Pas një mungese të gjatë u ktheva në Forumin Shqiptar. U ktheva pikërisht për të gjetur ndonjë material të ri për Mjellmën - Feride Dervishi. Dhe më preku fakti se ajo jeton edhe sot në kujtesën e shumë miqve të saj. Unë suedezi kam qenë i pari të lajmërojë në forumet shqiptarë për humbjen e saj në janar 2006 dhe ky lajmërim i trishtueshëm solli mbi 170 përgjigje ngushëllimi.
Më Mjellmën jam njohur përmes pullave postare - ishim koleksionistë të dy. Albumi i saj me pulla ishte kujtimi i saj i vetëm material nga vatra familjare në Kosovë - e shpëtoi ajo nga zjarri kur erdhën serbët për të djegur shtëpinë atje në Drenicë. Zhvilluam një korrespondencë të dendur, biseduam me telefon - por nuk u takuam. Zëri i kësaj gruaje trupshkurtër dhe me shpirt të madh edhe sot tingëllon në veshët e mi. Megjithëse nuk u takum kurrë ajo sikur u bë motra ime e vogël, motra e shpirtit, sepse motër nuk më kishtë dhënë Nëna ime e dashur.
Për mua si albanolog ishte kënqësi e vecantë të ndihmoj Feriden me përkthimin e veprës që u quajt "Rënia e Gjethit Ilir". Një histori e bukur - por vetëm 6 muaj më vonë ndërroi jetë Feridja.
Mirëpo, nga libri i saj dimë se vdekja nuk ekziston.... trupi ynë vetëm transformohet në një formë të re, një qenie të re. Kur shikoj mjellmat mendoj: pikërisht ajo mjellmë mund të ruajë shpirtin e së dashures Feride Dervishi.
Dhe më në fund një lutje: Kush ka një fotografi të mirë të Ferides, ju lutem të ma dërgoni më postë elektronike. Jam duke përgatitur një artikull përkujtimor për një revistë suedeze "Nordisk Filateli" (Filateli Nordike) ku botojnë histori nga jeta a filatelistëve... Kam një fotografi të madhe që më dërgoi Feridja, por për revistën nuk është e përshtatshme. Ju lutem shumë të më ndihmoni, nëse keni fotografinë e saj.
Me përshëndetje
Ullmar Qvick, Suedi
Krijoni Kontakt