Close
Faqja 3 prej 139 FillimFillim 123451353103 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 1386
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar mė parė nga RoniSotiri
    ...Kombesia trashegohet
    nga gjaku...

    ...Nqs do ta linim ne deshiren e njerezve, Franca do ngelej nje grusht vend...

    Kush ja u ka fajin francezeve qe e kane mbushur vendin me mamluket e arabise dhe nderruan grupin e gjakut .

    -----------------------------------------------------

    Ai qytetar shqiptar, qe e ndjen veten grek le te rregjistrohet si grek.

    Njerzit nuk behen shqiptar me zor, ne qofte se nuk jane te tille.

    Ashtu si per shqiptaret ne Maqedoni, Mal te Zi, Turqi apo Firifistun, nuk ka force ne bote qe ti bej te thone jemi Maqedonas, Malazez, Turq, apo Firifistunas ashtu duhet pranuar edhe vullneti i atyre grekeve ne jug te Shqiperise.

    Nuk mund ti thuash tjetrit qe flet nga plaka 100 vjece deri tek femija ne djep vetem greqisht, qe plako nuk te jap te drejten te rregjistrohesh si i kombesise greke se kam frike se pastaj do me kerkoj Greqia Himaren apo Dropullin.


    Te mos behemi edhe ne me keq se greket, qe ju ka mbetur ora 300 vjet para Krishtit tek Sandri i Makedonies dhe do ju duhen nja 2300 vjet te tjera ne EU qe tju hiqen komplekset.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069
    Te vetedeklarohet Kombesia!!!!!
    Cudi do ishte po mos te dilnin dy miljon amerikane nga ky regjistrim lol

    Te behet ky lloj rregjistrimi ne kete kohe une do ta quaja thjesht Tradheti Kombetare.
    Para se te behet ky regjistrim duhet te nderpriten "pensionet" greke ne shqiperi.Une nuk di shifra te sakta por ata shqiptare qe perfitojne nje pension grek qe eshte dyfishi i rroges mesatare ne shqiperi deklarojne me pare qe jane grek.Perftuesit jane nga gjithe shqiperia por sidomos ne pjesen ku greku shikon endrrat.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,970
    Postimet nė Bllog
    22
    Gjithsesi besoj se nuk ka nevoje per census Kombesie. Kombesine sic u tha me siper nuk e ndryshon dot njeriu ndaj edhe statistikat ekzistuese jane me se te mjaftueshme. Perberja fetare duhet rishikuar.
    Cfare kujton se beri Enver Hoxha me dhenien e kombesise shqiptare ne grup te gjithe minoritetit turk ne Shqiperi? Minoriteti turk ne Shqiperi eshte 0%, inekzistent edhe pse pakica turke gjen gati ne te gjitha qytetet shqiptare dhe mund te jene ne numer me te madh se minoriteti grek ne vend. Pastaj njerezit hapin syte kur perballen me dokumentare turke ku "shtetas me kombesi shqiptare" nga Shkodra, Kavaja, Elbasani dalin e flasin turqisht dhe thone se jane turq e jo shqiptare.

    Ne Shqiperi jeton nje popull heterogjen dhe ky eshte nje realitet qe nuk duhet maskuar, mbuluar, ndryshuar, por nje realitet qe duhet pranuar dhe respektuar. Cdo minoritet qe jeton ne vend duhet respektuar edhe pse mund te mos kene kombesi shqiptare, pasi jane te gjithe te barabarte perpara ligjit, jane te gjithe shtetas shqiptare.

    Nese ka nje mesim qe edhe shqiptaret e mbare popujt ballkanike duhet te nxjerrin nga realiteti amerikan: diversiteti nuk eshte nje pengese per zhvillim, perkundrazi, eshte nje katalizator per aq kohe sa te gjithe individet dhe grupet e asaj shoqerie gezojne te drejta, mundesi te barabarta me ligj. Tu mohosh ekzistencen ketyre minoriteteve eshte me pasoja te renda kombetare pasi percmimi dhe racizmi i hapin rrugen urrejtjes dhe urrejtja prodhon vetem destabilizim te brendshem dhe te jashtem. Shqiperia eshte shembulli me i mire per kete.

