Close
Faqja 14 prej 139 FillimFillim ... 412131415162464114 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 1386
  1. #131
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Regjistrimi i popullsisė nė 2011-n. Edhe pėrkatėsia etnike e fetare

    TIRANĖ- Pėr herė tė parė, regjistrimi i popullsisė shqiptare do tė pėrfshijė pėrkatėsinė etnike dhe atė fetare. Lajmin e ka dhėnė pak mė parė ministri i Shtetit, Genc Pollo, i cili ka deklaruar se regjistrimi i pėrgjithshėm i popullsisė do tė bėhet nė vitin 2011.


    Pollo ka theksuar se "regjistrimi i popullsisė dhe banesave ėshtė njė aktivitet i rėndėsishėm qė qeveria do marrė nė vitin 2011, qė i shėrben tė gjithėve dhe jep panoramė tė zhvillimeve sociale e ekonomike nė vend".


    Sipas tij, pas kėsaj procesi do tė bėhet njė politikė mė e drejtė nė shpėrndarjen e parave dhe pėrdorimin e tyre me efektivitet. "Risi e pyetėsorit ėshtė qė pėrmban pėrkatėsinė etnike dhe fetare. Regjistrimi do tė realizohet nė mėnyrė profesionale, realizuar nga INSTAT dhe me mbėshtetjen e ekspertėve nga BE dhe ndėrkombėtarėt"- tha ai, duke shtuar se regjistrimi do tė kushtojė shumė, por ėshtė i rėndėsishėm pasi sjell njė bazė tė rėndėsishme tė dhėnash.

    shekulli
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  2. #132
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Genc Pollo: Gati Komisioni, do regjistrojė popullsinė mbi bazat fetare

    TIRANE-Ministri i Shtetit Genc Pollo ka lajmėruar sot ngritjen e njė Komisioni Kombėtar pėr regjistrimin e popullsisė mbi baza etnike dhe fetare.
    Tashmė, me kėtė vendim, per here te pare Shqipėria do tė rregjistrojė popullsinė e saj mbi pėrkatėsinė etnike dhe atė fetare.
    Komisioni Qendror pėr Regjistrimin e Popullsisė dhe Banesave (REPOBA) ka nj pėrbėrje prej 12 ministrash e specialistė tė fushės. Ky komision qė u mblodh sot nėn kryesimin e Ministrit tė Shtetit, Genc Pollo, ka si detyrė drejtimin e Regjistrimit tė Pėrgjithshėm tė Popullsisė dhe tė Banesave tė vitit 2011, i cili do tė japė njė pamje aktuale dhe tė saktė tė realitetit.
    "Sot do tė miratohet nė parim nga Komisioni pyetėsori pėr regjistrimin e popullsisė dhe pas njė konsultimi 6-mujor do tė miratohet pėrfundimisht. Por, risia kėtė vit nė kėtė pyetėsor ėshtė se pėrmban, pėr herė tė parė pas shumė dekadash, pėrkatėsinė etnike dhe fetare”, veēoi ministri, sipas tė cilit, ky proces do tė kryhet nė mėnyrė shumė profesionale, i menaxhuar nga INSTAT dhe me njė mbėshtetje tė madhe ekspertėsh nga BE dhe agjenci tė tjera ndėrkombėtare.
    Ministri Pollo ka theksuar se ky regjistrim do tė nisė mė 2011, pra pas mė shumė se njė viti. Sipas tij kjo menyre regjistrimi perben dhe nje standart europian.
    “Kjo mėnyrė regjistrimi do tė bėhet pėr herė tė parė nė vendin tonė. Ky ėshtė njė standard evropian, i cili i shėrben respektimit tė pakicave. Risia kėtė vit ėshtė qė pėrmban pėr herė tė parė pas shumė dekadash regjistrimin mbi baza etnike dhe fetare. Regjistirimi do tė bėhet absolutisht nė mėnyrė profesionale nga Instituti i Statistikave i mbėshtetur edhe nga ekspertė evropianė”, u shpreh Pollo.
    Qė prej Regjistrimit tė Popullsisė dhe Banesave nė Shqiperi tė vitit 2001, kushtet politike, ekonomike dhe sociale nė vend kanė ndryshuar, falė procesit tė zhvillimit social-ekonomik tė vendit. Lėvizja e vazhdueshme migratore e popullsisė nga zonat rurale drejt atyre urbane, por edhe nė drejtim tė vendeve tė tjera, ka sjellė lėvizje demografike tė mėdha dhe nė ndryshim tė tė dhėnave statistikore.
    Me kėtė vendim, nė Shqipėri do tė regjistrohet pėr herė tė parė popullsia mbi baza fetare dhe entike, pėr tė cilat shumė studiues kanė abuzuar jo pak gjatė dekadave tė fundit, si pėr minoritetin ashtu pėr pėrkatėsinė fetare.
    Sipas qeverise, qėllimi kryesor i Regjistrimit tė Popullsisė ėshtė tė japė njė panorame aktuale dhe tė saktė tė realitetit demografik, ekonomik dhe social nė vend. Por, nė rastin e Shqipėrisė, Regjistrimi duhet tė jetė gjithashtu njė pikėnisje pėr njė sistem tė qėndrueshėm tė statistikave aktuale tė popullsisė sipas vrojtimeve. Regjistrimi i Popullsisė do tė jetė njė investim i rėndėsishėm afat-gjatė nė tė gjithė sistemin statistikor tė vendit pėrsa i pėrket kapacitetit dhe ndėrtimit institucional. Projekti i Regjistrimit ka pėr qėllim sigurimin e informacionit bazė, nė formėn e tė dhėnave elektronike individuale, tė cilat janė thelbėsore pėr ndėrtimin institucional, zhvillimin demokratik dhe qeverisje tė mirė tė Shqipėrisė.
    Ky projekt financohet kryesisht nga Qeveria Shqiptare si edhe nga disa donatorė tė ndryshėm si, Komisioni Evropian nėpėrmjet IPA, UNFPA, UNDP dhe Statistikat Suedeze etj.
    Buxheti total ėshtė parashikuar nė vlerėn prej afro 15 milionė euro, ku Qeveria Shqiptare mbulon rreth 5 milion, IPA 8 milion, UNFPA 1 milion euro, si dhe financime tė tjera tė UNDP dhe Statistikat Suedeze etj.
    Regjistrimi i popullsisė mbi baza etnike dhe fetare ėshtė kundėrshtuar nga politikanė dhe akademikė, pasi i druhen faktit se shumė shqiptarė mund tė braktisin kombėsinė, pasi marrin pension nga qeveria greke.
    Greqia pretendon se nė jug tė Shqipėrisė jetojnė dhjetra mijėra minoritarė grekė, ndėrkohė qė autoritetet shqiptare thonė se ky numėr ėshtė mė i vogėl.
    Me kėtė regjistrim, nėse nuk abuzohet, do tė dihet pėrfundimisht pėrqindja e pėrkatėsisė fetare dhe etnike e popullsisė.
    (d.b/BalkanWeb)
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  3. #133
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    si do jene pyetjet,
    te hapura apo me zgjedhje,
    psh, do kete nje liste me fete e mundshme, apo do mund ta deklarosh lirshem besimin e sakte.
    Do jemi te detyruar te zgjedhim patjeter nje fe, apo mund te deklarohemi se nuk kemi fe, ose kemi nje fe qe nuk e ka askush tjeter, ose qe besojme sipas menyres tone,
    ose qe besojme tek hena, dielli, druri e guri, etj etj.
    Po nese deklaroj se i perkas nje feje te caktuar, a do jem i detyruar ta mbaj me tutje, apo do mund ta ndryshoj kur te dua? Per kete duhet te marr ēertifikate dhe ta ēoj tek gjendja civile?
    na sqaroni pak.

    me duket shume gje e neveritshme regjistrimi i popullsise ne baze fetare,
    ndryshe eshte statistika apo sondazhi mbi besimet, dhe ndryshe eshte te rregjistrohesh zyrtarisht me nje fe te caktuar.

  4. #134
    Pyetjet jane te qelluara..., por qe eshte e drejte te deklarohen nje here e mire..., keshtu te mos abuzoj njeri me o pa dashje me statistika jo reale.
    Ketu nuk perjashtohet mundesia te mbetet njera pale e zhgenjyer o te gjitha palet se bashku..., por kjo eshte tjeter pune, me sa di e gjithe bota e zhvilluar ka statitika si kjo, por nuk me duket nje shkelje lirie, e kunderta, pastaj askush nuk do te regjistrohet pa deshire dhe bindje te plote...,mund te zgjedhe edhe guret dhe druret per "interlokutore o ndermjetesore".
    Le te behet..., nje liri me shume per shqipon..., boll na i beri bota statistikat!

  5. #135
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Citim Postuar mė parė nga xfiles Lexo Postimin
    si do jene pyetjet,
    te hapura apo me zgjedhje,
    psh, do kete nje liste me fete e mundshme, apo do mund ta deklarosh lirshem besimin e sakte.
    Do jemi te detyruar te zgjedhim patjeter nje fe, apo mund te deklarohemi se nuk kemi fe, ose kemi nje fe qe nuk e ka askush tjeter, ose qe besojme sipas menyres tone,
    ose qe besojme tek hena, dielli, druri e guri, etj etj.
    Po nese deklaroj se i perkas nje feje te caktuar, a do jem i detyruar ta mbaj me tutje, apo do mund ta ndryshoj kur te dua? Per kete duhet te marr ēertifikate dhe ta ēoj tek gjendja civile?
    na sqaroni pak.

    me duket shume gje e neveritshme regjistrimi i popullsise ne baze fetare,
    ndryshe eshte statistika apo sondazhi mbi besimet, dhe ndryshe eshte te rregjistrohesh zyrtarisht me nje fe te caktuar.
    Rendesi ka qe ne pashaporte te mos na cilesojne ;i krishter,musliman,henor,diellor,gurali apo druvarli....................
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  6. #136
    Me siguri do te dale nje statistike shuuuum interesante
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  7. #137
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Normalisht kjo eshte gomarllek. Idiotesia me e madhe eshte qe sot te besh sondazh fetar.
    Une sot jam ateist neser behem Deshmitar i Jehovait dhe ne prill shkoj festoj Pashket tek Xhamia e Ethem Beut. Atehere cfare vlere do kete ky sondazh?

    Por ne fakt nuk eshte gomarllek. Se dihet si do dale ky sondazh. Do dalin nja 40% orthodhokse. Se gjithe bektashinjte e jugut do na dalin "orthodhokse" dhe pastaj s`ka nevoje per shume mend. Ne Konferencen e Paqes ne Paris ne `46 teza e delegacionit grek ishte shume e qarte "Orthodhokset jane greke, ku ka kisha eshte Greqi".
    C`jane emigrante ne Greqi i ke 100% orthodhokse. Pa diskutim edhe gjithe 300-euroshat Vetem te kene kujdes keta sondazhistet te mos i pyesin cfare jane Pashket se do u pergjigjen "Festa e Sulltan Novruzit".
    -

  8. #138
    Une sot jam ateist neser behem Deshmitar i Jehovait dhe ne prill shkoj festoj Pashket tek Xhamia e Ethem Beut. Atehere cfare vlere do kete ky sondazh?
    Ka vlere deri ne sondazhin pasardhes. Une them qe ky sondazh duhej bere prej kohesh, pasi Shqiperia ka nevoje per qartesi kur vihet ne diskutim diversiteti fetar dhe etnik. Pas rezultateve te sondazhit nuk do kete me rrumpalle shifrash per X apo Y minoritet etnik dhe grup fetar.
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  9. #139
    DR-GR Maska e oliver55
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666

    Regjistrimi, do tė deklarohet feja dhe kombėsia.

    Sipas Ministrit tė Shtetit, popullsia shqiptare pėrmes njė pyetėsori do tė regjistrohet mbi baza etnike dhe fetare
    TIRANĖ - Popullsia shqiptare pėr herė tė parė do tė regjistrohet mbi baza etnike dhe fetare. Kjo u bė e ditur dje nga ministri i shtetit, Genc Pollo, i cili kryesoi mbledhjen e komisionit Qendror pėr Regjistrimin e Popullsisė dhe Banesave, qė do tė kryejė edhe regjistrimin e popullsisė mbi baza etnike dhe fetare.
    Pyetėsori qė pėrbėn elementėt ku do tė bazohet regjistrimi i popullsisė, u miratua dje nė parim, ndėrsa vetėm pas njė konsultimi 6-mujor, do tė marrė edhe miratimin pėrfundimtar. Lidhur me kėtė pyetėsor, ministri i Shtetit, Genc Pollo theksoi se risia e pyetėsorit, ėshtė se pas shumė vitesh, ai pėrfshin pėrkatėsinė etnike dhe atė fetare. "Sot do tė miratohet nė parim nga Komisioni pyetėsori pėr regjistrimin e popullsisė dhe pas njė konsultimi 6-mujor do tė miratohet pėrfundimisht.
    Por risia kėtė vit nė kėtė pyetėsor ėshtė qė pėrmban, pėr herė tė parė pas shumė dekadash, pėrkatėsinė etnike dhe fetare. Ky proces do tė kryhet nė mėnyrė shumė profesionale, nga INSTAT dhe me njė mbėshtetje tė madhe ekspertėsh nga BE-ja dhe agjenci tė tjera ndėrkombėtare. Ėshtė njė operacion qė vėrtet kushton shumė financiarisht, por na jep njė bazė tė dhėnash deri tani tė padisponueshme dhe tė domosdoshme pėr tė ecur pėrpara", - tha dje Pollo.
    Sipas Komisionit Qendror pėr Regjistrimin e Popullsisė dhe Banesave, njė nga synimet kryesore tė regjistrimit tė popullsisė, duke u bazuar nė elementėt e sipėrpėrmendur, ėshtė edhe krijimi i njė realiteti demografik, ekonomik dhe social tė saktė.
    Krijimi i realitetit demografik tė saktė, sipas drejtuesve tė Komisionit, ėshtė mjaft i nevojshėm, duke parė se, qė prej Regjistrimit tė Popullsisė dhe Banesave nė Shqipėri tė vitit 2001, ka pasur lėvizje tė vazhdueshme tė popullsisė nga zonat rurale drejt atyre urbane, por edhe nė drejtim tė vendeve tė tjera.
    Kėto lėvizje kanė sjellė ndryshime demografike tė mėdha, njėkohėsisht ndryshime tė tė dhėnave statistikore. Projekti i Regjistrimit, synon gjithashtu edhe sigurimin e informacionit bazė, pėr tė dhėnat elektronike individuale tė qytetarėve shqiptarė, qė do tė regjistrohen mbi bazėn pėrkatėsisė etnike dhe fetare. Por, regjistrimi po shikohet edhe si njė pikėnisje pėr krijimin e njė sistemi tė qėndrueshėm tė statistikave qė disponohen aktualisht pėr popullsinė e vendit tonė.
    Projekti pėr regjistrimin e popullsisė dhe banesave nė bazė tė pėrkatėsisė etnike dhe fetare, financohet nga qeveria shqiptare si edhe nga disa donatorė tė ndryshėm siē janė Komisioni Evropian nėpėrmjet IPA, UNFPA, UNDP dhe Statistikat Suedeze etj.
    Buxheti total pėr kėtė projekt, ėshtė parashikuar nė vlerėn prej afro 15 milion euro, ku qeveria shqiptare mbulon rreth 5 milionė, IPA 8 milionė, UNFPA 1 milion euro si dhe financime tė tjera tė UNDP-sė dhe Statistikat Suedeze etj. Ndėrkohė, Komisioni Qendror pėr Regjistrimin e Popullsisė dhe Banesave (REPOBA), pėrbehet nga 12 ministra, si dhe zyrtarė e specialistė tė fushės. Detyra e kėtij komisioni ėshtė tė drejtojė Regjistrimin e Pėrgjithshėm tė Popullsisė dhe tė Banesave tė vitit 2011.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  10. #140
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Po kur ndonjėrit t'i mbushet mendja tė ndryshojė fenė ose tė mbesė fare pa njė idiotėsi tė tillė, si do pasqyrohet te "statistikat"?
    Prektora

Tema tė Ngjashme

  1. Rreth Pėrhapjes Sė Islamit Ndėr Shqiptarėt
    Nga cobra nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 14:47
  2. Tetova - Informacione tė pėrgjithshme
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 01-10-2007, 15:16
  3. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  4. Islamizimi te shqiptaret!
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 17:38
  5. Islamizimi te shqiptarėt
    Nga Agron Jozef Mje nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-03-2004, 05:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •