
Postuar mė parė nga
Drini_i_Zi
Kurban Bajrami - Solucion pėr transformim shpirtėror
Nga: Mr.Bashkim Aliu
Pėr ēdo vit muslimanėt janė dėshmitarė tė manifestimeve madhėshtore dhe gėzimit kolektiv, dėshmitar tė gjallėrisė e vizitave tė ndėrsjella qė bėhen kėto ditė gėzimi e feste dhe disponimi mbarėpopullor qė mbretėron me rastin e festave tė muslimanėve.
Ēdo popull i ka festat, traditat, momentet dhe ngjarjet me rendėsi historike tė cilat i pėrkujton dhe me tė cilat nė njė mėnyrė edhe e identifikon dhe prezenton veten nė arenėn e madhe historike e botėrore tė zhvillimit tė popujve, kulturave e civilizimeve.
Me dėshminė e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] muslimanėt i kanė dy festa : Fitėr bajramin dhe Kurban bajramin.
Transmetohet nga Enes ibėn Maliku i cili ka thėnė : “Arriti i dėrguari i Allahut nė Medine, ndėrsa te ata ishin dy ditė tė cilat festoheshin. I dėrguari i Allahut tha: Ēka janė kėto dy ditė? Ata thane : Kemi qenė duke festuar nė kohėn e xhahilijetit (injorancės). Pejgamberi i Allahut u tha: Tashmė Allahu i Madhėrishėm jua ka zėvendėsuar me mė tė mira se ato: Dita e Fitėr Bajramit dhe Kurban Bajramit”( Transmentojnė Nesaiu dhe Ebu Davudi).
Pikėrisht kėtu qėndron poenta e veēorisė sė konceptit islam mbi festat. Ngase festat nė mėsimet islame nuk i janė lėnė stihisė dhe pasioneve, por vetė akti i promovimit tė tyre nga ana e Pejgamberit tė Allahut, dhe pėrcaktimit tė kohės dhe mėnyrės sė tyre nga autoriteti pėrkatės, i jep karakter spiritual, e jo thjesht vetėm historik e dialektik.
FILOZOFIA E QENĖSISĖ SĖ FESTĖS NĖ ISLAM
Festat nė kėndvėshtrimin Islam, nuk e kanė thjeshtė vetėm dimensionin solemn dhe pėrkujtimor, por esenca e festės dhe filozofia e saj nė Islam, ėshtė shumė mė e madhe, gjė qė ai i cili thellohet pak mė tepėr nė analizėn e kėtij fenomeni, nuk e ka rendė ta miratoj konstatimin tone.
Kėshtu qe urtėsia e Allahut qė festat islame tė pasojnė pas kryerjes sė obligimeve dhe punėve tė caktuara nė Islam. Fitėr Bajrami, vjen pas kryerjes sė muajit tė Ramazanit, gjegjėsisht pėrfundimit tė njė detyre me rendėsi nė kėtė muaj : Farzin e agjėrimit, njėrės prej shtyllave tė Islamit. Ndėrkaq Kurban Bajrami, festohet nė vazhdėn e kryerjes sė kushtit tė pesė tė Islamit-haxhxhit, demonstrimit tė solidaritetit islam permes kurbanit dhe pėrkujtimit pėr domosdoshmėrinė e kryerjes sė llogarive tė veprave tė njeriut gjatė periudhės njėvjeēare.Bile ėshtė njė specifikė e kėtyre dy festave se nė namazin e sabahut besimtari del prej shtėpisė sė tij duke lexuar me zė tekbire-duke e madhėruar Allahun, qė nė njė mėnyrė, ėshtė njė punė qė kryhet gjatė ditėve tė Kurban Bajramit.
KARAKTERISTIKAT E KURBAN BAJRAMIT
Kurban Bajrami, dallohet me disa veprime tė rėndėsishme qė kryhen gjatė kėsaj kohe, edhe atė si vijon:
1. Haxhi
Ėshtė kushti i pestė i fesė islame, nė tė cilin demonstrohet uniteti, barazia, solidariteti, kultura, devotshmėria dhe madhėshtia e umetit tė Muhamedit sal-lallahu alejhi ve sel-lem, popullatės muslimane.
Haxhi ėshtė kongres mė i madh vjetor islam dhe botėror nė tė cilin takohen muslimanė tė vendeve, profileve, drejtimeve juridike, ngjyrave, traditave dhe mentaliteteve tė ndryshme, por tė gjithė synojnė njė qėllim:kryerjen e kushtit tė pestė tė Islamit-haxhin dhe arritjen e kėnaqėsisė sė Allahut tė Madhėrishėm.
Haxhi ėshtė moment ekskluziv i eliminimit tė tė gjitha diferencave nacionale, racore, klasore etj. Aty janė tė barabartė bujku dhe intelektuali, mbreti dhe robi, ministri dhe analfabeti, i bardhi dhe i ziu, i pasuri dhe i varfėri, tė gjithė kanė veshje tė njejtė:dy pėlhura tė bardha tė njohura si rroba tė ihramit.
Haxhinjtė, Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem i ka trajtuar delegacion tė Allahut. Ai thotė: “ Delegacioni i Allahut pėrbėhet prej tre vetėve: luftėtarit, haxhiut dhe atij qė kryen umren” (Transmetojnė Nesaiu, Hakimi dhe Ibėn Hibbani).
2. Kurbani
Shikuar historikisht, sakrifica ka qenė njė prej elementeve qendrore nė besimet e ndryshme, dhe permes sakrifikimit tė realizuar nė forma tė ndryshme, njerėzit janė munduar t’i afrohen qenies hyjnore dhe tė arrijnė grada tė larta shpirtėrore.
Mirėpo, pėr fat tė keq, te popujt e lashtė ka pasur pasoja tragjike, ashtu qė me vete rrėmbeu jetėn e shumė tė rinjve dhe tė rejave.
Islami sakrifikimit i dha kuptim krejt tjetėr dhe formė krejt tjetėr nga ajo qė ekzistonte te popujt e lashtė.Njė prej formave tė sakrifikimit nė Islam ėshtė institucioni i kurbanit, i cili ėshtė prej karakteristikave mė tė theksuara tė festės sė dytė Islame, sipas tė cilit edhe e mori emrin, nė gjuhėn arabe i’du-l-ed-ha, apo festa e kurbanit, pėr shkak se nė kėtė ditė muslimanėt nė katėr anėt e botės therrin kurbana.
Islami asnjėherė nuk legjitimon rituale tė cilat nuk kanė domethėnie apo thjesht janė vetėm formale, pėr ēdo here pėrmes ritualeve pretendon pastrimin dhe edukimin shpirtėror, ngritjen psikike dhe etike tė besimtarit. Nė kontekst tė insturksioneve tė pėrmendura duhet tė kuptohet edhe institucioni i kurbanit.
Pra, kurbani ėshtė institucion fetar i cili synim tė vetin kryesor dhe objektiv parimor ka humanizimin e njeriut, pastrimin e tij shpirtėror, begatimin e tij me vlera dhe aspirata tė larta, edukimin dhe kalitjen e tij.Thėnė shkurt, permes kėtij institucioni tentohet tė kontribuohet nė formimin e personalitetit dhe bashkėsisė sė shėndoshė njerėzore.
Kurbani ėshtė simbol i devotshmėrisė, nėnshtrueshmėrisė dhe dorėzimit ndaj Allahut tė Madhėrishėm. Kjo, ngase me therjen e kurbanit, te Allahu nuk arrin gjaku dhe mishi, por nijeti-vendosmėria dhe motivi i njeriut nė therjen e kurbanit, vullneti i tij i lartė pėr tė arritur grada mė tė larta tė pėrsosurisė shpirtėrore.
Kurbani nė vete ngėrthen edhe karakterin mirėnjohės dhe falėnderues ndaj Allahut tė Madhėrishėm. Pėrmes therjes sė kurbanit, njeriu i tregohet mirėnjohės Allahut tė Madhėrishėm, dhe e falėnderon Atė pėr tė mirat dhe begatitė qė ia fali.
Kurbani paraqet ngadhėnjim tė shpirtėrores dhe fetares te njeriu. Mbi materialen dhe neglizhencėn fetare. Kėtė e demonstron besimtari me rastin e therjes sė kurbanit, kur tregon qartė se pėr hire tė Allahut dominon mbi ndjenjat dhe pasionet dhe pranon tė sakrifikojė pėr hire tė Allahut, dhe njė prej formave tė sakrifikimit ėshtė kurbani.
Krahas gjitha dimensioneve tjera, kurbani ka edhe dimensionin social. Gjegjėsisht, ėshtė dėshmi e preokupimit tė njerėzve pėr njėri-tjetrin, dhe ndihma materiale qė i jepet atij. Me kėtė bėhet edukimi i shpirtit tė njeriut dhe afirmimi i tij, luftė, e njėkohėsisht edhe ngadhėnjim mbi egoizmin dhe daljen nė skenėn e madhe dhe humane tė solidaritetit, ndihmės dhe bashkėpunimit ndėrnjerėzor.
Kjo shihet qartė nga shumė deklarata tė Muhamedit sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ku ai u jep instruksione muslimanėve pėr distribuimin e mishit tė kurbanit. Poashtu, edhe me rastin e therjes sė kurbanit, ai vazhdimisht u thoshte familjes sė vetė: A e keni ndarė mishin, a ka mbetur diēka pa u shpėrndarė, etj.
Kjo tregon se kurbani ka qėllim solidarizues dhe kujdes ndaj tė varfėrve.
Kurbani na paraqitet edhe nė rolin e anijes sė historike e cila na bart nė gjeneratat e mėparshme duke vėnė nė kėtė mėnyrė lidhje tė forte nė mes gjeneratave tė ndryshme historike.
Kėshtu, kurbani na pėrkujton rastin e Pejgamberit tė Allahut Ibrahimit alejhisselam me birin e tij Ismailin alejhisselam, apo thėnė mė mire gatishmėrinė e Ibrahimit alejhisselam si prind nga njėra anė, dhe Ismailit alejhisselam nga ana tjetėr si fėmijė, qė tė sakrifikojnė mė tė shtrenjtėn pėr hire tė Allahut.
Urdhri i cili i erdhi Ibrahimit alejhisselam nė ender qė ta sakrifikojė- ta ēojė kurban birin e tij Ismailin alejhisselam, aspak nuk u zhagit. Por, Ibrahimi alejhisselam menjėherė kaloi nė hapa praktik, e poashtu edhe Ismaili alejhisselam, posa iu kumtua nga babai i tij se ky ėshtė urdhėr i Allahut, tregoi gatishmėri tė bėhet kurban pa mos nguruar fare, dhe duke i thėnė babait tė vet ashtu siē pėrmend Kur’ani: <<…o babai im, punoje atė qė urdhėrohesh, e ti do tė mė gjesh mua, nėse do Allahu, prej tė durueshmėve ! >>(Es-Safat, 102).
Ky ėshtė njė mėsim i madh qė duhet ta marrin muslimanėt, prej kėtij rasti, apo thėnė mė mire prej kurbanit: Gatishmėrinė e besimtarėve tė denjė qė tė sakrifikojnė pėr ideale.
3. Fundi i vitit
Njė specifikė tjetėr me rendėsi e cila e shėnon kėtė festė, e qė nga shumė nuk ėshtė pėrmendur, e qė nga shumė nuk ėshtė pėrmendur, ėshtė koha dhe muaji i kėsaj feste. Kjo festė, ndodh nė muajin e fundit tė kalendarit lunar, qė flet pėr natyrėn e kėsaj feje.
Islami me kėtė e demonstron natyrėn e tij kreative, gjegjėsisht bilancin e vjetėr tė veprimtarisė sė njeriut e lidh me dy institucione tė cilat kėrkojnė gatishmėri dhe mund moral e material: Haxhin dhe Kurbanin, tė cilat njėherit janė edhe simbol tė kulminacionit tė nėnshtrueshmėrisė.
Viti hixhrij, mbaron duke tubuar muslimanėt nė solemnitetin madhėshtor tė Kurban Bajramit dhe duke demonstruar unitetin mbarė Islam dhe ndėrkombėtarizmin e kėsaj feje nė kryerjen e kushtit tė pestė tė fesė Islame-haxhit.
Me adhurim, ibadet, sakrifice, solidaritet, humanitet, devotshmėri dhe bujari si dhe mėsim nga pėrvoja dhe ndodhitė e kaluara historike, mbaron viti i kalendarit lunar.
Lutja jonė e fundit ėshtė: I gjithė falėnderimi i vėrtetė i takon vetėm Allahut, mbikėqyrės i botėve.
Krijoni Kontakt