    Minoritetet ne vend duhen pare si asete dhe si pasuri kombetare, pasi keto minoritete, sado te vogla qe mund te jene, jane ura te medha miqesie e bashkepunimi midis popujve rajonale.

    Berishes iu desh kohe ta kuptonte kete gje, por e rendesishme eshte qe ai arriti ne perfundimin e duhur.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 09-01-2006 mė 21:08

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069
    Ky Albo paska ikur per patate me duket:P lol
    Ku i ke pare turqit ti babuc se une per vete qe jetoj ne shqiperi nuk njoh asnje.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  5. #25
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Ne Shqiperi nuk ka pasur minoritet turk qe nga koha e pavaresise prej Turqise.

    Problemi i vetem mund te jete Himara tani qe marrin pensione nga Greqia por edhe ai qytet me 2-3 mije banore, gjysma e tyre e ndoshta me shume e ndjejne veten shqiptare dhe keshtu edhe do deklarohen (ketu eshte fjala per gjithe himariotet qe jane jashte PBDNJ-se). Pastaj kemi edhe shqiptaret tjere nga viset tjera qe jane zhvendosur atje keto kohet e fundit dhe qe deklarohen shqiptare. Pra nuk besoj qe do arrij numri i grekeve ne Himare as ne nje mije, edhe nese behet censusi i kombesise tani. Pervec kesaj po keta "greke te Himares" ne Greqi po deklarohen shqiptare kur po regjistrohen ne univerzitet atje, vetem per te marre perfitimet studentore si studente te huaj.

    Mirepo, edhe une mendoj qe statistikat ekzistuese te kombesise mjaftojne sepse kombesia nuk ndryshon. Keshtu qe, edhe censusi i kombesise nuk eshte i nevojshem. Per ceshtjet tjera censusi duhet te behet jo vetem tani por shume shpesh, ashtu sic behet edhe ne gjithe vendet tjera.

    Shqiperia eshte nje vend homogjen me mbi 98% te popullsise me kombesi shqiptare. Keshtu ka qene gjithmone, bile pervec Shqiperise se sotme edhe Kosova, pjesa veriperendimore e Maqedonise, Cameria, pjesa shqiptare e Malit te Zi, dhe Lugina e Presheves jane homogjene me shqiptare.

    Tung
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 09-01-2006 mė 21:15
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    180
    Me ne fund arriti edhe regjistrimi i shumepritur (Censusi eshte fjale shqiptare????)

    Ne lidhje me temen:

    Perkatesia fetare eshte nje opinion, seicili pergjate jetes se tij mund ti afrohet
    a largohet filan besimit fetar.
    Kjo ka te beje me eksperiencat qe jeta i sjell perballe seicilit nga ne.

    Ndersa kombesia nuk eshte nje ceshtje opinioni, ate e ke nga prejardhja
    jote dhe nuk mund te ndryshohet sipas ndjenjave te nje periudhe kohe.

    Nenshtetesia qe edhe kjo eshte e ndryshme nga kombesia pastaj ka te beje me anen burokratike e ligjore. Shume shqiptare aspirojne te behen nenshtetas te vendeve ku jetojne, sepse kjo u siguron kushte dhe te drejta me te mira jetese. Dhe deri ketu cdo gje eshte e paster si akulli.

    Nje kryeminister i nje shteti ballkanik (per me teper i shtetit me te mjere ) nuk mund te enderroje te deklaroje se qytetaret mund te shpallen me cfare kombesie te duan.
    Rezultatet pastaj mund te paraqesin surpriza te pakendshme.

    Per mendimin tim Berisha e hodhi nje ide qe eshte disi pacavure
    (vetem persa i perket kombesise ), me siguri ai do te mbledhi opinionet e ndryshme qe do te dalin ne lidhje me te dhe kohe per ndryshime apo retifikime ka sa te duash.

    Pershendetje te gjitheve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shaboni : 10-01-2006 mė 03:50

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Berisha vazhdon te permbushe kontratat qe e sollen ne pushtet. Ne fillim dukej çudi qe PD-ja bente aleance me PBDNJ-ne ne Himare ne zgjedhjet lokale 2003, pastaj dukej çudi qe Greqia perkrahte Berishen ne zgjedhje. Nese ju kujtohet Berisha me 3 korrik ne mbremje doli ne televizion dhe tha se kishte marre pergezimet e kryeministrit grek per fitoren ne nje kohe qe asnje kuti votimi ende nuk ishte hapur.
    Kurse sot Berisha mban premtimin tjeter ndaj Greqise per te ashtu-quajturin "census".
    Por cfare do te thote "census"? Realisht census do te thote verifikim i regjistrave te gjendjes civile. Por ne Shqiperi e kuptojne me shume si referendum.
    Ne nje vend si Franca, per shembull, cdo 10 vjet ka nje "census".
    Banoreve ne France iu kerkohet te thone emrin, mbiemrin, datelindjen, vendlindjen, nenshtetesine, profesionin dhe te dhena te tjera me vlera statistikore, por ne asnje menyre nuk u kerkohet te deklarojne besimin fetar : kjo eshte e ndaluar me ligj sepse Franca eshte vend laik dhe feja eshte diçka personale.
    Kurse largpamesi Berisha kerkon te deklarohet feja, ne nje kohe qe Shqiperia eshte nje vend laik. Dhe vend laik do te thote qe shteti dhe administrata shteterore nuk ngaterrohet ne punet e fese. Aq me teper qe ne Shqiperi ka te pakten 3 fe te ndryshme dhe kur dihet qe qendra te jashtme politike perpiqen sistematikisht t'i shfrytezojne keto fe per qellime politike.
    Kur kryeministri i nje vendi hap i pari problemet fetare, kjo eshte shume e rende. Sepse imagjinoni neser debatet qe do te lindin nga ky "census". Secili komunitet do te pretendoje se eshte manipuluar dhe se shifra nuk eshte e sakte. Imagjinoni tensionet qe mund te krijohen dhe qe dashje padashje mund te marrin permasa te medha. Eshte nje debat ku te pakten shteti nuk duhej te futej kurre.

    Prandaj censusi fetar duhet ndaluar me çdo kusht per dy aresye:
    1. censusi fetar eshte anti-kushtetues sepse Kushtetuta thote:
    - "Shteti eshte asnjanes ne ceshtjet e besimit e te ndergjegjes..." (neni 2 pika 2)
    - "Shteti dhe bashkesite fetare respektojne ne menyre te ndersjellte pavaresine e njeri-tjetrit .." (neni 2 pika 4)
    Kjo do te thote qe shteti eshte i ndare nga feja, pra Shqiperia eshte nje shtet laik.

    2. censusi fetar eshte delikat dhe anti harmonise fetare sepse ka shume te ngjare qe per shkak te papjekurise se demokracise ne Shqiperi rezultati te jete i kontestueshem

    Persa i perket censusit te kombesise kjo ne Shqiperi mund te sjelle absurditete. Sepse kombesia dhe ndryshimi i saj nuk behet me nje fjale goje por eshte nje procedure e tere ligjore. Nese dikush ne gjendjen civile e ka kombesine shqiptare dhe gjate censusit per nje aresye apo per nje tjeter e deklaron kombesine greke, a ka kjo nje vlere ligjore? A do te shenohet ne pashaporten e ketij personi kombesia greke? Nuk besoj. Mbetet qe censusi ka me teper nje vlere statistikore dhe ne rastin konkret nje vlere propagandistike qe mund te perdoret nga fqinjet tane te jugut.
    Nuk eshte mire te paragjykojme rezultatin e nje censusi te tille, por ka te ngjare qe disa mjerane shqiptare, per shkaqe kryesisht ekonomike, ta deklarojne veten si greke ne census, per me teper qe Greqia do te perdore shume mjete per ta nxitur kete fenomen. Nuk eshte se keta do te behen me te vertete greke, por shifrat e censusit do te perdoren nga Greqia per te realizuar synimet e saj per greqizimin e jugut te Shqiperise dhe mundesisht per ta aneksuar ate ne nje faze te dyte.
    Duke patur parasysh te gjitha keto ky census nuk duhej bere ne asnje menyre. Por a thua i di z. Berisha te gjitha keto?
    Mendoj se i di shume mire, por nuk i interesojne.
    Ajo qe i intereson z. Berisha eshte pushteti dhe ate e fitoi.
    Por Shqiperia do te humbase shume nga ky "census".
    Le te shpresojme qe do te kete shqiptarë qe ta ndalojne kete gomarllek kombetar. Dhe nese nuk eshte e mundur le te shpresojme e te perpiqemi qe asnje shqiptar te mos e deklaroje veten si grek por ta mbaje me krenari origjinen e tij shqiptare.
    E drejta vonon, por nuk harron!

  8. #28
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212
    Te lumte Karaburun
    Mjaft i argumentuar shkrimi juaj.
    Mua nuk me ben pershtypje apatia e politikes dhe politikaneve sepse ata jane pale e kontrates te cilen ju me shume te drejte e permendet pak me siper. Mua me ben pershtypje ngurimi i intelektualeve, akademikeve shqiptare qe heshtin dhe flene gjume para ketij fenomeni ne dukje krejt normal dhe i parendesishem por qe do te hapi tunele te felliqura qe mund te na cojne deri ne lufte civile per te cilen fqinjet tane te jugut ka kohe qe i ferkojne duart.

    97 ta, ligji i vetedeklarimit te kombesise, aleanca e turpshme e Berishes me PPDNJ ne Himare si dhe gjate zgjedhjeve te fundit tregojne qartas qe per Berishen ka vetem rendesi karrigia e pushtetit pavaresisht se ajo mbeshtetet ne shpatullat e kishes dhe felliqesise greke.
    Autori i ketij shkrimi nuk kunder rregjistrimit te popullsise, eshte mese normale te rregjistrohen shqiptaret brenda dhe jashte vendit, por ajo per te cilen une jam kategorikisht kunder eshte "e drejta" e vetedeklarimit te kombesise a thua sikur jemi nje konglomerat njerezish qe sapo kemi arritur ne kete toke nga 10 tera vende te ndryshme dhe na duhet te dime se cfare kombesie kane pasi ne nuk kemi mundesi ta vertetojme kombesine e tyre.
    Kjo eshte cmenduri
    Kjo eshte pabesi
    Kjo eshte tradheti
    Kjo nuk ka emer.
    Problemi i fese eshte dicka me pak e rendesishme pasi jo vetem Shqiperia eshte shtet laik dhe ashtu duhet te mbetet sa kohe qe te ekzistoje shteti por shumices se shqiptareve nuk ju plas shume per fe pasi te gjitha jane ideologji qe ushqehen me para te qelbura te qendrave respective.
    Qellimi i deklarimit dhe rregjistrimit fetar ne dokumentet e identitetit eshte vetem te shkaktoje konflikt dhe dhe te hape hendek mes komunietetve fetare ne Shqiperi. Synimi eshte qe shkalle pas shkalle kjo te coje ne konflikt nderfetar qe eshte e vetmja pike ku greket deri tani kane deshtuar. Po heqin dore ata?...
    Jo kurre..
    I ndjeri Azem Hajdari pak kohe para se te vritej pat thene vetem ne Shqiperi nuk ndodh asgje rastesisht dhe pa qene e planifikur deri ne detajet me te vogla. Ska si te jete ndryshe kesaj radhe
    Ne jemi kuaj..(Gjeke Marina pat thene)
    Ne jemi kavje... mbi te cilet te huajt vazhdojne te kryejne experimente nga me te padegjuarat, pasi ne nuk i dhimbsemi askujt. Ne fakt neve nuk na dhimbset vetja. Ja kemi lene gjithcka rrjedhes packa se ajo na perplas pameshirshem sa ne gure sa ne trungje sa ne ferra dhe ne vazhdojme te mos jemi ne gjendje jo me qe te mos kontrollojme fatin tone por as te kuptojme se cfare po luhet me ne.
    Zoti na shpetofte....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iceberg : 10-01-2006 mė 12:34
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  9. #29
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Edhe mua me pelqen argumentimi i Karabunit.

    Por do me pelqente te shtoja qe nje rregjistrim i tille eshte thjesht i vlefshem nga nga kendveshtrimi sovial.Biles dicka e tille duhej bere kohe me pare.Nuk jam dakort vetem me rregjistrimin fetar.
    Regjistrime te tilla te popullsise duhen bere pothuajse cdo 10 vjet sic eshte ne France e shume shtete te tjera europiane (Danimarke,Gjermani Greqi).Njekohesisht me duket krejt absurde qe shteti si intitucion te rregjistroje popullsine ne baze te fese.Kjo e fundit eshte e tejkaluar per mendimin tim.Nje argumentim shume te zgjeruar e interesant ka dhene Karabuni mbi kete ceshtje,e duke theksuar qe per shtetin shqiptar si nje laik,eshte krejt kontradiktorie numerimi fetar i popullsise pasi bie ndesh me dispozitat kushtetuese te permendura me lart.
    Vlen per tu theksuar ketu eshte qe ky rregjistrim nuk mund te kete force ligjore persa i perket ndryshimit te gjendjes civile te cdo qytetari.Ky lloj rregjistrimi individual eshte thjesht nje deklarate personale e individit,pa patur mbeshtetjen e duhur ligjore nga organet kompetenete per ndryshime te mundshme ne gjendjen e tij civile.
    Pra ky rregjistrim nuk eshte asgje tjeter vecse nje rregjistrim i cili do sherbeje ne spastrimin e rregullin e rregjistrave te Gjendjes Civile.
    .........................

  10. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,970
    Postimet nė Bllog
    22
    Berisha vazhdon te permbushe kontratat qe e sollen ne pushtet. Ne fillim dukej çudi qe PD-ja bente aleance me PBDNJ-ne ne Himare ne zgjedhjet lokale 2003, pastaj dukej çudi qe Greqia perkrahte Berishen ne zgjedhje. Nese ju kujtohet Berisha me 3 korrik ne mbremje doli ne televizion dhe tha se kishte marre pergezimet e kryeministrit grek per fitoren ne nje kohe qe asnje kuti votimi ende nuk ishte hapur.
    Ne fakt, ti qe e mban veten si nacionalist i rruges shqiptare, dhe ai nacionalisti i rruges greke jane ne nje mendje per censusin: te dy palet jane kunder mbajtjes se censusit ne Shqiperi. Ti ke frike se mos del ne drite numri i vertete i minoritetit grek ne Shqiperi qe mund te jete me i larte se sa te pelqen ty, kurse atij nacionalistit te rruges ne Greqi nuk i vjen mire se ka frike se mos ai numri nuk eshte aq i larte sa duhet, pasi shumica e minoritetit grek ka emigruar ne Greqi tashme prej me shume se nje dekade. Dhe ky eshte nje shembull i mire ku ekstremet puqen.

    Kurse qeveria shqiptare dhe ajo greke e mirepresin te dyja kete inisiative pasi ne kete menyre ata u heqen te drejten e fjales dhe spekullimeve njerezve te rruges si ne Shqiperi edhe ne Greqi. Fjalen nuk e kane me njerezit e rruges por fjalen e kane burrat e shtetit te te dy vendeve te cilet i shpien maredheniet midis popujve nje hap perpara. Kurse po te lihej ne doren e kokebosheve ne rruget e Shqiperise dhe Greqise, keta do te prodhonin vetem fjale e vrer per njeri-tjetrin dhe do ti mbanin peng maredheniet midis popujve ashtu edhe sic i kane mbajtur.

    Pa harruar qe nese Shqiperia mban me sukses censusin e popullsise se saj, kjo vetem sa do te sjelle rritjen e presioneve te BE mbi Greqine per ti dhene zgjidhje problemit te emigracionit dhe njohjen e te drejtes se legalizimit te emigranteve.

    Prandaj censusi fetar duhet ndaluar me çdo kusht per dy aresye:
    1. censusi fetar eshte anti-kushtetues sepse Kushtetuta thote:
    - "Shteti eshte asnjanes ne ceshtjet e besimit e te ndergjegjes..." (neni 2 pika 2)
    Ti hedh poshte "argumentin" tend me citimin e kushtetutes. Qe shteti eshte asnjeanes kjo eshte e dukshme pasi une nuk njoh ndonje shqiptar qe eshte bere X besimtar fale ligjit qe nxorri parlamenti apo qeveria. Por une njoh plot shqiptare qe nuk kane besim jo sepse nuk kane dashur te besojne, por se u eshte ndaluar me ligj e drejta per te besuar gjate rregjimit komunist. Prandaj, shteti nuk e thyen aspak asnjeanesine duke pyetur shtetasit e vete se cfare besimi kane. Pergjigjen nuk e jep shteti, e jep shtetasi i lire me gojen e tij.

    Qe te kuptosh edhe se sa se prapi e kupton ti kushtetuten: Asnjeanesia e shtetit nuk do te thote mohimi/anashkalimi/eklipsimi i botes shpirterore te shtetasve. Ai shtet qe nuk respekton komunitetet fetare nuk respekton direkt as te drejten e shtetasit per te besuar i lire. Keshtu qe nese ti mendon se shteti duhet ti mbylli syte, veshet dhe gojen kur vjen fjala tek bota shpirterore e shtetasve te tij, atehere shteti e shkel kushtetuten pasi i mbyll syte perpara realitetit shpirteror te shtetasve te vet.

    "Shteti dhe bashkesite fetare respektojne ne menyre te ndersjellte pavaresine e njeri-tjetrit .." (neni 2 pika 4)
    Kjo do te thote qe shteti eshte i ndare nga feja, pra Shqiperia eshte nje shtet laik.
    Ashtu si cdo komunitet fetar ka regjistrat e besimtareve te tij, ashtu edhe shteti ka regjistrat e gjendjes civile ku duhet te reflektohet edhe besimi fetar i cdo shtetasi. Une si besimtar ndihem i respektuar nga shteti im atehere kur ky shtet respekton perzgjedhjen time per te qene X besimtar. Dhe nese shteti respekton te drejten e besimtarit per te besuar dhe per te qene anetar i ketij X komuniteti fetar, shteti ne menyre indirekte ka respektuar gjithe ate komunitet fetar qe une bej pjese. Dhe kjo eshte e vertete per cdo besimtar shqiptar dhe cdo komunitet fetar.

    Une jam edhe shtetas edhe besimtar dhe jam nje person, jo dy persona te ndare. Ashtu sic kam detyrime ndaj ligjit kushtetues si shtetas, ashtu kam edhe detyrime ndaj Perendise dhe komunitetit fetar ne te cilin bej pjese si besimtar.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 10-01-2006 mė 17:54

Tema tė Ngjashme

  1. Rreth Pėrhapjes Sė Islamit Ndėr Shqiptarėt
    Nga cobra nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 14:47
  2. Tetova - Informacione tė pėrgjithshme
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 01-10-2007, 15:16
  3. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  4. Islamizimi te shqiptaret!
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 17:38
  5. Islamizimi te shqiptarėt
    Nga Agron Jozef Mje nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-03-2004, 05:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •