Close
Faqja 102 prej 139 FillimFillim ... 25292100101102103104112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,011 deri 1,020 prej 1386
  1. #1011
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527

    Letėr e hapur pėr z. Lubonja - “Grek apo shqiptar”

    Letėr e hapur pėr z. Lubonja - “Grek apo shqiptar”

    2011-03-26 Pleurat Rexhepi



    Pėrshėndetje z. Lubonja,
    Mė lejoni tė shpreh konsideratėn time maksimale pėr ju dhe pėr shkrimet tuaja. Unė qė po ju shkruaj quhem Pleurat Rexhepi, (student i Doktoraturės nė King’s College London me bursė nga Fondi i Ekselencės) dhe kam mbi 10 vite qė jetoj nė Angli.

    Ideja dhe argumentimi juaj nė debatin e fundit tek “Opinioni” (“Grek apo shqiptar”) ėshtė shumė perėndimor dhe shumė parimor pėr njė shoqėri tė avancuar. Patjetėr qė argumentimi juaj do tė ishte shumė i denjė pėr njė audiencė tė BBC-sė, ku vlerat multikulturore janė parimet bazė tė njė shoqėrie moderne. Por, me keqardhje mė rezulton se pėr njė vend nacionalist si Greqia argumentet tuaja janė komplet jashtė realitetit aktual.
    Gjatė kėtyre 5 viteve tė fundit kam marrė pjesė nė disa shkolla verore politike nė Greqi tė organizuara nga George Town University dhe sinqerisht jam tronditur nga mendimet shoviniste tė akademikėve grekė.
    Gjatė studimeve tė mia pėr master nė Cass Business School London, mė ka rėnė rasti qė tė kem mbi dhjetėra shokė/shoqe greke, qė vazhdoj t’i konsideroj shumė tė afėrt dhe vazhdoj tė kem marrėdhėnie tė shkėlqyera. Por sa herė qė kam hapur temėn e kombėsisė, opinioni i tyre vazhdon tė jetė tepėr asimilues nė raport me shqiptarėt.
    Si liberal qė jam, besoj se shteti i sė drejtės dhe mirėqenia e qytetarit ėshtė baza e civilizimit dhe jo nacionalizmi. Absolutisht qė jam dakord, por jo nė realitetin e zymtė tė ekstremistėve grekė, tė cilėt pėr 20 vite rresht kanė ndėrtuar dhe po ndėrtojnė politikėn e ekspansionit ekonomik, fetar dhe nacionalist nė Ballkan.
    Nuk e kuptoj se si ka mundėsi qė njė intelektual si ju akoma nuk ka kuptuar se pjesa konservatore e politikėbėrėsve grekė vazhdon tė funksionojė si nė shekullin e 19-tė pasi:
    • Duke krijuar njė mjedis tė zymtė, detyron qytetarėt shqiptarė qė tė ndryshojnė emrat dhe fenė e tyre.
    • Deklarojnė hapur se regjistrimi i popullsisė ėshtė mundėsia e fundit pėr Vorio Epirin.
    • Krijojnė varreza me “Gjeneralė tė ushtrisė sė vdekur”.
    • I imponon presione qeverisė shqiptare pėr mbėshtetje nė Bashkimin Europian.
    • Organizon operacione “Fshesare” vetėm pėr tė pasur influencė nė kishėn ortodokse.
    • Nuk denoncon gjenocidin e popullsisė ēame ku u shpėrngulen 50 000 shqiptarė.
    • Mohojnė tė drejtėn e pronės private tė popullsisė ēame.
    • Nuk vlerėsojnė studentėt e shkėlqyer shqiptarė nė bazė tė meritokracisė pėr tė mbajtur flamurin nė parakalimet shkollore.
    • Stėrviten ushtarakisht para gjeneralėve me mllef dhe parulla kanibalėsh kundėr vendeve fqinje.
    • Refuzon realitetin e ri gjeopolitik tė Kosovės.
    Unė thjesht dua tė di dhe sa argumente tė tjera dėshironi qė t’ju jap qė tė bindeni se pėrpara nesh kemi njė fqinj, i cili vazhdon tė jetojė nė shekullin e 19-tė, ndėrsa ne duhet qė tė jetojmė nė shekullin 99.
    Tė lutem reflekto dhe kupto realitetin politik tė Ballkanit.
    Realiteti dhe analiza duhet tė fillojnė qė nga ndėrtimi i marrėdhėnieve shqiptaro-greke, duhet tė fillojnė qė nga politika “budallaqe” e shtetit grek, e cila falimentoi ekonominė e tyre vetėm pėr tė realizuar ėndrrėn e tyre tė dėshtuar pėr dominimin e Ballkanit.
    Ti me tė drejtė mund tė mė pyesėsh: “Pėrse thua budallaqe?”
    E quaj “budallaqe”, pasi shpenzoi miliarda euro nė “modernizimin” e ushtrisė pėr tė balancuar influencėn ushtarake me Turqinė dhe akoma nuk e kanė kuptuar qė nuk mund tė balancohet.
    E quaj “budallaqe”, pasi shpenzoi me miliarda dollarė nė ndėrtimin e kishave nė rajonin e Ballkanit gjatė kėtyre 20 viteve.
    E quaj “budallaqe”, pasi paguan mijėra pensionistė shqiptarė, maqedonas, bullgarė me pretendimin se janė minoritete greke dhe jo nė bazė tė kontributeve shoqėrore.
    E quaj “budallaqe”, pasi kompanitė e tyre qė mėsymėn tregjet e Ballkanit e bazuan biznesin e tyre nė korrupsion, e bazuan nė pėrfitim afatshkurtėr, e bazuan nė korporata nepotike, nė korporata false. Ndėrsa tani “xhevahiret” e korporatave greke u blenė vetėm brenda 1 viti nga kompanitė gjermane, kineze, ruse, italiane apo austriake. Kompanitė celulare, portet, hekurudhat, rrugėt dhe tė gjitha bizneset e tjera po blihen ose po privatizohen nga investitorė tė huaj me vetėm pak dollarė.
    E quaj “budallaqe”, pasi po paguajnė norma tė larta interesi pėr paratė e marra borxh, qė shpenzuan nė politikat e tyre nacionaliste pėr pensione, kisha, ushtri apo korporata nepotike.
    E quaj “budallaqe”, pasi akoma nuk e ka kuptuar se me politikat e shekullit 19 nuk ndėrtohet njė shtet europian, ku 50% e dyqaneve nė Athinė akoma nuk tė presin njė kupon tatimor.
    E quaj “budallaqe”, pasi strategjia e tyre ekspansioniste drejt shteteve tė brishta tė Ballkanit dėshtoi totalisht, sepse nuk u bazua nė punė, vlera dhe iluminimin perėndimor, por u bazua nė influencė fetare, korrupsion ballkanik, presione politike dhe gjeopolitikė despotike lindore.
    Duke mbetur njė adhurues i historisė antike greke, qė ka iluminuar tė gjitha shoqėritė e njerėzimit, shpresoj qė njė ditė fqinji ynė ta kuptojė seriozisht gjendjen e tij aktuale dhe tė kuptojė se reflektimi mbi gabimet e tyre ėshtė e vetmja zgjidhje pėr njė shoqėri tė shėndoshė dhe jo presioni politik me njė shtet tė brishtė ballkanik si Shqipėria.

    (BA, MSc, PhD King’s College London) Pedagog – Fakulteti i Ekonomisė, UT

  2. #1012
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Pas te gjitha argumentave te permendura me lart ,qe ne si shqiptare i perjetojme per cdo dite nga mentaliteti i shtetit reaksionar dhe mentalitetit mesjetar grek,ka shume shqiptare qe ende duke u munduar te shiten per modernista dhe te avansuar ne gjykim i mbyllin syte perpara realitetit egzistues te mardhenjeve shqiptaro-greke.

    Letra me lart le te jete nje leter e hapur si nje trokitje ne ndergjegjen e cdo shqiptari qe edhe ne kete kohe per hire te vetvetes dhe vleresimit ,mundohet ti paragjykoje "greket e pergjithsuar" si te mire ndaj shqiptareve....nderkaq qe dihen mirefilli veprimet e tyre shoveniste ne plan institucional dhe individual, ne Ballkan dhe ne gjithe globin.
    I lumt z.Pleurat Rexhepi, heshtja jone vec sa na merr jeten dhe atdheun per cdo dite!

    me nderime,
    bili99
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  3. #1013
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378

    Arbėr Xhaferri: E drejta pėr vetėmbrojtje

    Arbėr Xhaferri
    E drejta pėr vetėmbrojtje
    Prej vitit 1976 deri nė vitin 1981, Redaksia e filmit i TVP-sė sė atėhershme, arriti t'i shfaqė nė rrjetin e pėrbashkėt televiziv jugosllav, pothuajse tė gjitha filmat e produksionit tė kinostudios "Shqipėria e Re". Nė mesin e tyre, edhe filmin "Udha e shkronjave" tė regjisorit Vladimir Prifti, me aktorėt Sandėr Prosi, Bujar Lako, Ndrek Luca etj.
    Edhe pse isha redaktor i kėsaj redaksie, megjithatė vendosa ta pėrktheja dhe subtitroja vetė, i bindur se pėrvoja ime shumėvjeēare nė kėtė redaksi ėshtė garanci pėr cilėsi dhe sukses. Filmi u emetua dhe pat' shikueshmėri tė lartė, pothuajse nė tė gjitha viset jugosllave. Shumica e shikuesve joshqiptarė ishin tė befasuar nga fakti se paska edhe shqiptarė ortodoksė. Mirėpo, pat reagime edhe negative, kryesisht ndaj pėrkthimit tim. Kėtė e konstatova tė nesėrmen kur, si zakonisht, ditėn e re e nisnim me kafe ose njė gotė raki nė kafenenė me emrin pretencioz "Parnas".
    U ula nė tavolinėn e miqve, tė cilėt ēuditėrisht mė pritėn ftohtė. Nuk arrija tė kuptoja arsyen dhe ashtu i shkujdesur, duke dashur tė hap bisedėn pėr tema konkrete i pyeta pėr filmin e emetuar. Pas njė heshtje dramatike, njėri prej tyre, duke thithur thellė tymin e cigares, rėndė-rėndė tha: "e ndoqėm...e ndoqėm". "Ani?" "...e kishe ba fet (e kėnaqe)" . Kjo ishte hyrje nė njė debat tė ashpėr gjuhėsor. Shokėt e mi ishin tė mllefosur ndaj pėrkthimit nė serbisht tė fjalės "ortodoks" me fjalėn "pravosllav" . U pėrpoqa t'u shpjegoj se fjala "ortodoksi" nė gjuhėt sllave pėrkthehet me "pravosllavlje".
    Kjo pėrpjekje pėr ta mbrojtur tezėn time qė kolegėt e mi cilėsonin si herezi, si blasfemi e nxiti edhe mė shumė polemikėn. Kundėrshtarėt e mi mė rėndonin me akuzėn se e paskam barazuar ēiltėrsinė e ortodoksisė shqiptare, Kristoforidhin, Veqilharxhin, Nolin me sllavėt e sojit tė Ēubrilloviqit. Orvatja ime e fundit qė t'i bind shokėt e mi kishte tė bėnte me faktin se fjala "sllava", nė kėtė rast ka domethėnien e besimit dhe jo tė pėrkatėsisė etnike. Por kot. Ata edhe mė shumė tėrboheshin nga orvatjet e mia pėr ta arsyetuar pėrkthimin tim. Mbase me tė drejtė e ruanin konotacionin pozitiv tė fjalės "ortodoks" dhe atė negativ pėr fjalėn "pravosllavlje" (besim i vėrtetė).
    Ky episod m'u kujtua teksa i ndiqja debatet lidhur me modelin, pyetėsorin e regjistrimit, pėrkatėsisht me dilemėn a duhet tė ekzistojė rubrika pėr identitetin fetar dhe etnik tė qytetarit. Tani fjala "ortodoksi" merr konotacione greke ngaqė ngarkohet me elemente qė pėrcaktojnė identitetin etnik. Pak nga pak, bėhen pėrpjekje tinėzare qė ortodoksia shqiptare tė identifikohet me Bollanon dhe jo me Kristoforidhin ose fundja me Spartak Ngjelėn, i cili, kohė mė parė, nė mėnyrė frymėzuese e mbrojti shqiptarėsinė e ortodoksisė shqiptare. Jam i vetėdijshėm qė fjalia e fundit ėshtė tautologji, por s'gjeta zgjidhje tjetėr.
    Por, pėr se bėhet fjalė? Pėr gjuhėn, pėr fenė, pėr politikėn apo pėr aktin e ri tė shpalljes sė armiqėsisė? Mendoj se kemi tė bėjmė me njė model tė ri tė armiqėsisė sė vjetėr. Do tė pėrpiqem tė jap disa argumente.
    Ata qė insistojnė qė tė bėhet regjistrimi i pėrkatėsisė etnike dhe fetare, si Poncie Pilati i lajnė duart duke marrė si shembull Greqinė, Maqedoninė, Serbinė, Malin e Zi, Kosovėn etj. Ky krahasim nuk ėshtė argument ngaqė bėhet fjalė pėr procese tė ndryshme historike. Greqia me ligj ndalon, ose mohon ekzistimin e grupeve tė tjera etnike. Prandaj atje, nė daē regjistrohu, nė daē mos u regjistro rezultati do tė mbetet i njėjtė: atje ka vetėm grekė. Bie fjala, ish ministri grek i punėve tė jashtme, Pangallos gjatė vizitės sė tij nė Shkup(1998), nė pyetjen e gazetarėve lidhur me tė drejtat e pakicave, ai jo vetėm qė e mohoi ekzistimin e tyre, por ata( maqedonas) qė qenkan tė organizuar nė shoqatėn "Vinozhito"("Ylberi")i quajti homoseksualė dhe marksistė-leninistė.
    Pra, Greqia, pasi qė paraprakisht, sidomos pas Traktatit tė Lozanės tė vitit 1923, tė nėnshkruar nė mes tė Turqisė dhe Greqisė e pastroi etnikisht territorin e vet nga pakicat ndryshme (edhe ēamėt), pasi qė me ligj ndaloi ekzistimin e pakicave etnike, lirisht mund tė bėjė regjistrim tė ēfarėdo lloji, por rezultati siē u tha, do tė mbetet i njėjtė: nė Greqi ka vetėm grekė ortodoksė dhe njė pakicė myslimane greke.
    Ekziston edhe njė dallim i madh ndėrmjet mėnyrės se si u formua shteti grek dhe ai shqiptar. I pari u formua me fushata luftarake, me pastrime makabre etnike qė krijonte kushte pėr zgjerim tė vazhdueshėm tė territorit grek nė dėm tė popujve tė tjerė, ndėrkaq i dyti mbi bazė tė vendimit tė komisioneve ndėrkombėtare, pra ka vulėn, legjitimitetin neutral ndėrkombėtar. Gjithsesi, sikur tė ishin shqiptarėt ortodoksė grekė etnikė, atėherė kėto territore do t'i takonin Greqisė qė nė pėrfundim tė Luftės sė Parė Botėrore.
    Po ashtu pėrdorimi i shembullit qė ka tė bėjė me modelin regjistrues qė pėrdoret te shtetet qė dolėn nga ish-Jugosllavia nuk mund tė trajtohet si argument. Pas Luftės sė Parė Botėrore, pasi qė artificialisht u krijua Jugosllavia e parė, shumė faktorė tė jashtėm dhe tė brendshėm ishin tė mendimit se ky shtet duhet tė shpėrbėhet. Kėtė opinion e mbėshtetnin edhe komunistėt jugosllavė. Madje edhe nė kuadėr tė standardit tė ri, tė drejtės pėr vetėvendosje, pėrmendej ideja e bashkimit tė territoreve tė banuara me shqiptarė me Shqipėrinė.
    Nė atė kohė tė pėrkufizimit tė interesave gjeostrategjike, popullit shqiptar i dėrgohej ftesa qė tė marrė pjesė nė luftėn antifashiste, pėr ta fituar kėshtu tė drejtėn e vetėvendosjes. Siē dihet nė kuadėr tė kėsaj klime u mbajt Konferenca e Bujanit ku komunistėt shqiptarė, serbė dhe malazezė u pajtuan qė Kosova t'i bashkohet Shqipėrisė. Nga ana tjetėr, nė Maqedoninė e okupuar nga bullgarėt nuk mund tė zhvillohej lufta ngaqė shumica e popullatės kishin ndjenja nacionale bullgare. Pėr ta nxitur kryengritjen u desh qė tė formohej njė brigadė e pėrzier kosovaro-maqedonase e cila shumė shpejt filloi tė japė efektet e saja.
    Pra, e drejta qė identiteti kombėtar tė pėrfshihet nė pyetėsorin e regjistrimit tė popullatės buron nga lufta ku shqiptarėt e fituan tė drejtėn e vetėvendosjes. E gjithė Jugosllavia u formua mbi parimet e njohjes sė identiteteve tė veēanta etnike. Sė kėndejmi, Jugosllavia si shtetet federal nuk mund tė kishte pyetėsor pa rubrikat pėr pėrkatėsi etnike apo fetare. Shembulli i pakicės greke nė Shqipėri nuk mundet nė asnjė mėnyrė tė krahasohet me atė tė shteteve, pėrkatėsisht tė popujve qė dolėn nga struktura e Jugosllavisė sė shpėrbėrė.
    Insistimi kėmbėngulės i pėrfaqėsuesve tė pakicės greke qė nė pyetėsor tė pėrfshihen edhe rubrika e pėrkatėsisė etnike dhe fetare ėshtė njė sulm i drejtpėrdrejt ndaj mėnyrės sė kombformimit shqiptar. Siē dihet shqiptarėt identitetin e tyre kombėtar e kanė ndėrtuar mbi baza etnike( modeli gjerman), nė dallim prej popujve pėrreth qė identitetin e tyre e ndėrtojnė mbi baza tė fesė. Bie fjala gjermanėt e Bavarisė, kryesisht katolikė e ndjejnė veten gjermanė po aq sa edhe gjermanėt protestantė.
    Popujt qė veēorinė kombėtare e ndėrtojnė edhe mbi premisėn fetare nuk ēajnė kokėn se si i ndėrtojnė relacionet me besimet e tjera, ndėrkaq popujt qė identitetin kombėtar e ndėrtojnė mbi parimet jo fetare duhet tė kenė kujdes maksimal pėr kultivimin e tolerancės fetare. Popujt njė fetar janė mė ekskluziv, mė ksenofob, ndėrkaq popujt shumė fetar kanė mendėsi inkluzive, tolerante. Po tė ndryshojė pak modeli unik shqiptar do tė fillonte procesi i bosnizimit tė Shqipėrisė. Kėtė e dinė mirė ata qė synojnė ta destabilizojnė Shqipėrinė. Shquarja tej mase e dallimeve fetare shpie nė kėtė pėrfundim.
    Modeli shqiptar nga aspekti human dhe qytetėrues ėshtė mė i avancuar se tė tjerėt. Pėr grekėt, serbėt, kroatėt apo bullgarėt nuk ėshtė kurrfarė problemi qė tė regjistrojnė edhe pėrkatėsinė fetare, pėr shkak se ata, gati qind pėr qind, janė ose ortodoksė, katolikė ose myslimanė si me rastin e boshnjakėve. Tė qenit kroat praktikisht do tė thotė pėrjashtimin e tė qenit ortodoks, ndėrkaq tė qenit serb pėrjashton tė qenit katolik. Tė qenit shqiptar nuk pėrjashton mundėsinė qė tė jesh ortodoks, katolik, mysliman, protestant, bahai etj. Nė modelin inkluziv shqiptar pėr secilin ka vend.
    Detyrimi qė Shqipėria tė heqė dorė nga modeli i saj i kombformimit ėshtė njė ide thellėsisht antishqiptare dhe jo qytetėruese.
    Mėnyra se si imponohet kjo ide, ai naivitet shtirės ėshtė fyes pėr intelektin e shqiptarėve. Me pretendime tė kėtilla nuk besoj se fiton diēka kauza greke e cila, tashmė krahas pretendimeve sllave pėr Maqedoninė e Egjeut, turke pėr frymėmarrje tė lirė nė Detin Egje, ballafaqohet edhe me koston e mirėmbajtjes sė shtetit. Tashmė u bė qartė se Greqia e kėtillė ėshtė shtet jo rentabėl. Pas zbulimit skandaloz tė borxhit grek (300 mlrd. euro) Greqia, siē porositėn gjermanėt duhet t'i shesė ishujt e saj qė tė mbijetojė.
    Gjatė historisė sė saj Greqia shpesh herė ka qenė peng i ambicieve tė mėdha. Gjatė Luftės sė Parė Botėrore ushtria greke u turr ta pushtojė Anadolinė mirėpo shumė shpejt pėsoi kolaps. Ushtria turke i ndoq deri nė Izmir. Thonė se hakmarrja turke ishte e pamėshirshme po aq sa indiferenca e aleatėve tė deridjeshėm tė Greqisė, Francės dhe Anglisė qė nga distanca vėshtronin djegien e Izmirit, nė atė kohė e banuar me shumicė greke. Me keqardhje i pėrmendi kėto pėrvoja tė hidhura pėr tė kuptuar thellėsisht shqetėsimet, por edhe shtirjet greke. Ato nuk kanė tė bėjnė fare me logjikėn e bollanove dhe tė ngjashmėve si ai.
    Shteti shqiptar ėshtė i obliguar qė ta mbrojė modelin e shtetformimit dhe kombformimit qė e stabilizon shoqėrinė nė pėrgjithėsi. Duke shpjeguar me durim hollėsirat e kėsaj natyre, qeveria shqiptare duhet tė veprojė nė drejtim tė mbrojtjes sė interesave tė saja, tė shtetit dhe tė kombit. Si ēdo shtet, duhet ta mbrojė veten.

  4. #1014
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Asgje te re te panjohur s'ka kjo leter. S'ben gje tjeter vecse rradhit ne forme tjeter e me stil tjeter te njohurat e sterthena( pyet Lubonjen autori per a,b,c-ne e nje problemi) nga shume analiste, gazetare, emigrante, shkrimtare, etj, etj.
    Mua me intereson me shume se kjo perseritje shkollareske, politika qe duhet te ndjeke cdo qeveri shqiptare ndaj fqinjeve, sepse eshte bere politike per te qare e per te qeshur, duke lene fqinjet te luajne ne fushen tone si ta kene te tyren.
    Pra autori me lart, ne vend te letres se hapur nje Lubonje analisti, qe ka celsat e kashtes ne politiken shqiptare, t'ja drejtoje ate qeverise shqiptare dhe kuvendit shqiptar, ku ze fill cdo ligj e vendim edhe per marredheniet me fqinjet, edhe per gjithcka tjeter me rendesi kombetare.
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  5. #1015
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,971
    Postimet nė Bllog
    22
    Pse jam pro regjistrimit

    FATOS LUBONJA

    Ēėshtja, nėse duhet apo jo dhe se si duhet tė jetė e rregulluar me ligj e me gjykata njohja e etnisė dhe e fesė sė qytetarėve tė njė vendi, mė duket e diskutueshme, por ama ėshtė e padiskutueshme se njė shoqėri qė pretendon tė bėhet demokratike, me liri shprehjeje dhe me multikulturalizėm – si shumica e shteteve europiane ku aspirojmė tė bėjmė pjesė – duhet tė ketė dijeni dhe transparencė mbi atė se cili ėshtė numri i individėve me pėrkatėsi tė ndryshme etnike apo me pėrkatėsi tė ndryshme fetare nė tė. Jo vetėm kaq, por, nė njė shoqėri demokratike apo qė pretendon tė bėhet e tillė, ėshtė normale, madje e domosdoshme, tė dihet shumė mė tepėr se sa etnia dhe feja e pjesėtarėve tė saj. Ajo duhet tė dijė edhe se sa emigrantė ka, se sa prej tyre kanė ndėrruar shtetėsinė, se sa analfabetė e tė arsimuar ka, madje sipas shkallės sė arsimimit, se sa tė sėmurė kronikė ka, madje sipas sėmundjeve, se sa homoseksualė ka, se sa tė burgosur ka, e me radhė. Do tė thosha gjithashtu, se ajo ka nevojė tė dijė edhe se sa janė pjesėtarėt e saj qė kėrkojnė tė ndėrrojnė pėrkatėsinė etnike. Vetėm njė njohje e tillė do t’i lejonte asaj tė njihte vetveten dhe nė bazė tė kėsaj njohjeje tė organizonte sa mė mirė tėrė ato shėrbime e struktura qė, varėsisht nga diferencat, rregullojnė dhe harmonizojnė jetėn e saj. Nėse ka grupime shoqėrore qė nuk guxojnė ta shpallin pėrkatėsinė e tyre, apo qė nuk lejohen ta shpallin atė, qė mbahen tė fshehura, atėherė ky ėshtė problem i kėsaj shoqėrie, ashtu sikurse ėshtė problem i saj edhe mbajtja nė kaos dhe terr i kėtij informacioni qė kryesisht nėnkupton mungesė demokracie dhe rreziqe abuzimesh tė maxhorancave ndaj minorancave, tė ēfarėdo lloji qofshin kėto.
    Ėshtė e ēuditshme se si po i nėpėrkėmbin kėto principe bazė tė demokracisė sot nė Shqipėri, njėzet vjet pas rėnies sė regjimit totalitar, histeria kolektive e ngritur kundėr regjistrimit etnik e fetar. Njė histeri e cila po aq sa nuk i shkon kohės kur jetojmė, aq edhe flet, sipas meje, pėr krizėn e demokracisė sė kėsaj shoqėrie.
    Ėshtė e qartė se shqetėsimi kryesor vjen nga njė frikė e vjetėr nacionaliste e shqiptarėve: i ashtuquajturi pretendim grek pėr Vorio Epirin. Me fjalė tė tjera, ata qė argumentojnė kundėr regjistrimit tė pėrkatėsisė etnike e fetare, edhe pse nuk e thonė krejt hapur, kanė frikė se mos dalin mė shumė minoritarė grekė se ē’janė, apo se ē’dėshirojnė ata tė jenė duke u nisur edhe nga fakti se shumė shqiptarė, pėr nevojė, kanė ndėrruar pėrkatėsinė e tyre etnike. Pra, skenari qė ata pėrfytyrojnė ėshtė njė rritje e numrit tė minoritetit grek, aq sa ky tė arrijė njė “masė kritike” qė t’i lejojė minoritarėt tė kėrkojnė njė lloj autonomie tė njė pjese tė Jugut dhe pastaj nga kjo autonomi, tė kalohet nė kėrkesė pavarėsie dhe bashkimi me Greqinė (pak a shumė njė skenar si ai i Kosovės). Po ashtu, kjo frikė pėr regjistrim mė nė pėrgjithėsi artikulohet edhe si frikė e humbjes sė kohezionit, si shpėrbėrje apo disintegrim i shoqėrisė. E, nė emėr tė kėtyre frikėrave, propozohet qė tė mos dimė se ēfarė jemi dhe se sa jemi, ēka do tė nėnkuptonte se kėshtu siē jemi, kemi perceptimin se jemi tė gjithė shqiptarė tė pastėr, me pak minoritarė nė disa fshatra tė Jugut dhe le tė presim sa tė forcohemi ca mė shumė si trup qė njė ditė ndoshta tė fillojmė tė numėrohemi.
    Ēėshtja nėse frika nga Greqia ėshtė frikė e bazuar apo njė frikė irracionale apo e stimuluar nga pseudopatriotė pėr tė mbuluar dėshtimet e tyre nė punėt e shtetit shqiptar qė kanė mbuluar apo mbulojnė, apo pėr tė mos u marrė me problemet e vėrteta qė po e shkatėrrojnė vendin, mund tė hajė diskutim. Pėr mua, ndėrrimi i etnisė, edhe tani pas 20 vjetėsh rėnie tė komunizmit, pėr tė marrė, siē thonė disa, 300 euro nė muaj apo vazhdimi i emigrimit dhe i ndėrrimit tė kombėsisė sė shqiptarėve, duhen parė kryesisht me shqetėsimin e paaftėsisė pėr tė ndėrtuar njė shtet. Njė lexues, pas shkrimit; “Gėrdeci, kombėsia dhe Kreshnik Spahiu”, mė shkruante: “Kujt i duhet ky shtet qė e ka detyruar 1/3 tė ikė dhe tė mos ketė plan tė kthehet aty ku po kthehet?” Njė tjetėr nga Kanadaja mė shkruante se numri i shqiptarėve qė kanė marrė shtetėsi kanadeze para katėr vjetėsh, ishte 22957. Pra, gati 20 herė mė shumė sesa ata (1500) qė sipas Spahiut paskan ndėrruar pėrkatėsinė etnike nė Shqipėri. Dhe kujtoj se kanadezėt kanė zgjedhur pjesėn mė tė shkolluar. Si nė shkrimin e sipėrpėrmendur, ringulmoj se kjo rrjedhje e trurit, kjo dobėsi e jashtėzakonshme e shtetit, duhet tė jetė preokupimi dhe alarmi ynė, e jo mbulimi i tij me tamtame pseudopatriotike dhe me flamuj kuq e zi. Pėr mua, skenari grek qė pėrmenda ėshtė fantaplitikė, por gjithsesi, pėrtej kėtij skenari, refuzimi i regjistrimit mė duket politikė struci e mbarsur me shumė rreziqe dhe, ndryshe nga ē’mendohet, nuk i shėrben as kohezionit dhe harmonisė shoqėrore nė vend, por pėrkundrazi e minon atė.
    Nėse do ta ekstrapolonim idenė e rrezikimit tė kohezionit qė kanė promovuar me kėtė rast njė numėr jo i vogėl shqiptarėsh – me nė krye nėnkryetarin e Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, Kreshnik Spahiun, i cili ka filluar tė japė edhe intervista, ku thotė se kėta qė duan regjistrimin e etnisė kėrkojnė tė na e kthejnė Shqipėrinė nė njė shtet multietnik, ēka, sipas tij, do tė ishte shpėrbėrje e shteti shqiptar, – atėherė do tė duhej qė nė emėr tė kohezionit, tė mos i lejonim minoritarėt tė mėsonin edhe nė gjuhėn qė ata kanė si gjuhė tė mėmės, por as tė kishin partinė apo organizatat e tyre e mė tej akoma edhe ne tė gjithė tė mos kishim shumė parti, por njė tė vetme, tė mos kishim as organizata tė ndryshme, por vetėm leva tė kėsaj partie, tė mos kishim as komunitete tė ndryshme fetare, as dialekte tė ndryshme: me fjalė tė tjera tė ktheheshim tek uniteti i popullit rreth partisė sė vetme. Kjo ide, tė ēon bash tek njė reminishencė e kohėve nacionaliste e nacional – komuniste tė aplikuara jo vetėm nė Shqipėri, qė nacionalizmin e shndėrruan nė fe mbizotėruese dhe qė e aplikoi Enver Hoxha nė mėnyrėn mė radikale, duke i eliminuar nė emėr, gjoja, tė unitetit tė popullit, krejtėsisht fetė dhe duke asimiluar thuajse krejtėsisht grupet e ndryshme etnike nė vend. Njė “kanibalizėm kulturor” ky pėr pasojat negative tė tė cilit duket se shoqėria nuk ėshtė ende e vetėdijshme. Kam frikė se kjo histeria e sotme po tė vazhdojė kėshtu, nėn mbėshtetjen edhe tė atyre tifozėve kuq e zinj qė shoqėrojnė Spahiun, mund tė krijojė njė klimė ku tė mos guxojė mė kush tė deklarojė etninė e ndryshme nga ajo shqiptare e pastaj edhe fenė qė nuk i pėrshtatet shqiptarisė sė promovuar nga kėta patriotė e qė pastaj mund t’i bėnte homoseksualėt, romėt apo “tė pėrzierėt” tė kishin frikė se mos shpalleshin shqiptarė tė dorės sė dytė apo tė padenjė pėr emrin shqiptar.
    Problemi ėshtė se demokracia ėshtė pikėrisht e kundėrta e kėtij lloj kohezioni qė kėrkojnė patriotėt tanė. Menaxhimi i saj ėshtė mė i vėshtirė sesa menaxhimi i njė garnizoni ushtarėsh tė veshur tė gjithė njėlloj, nėn njė komandė tė vetme dhe nėn njė flamur tė vetėm. E kjo qė po ndodh reflekton njė krizė jo tė vogėl tė ndėrtimit tė shtetit demokratik shqiptar njėzet vjet pas rėnies sė shtetit totalitar. Pėr mua, kjo histori ėshtė bash tregues i krizės sonė tė shkaktuar nga paaftėsia pėr tė menaxhuar demokracinė dhe lirinė.
    Dikush argumenton se mosnjohja e grupeve tė ndryshme etnike i shėrben ndėrtimit tė qytetarisė. Pra, se ne duhet tė ndėrtojmė njė shtet shqiptar, ku tė ketė shumė mė tepėr rėndėsi qytetaria shqiptare se sa etnia tė cilės i pėrkasim. Mbi kėtė ide, Halil Matoshi e pėrshėndeste iniciativėn e njė pjesė tė elitės shqiptare qė e kundėrshton regjistrimin, duke sjellė shembullin e Kosovės, ku njohja e grupimeve tė ndryshme etnike nuk do tė lejojė, sipas tij, ndėrtimin e njė ndjenje qytetarie kosovare pėr tė gjithė banorėt e atij shteti, qofshin tė etnisė shqiptare, serbe apo tė etnive tė tjera tė pėrfaqėsuar me gjashtė yjet e flamurit tė Kosovės. Pa dyshim, ndėrtimi i njė qytetarie sipas shtetit-komb nė tė cilin jeton e punon, ku tė gjithė banorėt ndjehen mirė dhe tė plotė, mė sė pari si shtetas tė atij vendi, ėshtė gjė tejet e rėndėsishme. Por, ēfarė duhet bėrė qė tė ndryshojė ai realitet qė ekziston nė shtetet tona, ku etnia (qė sipas meje, jo rastėsisht ne e quajmė kombėsi) ėshtė mė e rėndėsishme se shtetėsia apo qytetaria, qė personalisht preferoj ta quaj kombėsi: si tregues i pėrkatėsisė nė njė shtet-komb? A mund tė arrihet kjo epėrsi e pėrkatėsisė qytetare mbi pėrkatėsinė etnike, duke reduktuar multiidentitetin dhe multikulturalizmin e individėve tė njė shoqėrie, apo nėpėrmjet tė kundėrtės: duke krijuar nė shtetin tonė mundėsitė pėr shprehjen e identiteteve tė ndryshme tė individėve. Historia tregon se nėse rruga e parė ėshtė tipar i shteteve diktatoriale, tė centralizuara e nacionaliste, e dyta ėshtė tipar i shteteve demokratike dhe tė decentralizuara e multikulturalistė. Dhe sfida e botės ku jetojmė, veēanėrisht e Evropės ku aspirojmė tė hyjmė, qėndron pikėrisht nė refuzimin e kthimit nė kohėn e shteteve qė ruajnė me fanatizėm e dhunė kufijtė dhe identitetet e ashtuquajtur kombėtarė (qė imponojnė identitetin dhe kulturėn e maxhorancės etnike tė kėtij shteti) dhe nė promovimin e njė shteti e tė njė shoqėrie, ku diversiteti jo vetėm lejohet, por edhe shihet si pasurim pėr tė gjithė, dhe jo si kėrcėnim.

    Panorama

  6. #1016
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,971
    Postimet nė Bllog
    22
    Vllehėt dhe regjistrimi

    MENTOR NAZARKO

    Shtyrja e procesit tė regjistrimit nė Shqipėri krijoi njė lloj hapėsire reflektimi pėr qeverinė, gjithmonė nėse ajo do tė reflektojė mbi idetė e saj tė paqarta. Dhe qeveria maqedonase e shtyu procesin dhe zėra autoritarė nė Kosova kėrkuan edhe atje shtyrjen dhe saktėsimin e metodologjisė sė regjistrimit, duke lavdėruar reagimin e elitės sonė kulturore. Reflekton ose jo qeveria, deri nė vjeshtė kemi hapėsirė pėr tė thėnė diēka. Po nisemi nga idetė e gabuara tė njerėzve tė qeverisė, nga premtimet dhėnė Greqisė, dhe nga problematika qė mund tė prodhojė formulari i regjistrimit, publikuar prej autoriteteve.
    Nė krye tė herės, duhet thėnė se nga shtetet mė tė zėshėm pėr regjistrimin e shtetasve shqiptarė ėshtė shpallur Greqia. Ky shtet ka organizuar njė fushatė publike nė territorin tonė, duke pėrdorur madje dhe referenca nacionaliste, historike tė Luftės sė Parė Botėrore. Ishte njė periudhė kur andartėt grekė kanė bėrė masakra tė tmerrshme nė jug tė Shqipėrisė, para tė cilave nuk heshti shtypi botėror, i cili asokohe ka pasur shumėēka me se tė merrej. Nė reagimin grek, tė kulmuar me zėdhėnėsin e Ministrisė sė Jashtme, praktikisht konfirmohet njė pohim shqetėsues: Greqia e konsideron ēėshtjen e regjistrimit aq tė rėndėsishme, nė strategjinė e saj nė Shqipėri, sa nuk e vret mendjen pėr dėmtimin e imazhit tė saj mes shqiptarėve, njė shqetėsim konstant i kėtij shteti. Ky dėmtim prej mobilizimit tė opinionit, nė nivele tė ndryshme do tė krijonte nė vend njė klimė tė fuqishme antigreke, jo e shėndetshme pėr investimet greke, apo pėr avancimin e axhendės sė saj historike nė Shqipėri. Kjo e bėn shqetėsues qėllimin e Greqisė, ndaj diēka duhet ndryshuar nė reagimin tonė kombėtar. Shtetėror dhe publik.
    Sė dyti, ēėshtja pėr tė cilėn Greqia u bė mė e zėshme- konsulli grek i Korēės bėri provokimin mė tė rėndė- lidhet me vllehėt. Dhe, ndėrsa grekėt reaguan, shteti rumun heshti. Kushdo e kujton se Rumania reagoi pėr herė tė parė publikisht nėpėrmjet Presidentit Basesku nė Tiranė, pėr dhėnien e statusit tė pakicės, arumunėve, apo vllehėve tė Shqipėrisė. Pse Rumania heshti ndaj provokimit grek, kjo nuk do tė thotė se ajo do tė heshtė kur nė pėrgjigje tė rubrikės ekzistuese nė formularin e regjistrimit mund tė ketė njė numėr tė vetėdeklaruarish si vllehė edhe mė tė madh se grekėt. Me shumė gjasa, minoriteti kulturor apo gjuhėsor arumun ėshtė mė i madh se ai grek. Dhe kėshtu, lufta pas regjistrimit nė fakt do tė shndėrrohet nė luftė pėr arumunėt.
    Pse do tė ndodhė kjo? Nėpėrmjet kualifikimit preferencial nė formular tė disa pėrkatėsive si grek, arumun etj, duket sikur kėto autoritete kanė diferencuar grekėt nga vllehėt, por nė realitet, askush nuk do t’i pengojė as grekėt, as rumunėt, t’i konsiderojnė kėta individė si pjesėtarė tė pakicės sė tyre. Gabimi ėshtė se, pa asnjė lloj kriteri shkencor, vllehėt, grekėt, etj, janė konsideruar njėlloj. Po ēfarė janė konsideruar? Pakica etnike? Kulturore, gjuhėsore? Ka njė dallim tė madh mes tyre, dhe kėtė dallim ne nuk mund ta pėrcaktojmė me njė vendim administrativ tė njė ofiqari tonė, megjithėse ai mund tė jetė historian.
    Kemi mbėrritur tek thelbi i problemit. Pa asnjė pėrkufizim, as nė legjislacionin tonė, as nė atė ndėrkombėtar, por me vendim ofiqarėsh ne kemi futur nė procesin e regjistrimit njė koncept tė ri ligjor; atė tė pėrkatėsisė etnike, e cili nuk pėrkufizohet as nė Kushtetutė. Atėherė, si do ta zgjidhin kėtė dilemė regjistruesit e papėrvojė anembanė Shqipėrisė?
    Nė njė pėrpjekje pėr t’i dhėnė njė zgjidhje pajtuese problemit, midis pozicionit tė atyre qė e konsiderojnė “deklarimin e pėrkatėsisė etnike”, si njė “e drejtė kushtetuese” dhe pozicionit tė atyre qė janė shqetėsuar nga regjistrimi, duhet ndėrmarrė njė iniciativė ligjore. Nėpėrmjet njė ligji nė Parlament pėr regjistrimin, pas njė procesi debati publik, tė pėrkufizohet koncepti i pėrkatėsisė etnike. Tė ndryshohet metodologjia e pėrpunimit tė rezultateve tė regjistrimit. Si bazė mund tė shėrbejė vetėdeklarimi (na nevojitet pėr arsye statistikore dhe numri i atyre qė deklarohen grekė apo jo shqiptarė), por autoritetet kompetente, njė komision i pavarur, tė shqyrtojė nė dokumentacionin objektiv pėrkatėsinė etnike reale tė dikujt nisur nga vetėdeklarimi. Dhe vetėm atėherė mund tė kemi tė dhėna tė sakta, duke u mbėshtetur nė njė model regjistrimi Perėndimor, ndoshta atė amerikan. Kjo ėshtė rruga mė e drejtė, dhe koha ėshtė tani. Kėshtu, zgjidhja qė ne do t’i jepnim kėtij problemi, do ishte plotėsisht sovrane, dhe realiste. Miqtė tanė tė vėrtetė dhe tė rremė, tė bėnin ē’tė donin pastaj.

    Panorama

  7. #1017
    Citim Postuar mė parė nga EDLIN Lexo Postimin
    Letėr e hapur pėr z. Lubonja - “Grek apo shqiptar”

    2011-03-26 Pleurat Rexhepi



    Pėrshėndetje z. Lubonja,
    Mė lejoni tė shpreh konsideratėn time maksimale pėr ju dhe pėr shkrimet tuaja. Unė qė po ju shkruaj quhem Pleurat Rexhepi, (student i Doktoraturės nė King’s College London me bursė nga Fondi i Ekselencės) dhe kam mbi 10 vite qė jetoj nė Angli.

    Ideja dhe argumentimi juaj nė debatin e fundit tek “Opinioni” (“Grek apo shqiptar”) ėshtė shumė perėndimor dhe shumė parimor pėr njė shoqėri tė avancuar. Patjetėr qė argumentimi juaj do tė ishte shumė i denjė pėr njė audiencė tė BBC-sė, ku vlerat multikulturore janė parimet bazė tė njė shoqėrie moderne. Por, me keqardhje mė rezulton se pėr njė vend nacionalist si Greqia argumentet tuaja janė komplet jashtė realitetit aktual.
    Gjatė kėtyre 5 viteve tė fundit kam marrė pjesė nė disa shkolla verore politike nė Greqi tė organizuara nga George Town University dhe sinqerisht jam tronditur nga mendimet shoviniste tė akademikėve grekė.
    Gjatė studimeve tė mia pėr master nė Cass Business School London, mė ka rėnė rasti qė tė kem mbi dhjetėra shokė/shoqe greke, qė vazhdoj t’i konsideroj shumė tė afėrt dhe vazhdoj tė kem marrėdhėnie tė shkėlqyera. Por sa herė qė kam hapur temėn e kombėsisė, opinioni i tyre vazhdon tė jetė tepėr asimilues nė raport me shqiptarėt.
    Si liberal qė jam, besoj se shteti i sė drejtės dhe mirėqenia e qytetarit ėshtė baza e civilizimit dhe jo nacionalizmi. Absolutisht qė jam dakord, por jo nė realitetin e zymtė tė ekstremistėve grekė, tė cilėt pėr 20 vite rresht kanė ndėrtuar dhe po ndėrtojnė politikėn e ekspansionit ekonomik, fetar dhe nacionalist nė Ballkan.
    Nuk e kuptoj se si ka mundėsi qė njė intelektual si ju akoma nuk ka kuptuar se pjesa konservatore e politikėbėrėsve grekė vazhdon tė funksionojė si nė shekullin e 19-tė pasi:
    • Duke krijuar njė mjedis tė zymtė, detyron qytetarėt shqiptarė qė tė ndryshojnė emrat dhe fenė e tyre.
    • Deklarojnė hapur se regjistrimi i popullsisė ėshtė mundėsia e fundit pėr Vorio Epirin.
    • Krijojnė varreza me “Gjeneralė tė ushtrisė sė vdekur”.
    • I imponon presione qeverisė shqiptare pėr mbėshtetje nė Bashkimin Europian.
    • Organizon operacione “Fshesare” vetėm pėr tė pasur influencė nė kishėn ortodokse.
    • Nuk denoncon gjenocidin e popullsisė ēame ku u shpėrngulen 50 000 shqiptarė.
    • Mohojnė tė drejtėn e pronės private tė popullsisė ēame.
    • Nuk vlerėsojnė studentėt e shkėlqyer shqiptarė nė bazė tė meritokracisė pėr tė mbajtur flamurin nė parakalimet shkollore.
    • Stėrviten ushtarakisht para gjeneralėve me mllef dhe parulla kanibalėsh kundėr vendeve fqinje.
    • Refuzon realitetin e ri gjeopolitik tė Kosovės.
    Unė thjesht dua tė di dhe sa argumente tė tjera dėshironi qė t’ju jap qė tė bindeni se pėrpara nesh kemi njė fqinj, i cili vazhdon tė jetojė nė shekullin e 19-tė, ndėrsa ne duhet qė tė jetojmė nė shekullin 99.
    Tė lutem reflekto dhe kupto realitetin politik tė Ballkanit.
    Realiteti dhe analiza duhet tė fillojnė qė nga ndėrtimi i marrėdhėnieve shqiptaro-greke, duhet tė fillojnė qė nga politika “budallaqe” e shtetit grek, e cila falimentoi ekonominė e tyre vetėm pėr tė realizuar ėndrrėn e tyre tė dėshtuar pėr dominimin e Ballkanit.
    Ti me tė drejtė mund tė mė pyesėsh: “Pėrse thua budallaqe?”
    E quaj “budallaqe”, pasi shpenzoi miliarda euro nė “modernizimin” e ushtrisė pėr tė balancuar influencėn ushtarake me Turqinė dhe akoma nuk e kanė kuptuar qė nuk mund tė balancohet.
    E quaj “budallaqe”, pasi shpenzoi me miliarda dollarė nė ndėrtimin e kishave nė rajonin e Ballkanit gjatė kėtyre 20 viteve.
    E quaj “budallaqe”, pasi paguan mijėra pensionistė shqiptarė, maqedonas, bullgarė me pretendimin se janė minoritete greke dhe jo nė bazė tė kontributeve shoqėrore.
    E quaj “budallaqe”, pasi kompanitė e tyre qė mėsymėn tregjet e Ballkanit e bazuan biznesin e tyre nė korrupsion, e bazuan nė pėrfitim afatshkurtėr, e bazuan nė korporata nepotike, nė korporata false. Ndėrsa tani “xhevahiret” e korporatave greke u blenė vetėm brenda 1 viti nga kompanitė gjermane, kineze, ruse, italiane apo austriake. Kompanitė celulare, portet, hekurudhat, rrugėt dhe tė gjitha bizneset e tjera po blihen ose po privatizohen nga investitorė tė huaj me vetėm pak dollarė.
    E quaj “budallaqe”, pasi po paguajnė norma tė larta interesi pėr paratė e marra borxh, qė shpenzuan nė politikat e tyre nacionaliste pėr pensione, kisha, ushtri apo korporata nepotike.
    E quaj “budallaqe”, pasi akoma nuk e ka kuptuar se me politikat e shekullit 19 nuk ndėrtohet njė shtet europian, ku 50% e dyqaneve nė Athinė akoma nuk tė presin njė kupon tatimor.
    E quaj “budallaqe”, pasi strategjia e tyre ekspansioniste drejt shteteve tė brishta tė Ballkanit dėshtoi totalisht, sepse nuk u bazua nė punė, vlera dhe iluminimin perėndimor, por u bazua nė influencė fetare, korrupsion ballkanik, presione politike dhe gjeopolitikė despotike lindore.
    Duke mbetur njė adhurues i historisė antike greke, qė ka iluminuar tė gjitha shoqėritė e njerėzimit, shpresoj qė njė ditė fqinji ynė ta kuptojė seriozisht gjendjen e tij aktuale dhe tė kuptojė se reflektimi mbi gabimet e tyre ėshtė e vetmja zgjidhje pėr njė shoqėri tė shėndoshė dhe jo presioni politik me njė shtet tė brishtė ballkanik si Shqipėria.

    (BA, MSc, PhD King’s College London) Pedagog – Fakulteti i Ekonomisė, UT
    Nje reagim realist dhe analizues ndaj qendrimit absurd te Lubonjes ne programin Opinion.

    http://www.tvklan.al/emisioni.php?id=2976
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  8. #1018
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Lubonja komunist hyri ne burg me te atin dhe me komunist doli me ardhjen e demokracise .... nuk ke c'te thuash me teper per te ... eshte kohe e humbur te merresh me nje dallkauk si puna e tij ....
    "They will not control us, We will be victorious"

  9. #1019
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anėtarėsuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Amon vetem z.Lubonja mos i thoni. Me ate qe shprehu ne emisionin opinion ai vetem zoteri smund te jete ,por nje servil qe i di shume mire qellimet e greqise por pretendon te hiqet si nje perendimor i civilizuar ku nuk sheh asnje problem me rregjistrimin e popullsise ne baze te fese dhe kombesise.

  10. #1020
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Mos ja vini re te vetequajturit "Qorri" Per shume arsye qe dihen ..ka shteru. Po te maresh parasysh dhe faktin qe njehere ne cdo dy emisione therritet si " specialist per gjithshka " nga Blendi ne Opinion ..bathet tregojne dhe me keq.
    Te shkuara Toso. Kur sdo me ngjit, nuk ngjit.
    Po me Skenderbeun cpati xhanem? Hesape te vjetra keto.
    Ah se desh harrova. Pse keta pusht-etaret tane duan te tregohen me te avancuar ne kesi muhabetesh. Pse smarin shembell nga Greku psh qe i ka shuar me zjarr e hekur minoritetet tuj fillu me cifutet e ngrate, me racen e bukur vllehe, me romet, me arixhinjte, me maqedonsit , me arvanitet, me camet. Sec permendin ca konventa ata. Jane race e zgjuar greket. Nga ata te marim shembell se si cfarrosen minoritetet dhe pastaj te degjojme dhe Vangjel Dulen te birbiloje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga djaliepirotas : 27-03-2011 mė 19:27
    Heeej
    Shqipėria ėshtė e Bukur
    Shqipėria ėshtė mė e Madhe.....

Tema tė Ngjashme

  1. Rreth Pėrhapjes Sė Islamit Ndėr Shqiptarėt
    Nga cobra nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 14:47
  2. Tetova - Informacione tė pėrgjithshme
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 01-10-2007, 15:16
  3. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  4. Islamizimi te shqiptaret!
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 17:38
  5. Islamizimi te shqiptarėt
    Nga Agron Jozef Mje nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-03-2004, 05:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •