
Postuar mė parė nga
Albo
Partia Demokristina e katolikeve dhe Partia Islamike e turqve te Shkodres, nuk kane patur asnje sukses ne zgjedhjet politike te ketyre 20 viteve. Nuk ka asnje prove apo dyshim nga historia e pluralizmit shqiptar qe shqiptaret kane votuar ne linja te ngushta fetare, edhe pse e kane patur mundesine ta bejne kete gje. Pra ti po hamendeson dhe po ngre shqetesime te paqena.
Pa harruar, qe te gjitha minoritetet fetare ne vend, pavaresisht nese i njeh shteti apo jo si te tilla, kane organizatat e tyre te pavarura dhe kane nje nivel te mire organizimi ne gjithe vendin. Njohja e ekzistences se ketyre minoriteteve nga shteti shqiptar, vetem sa do te konfirmonte realitetin e nuk do ta shtremberonte ate, dhe kjo eshte ajo qe minoritetet ne vend kerkojne: njohjen e ekzistences se tyre brenda shoqerise shqiptare.
Perseri, je duke shpikur shqetesime te paqena. Te gjithe fshataret shqiptare ne gjithe zonat e vendit, i njohin me dhembe e me dhemballe fqinjet e tyre, qe nga besimi qe kane, origjina e tyre, dhe sa kohe kane qe jetojne ne ate vend. Eshte shteti ai qe nuk e ka kete informacion, jo qytetaret e atij vendi. Dhe asnjehere ne Shqiperi nuk ka patur probleme te tilla, ku banoret e nje fshati te perziren nga fshati pasi nuk i perkasin nje besimi te caktuar.
Edhe nese nje problem i tille lind, qytetari i drejtohet shtetit. Prandaj kemi shtet, prandaj kemi ligj, prandaj kemi nje kushtetute. Kush shkel ligjin perfundon pas hekurave te burgut dhe kush prek lirite e nje qytetari te vetem, shteti ben detyren per ti garantuar lirine kushtetuese.
Argumenti yt eshte njesoj si te thuash: Asnje njeri nuk duhet te notoje pasi kush noton edhe mund te mbytet.
Aspak. Te gjithe banoret e atij vendi kane nje gje te perbashket: shtetesine shqiptare, jane shtetas te Republikes se Shqiperise dhe gezojne te njejtat liri dhe te drejta qe ua garanton kushtetuta pa perjashtim. Origjina e tyre eshte e ndryshme, dhe origjina del nga tradita familjare e gjithesecilit, dhe secili prej ketyre shtetasve eshte i lire te shprehi ne shtet origjinen e tij etnike qe perben edhe "kombesine" e tij.
Kombesia eshte vetem nje atribut i shtetasit dhe asnjehere kombesia nuk ka prioritet mbi shtetesine. Ne rastin e atij shtetasit shqiptar vllah, ai eshte shtetas shqiptar me kombesi rumune sepse familja e tij ka levizur ne Shqiperi shekuj me pare. Kjo nuk eshte ne doren time apo tende, apo ne doren e shtetit, kjo eshte ne lirine e qytetarit. Ashtu sic do te kete minoritare vllenj qe do te zgjedhin kombesine shqiptare. Perseri, ky eshte vullneti i tyre i lire, jo diktati i shumices apo shtetit.
Ky eshte ne vetvete edhe KULMI I INJORANCES ANADOLLAKE! Me lart me pak fjale po thua qe shteti shqiptar nuk duhet te regjistroje popullsine, pasi po u regjistruan minoritetet, atehere do te vertetohen tezat e grupeve nacionaliste te vendeve fqinje. Ku e di ti qe do te vertetohen tezat e fqinjeve, kur nuk ekziston asnje informacion i sakte mbi numrin e minoriteteve ne vend nga shteti shqiptar? Ku ke lexuar apo mesuar qe 200,000+ shqiptare paskan marre kartat e homogjenitetit? Apo te pelqen te spekullosh e mashtrosh duke mbajtur gjalle e ushqyer injorancen anadollake qe edhe pas 100 vjetesh na e shisni per patriotizem?
Arsyeja perse ti nuk do te mbahet regjistrimi eshte e thjeshte: po u mbajt regjistrimi, po u publikuan shifrat zyrtare, ti e kushdo nuk spekulloni dot me sic ben me lart e sic keni beri per 100 vjet. Dhe arsyeja tjeter akoma me e forte se kjo e para, arsyeja qe ben qe te gjithe pinjollet e xhonturqve ne Tirane te dalin kunder rregjistrimit eshte: keta njerez vete duhet ti pergjigjen formularit te shtetit e te deshmojne origjinen e tyre. Dhe ne rast se genjejne mbi origjinen e tyre, bashkepatriotet e tyre minoritare kane per t'ua nxjerre te verteten ne shesh. Kjo ua prish gjumin e nates spahijve te kohes se Sulltanit.
Perse nuk jane krijuar keto probleme ne jug ne keto 20 vjet demokraci por do te fillojne tani me regjistrimin?
Detyrimet e shtetit shqiptar ndaj minoriteteve te vendit jane DETYRIME KUSHTETUESE! Detyrimet i dikton kushtetuta qe u njeh minoriteteve te drejten te shprehin origjinen e tyre. Nje moter e vella ne Sarande kane hedhur ne gjyq Gjykaten e Sarandes pasi gjykata refuzon qe t'iu ndryshoje kombesine ne regjistrat e gjendjes civile. Jo vetem qe refuzon duke shkelur ne kete menyre te hapur ligjin e gjendjes civile te 2009, por kryetari i Gjykates Sarande e ka shpene ceshtjen ne Gjykaten Kushtetutese, duke pretenduar se ligji i gjendjes civile qe lejon edhe mbledhjen e informacionit te kombesise eshte antikushtetues. Do ta mesojme nga gjykata kushtetuese se kush ka te drejte, qytetari i lire qe respekton ligjet dhe praktikon lirite e veta, apo shteti e gjykatat qe edhe sot e kesaj dite sillen si ne kohen e rregjimit komunist, mundohen t'i imponohen me force shtetasve, e jo te respektojne lirine e tyre kushtetuese.
Ne rastin tend, ti nuk do t'ia dish as per liri te qytetarit, e as per Kushtetute. Ti akoma jeton me friken e "Armikut te Popullit" qe e shpiku Sulltani dhe e perfeksionoi rregjimi i Enver Hoxhes.
Albo
Krijoni Kontakt