Sot behen 10 vite pa Mjellmen. Vitet kalojn por kujtimi per ty vazhdon te jetë shumeë i fresket. Libri yt Renia e Gjethit Ilir me ngushllon sadopak qe ta zbus dhimbjen qe kam per ty. Me mungon shumë .
Me respekt
Mortushja .
Sot behen 10 vite pa Mjellmen. Vitet kalojn por kujtimi per ty vazhdon te jetë shumeë i fresket. Libri yt Renia e Gjethit Ilir me ngushllon sadopak qe ta zbus dhimbjen qe kam per ty. Me mungon shumë .
Me respekt
Mortushja .
Poeti (08-01-2016)
Eh Finete, kaluan 10 vite pa Mjellmen tone te dashur. Sa shpejt iken vitet e sa ngadale dhembja. I qofte i lehte dheu i Kosoves.
MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA
Poet. Po e vertet eshte dhimbja shumë ngadal kalon. vetem ata qe kan perjetu din te tregojn. Ju uroj nji vitë te mbar dhe te shendetshem.
Motra e Mjellmes.
Me rastin e 11 vjetorit të kalimit në amshim të motres dhe mikes së shtrenjtë Feride Dervishit/Mjellmës
Një ditë të ftohtë janari na zuri në befasi ikja jote e hershme, për ta vazhduar më tej rrugëtimin në amshim, në përqafim të engjëjve.
Zbrazëtia që le pas, në ditën kur ike përjetësisht, mbolli në ne mungesën, e cila çdo ditë po rritet bashkë me mallin për Ty. E kjo mungesë dhe ky mall me kalimin e viteve po bëhen dekada, për t’u shndërruar një ditë në histori të përjetshme të dhimbjes krenare.
Ngushëllimin e gjejmë në dashurinë Tënde për tokën e lindjes, për njeriun, për mirësinë dhe për stoicizmin. Ngushëllimin po e injektojmë me elanin Tënd të pashtershëm për ta bërë ëndrrën realitet.
Shtigjet e jetës të përplasën andej e këndej Atlantikut duke bartur mbi supet e Tua peshën e kauzës së mosnënshtrimit dhe forcës për t’u përballur me sfidat e kësaj jete, e cila jo rrallë të përkëdheli me kthetra, grushte e përplasje, por Ti asnjëherë nuk u përkule.
Në rrugëtimin Tënd në tokën e largët, ku po thithje nektarin e diturisë për ta derdhur më pas në truallin e Dardanisë, të kësaj toke të cilën e deshe aq fuqimisht dhe aq dëshpërimisht, papritmas dhe pabesisht të goditi sfida e radhës, e cila të mori me vete dhe të ndau nga ne.
Si luftëtare e denjë, edhe kësaj radhe Ti ike stoikisht, por le pas shëmbëlltyrën Tënde dhe amanetin e madh që dhimbjen ta shndërrojmë në ‘mozaik ngjyrash’ për t’i sfiduar të gjitha vështirësitë e jetës duke mos i lënë vend as nënshtrimit, por as harresës në ‘dimensionin e kohës’.
Prehu në paqe,motra , mikja jonë e shtrenjtë, sepse mëngjeset e Prishtinës ende po lotojnë për puthjen Tënde të zjarrtë dhe po e presin ri-takimin në një agim tjetër të artë.
Me shumë mall !
Fitnetja dhe Buqja.
![]()
drini_në_TR (10-12-2017),laguna blu (18-01-2017)
E dashtun Feride, u bane 15 vite pa t'ndi. Lutem përherë për shpirtin tand.
Edhe pse nuk mutjme me u taku kurrë, ato bisedat telefonike edhe dhuratat që m'ke dërgu janë kaq të shtrenjta e më përcjellin bujarinë e atdhedashurinë tande.
Shpresoj te kem mundësi me përmbushë premtimet e planet që kena ba bashkë si me kontribu për kombin tonë. Nuk i harroj asnjiherë edhe me ikjen tande e ndjej edhe ma shumë detyrimin.
Du me ardhë n'Kosovë me lulebore të mbledhuna n'Shkodër me stolisë atë truall që t'përket e të mban në gji.
Krijoni Kontakt