Close
Faqja 24 prej 139 FillimFillim ... 1422232425263474124 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 231 deri 240 prej 1386
  1. #231
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    dhe kanadezet per viza greke po perpiqen:P

    https://www12.statcan.gc.ca/census-r...u/pop5-eng.cfm

    vizat do liberalizohen perpara censusit, cfare justifikimi do dali me vone?
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  2. #232
    gone
    Anėtarėsuar
    15-10-2009
    Postime
    132
    Tjeter,etni apo komb vllah nuk egziston,sepse nuk i plotesojne karakteristikat e nje kombi apo etnie.
    Jane mbeturina romake te greqizuar,serbizuar,shqiptarizuar me kohe neper ballkan.

  3. #233
    gone
    Anėtarėsuar
    15-10-2009
    Postime
    132
    Citim Postuar mė parė nga BEHARI Lexo Postimin
    po pse ore per inatin e Berishes,do i besh qefin Rames duke u deklaruar Kineze..!o sa do gezohet Edvin rama
    per ate vendim tendin!
    Cfar hyn rama me ate qe postoj une,ti nese ke inteligjencen te kuptosh kupto,nese jo mos me cito.
    Une ironizova,nuk mund te percaktohet sipas deshires kombesia e personit.
    Po femijet,si mund te percaktohet besimi fetar i nje femije apo etnia?????sipas deshires se prinderve????

    Ps.Nuk kam inate me berishen,une shoh cfar bejne te majte dhe te djathte ne keto dy dekada ne funksion te politikes greke.
    rama dhe berisha jane qe te dy antikombetare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Violanda : 26-01-2010 mė 07:17

  4. #234
    I qete Maska e BEHARI
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar mė parė nga Violanda Lexo Postimin
    Cfar hyn rama me ate qe postoj une,ti nese ke inteligjencen te kuptosh kupto,nese jo mos me cito.
    Une ironizova,nuk mund te percaktohet sipas deshires kombesia e personit.
    Po femijet,si mund te percaktohet besimi fetar i nje femije apo etnia?????sipas deshires se prinderve????

    Ps.Nuk kam inate me berishen,une shoh cfar bejne te majte dhe te djathte ne keto dy dekada ne funksion te politikes greke.
    rama dhe berisha jane qe te dy antikombetare.
    ate doja te thoja dhe une!
    madje une kam nje shqetsim tjeter,se neve qe jetojme ne Angli me sa duket
    nuk do na rregjistrojn fare,e kjo perben shqetsimin kryesor per mua!
    tung!

  5. #235
    gone
    Anėtarėsuar
    15-10-2009
    Postime
    132
    Citim Postuar mė parė nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    dhe kanadezet per viza greke po perpiqen:P

    https://www12.statcan.gc.ca/census-r...u/pop5-eng.cfm

    vizat do liberalizohen perpara censusit, cfare justifikimi do dali me vone?
    Vizat do te liberalizohen ne kalendat greke.Pertej propagandes bajate qe behet ne tv dhe media,te dy krahet e politikes shqiptare punojne kunder liberalizimit te vizave dhe integrimit europian.
    Ne rast te kundert(integrimi europian i shqiperise) politikanet anadollake shqiptare do humbnin shume priviligje(nje shembull nder qindra,mafia e vizave do humbte shume para)
    Sa i kushton nje qytetari te thjeshte te marre nje vize shengen?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Violanda : 26-01-2010 mė 07:29

  6. #236
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar mė parė nga xfiles Lexo Postimin
    njerezit si ky anesti_55 me kujtojne anen e erret, te degjeneruar dhe hipokrite te krishterimit.
    Krejtesisht normale ajo qe thua X-o, krishtrimi ka fazat e veta te zhvillimit dhe karakteristike te secilit komb.Sic kam thene rendesi ka te jemi te gjithe produkt i saj dhe te pershpejtojme zhvillimin ,pra cilesine e predikimit dhe te besimtit.Dikush me siper u fye sepse une thashe pikerisht kete, qe nga mardheniet e nje populli me fene e tij dallon dhe nga kombet e tjere.Ja nje fakt.Nese do te shohim nje liste shtetesh te europes dhe te shohim aty nje shifer 20% te emigranteve vuajne denimin me burg, ose seciles familje ne emigracion i takon dhe person me precedent penal apo kandidat, te vete mendja qe keto jane shqipetaret.Pra pikerisht duke u nise nga e kunderta pra nga edukimi, gjeme nivelin e mardhenieve me religionin.Pra tjeter mardhenie kane italianet, tjeter francezet ,e tjeter anglezet, ne jemi te fundit.

  7. #237
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar mė parė nga djaliepirotas Lexo Postimin
    Anesti mor djal 55 vjecar !
    Kush te ka thene ty se feja zgjidhet vetem njeher? Atehere mbi toke do te kishte vetem nje fe.
    Kush te ka thene ty qe ne jemi komb i degjeneruar? Nga qe kemi liri dhe mund te lulezojne te gjitha besimet fetare? Njeriu eshte i lire te besoj ku te doje. Nuk lind i krishter ose mysliman. Kjo ben vaki vetem ne shtete obskurantiste sic eshte Greqia me te cilen ( sa di une ) fatkeqesisht kemi lidhje edhe une edhe ti nga qe te paret tane kane lindur ne malet matan kufijve shteteror te asaj qe ka mbetur si Shqiperi.
    Pse zbulove kaq shpejt thembren e Akilit o djale? Une sbesoj ritet qe e lidhin njeriun me zinxhir per tere jeten. Une besoj persosmerine ne natyre. Besimi fillon atje ku mbaron dija shkencore, atje ku njeriu carmatoset, i shterojne ato qe di per ndertimin e botes dhe kesisoj niveli dhe objekti i besimit varet nga njohurite qe ti ke. Nqse prifti i fshatit te ka vene friken qe kur ti ke qene 5 vjec psh, tek ato dogma do te vazhdosh te besosh edhe ne 55.
    Kujdes pak Anesti kur mer persiper te ofendosh kombe. Pse?
    Sepse ..Kombe shuhen permbi Dhe
    Por shqiperia do te rroje
    Se per te luftojme ne.
    Mbase akoma ske mare vesh thelbin e shpirtit shqiptar.
    Une jam njeri i lire i kesaj Toke dhe besoj mbase ne ate qe ti se kupton dot.
    Te tilla fraza nuk jane ne nivelin e bashkebisedimit.!!!!

    Me vjen keq , ketu nuk ka gje per tu fyer dhe s'ka vend per tu heqe patriote, pasi ngjason si ai qe kerkon ndere kur nuk sheh mbrapa qe e ka byythen jashte.Tashti te bejme nje marrveshje qe ti leme denglat e patriotizmit e nacionalizmit, ti leme greket e serbet ne pune te vet dhe te flasim per religionin tone.Kjo eshte tema.Ndryshe na dhem koka, se nja 50 vjet na kane care tarravilen me keto llogje.Une te kam nderuar duke replikuar (keshtu mendoj)pra dhe ti duhet te vazhdosh repliken per ate fraze ku nuk je dakord.Fute ne kuote dhe argumento.Une u vonova nje ore per te shkruajtur ty, ndersa ti me jep nje pergjigje sikur s'ke lexuar asgje.Kjo per me shume eshte mungese edukate.Ti mendon se je i lire te zgjedhesh nje fe si te duash ti , une nuk kam thene se nuk ke te drejte ta besh ,shume te tjere zgjedhin rrugen e c'drejte, pasi mendojne se i shkon per mire , ashtu bej dhe ti, por moralin e ke humbur nese bazohemi ne ato shembuj qe une te kam paraqite.Te humbasesh fisin nuk eshte e moralshme,te ndahesh nga dega e famijes dhe te detyrohesh te vesh nje emer babai imagjinare (Abdulla-bir i zotiti, ne vend te Kristaq), me duket se nuk ka moral.Ti ske baba pasi Kristaqi , eshte ti femijeve te tjere te krishtere.Keshu ka ndodhe dhe ti kerkon ta quash normale..Pune per ty.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Anesti_55 : 26-01-2010 mė 09:48

  8. #238
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anėtarėsuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Citim Postuar mė parė nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    O koke gdhe, kush te tha ty qe do shkruhet ne pashaporte, ID etj feja tende ?(apo dhjet gjak nga diskriminimi)

    Tani sa per sarakacanet, ke te drejte ashtu erdhen nga mali, madje mbaj mend plakat kishin dhe nje kryq, tatuazh ne balle, gjithmone me kishte bere pershtypje.
    Tani, ai i fotografise, mu si evgjit me duket,ndoshta i eshte zmadhuar dhe gjoksi nga ndonje vrime.
    Sa per grekun, cte te them une ty? ti kujton se akoma luftohet me kallash me gjalme.....harron koka tende labe qe avionet greke patrullojne hapesiren e shqiperise se jugut ne kuader te natos...ah mor te mjere....fluturoni me presh ne b....
    Ajo koka jote eshte me pak e zgjuar se menderja jote,prandaj flet sikur i di te gjitha.Une nuk kam frike nga diskriminimi i puf-ave grek o tepsicke korce.Une kam shkuar atje sa here me ka dashur by..a dhe ma kane qethur,por me vjen keq per ata truthare si puna jote qe kane humbur cdo ndjenje kombetare.Po te them nje fakt.Ne dt 24 Nentor u ktheva nga ishulli Kefalonia.Shkova nje dite me pare per te blere nje bilete autobuzi per Athine.Mbasi pagova paret nje bjondine greke me dha bileten(treget + autobuz).Kur e lexoj pashe qe mbiemrin ma kish shkruar me s ne fund.Ja ktheva duke i thene se mbiemri im nuk ka -s- ne fund.S'ka problem me tha.Ka shume i thashe.Te lutem merre dhe ndryshoje.Une nuk jam grek.E shoh me tha.Atehere pse vendosni -s- ne fund te mbiemrit?Une jam shqiptar i thash dhe ne vendin tim nuk ka mbiemra me -s- ne fund.Nqse nuk e ndryshoni me ktheni paret dhe bileten nuk e dua.Bjondina greke u detyrua ta shkruante ashtu sic e kisha une ne pasaporte.Ti psh nuk e ke problem apo jo!!!!Avionet grek nuk mund te futen ne hapsiren ajrore te nje shteti tjeter,nqse nuk kane leje nga autoritetet e atij vendi.Edhe Turqia eshte vend i NATOS,por avjonet grek fluturojne shume milje larg kufijeve te saj.Ore kusicke tepsicke i ke pare vete ballonet apo te kane thene ne Gerqi more djalke?Ty edhe te tjere qe mendojne si ty doni qe nga Shkumbini e poshte te quhet Gerqi,por nuk ka per te ndodhur kurre.
    Shiko ndonje pasaport korofillaku dhe do ta shohesh qe eshte e shkruar ne te edhe religjioni.Si duket ti ndrron nje here ne 6 muaj ato kartat higjenike qe ju jep ministria e brendeshme greke.
    Violanda jam dakord me cfare shkruani ju!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nestorp : 26-01-2010 mė 12:30

  9. #239
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar mė parė nga Lioness Lexo Postimin
    Ne cdo vend (ne perendim te pakten) ka statistika, regjistrime te tilla.
    Nuk e kuptoj cfare shqetesimi krijon ky regjistrim. Pastaj si percaktohet kombesia? Nenshtetesia? Mesa lexova une behet fjale per kombesine dhe perkatesise fetare, jo nenshtetesine. Kombesia ime do te jete gjithmone shqiptare, pavaresisht se mund te marr nenshtetesine amerikane. Perkatesia ime fetare eshte gjithashtu nje zgjedhje personale qe nuk ka te beje me ceshtjen e kombesise. Seriozisht mendoni se 400 mije shqiptare ne Greqi do te (vete)identifikohen si greke? Po shqiptaret ne Itali, dhe ata do (vete)identifikohen si italiane? Nqs po (fatkeqesisht do shtoja), atehere eshte zgjedhja e tyre personale, e paimponuar nga askush. Por njoh shume shqiptare nga te dyja anet qe s'ma merr mendja se do ta benin nje gje te tille. Ndaj nuk e kuptoj panikun, me duket me shume, si gjithmone eshte sensacionizem i mediave, ndaj te cilave nuk duhet te bihen pre nocione te tilla te shenjta si perkatesia kombetare.
    Ne asnje vend ne perendim nuk behen regjistrime te popullesis.Ky regjistrim do ti sjell shqiperis telashe te pa parashikushme,shqiperia asnjeher nuk ka pas probleme me pakicat perse te regjistroi popullsin ket nuk po e kuptoi.Populli duhet ta kundershtoi kete regjistrim dhe te mos pranoi,regjistrimi behet ne neper ofiqari dhe jo ne rrug.

  10. #240
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet nė Bllog
    22
    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Eshte pozitive,po eshte gje normale.
    Nuk eshte dituria e statistikave o regjistrimi i tyre..qe te fusin ne BE(o qe do na bej eurapian normal)
    Sigurisht qe censusi nuk behet VETEM per anetaresimin ne BE. Sic e shpjegova me siper, censusi eshte nje menyra se si shteti monitoron levizjen e lire te njerezve brenda territorit te vete, migrimin jashte shtetit, dhe efekasitetin e politikave te veta. Pa censusin e statistikat shteti ecen me hamendje e jo me shifra reale. Dhe mungesa e statistikave ndikon shume aspekte te jetes shqiptare: ndikon sistemin zgjedhor qe varet ne menyre direkte nga levizja e njerezve dhe numri i votave nga distrikti ne distrikt; ndikon buxhetin e fondet e shtetit se si duhet te shperndahen neper rrethe, prefektura ku si baze merret po numri i banoreve te zones; ndikon ne politikat sociale se cilat investime do te jene me efikase ne mireqenien e njerezve, nje ujesjelles per qytetin e Durresit popullsia e te cilit eshte 3 fishuar ne 20 vjet apo nje investim per nje ure ne nje zone qe ka vetem 10 fshatra dhe 500 banore.

    Pyetjeve si:
    - Sa eshte numri real i papunesise ne vend?
    - Sa efikase kane qene politikat e shtetit per uljen e papunesise apo varferise?
    - Sa do te jete popullsia e qyteteve metropol si Tirana, Durresi 10 vjet si sot nese levizja e popullsise vazhdon me keto ritme?
    - Sa eshte numri i shqiptareve qe jetojne ne fshat e qytet?

    Te gjitha ketyre pyetjeve, e shume si keto, i jep pergjigje vetem censusi. Dhe fakti qe censusi mbahet cdo 5 vjet te jep mundesine qe te vleresosh jo vetem situaten aktuale, por te krahasosh edhe me numrat e 5 vjeteve me pare, per te gjetur trendet ne shoqerine shqiptare.

    Dhe censusi e raportet e statistikat e tij nuk i nevojiten vetem shtetit. I nevojiten mbi te gjitha sovranit popull, secilit prej nesh, pasi eshte pasqyra me e qarte e situates ne vend dhe suksesit/deshtimit te politikave te shtetit. Nxjerr ne pah probleme qe shteti e politika mund te mos jene duke i pare e trajtuar fare. Dhe na ndihmon ne si zgjedhes, per te vleresuar punen pozitive/negative qe bejne partite politike qe vijne ne pushtet.

    Albo nuk e ve ne diskutim qe duhet te behet Censusi, por keto parametra qe kerkohet te behet pikerisht tani, eshte pak me spec kjo pune, gje qe edhe vete deputet e qeverise e shikojn e pak te nxituar duke ditur sesa te "afte", apo sa abuzime mund te behen!
    Censusi nuk eshte as "zgjedhje" as "referendum". Rezultati i tij nuk mbart asnje peshe ligjore apo kushtetuese, eshte vetem nje barometer i shtetit. Ashtu si shtetasit shqiptare as nuk fitojne e as nuk humbasin gje me pjesmarrjen ne census. Eshte nje forme e shkelqyer e lirise se individit, ku secili prej nesh u jep pergjigje atyre pyetjeve e askush tjeter nuk na numeron dot me si bageti, sic benin ne kohen e xhaxhit Enver.

    Nuk ka per te patur asnje abuzim pasi njerezit do te kene mundesine te zgjedhin tu pergjigjen pyetjeve, ose te mos u pergjigjen atyre pyetjeve qe nuk i gjykojne te pranueshme.

    Censusi eshte i vonuar dhe duhet te ishte mbajtur cdo 5 vjet. Fakti qe shteti shqiptar po e fillon kete praktike pune qe e ndjekin te gjitha shtetet e botes sot, eshte dicka pozitive. Me mire vone se sa kurre.

    Albo

Tema tė Ngjashme

  1. Rreth Pėrhapjes Sė Islamit Ndėr Shqiptarėt
    Nga cobra nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 14:47
  2. Tetova - Informacione tė pėrgjithshme
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 01-10-2007, 15:16
  3. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  4. Islamizimi te shqiptaret!
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 17:38
  5. Islamizimi te shqiptarėt
    Nga Agron Jozef Mje nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-03-2004, 05:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •