Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 35
  1. #11
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Pastërtia

    Kur të pastrohesh me abdes, mendo mbi pastërtinë e ujit, kthjelltësinë dhe përshtatshmërinë e tij për pastrim: Allahu i Madhëruar e ka bërë të bekuar. Ai thotë: “Ne nga qielli zbresim ujë si bekim.” (Kaf, 9).
    Përdore ashtu siç ka përcaktuar Allahu që me të të pastrohesh e pastërtia jote ndaj Allahut le të jetë si pastërtia e ujit.
    Laje fytyrën e zemrës tënde nga të parët e tjetërkujt përveç Allahut të Madhëruar; pastroji duart e tua nga të zgjaturit e tyre tjetërkujt veç Tij. Fërkoje ( kokën tënde që me asgjë të mos krenohesh por veç me Të.
    Pastroji këmbët e tua nga të ecurit që nuk shpie kah Ai dhe lavdoje Atë për shkak se të ka frymëzuar (me dritë) nga drita e Tij.
    Injoranca nuk zhduket me top

  2. #12
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Dalja nga shtėpia

    Kur del nga shtėpia jote dhe i drejtohesh xhamisė, ki ndėrmend se AZoti ka tė drejta mbi ty dhe tė ka urdhėruar t’i respektosh ato. Kėshtu, ec me qetėsi dhe madhėshti dhe nxirr mėsim prej krijesave tė Tijt (qė sheh rrugės), tė mirit prej tyre a tė keqit. Zoti thotė: “Kėta shembuj Ne ua sjellim njerėzve, por nuk i kupton kush vec tė diturve.” (el-Ankebut, 43)
    Shmange shikimin tėnd nga pėrhumbja dhe epshet e shpėrndaj pėrshėndetjen e paqes. Gjindju atij qė tė kėrkon ndihmė nė rrugėn e tė vėrtetės, urdhėro pėr mirė dhe ndalo nga e keqja, nėse je i aftė, e drejton rrugėhumburin.
    Injoranca nuk zhduket me top

  3. #13
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Hyrja nė Xhami

    Kur vjen deri tek dyert e xhamisė dije se ke arritur pėrpara shtėpisė sė Sunduesit tė Madhėrueshėm i Cili pranon vetėm tė pastrit dhe tek i Cili ngrihen vetėm tė pėrkushtuarit e sinqertė. Mendo nė vetvete: Kush je ti? I kujt je? Ku je dhe nga cila seli del emri yt?
    Hidhe hapin e hyrjes vetėm kur ta pregatitėsh shpirtin qė Atij t’i kushtohesh. Nė tė kundėrt prit si varfanjaku tė cilin e ka lėnė forca dhe tė cilit i janė mbyllur rrugėt, e kur Allahu nė zemrėn tėnde tė shohė animin ndaj Tij, Ai do tė tė japė leje tė hysh brenda, e atėherė do tė jesh jashtė vetes.
    Zoti e mėshiron robin e Vet, e nderon mikun e Tij dhe ia plotėson kėrkesėn atij qė i lutet. Ai nuk i ndėrpret mirėsitė edhe pėr atė qė i kthen kurrizin, e pėrfytyro atėhere si sillet me atė qė i ėshtė drejtuar Atij…
    Injoranca nuk zhduket me top

  4. #14
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Fillimi i namazit

    Kur me fytyrė tė kthehesh nga Kibla, ktheje edhe zemrėn tėnde nga e Vėrteta dhe pėrqėndroje kujdesin tėnd sepse ti nuk je nga ata qė janė tė luhatshėm. Kujtoje tė qėndruarit tėnd para Zotit nė ditėn e takimit tė madh e pėr kėtė qėndro me kėmbėt e frikės dhe shpresės. Ngrije zemrėn tėnde nga tė kundruarit e kėsaj bote dhe krijesave e brengėn tėnde besoja Atij, sepse Ai nuk do ta refuzojė robin e tij dhe as do ta lėrė tė dėshpėruar atė qė e lut.
    Kur tė thuash “Allahu Ekber”(Zoti eshte me i madhi) ta kesh ndėrmend se Atij nuk i nevojitet shėrbimi yt e as thirrja jote emrit tė Tij. Nevoja ėshtė veēori e varfanjakut, krijesės, kurse pasuria ėshtė njė ndėr cilėsitė e Tij. Ai robėve tė Tij u ka caktuar pėrgjegjėsi (obligime) qė ata t’i afrojė drejt faljes dhe mėshirės sė Tij. Ai thotė: “…por Allahu jua bėri tė dashur besimin dhe jua zbukuroi atė nė zemrat tuaja, ndėrsa mosbesimin, shfrenimin dhe kundėrshtimin jua bėri t’i urreni.” (el-Huxhurat, 7).
    Falėnderoje Zotin e Madhėruar qė tė bėri tė qėndrosh para Tij sepse: “…Ai ėshtė i denjė pėr t’iu ruajtur e i denjė pėr falje mėkatesh.” (Mudeth-thir, 56).
    Injoranca nuk zhduket me top

  5. #15
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Leximi i Kur’anit

    Zoti i Madhėruar thotė: “Kur tė lexosh Kur’an kėrko nga Allahu mbrojtje prej shejtanit tė mallkuar. Ai vėrtet nuk ka kurrėfarė sundimi mbi ata tė cilėt besojnė dhe nė Krijuesin e tyre mbėshteten.” (Nahl, 99).
    Kujtoje zotimin dhe amanetin qė Zoti tregoi nė Shpalljen e Tij; sandejmi shiko mirė ta lexosh fjalėn e Tij bukur e drejt e duke u menduar. Ndalu nė lexim tek premtimi dhe kėrcėnimi i Tij, tek shembujt qė jep, tek kėshillat, urdhėresat e ndalesat. Me tė vėrtetė po frikėsohem se mos tė zbatuarit e kėsaj tė bėhet me shkujdesje monotone.
    Injoranca nuk zhduket me top

  6. #16
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Perkulja

    Pėrkulu me drojė nga Zoti i Madhėruar, me zemėr tė pėrulur dhe me lėvizje tė nėnshtruar nė mėnyrė qė ta pėrmbushėsh pėrkuljen tėnde. (Psherėti nė brengė, nė pėrkujtim tė ēastit kur do tė sillesh Ditėn e Fundit kur tė vijė urdhėri qė t’i pėrulemi Zotit). Ti nuk ke aftėsi t’i kryesh detyrimet ndaj Tij pėrveēse me ndihmėn e Tij; as qė mund ta arrish Kopshtin e Kėnaqėsisė sė Tij pėrveēse me mėshirėn e Tij; as qė mund tė pėrmbahesh nga tė gabuarit pėrveēse me ruajtjen e Tij; as qė mund tė shpėtosh nga dėnimi i Tij pėrveēse me faljen qe Ai te ofron. I Dėrguari i Zotit ka thėnė: “Askush nuk do tė hyjė nė Xhennet prej (meritės sė) veprave tė tij. shokėt e tij pyetėn: A thua edhe ti o i Dėrguar i Zotit? As unė nėse Ai nuk mė pėrfshin me mėshirėn e Tij.”
    Injoranca nuk zhduket me top

  7. #17
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Pėrgjunja

    Pėrgjunju Zotit si rob i pėrulur i cili e di se ėshtė krijuar nga pluhuri tė cilin e shkelin tė gjitha krijesat. Nėse njeriu mendon mbi pėrbėrjen e tij lėndore prej uji e dheu, do t’i shtohet pėrulshmėria ndaj Zotit, kurse vetvetes do t’i thotė: “Vallė pėrse e ngrite kokėn, pėrse nė pergjunje nuk vdiqe, kur Zoti e ka bėrė Pergjunjen pėr afrim me Tė?” Ai thotė: “Pergjunju dhe afrohu drejt meje.” (el-Alak, 19).
    Kush i afrohet Atij, njėherėsh i largohet ēdo gjėje tjetėr veē Tij. Ruaje vetinė e pėrgjunjes nė frymėn e kėtij ajeti: “Nga dheu ju krijuam, nė tė ju kthejmė dhe prej tij sėrish do t’ju nxjerrim.” (Taha, 55).
    Kėrko ndihmė (pra) tek Allahu i Madhėruar pėr gjithēka ...
    Injoranca nuk zhduket me top

  8. #18
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Ulja

    Ulja nė namaz ėshtė madhėrim dhe falėnderim i Zotit e paraqitje pėr pranim tė pafundėsisė sė begative tė Tij. Prandaj largohu nga pohimet e tua dhe vėrtetoji me vepėr fjalėt me tė cilat shpreh gjendjen tėnde prej robi. Ai tė ka krijuar si rob dhe tė ka urdhėruar t’i qėndrosh rob Atij ashtu si tė krijoi. Bėje robėrinė tėnde kėnaqėsi me urtinė e Zotit, dhe adhurimin tėnd pėr t’iu pėrulur mė shumė Atij.
    Lutu pėr bekime mbi tė dashurin e Tij fill pas lavdėrimit te krijuesit, sepse dashuria ndaj tė Dėrguarit as. ėshtė ngushtė e lidhur me dashurinė tonė ndaj Allahut; bindja e tė Dėrguarit as. me tė bindurit Atij. Allahu i Madhėruar thotė: “Thuaj (o Muhamed): Nėse e doni Allahun mė ndiqni mua qė Allahu t’ju dojė.” (Ali Imran, 33).
    Krijuesi i Madhėruar tė ka urdhėruar tė lutesh me salavat mbi tė Dėrguarin e Tij as.: “Vėrtet, Allahu e lavdėron dhe engjėjt luten pėr tė Dėrguarin. O ju qė keni besuar lutuni pėr tė dhe pėrshėndeteni me paqe.” (el-Ahzab, 56). I Dėrguari i Zotit ka thėnė: “Kush lutet (me salavat) mbi mua, Allahu pėr tė sjell dhjetė salavate dhe e pėrfshin me begatitė e Tij.” (Trans. Taberani dhe Tirmidhi). Allahu i Madhėruar thotė: “Dhe kujtimin pėr ty lart e ngritėm.” (el-Inshirah, 4).
    Injoranca nuk zhduket me top

  9. #19
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Selami

    Selami (paqja) ėshtė njė ndėr emrat e bukur tė Zotit tė Madhėruar (i njėjtė me atė qė Ai u dhuroi njerėzve ta pėrdorin nė sjellje dhe pėrshėndetje). Nėse dėshiron paqe, atėherė nga ti le tė jetė i ruajtur dhe i qetė shoku yt. Profeti as. ka thėnė: “Nuk do tė hyni nė Xhenet derisa tė besoni, e nuk do tė besoni derisa tė mos duheni. A dėshironi t’ju udhėzoj nė diēka qė nėse e kryeni do tė nisni tė duheni? Pėrhapni ndėrmjet jush paqen(nė pėrshendetje).” (Transmeton Muslimi).
    Ki dhimbsuri ndaj atij qė nuk ka dhimbsuri pėr veten e tij, sepse krijesat janė nė sprovė me tė mira qė tė falėnderojnė, ose me vėshtirėsi qė tė durojnė.
    Injoranca nuk zhduket me top

  10. #20
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Lutja

    Kryeje lutjen nė mėnyrėn mė tė mirė dhe kundroje Atė qė lut: si e lut, pėrse e lut dhe pėr ēfarė po e lut?
    Pranimi i lutjes (duasė) thelbėsisht varet nga qėndrimi yt ndaj tė Vėrtetit , nėse ti nuk i plotėson kushtet e duasė, atėherė nuk ėshtė kusht edhe pranimi i saj. Kėshtu Malik bin Dinar thosh’ kur njerėzia luteshin pėr shi: “Ju pritni tė bjerė shi kurse unė frikėsohem se mos bien gurė!”
    Edhe sikur Zoti tė mos na kish urdhėruar t’i luteshim, do tė na ishte e domosdoshme qė ta thėrrasim Atė, edhe nėse do e dinim qė lutja jonė nuk do gjente pėrgjigje. E si tė mos i lutemi atėhere kur ai na ka siguruar se do tė na pėrgjigjet nėse i lutemi siē duhet? Allahu i Madhėruar thotė: “Mė lusni dhe do t’ju pėrgjigjem.” (Gafir, 60).
    I pyetur pėr emrin mė tė lartėsuar tė Zotit, Ebu Jezid el Bistami ka thėnė: “Cliroje zemrėn nga ēdo gjė pėrveē Zotit e pastaj thirre Atė me cilin emėr tė duash.”[/b]
    profeti as ka thene: ”Zoti nuk i pėrgjigjėt zemrės sė shpėrqėndruar, e nėse lutesh sinqerisht, atėherė gėzoju njėrės nga tri gjėrat:
    Ose Zoti do ta plotėsojė kėrkesėn;
    Ose do tė zgjedhė pėr ty diēka tjetėr mė tė vlefshme;
    Ose do tė tė ruajė nga njė sprovim qė do tė tė godiste”.

    Duanė bėje pėrunjėsisht e jo nxitueshėm. Transmetohet prej profetit te kete thėnė:[b] “Zoti ka thėnė: Kė e preokupon pėrmendja Ime mė tepėr nga ajo qė mė kėrkon (nė lutje) Unė i jap edhe mė shumė nga ajo ēka u jap atyre qė kėrkojnė.” (Buhari nė Tarih, Bezari nė Musned dhe Bejheki ). [b]
    Ebu Husejn el Ueraku thotė: “E kam lutur njėherė Allahun aq shumė qė tė ma pranojė lutjen saqė harrova pėr ēka kisha nevojė (nė lutje).”
    Dhe mos u ngushto pėr atė cfare the e nuk the; Ai vėrtet e di ē’ėshtė mė e mira pėr ty.
    Injoranca nuk zhduket me top

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kur do te vij koha qe muslimanet te bashkohen ne nje!!!
    Nga Gostivari_usa nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2010, 15:12
  2. Kriteret pėr njohjen nė Shqipėri tė diplomave tė huaja
    Nga shigjeta nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 27-09-2009, 04:52
  3. Mediat proqeveritare nė Maqedoni propozojnė tėrheqjen e njohjes pėr Kosovėn
    Nga Selami2006 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 07-06-2009, 20:40
  4. Shtegu i harrimit
    Nga macia_blu nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 27-08-2005, 15:22
  5. Poezi nga permbledhja Shtegu i Vashes - Lumnije Hoxha
    Nga Lumnije Anamal nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-09-2004, 10:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •