MYSLIMANĖT E FESTOJNĖ FESTĖN E KURBAN BAJRAMIT
Sot tė gjithė besimtarėt myslimanė nė botė e festojnė festėn e shenjtė tė Kurban Bajramit qė nė nė gjuhėn arabe njihet si Eid Al-Adha.
Nė kėtė ditė nė botėn Islame zbatohet zakoni i sakrifikimit duke e sakrifikuar nga njė kurban. Nė kėtė festė kurbanin e falur pėr zotin besimtarėt myslimanė e ndajnė nė tre pjesė. Ata ia japin njė tė tretėn tė varfėrve, njė tė tretėn ia japin fqinjėve tė tyre dhe vetėm njė tė tretėn e mbajnė pėr vete. Ėshtė pikėrisht ky shembull ai sipas tė cilit respektohen mėsimet e Islamit pėr paqe, bamirėsi, tolerancė dhe kujdes pėr tė tjerėt.
Rreth 2,5 milionė myslimanė sot e pėrfundojnė haxhillėkun pesėditor qė mbahet nė qytetin e shenjtė mysliman tė Mekės nė Arabinė Saudite.
Besimtarėt do t'i gjuajnė me gurė shtyllat qė i simbolizojnė djallin nė rafshnaltėn Mina. Nė Mekė ndodhen mė shumė se dy milionė besimtarė prej tė cilėve mė shumė se 1,5 milionė janė tė huaj, ndėrsa disa qindra mijėra janė shtetas tė Arabisė Saudite. Tė pranishėm janė 177 nacionalitete tė ndryshme.
Haxhilerėt sot shkojėn nė Mekė, ku fillimisht e kryejnė ritualin e gjuajtjes simbolike tė djallit nė Mina, ku shtatė herė nė drejtimin e kundėrt tė akrepave tė orės, e rrethojnė Kaabėn (ndėrtesė nė formėn e kubit nga fundi i shekullit tė shtatė) qė ndodhet nė mesin e Xhamisė sė madhe tė Mekės. Qarkimi i Kaabės paraqet kulminacionin e haxhillėkut.
Haxhillėku ėshtė njė nga pesė shtyllat e Islamit dhe nė pajtim me Kuranin ēdo mysliman nėse ka mundėsi ėshtė i detyruar qė tė paktėn njė herė nė jetėn e tij tė shkojė nė Mekė.
Nėnkryetari i Bashkėsisė Fetare Islame nė Republikėn e Maqedonisė, Reisul Ulema Bahri ef. Aliu me rastin e festės sė madhe islame Kurban Bajrami dėrgoi mesazh deri te tė gjithė besimtarėt tė konfesionit islam nė Maqedoni.
"Nė historinė islame, festa e sotme, Bajrami i Kurbanit, llogaritet si Bajrami i Madh, sepse pas njėzet e tre vjetėsh sa zgjati zbritja e Kuranit Famėlartė, ai u kompletua pikėrisht nė ditėn e Arafatit, nė pragun e Kurban Bajramit. Andaj, ky bajram ėshtė edhe kurorėzim i haxhxhit, kushtit tė pestė islam dhe unė i lutem Allahut fuqiplotė qė haxhinjve tanė tua pranojė kryerjen e kėtij obligimi. Po pėrkujtoj me kėtė rast se Pejgamberi a.s. ka vlerėsuar qė ai i cili e kryen haxhxhin nė emėr tė Allahut xh.sh. dhe nuk e njollos me vepra tė kėqia, do tė kthehet nė shtėpi i pastėrt nga gjynahet sikur nė ditėn kur e ka lindur e ėma.
Bajrami i Kurbanit ėshtė festė e devotshmėrisė, por edhe dėshmi e solidaritetit, humanitetit dhe vėllazėrisė. E pikėrisht kėto janė elemente rreth tė cilave ka folur Pejgamberi a.s., e tė cilat na i la amanet nė hutben e tij gjatė haxhxhit lamtumirės tė cilin ai vetė e udhėhoqi nė vitin 631. Por, njėkohėsisht, Bajrami i Kurbanit ėshtė edhe festė qė paraqet simbolin e kurbanizimit pėr ēdo besimtar mysliman, ėshtė ditė dhe mundėsi ideale pėr tė vėrtetuar tė gjithė nė besimin tonė e pėr tė dėshmuar se jemi rojtarė, bartės dhe tramsmetues tė amanetit tė Muhamedit a.s. Ky Bajram, pėrherė ēdo myslimani ia pėrkujton gatishmėrinė e Ibrahimit a.s. pėr ta flijuar tė birin Ismailin si kurban nė emėr tė Allahut xh.sh.
Vėllezėr, kurbani i cili i pėrkushtohet vetėm tė Plotėfuqishmit, i takon edhe tė tjerėve, kurse mishi I tij e ngop edhe tė varfėrin dhe tė pamundurin, plakun dhe bonjakun, por edhe mikun, fqiun, shokun. Myslimani i pafuqishėm asnjėherė nuk guxon ta ndjejė vehten tė pashpresė, tė vetmuar e tė lėnė nė harresė. Zemra jonė duhet tė rrahė edhe pėr atė qė pėr momentin nuk ėshtė i lumtur e i lirė. Allahu e pranon vetėm kurbanin e tė pastėrtit, Ai e vlerėson vetėm atė qė di tė bėjė sakrificė e tė ndjejė me tjetrin, tė vuajė me vėllanė e pafat, me atė qė e ushqen fėmijėn e urritur. Allahu xh.sh. e do vetėm atė qė e hap dorėn e vet tėrėsisht e qė shkon te miku e shoku zemėrdlirė. Vetėm njeriu i kėtillė ėshtė i Allahut, Zotit tė tė gjitha botėrave. Sot, nė kėtė ditė tė madhe tė harrojmė mosmarrėveshjet dhe tia falim gabimet eventuale njėri tjetrit, tė shtrijmė dorėn e pajtimit sepse vetėm nė atė mėnyrė ky Bajram do tė ketė kuptim tė vėrtetė dhe vetėm atėherė Allahu do tė jetė i kėnaqur nga ne.
Krijoni Kontakt