Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 35
  1. #1
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    Shtegu i njohjes

    Nė emėr tė Allahut, tė Gjithmėshirshmit, Mėshirėplotit.
    Falėnderimi i qoftė Allahut i Cili ka ndriēuar zemrat e njohėsve (gnostikėve) me pėrkujtim gjuhėt e tyre i ka pėrgatitur qė t’i falėnderohen Atij, trupat e tyre i ka formėsuar qė t’i shėrbejnė Atij. Nė kopshtet e intimitetit ata enden, dhe shmangen nė strehimoren e dashurisė sė Tij. Ai di pėr ta dhe ata e pėrmendin
    Ai i do dhe ata e duan. Ai ėshtė i kėnaqur me ta dhe ata me Tė.
    Pasuria e tyre ėshtė varfėria kundruall Atij; e ndiejnė nevojėn pėr zbatimin e asaj ēka Ai u ka urdhėruar. Dituria e tyre ėshtė shėrim pėr mėkatet; Ai u bėri tė njohin mjekimin pėr zemrėn, e kėshtu u bėnė fenerė pėr dėshmitė e Allahut nė tokė dhe ēelėsa tė thesarit tė urtėsisė qė Ai krijoi. prijesi i tyre ėshtė hėna nė tė lindur; udhėheqėsi i tyre ėshtė drita e shndritshme – mė i afėrmi dhe mė i zgjedhuri ndėr njerėz, Muhamedi as, fryti i pastėr nga trungu i bekuar, rrėnja e tė cilit ėshtė njėshmėria e Zotit kurse degėt, pėrkushtimi (devotshmėria); trung “as i lindjes as i perėndimit, vaji i tij ndriēon edhe pa e prekur zjarri. Dritė mbi dritė. Allahu udhėzon kah drita e Vet atė qė do. Allahu sjell shembull pėr njerėzit. Allahu ēdo gjė di shumė mirė.” (en – Nur, 35)
    “Atij tė cilit Allahu nuk i bėn dritė, ai dritė nuk ka pėr tė pasur.” (en – Nur 40)

    Lavdia dhe mėshira e Allahut i takojnė tė Dėrguarit tė Tij; lavd dhe mėshirė, gjurmėt e tė cilave shndrisin nė qiej e ndriēimi i tyre lartohet nė kopshtet e pėrjetėsisė. Lavdi dhe mėshira e Allahut qofshin mbi familjen e tij tė ndershme dhe shokėt e tij tė pastėr.
    Injoranca nuk zhduket me top

  2. #2
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    1-Ndjekësi i shtegut të njohjes

    Ndjekësi në shtegun e njohjes është i lidhur për tre gjendje themelore:

    1. Frika
    2. Shpresa
    3. Dashuria

    Frika është degë prej diturisë
    Shpresa është degë prej bindjes së sigurte
    Dashuria është degë prej njohjes.

    Dëshmia për frikën është ikja nga mëkati;
    Dëshmia për shpresën është të kërkuarit e mëshirës;
    Dëshmia për dashurinë është dhënia përparësi të dashurit mbi veten pra sakrifice.
    Shëmbëllim për sa u përmend më lart janë qabja, xhamia dhe "haremi:"
    Kush hyn në Haremin e vullnetit është i siguruar nga dëmi i krijesave; kush hyn në xhami është i siguruar për gjymtyrët e tij prej të gabuarit ndaj Allahut të madhëruar; kush hyn në Ka’be e ka ruajtur zemrën e tij nga të preokupuarit me diç tjetër veç të përmendurit të Allahut të Madhëruar.
    Kur zgjohet njeriu në mëngjes le të shikojë në errësirën e natës dhe dritën e ditës dhe le të mësojë se kur shfaqet njëra, tjetra zhduket. I këtillë është rasti edhe me dritën e njohjes; kur ajo shfaqet, zhduket errësira e të gabuarit të gjymtyrëve të njerëzve (ajo që në errësirë nuk shquhej, në dritën e dijes dallohet në është e drejtë apo jo e kështu mundësohet rregullimi).
    Nëse gjendja e njeriut është e atillë që ta bëjë të qetë dhe të gatshëm për vdekjen, ai i është mirënjohës Zotit të Lartësuar në përudhjen (udhëzimin) dhe ruajtjen që Ai i bëri nga mëkatet. Por nëse gjendja e tij është e tillë që nuk e dëshiron takimin me vdekjen, atëherë duhet të vendosë që me përkushtim madhor t’i hyjë rrugës për zgjidhje, duke ditur se nuk ka strehimore tjetër prej Allahut përveç se tek Ai; ashtu si nuk ka mënyrë të ardhjes deri tek Ai përveç se me Të.
    Pastaj robi duhet të pendohet për veprat e tij të këqia të cilat i ka vepruar gjatë jetës mbështetur në zgjidhjen e tij të gabueshme; duhet të kërkojë ndihmë nga Zoti i Lartësuar në të pastruarit e jashtësisë së tij nga mëkatet dhe brendisë nga mangësitë; duhet ta këpusë nga zemra e tij brezin e harresës përhumbëse; ta nënshtrojë zjarrin e epsheve; të vazhdojë me ngulm në rrugën e drejtë sepse me të vërtetë dita është dëshmi e Ahiretit (përjetësisë), nata dëshmi e kësaj botë kurse gjumi shembull i vdekjes.
    Njeriu përparon po aq sa vepron, kurse pendohet për atë që kalon.
    Allahu i madhëruar thotë: “Atë ditë njeriu do të njihet me atë që çoi para dhe atë që la prapa.” (el-Kijameh, 13).
    Injoranca nuk zhduket me top

  3. #3
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Gjendjet e zemrës

    Gjendjet e zemrës ndahen në katër lloje:
    Lartësimi
    Zbulimi
    Rënia
    Pezulli .
    Lartësimi i zemrës është në të përmendurit e Zotit të Lartësuar.
    Zbulimi është në kënaqjen me Të.
    Rënia është në të preokupuarit e zemrës me tjetër përveç Zotit.
    Pezulli (stagnimi) është në shkujdesjen e zemrës ndaj Allahut të Lartësuar.

    Shenjat e lartësimit janë tre:
    Harmonia,
    Moskapërcimi i kufijve të Allahut, dhe
    Përmallimi i përhershëm (për afëri me Zotin).

    Shenjat e zbulimit janë tre:
    Mbështetja në Zotin
    Sinqeritet
    Bindja me qartësi (Siguri).

    Shenjat e rënies janë tre:
    Vetkënaqësia/narcisizmi ,
    Syfaqësia
    Përkujdesja e tepruar ndaj jetës së kësaj bote.

    Shenjat e pezullit janë tre:
    Mungesa e ëmbëlsisë në adhurime,
    Mosneveritja ndaj mëkatit,
    Luhatshmëria në dallimin e të lejuarës.
    Injoranca nuk zhduket me top

  4. #4
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Perkujdesja

    Celësi i saj është përkujtimi i vdekjes sepse kështu vjen çlirimi nga preokupimet e ngushta të kësaj bote, shpëtimi nga armiku, përforcimi i të kuptuarit se jeta ka kohëzgjatjen e një dite e kjo mund të përmblidhet me të përsiaturit e përhershëm.
    Dyert e të përsiaturit janë të zbrazurit e zemrës nga kjo botë. Cfare shpie deri tek kjo zbrazje është mospërfillja ndaj kësaj bote. Shtylla e misticizmit është devotshmëria , kurse kulmi i devotshmërisë është frika ; udhëzuesi i frikës është bindja e pastër dhe e sigurte, rregullimi i bindjes është në të veçuarit dhe në të ndenjurit uritur , kurse plotësimi i veçimit është përpjekja dhe durimi, rruga e tyre është sinqeriteti, dëshmi e të cilit është kërkimi i diturisë. I Dërguari i Zotit sal ka thënë: “Kërkimi i diturisë është detyrë për çdo musliman.” (Ibn Maxheh).
    Injoranca nuk zhduket me top

  5. #5
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    4-Qëllimi
    Eshtë e domosdoshme për robin që të vendosë një qëllim për çdo lëvizje dhe ndeje të tij. Percillet se i Derguari i Zotit ka thënë: “Veprat janë sipas qëllimeve dhe çdokujt i takon ajo që ka për qëllim…” dhe “Qëllimi (nijeti) i besimtarit është më i mirë se vepra e tij.”
    Qëllimet ndryshojnë sipas rrethanave. Ai që vendos dicka për hir të Zotit është në luftë të vazhdueshme me veten; e ndërkaq njerëzit janë të qetë prej tij, sepse njeriu që ka qëllim Zotin kërkon shpërblim prej Tij dhe jo prej krijesave. Për ndjekesin e shtegut hyjnor s’ka asgjë më të rëndë se ruajtja e qëllimit.
    Injoranca nuk zhduket me top

  6. #6
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Të përmendurit e Zotit

    Bëje zemrën drejtim të gjuhës tënde. Derisa e përmend Zotin përpiqu të ndjesh ndrojën e robërimit tek Zoti dhe madhështinë hyjnore. Dije se Zotit të Madhëruar i është e njohur fshehtësia e zemrës tënde; Ai sheh edhe veprimin tënd të jashtëm, dëgjon edhe bisedat e tua të fshehta. Kështu pra, pastroje me trishtim (ndaj gjendjes tënde) zemrën dhe ndize në të flakën e frikës, e kur të digjet e të bjerë veli i përhumbjes nga zemra jote, atëherë të përmendurit tënd kundrejt Tij, do të jetë ne lidhje te drejperdrejte me të përmendurit e Tij kundrejt teje : me permendni mua qe dhe Une t'ju permend ju ...(bekareh) " “…kurse permendja e Zotit është më e madhja” (el-Ankebut, 45) sepse Ai të përmend edhe pse është i mëvetshëm nga ti, e ti e përmend Atë nga nevoja për Të.
    Zoti i madhëruar thotë: “Vërtet, përmendja e Allahut i qetëson zemrat.” (er-Rraa’d, 28).
    Qetësia e zemrës do të jetë në të përmendurit e Allahut, kurse ndroja në zemër është pasojë e kësaj përmendjeje. I Madhëruari thotë: “Besimtarët e vërtetë janë vetëm ata zemrat e të cilëve dridherohen kur përmendet Zoti.” (Enfal, 2).
    Drifherimi eshte per dy shkaqe, nga dashuria per Zotin dhe nga frika ndaj tij.
    Permendja është e sinqertë kur e përcjell zemra dhe kur prej saj rrënohen të gjitha botëvështrimet dhe mendimet të cilat nuk lidhen me Zotin.
    Injoranca nuk zhduket me top

  7. #7
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Falënderimi

    Në çdo frymëmarrje të robit përtërihet një bekim i Zotit për të cilin i duhet të jetë falënderues po aq herë. Trajta më e ulët e falënderimit është që njeriu t’i shohë begatitë e Allahut të Madhëruar dhe të jetë i kënaqur me atë cfare Zoti i dhuron duke mos shprehur ankim.
    Falënderimi më i plotë është në të pranuarit me gjuhën e qenies së brendshme, se të gjitha krijesat janë të paafta t’i shprehin Zotit falënderim edhe për pjesën më të vogël të begatisë së Tij edhe nëse arrijnë shkallën më të lartë të përpjekjes (në adhurim dhe njohje). Sepse në vetvete, udhëzimi prej Zotit për të qenë falënderues gjithashtu është begati për të cilën duhet falënderuar në mënyrë që në çdo falënderim njeriu të jetë mirënjohës që iu mundësua falënderimi, dhe kështu deri në pafundësi…
    Falënderimi është shprehje që tregon pranimin e bamirësisë sepse kjo është rruga e cila e shpie drejt njohjes së Bamirësit. Allahu i Madhëruar thotë: “Nëse falënderoni do t’ua shtoj të mirat.” (Ibrahim, 7).

    Falënderimi është tri llojesh:

    1-Falënderimi i perzemert, i cili është të njohësh se begatia është prej të Vetmit Zot e prej askujt tjetër.
    2-Falënderimi i gjuhës është të përmendësh se falënderimi dhe lartësimi i përket vetëm Atij.
    3-Falënderimi i trupit është të mos i përdorësh gjymtyrët në mëkat por t’ia nënshtrosh Allahut të Madhëruar.
    Injoranca nuk zhduket me top

  8. #8
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Veshja

    Veshja është dhuratë e Zotit të Madhëruar për njeriun që kështu të mbulojë trupin e tij, e më e mira veshje është petku i devotshmërisë. Rrobat më të mira janë ato të cilat nuk e preokupojnë zemrën tënde me tjetër përveç Zotit të Madhëruar.
    Kur t’i veshësh rrobat përkujto dashurinë e Allahut i Cili i mbulon mangësitë e robërve të Tij (për të mos i turpëruar prej njëri-tjetrit). Së andejmi, mos turpëro askënd duke ia zbuluar mangësinë e cila të është e njohur, por përpiqu të rregullosh mangësitë e shpirtit tënd dhe mbuloji ato me përhershmërinë e nevojës për Zotin në ndreqjen e tyre.
    Kur harron mëkatin tënd, kjo është shkatërruese për ty sepse me këtë i zmadhon vetes dënimin për gabimin. Sikur të zgjoheshe nga gjumi i harresës përhumbëse, mëkatet do t’i rreshtoje para syve të zemrës, do të qaje mbi to, do të të kaplonte frika e do të treteshe në turp para Zotit të Madhëruar.
    Injoranca nuk zhduket me top

  9. #9
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Ngritja

    Kur të ngrihesh nga shtrati, edhe zemra le të ngrihet nga shtrati i plogështisë së saj, edhe shpirti le të zgjohet nga gjumi i joditurisë. Me tërë qenien tënde ngrihu kah Ai i Cili të ringjalli dhe të riktheu shpirtin. Nxirre shpirtin tënd prej rrëmujës ose mpiksjes dhe ngrihu lart me zemrën tënde në sferat engjëllore. Mos e bëj zemrën tënde ndjekëse të egos sepse ajo anon nga toka kurse zemra nga qielli. Zbatoji fjalët e Allahut të Madhëruar: “Tek Ai ngrihen fjalët e bukura dhe veprat e mira.” (Fatir, 10)
    Injoranca nuk zhduket me top

  10. #10
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Misvaku

    Përdore misvakun sepse ai është mjet për pastrimin e dhëmbëve dhe arritjen e kënaqësisë së Zotit. Pastroje jashtësinë dhe brendinë tënde nga ndytësirat e të keqes; shmangi veprat e tua nga turbullirat e syfaqësisë dhe vetpëlqimit; shpluhurose zemrën me përkujtim të sinqertë të Zotit dhe largohu nga ajo që nuk të sjell dobi por të dëmton.
    Injoranca nuk zhduket me top

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kur do te vij koha qe muslimanet te bashkohen ne nje!!!
    Nga Gostivari_usa nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2010, 15:12
  2. Kriteret pėr njohjen nė Shqipėri tė diplomave tė huaja
    Nga shigjeta nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 27-09-2009, 04:52
  3. Mediat proqeveritare nė Maqedoni propozojnė tėrheqjen e njohjes pėr Kosovėn
    Nga Selami2006 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 07-06-2009, 20:40
  4. Shtegu i harrimit
    Nga macia_blu nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 27-08-2005, 15:22
  5. Poezi nga permbledhja Shtegu i Vashes - Lumnije Hoxha
    Nga Lumnije Anamal nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-09-2004, 10:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •