isai as.(jezusi) thuhet tė ketė thėnė: “Sundoje gjuhėn tėnde dhe tė tė mjaftojė shtėpia jote. Njerėzit kanė qenė ilaē me tė cilin shėroheshe kurse tani janė bėrė helm nga i cili duhet shėruar.”

    U pyet nje njeri i urte: pėrse nuk pėrzihej me njerėzit dhe u pėrgjigj: “Si tė pėrzihem me ata tė cilėt vetėm vėzhgojnė mangėsitė e mia… Kush gjen prehje nė vetmimin me Zotin, kėrkon veēimin prej njerėzve.”
    I Dėrguari i fundit Muhamedi as. ka thėnė: “Do tė vijė ruajtja e fesė do tė jetė si mbajtja e prushit nė dorė…”
    Injoranca nuk zhduket me top

  6. #26
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Adhurimi

    Pėrkushtoju detyrave fetare (farzeve) sepse vetėm kėshtu arrin tė bėhesh ai qė duhet tė jesh.
    Qė tė ruash pėrkushtimin tėnd nė to, shtoji edhe mė tej tė detyrueshmes; e sa mė shumė t’i shtosh adhurimet, aq mė shumė pėrpiqu pėr frikėn dhe falėnderimin.
    Jahja bin Muadh ka thėnė: “Cuditem me atė qė shqetėsohet pėr tė pėlqyeshmen dhe harron tė detyrueshmen.”
    Ebu Bekr el Verraku thotė: “Sakrifiko katėr gjėra pėr katėr tė tjera:
    Tė pėlqyeshmet pėr tė detyrueshmet
    Jashtėsinė pėr brendinė
    Merakun pėr njerėzit me atė pėr veten
    Tė folurit pėr veprate mira me fshehjen e tyre.
    Injoranca nuk zhduket me top

  7. #27
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    Tė menduarit

    Mendo mbi fjalėt e Allahut tė Lartėsuar: “Vėrtet ka qenė dikur njė periudhė kur njeriu nuk ekzistonte fare si diēka e pėrmendur.” (el-Insan, 1)
    Vėshtroje gjendjen tėnde dhe mendo sa ka kaluar nga kjo botė, e sa i vogėl je ti! A ka jetuar dikush pėrgjithmonė? Ajo ēka ka mbetur i pėrngjan asaj qė ka kaluar, si uji qė vjen befas ujit qė shkoi.
    Nuhut as. i ėshtė thėnė: “Si tė duket kjo botė, o i Dėrguari mė jetėgjatė i Zotit?”. Thuhet se ėshtė pėrgjigjur: “Ashtu si dhoma qė ka dy dyer; nė njėrėn hyra e nga tjetra dola”.
    Mendo pėr mė pas!

    Ketu, erdhem ne fund te shtegut po ju e te mendoni ashtu sic do mendoj edhe une, nderkohe shpresoj ka kaloni shume here ne lexim kete shteg, sepse do te shohesh qe eshte shtegu qe fton ne shpetim dhe te shpie drejt drites hyjnore qe nuk shteret kurre.

    Se fundit duhet te dime edhe se: Atij qe Zoti si jep drite, ska drite per te
    Zoti ju nderofte.
    Injoranca nuk zhduket me top

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e XX22
    Anėtarėsuar
    22-10-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    388
    Indrit na trego pak te lutem per hadithet qe ka thene Porfeti Muhamed a.s(paqja dhe meshira e ALLAHUT qofshin mbi te dhe familjen e tij) per ato persona qe do te hyjne ne xhehenet pa asnje detyrim,pra qe eshte e sigurte qe do te hyjne ne xhehenet.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e XX22
    Anėtarėsuar
    22-10-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    388
    Meqe Indriti eshte ne gjume po jap informacionin se mbase i vlen dhe te tjereve.
    Allahu i Lartėsuar thotė nė Kuran: "Sigurisht se ata qė besuan dhe punuan punė tė mira, do tė kenė kopshtet e xhenetit firdeus pėr kėnaqėsinė e tyre." Kehf, 107.

    "(Ata do tė hyjnė ) nė xhenet e adnit tė cilat i Gjithėmėshirshmi ia ka premtuar robėrve tė Tij (nė fshehtėsinė eTij) nė gajb." Merjem, 61.

    1. Shprehja e dy dėshmive dhe punimi me atė qė kėrkojnė ato.

    Nga Ubade bin Samit transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Nuk ka ndonjė qė thotė LA ILAHE IL ALLAH...... nuk ka Zot tjetėr me tė drejtė pos Allahut, i vetėm, pa shok dhe se Muhamedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij dhe se Isai ėshtė fjala e Allahut tė cilėn ia vendosi Merjemes dhe shpirt prej Tij, veēse do ta fusė Allahu atė nė xhenet me atė punė qė ka." Buhariu dhe Muslimi.

    2. Mėsimi dhe numėrimi i Emrave tė Allahut.

    Nga Ebu Hurejre transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Vėrtet, Allahu ka nėntėdhjetė e nėntė emra, kush i mėson dhe i numėron ato do tė hyjė nė xhenet." Buhariu dhe Muslimi.

    Mėsimi dhe numėrimi kėtu ka pėr qėllim besimin e tyre dhe veprimi me atė qė ato kėrkojnė.

    3. Kėndimi i ajetit kursij pas ēdo namazi.

    Nga Ebu Umamete transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Kush lexon ajetin kursij pas ēdo namazi tė detyruar nuk e pengon atė nga hyrja nė xhenet veēse vdekja." Nesai, e saktėsoi Ibėn Haxheri.

    4. Leximi i sures Tebarek.

    Nga Enes bin Malik transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Sure nga Kurani, nuk ėshtė ajo veēse tridhjetė ajete, e ruan pronarin (lexuesin) e saj deri sa tė hyjė nė xhenet dhe ajo ėshtė Tebarek." Taberani, e ka bėrė tė mirė Albani.

    5. Dhėnia e sadakasė.

    Nga Hudhejfja transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Kush jep sadaka duke pasur pėr qėllim kėnaqėsinė e Allahut, i vulos Allahu me tė atij hyrjen pėr nė xhenet.” Ahmeti, e ka saktėsuar Albani.

    6. Kujdesi ndaj jetimit.

    Nga Sehėl bin Sadi transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Unė dhe kujdestari i jetimit jemi nė xhenet kėshtu dhe bėri me shenjė me gishtin tregues dhe gishtin e mesėm, duke lėnė hapėsirė ndėrmjet tyre." Buhariu.

    7. Mos kėrkimi lėmoshė njerėzve.

    Nga Theubani transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Kush mė premton se nuk do tė kėrkojė nga njerėzit lėmoshė i premtoj atij xhenetin." Ebu Dauti dhe Albani.

    8. Ruajtja e gjuhės dhe organeve nga harami.

    Nga Sehėl bin Sadi transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Kush mė siguron mua atė qė ka ndėrmjet dy buzėve dhe atė qė ka ndėrmjet dy kofshėve i siguroj atij xhenetin." Buhariu.

    9. Durimi nė humbjen e tė dashurve prej djemve apo tė tjerėve.

    Nga Ebu Hurejra transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė se Allahu i Lartėsuar thotė: "Nuk ka pėr robin Tim besimtar tek Unė shpėrblim tjetėr kur i marr ndonjė nga tė afėrmit e tij nė dynja dhe ai pėrmbahet (duron) nė kėtė dhe llogarit shpėrblimin veē xhenetit." Buhariu.

    10. Bindja e gruas ndaj burrit.

    Transmetohet nga Ebu Hurejra se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Nėse gruaja fal pesė namazet e saj, agjėron muajin e saj, ruan nderin e saj dhe i bindet bashkėshortit tė saj do tė hyjė nė xhenet nga ēdo derė e xhenetit qė tė dojė." Ibn Hiban, e ka saktėsuar Albani.

    11. Largimi nga mendjemadhėsia, vrazhdėsia dhe borxhi.

    Nga Theubani transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Kush vdes dhe ai ėshtė larg nga mendjemadhėsia, vrazhdėsia dhe borxhi do tė hyjė nė xhenet." Tirmidhiu dhe Albani.

    12. Gruaja e cila vdes nė nifasin e saj.

    Rashid bin Hubejsh trasmeton se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Ai qė vdes nė rrugėn e Allahut ėshtė shehid, ai qė vdes nga mortaja ėshtė shehid, ai qė mbytet ėshtė shehid, ai qė vdes nga sėmundjet e barkut ėshtė shehid, ajo qė vdes lehonė ėshtė shehide dhe atė foshnja e saj e tėrheq pėr kėrthize pėr nė xhenet." Ahmedi, e ka bėrė tė mirė Albani.

    13. Largimi i pengesės nga rruga.

    Transmetohet nga Ebu Hurejra se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Vėrtet, kam parė njė burrė qė rrotullohet nė xhenet tek pema tė cilėn e kishte prerė nė mes tė rrugės dhe qė pengonte njerėzit." Muslimi.

    14. Mėshirimi i kafshėve.

    Ebu Hurejre trasmeton se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Njė burrė pa njė qen i cili po hante baltė nga uria, kėshtu ai mori kėpucėn e tij dhe i dha qenit tė pinte derisa u ngop. E falenderoi Allahu kėtė burrė dhe e futi nė xhenet." Buhariu.

    15. Falja ndaj borxhliut.

    Hudhejfe trasmeton se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Njė burrė vdiq dhe hyri nė xhenet, kur hyri nė tė e pyetėn: ‘Ēfarė pune bėje nė dynja?’ Ai u pėrgjigj: ‘Unė bėja tregti me njerėzit dhe atyre qė mė kishin borxh ua shtyja afatin e shlyerjes, kėshtu qė Allahu e fali atė." Muslimi.

    16. Kush e lut Allahun e Madhėruar t'i dhurojė xhenetin tre herė dhe kush i kėrkon mbrojtje nga zjarri tre herė.

    Nga Enesi transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Kush e lut Allahun tre herė qė t'i dhurojė xhenetin, xheneti thotė: ‘O Zot, bėje kėtė person nga banorėt e xhenetit!’ Dhe kush e lut Allahun tre herė qė ta mbrojė nga zjarri, zjarri thotė: ‘O Zot, nxirre kėtė njeri nga zjarri!" Tirmidhiu, e ka saktėsuar Albani.

  10. #30
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Citim Postuar mė parė nga XX22
    Meqe Indriti eshte ne gjume po jap informacionin se mbase i vlen dhe te tjereve.
    .
    ahahaah vella, me vjen mire qe je aktivizuar per te dhene kontributin tend, nuk eshte e vertete qe kam qene ne gjume por kam qene teper i zene, megjithate po shkruaj vetem dy gjera per pyetjen tuaj.

    Citim Postuar mė parė nga XX22
    Indrit na trego pak te lutem per hadithet qe ka thene Porfeti Muhamed a.s(paqja dhe meshira e ALLAHUT qofshin mbi te dhe familjen e tij) per ato persona qe do te hyjne ne xhehenet pa asnje detyrim,pra qe eshte e sigurte qe do te hyjne ne xhehenet.
    Profeti as thote:SHtate kategori njerezish do ti vendose Allahu nen hijen e fronit te Tij diten kur nuk do te kete hije tjeter pervec kesaj Hijeje.
    1-Prijesin e drejte.
    2-Nje person zemra e te cilit eshte e lidhur me xhamine.
    3-Njeriu qe jep lemoshe me doren e djathte e nuk e merr vesh e majta(pra ne fshehtesi)
    4-Dy persona qe jane dashur per hir te Zotit, jane takuar per hir te Tij, e jane ndare vetem per hir te tij.
    5-Djaloshi i ri i cili ftohet ne mekat nga nje grua me pozite dhe e bukur, i cili refuzon me fjalet:"Une kam frike Zotin".
    6-Njeriun besimtar te cilit i rrjedhin lotet nga dashuria per zotin kur eshte ne vetmi.
    7-deshmorin ne rruge te Zotit.

    per kete te fundit nuk jam shume i sigurt.
    Injoranca nuk zhduket me top

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kur do te vij koha qe muslimanet te bashkohen ne nje!!!
    Nga Gostivari_usa nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2010, 15:12
  2. Kriteret pėr njohjen nė Shqipėri tė diplomave tė huaja
    Nga shigjeta nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 27-09-2009, 04:52
  3. Mediat proqeveritare nė Maqedoni propozojnė tėrheqjen e njohjes pėr Kosovėn
    Nga Selami2006 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 07-06-2009, 20:40
  4. Shtegu i harrimit
    Nga macia_blu nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 27-08-2005, 15:22
  5. Poezi nga permbledhja Shtegu i Vashes - Lumnije Hoxha
    Nga Lumnije Anamal nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-09-2004, 10:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •