Close
Faqja 2 prej 139 FillimFillim 12341252102 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 1386
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    Statistikat e fundit zyrtare te shtetit shqiptar ne lidhje me perkastesine kombetare dhe besimin fetar i perkasin kohes se mbretit Zog, 70 vjet me pare. Te gjitha shifrat zyrtare te rregjimit komunist jane sa te genjeshterta per vete politikave qe ndoqi rregjimi, por edhe shokuese: fakti qe rregjimi i Enver Hoxhes ishte shteti i vetem i veteshpallu ateist ne bote. Dhe keto shifrat e 70 vjeteve me pare, i perdorin sot te gjithe shqiptaret qe kerkojne te njohin nga afer se cilat jane numrat reale te komunituteve te tyre etnike apo fetare ne vend. Keto shifra i perdorin edhe gazetaret, edhe burrat e shtetit, edhe te huajt qe bejne studime e perpilojne statistika per Shqiperine.

    Pra, Republika e Shqiperise eshte nje shtet qe nuk ka statistika te sakta e te plota mbi demografine e saj dhe komunitetet fetare qe veprojne aktivitetin e tyre ne Shqiperi. Kjo eshte jo vetem nje turp me permasa kombetare, por eshte edhe nje pengese kryesore per vete punen e cdo qeverie qe nuk e ka idene se sa homogjen apo heterogjen eshte popullsia shqiptare, dhe cfare relievi shpirteror ekziston ne token shqiptare. Keto statistika te sakta zyrtare jane me vlere jo vetem ne politikat qeveritare apo ne perpilimin e listave te zgjedhesve, por edhe per te njohur me mire elektoratin shqiptar partite politike qe veprojne ne vend.

    Kush jane pro dhe kunder mbajtjes se censusit te popullates ne 2007?

    Pro jane te gjithe ata qe duan te mesojne te verteten e struktures demografike shqiptare, cila eshte lista e pakicave kombetare ne vend, sa % te popullsise perben cdo minoritet ne vend, ku jane perqendruar keto minoritete, sa eshte popullsia e qyteteve dhe fshatrave te Shqiperise, sa eshte popullsia e gjithe Shqiperise, sa banore jetojne ne Shqiperi, sa prej tyre kane emigruar nga Shqiperia, sa shqiptare besojne ne Zot, sa shqiptare nuk besojne ne Zot, sa % e shqiptareve jane X,Y,Z besimtare, e me rradhe, sa shtetas kane nenshtetesi te tjera nga ajo shqiptare, etj si keto.

    Ata qe jane kunder ketij censusi jane ata qe nuk u intereson e verteta qe te dali ne shesh dhe e justifikojne kete gjoja me spekulimet apo nderhyrjet qe mund te bejne qarqe te caktuara ne proces. Ky ne vetvete eshte vetem nje justifikim qe fsheh nje mentalitet turme te trasheguar nga koha e rregjimit komunist. Ketyre njerezve u pelqen qe te mos e njohin Shqiperine e shqiptaret per ata qe jane sot ne vitin 2006, por u pelqen qe te besojne tek ato pergjithesimet qe ata i kane ngulitur fort ne mendjen e tyre per Shqiperine e shqiptaret. Keta jane ata qe u pelqen te spekullojne me "homogjenitetin" apo "heterogjenitetin" e shqiptareve si popull, dhe spekullimet kane jete aq kohe sa nuk ekzistojne shifra zyrtare. Keta jane ata qe nuk jane shume te interesuar qe ato pyetjet e mesiperme te marrin pergjigje nga goja e cdo shqiptari si shtetas i lire, por u intereson qe vete keta te flasin ne emrin e gjithe Shqiperise e shqiptareve. Ajo qe ky grup njerezish nuk ka kuptuar eshte qe ka perenduar koha ku shqiptaret viheshin ne turme si bageti dhe ne emer te tyre fliste "i Madhi" apo "Partia". Sot jane kohe te tjera, kohe ne te cilat cdo shqiptar ka te drejten te jetoje jeten e tij si ta doje, pa i dhene kurkujt llogari dhe pa ia deleguar kurkujt te drejten per ti veshur nje identitet etnik apo fetar te genjeshtert e mashtrues.

    Cfare do te arrihet me kete census te popullates?

    Qeveria do te mundi te mesoje me ne fund numrin e vertete te banoreve te saj. Partite politike do te mund te bejne llogarite e tyre se sa eshte % reale e votuesve ne zgjedhesve, dhe sa % e popullsise ka emigruar nga vendi. Ai shqiptari besimtar do te mesoje se sa % e shqiptareve e identifikojne veten besimtare dhe i perkasin te njejtit komunitet fetar. Ministrite do te mesojne se sa eshte % reale e popullsise qe jeton ne fshat dhe ne qytet. Qeverite lokale do te mesojne se sa eshte numri real i banoreve te fshateve, qyteteve, rretheve te tyre. Kurse ne emigrantet shqiptare ne bote do te mesojme se sa eshte numri i shqiptareve qe kane emigruar ne Greqi, Itali, Amerike, e me rradhe.

    Kuptohet qe censusi dhe raporti final i tij do tu heqi te drejten e spekullimit te gjithe atyre shqiptareve apo te huajve qe u pelqen te spekullojne me numrat, minoritetet, % e popullsise shqiptare. Dhe shqiptaret kudo qe jane do te marrin mesimin e dyte me te madh demokratik pas te drejtes se votes, te drejten per te jetuar, besuar e levizur te lire pa u ndikuar aspak nga turma apo grupe te caktuara.

    Albo

  2. #12
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Persa i perket popullates besoj se perqindja e sakte duhet te jete 98% shqiptar
    1% grek dhe 1% vllah+maqedon
    Ndersa per fene besoj se keto jane statistikat me te sakta dhe realiste:

    Agnostik - 60%
    Mysliman-20%
    Ortodoks - 10%
    Katolik - 3%
    Pa fe ose qe nuk i perket nje grupi te caktuar fetar - 7%
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  3. #13
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Edhe une jam krejtesisht kunder mbajtjes se ketij regjistrimi.Po luhet me zjarrin.Ne kemi derdhur kaq shume gjak dhe djerse per kete shtet dhe komb dhe cdo gje rrezikohet nga nje kaprico demokratike.Ne jemi shtet i vogel dhe i varfer,i rraskapitur nga komunizmi, nuk duhet ti lejojme vetes llukse te tilla.Te bashkohemi me Kosoven ,te kalojne edhe nja 10 vjet dhe atehere ndoshta.Jam dakort me parafolesin qe perse pikerisht para shpalljes se panvarsise se Kosoves?Me duket se luhet nje loje e ndyre kunder nesh.Me sa di une Berishes nuk i eshte bere ndonje presion nga bota ,sic ju be Maqedonise.Nese Berisha e ben kete, do te jete armiku me i madh i kombit shqiptar.Berisha ne vend te merret me ekonomine qe eshte per toke, po enderron me sy hapur si nje i dehur.A ka kontroll ky njeri ?E di qe ne PD mund te beje cte doje, po jashte saj ?

  4. #14
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga Qerim
    Nese Berisha e ben kete, do te jete armiku me i madh i kombit shqiptar.Berisha ne vend te merret me ekonomine qe eshte per toke, po enderron me sy hapur si nje i dehur.A ka kontroll ky njeri ?E di qe ne PD mund te beje cte doje, po jashte saj ?
    Nese Berisha ben cfare? Pastaj perse do dal armik i kombit? Kjo shprehje eshte nje "oxymoron" Qerim, sepse vetem nqs sipas statistikave (te cilat jane te vetevendosura, me vullnet te lire) del qe jemi me shume "heterogjene" se sa e mendojme, atehere s'behet fjale per komb, apo jo?!
    Le qe po vini "kujen" kot dhe para kohe. Per mendimin tim, statistikat e kombesise nuk kane per te ndryshuar (ndoshta ne nje perqindje te paperfillshme). E vetmja gje qe do ndryshoje disi (sipas mendimit tim) do jete perkatesia fetare, e cila s'ka te beje me nocionin e kombit.

  5. #15
    I larguar Maska e panchovilla
    Anėtarėsuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Milky Way Galaxy
    Postime
    502
    Une jam pro censusit. Nuk ka nevoje askush te kete frike nga censusi. Ne duhet ta dijme se sa % jane joshqiptare apo sa % i takojne fese se caktuar apo sa % jane te pafe. Keshtu qe ata qe dalin kundra jane kundra realitetit. Por realiteti nuk fshihet vetem nese nuk e bejme numrimin. Kjo eshte si struci qe e fut koken ne rere per mos ti pare te tjeret. Nuk ka nevoje per panik.
    Hardworking pays off in future, laziness is paying off right now

  6. #16
    Trusti i Lulelakres Maska e Tulipani Zi
    Anėtarėsuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    Aty ku mos qofsha
    Postime
    412
    Une nuk besoj se kombesia eshte e nevojsheme. Censusi per fe ndoshta eshte i nevojshem pasi akoma perdoren statistikat e 70 viteve me pare, por prape e shoh si te demshem per nje vend te brishte si Shqiperia qe bie shume lehte pre e influencave te huaja.

    Nuk do cuditem fare sikur ky census te nxjerre edhe nje komunitet Italian ne Ultesiren Perendimore. Ne baze te nje ligji Italian qe perdoret prej futbollistve Amerikano Jugore shume Shqiptare do perpiqen te vertetojne "Italianizmin" e tyre nepermejt dokumentave qe te gjithe e dime se sa e lehte eshte ti falsifikosh ne Shqiperi. Po keshtu edhe ne Jug me aspirantet per shtetesi Greke.

    Ata qe perkrahin kete metode besoj se jane kryesisht te Krishtere qe duan ti heqin petkun Islamik njehere e mire Shqiperise. Ne fakt nje rritje e konsiderueshme e aderuesve ne Evangjelizem keto 15 vitet e fundit duhet marre ne konsiderate.

    Gjithsesi besoj se nuk ka nevoje per census Kombesie. Kombesine sic u tha me siper nuk e ndryshon dot njeriu ndaj edhe statistikat ekzistuese jane me se te mjaftueshme. Perberja fetare duhet rishikuar.
    BRIGADA E KUQE PERJETE

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ne shtetin ku un jetoj .. ne pasosh thuhet.. filan fisteki lindur ne x me aq e kaq eshte shtetas i ketij shteti dhe se ka kte numer identiteti me 8 shifra.. nje foto aty e ca shifra qe sdi cfar jan dhe vula e shtetit dhe zyres qe me ka dhen pasoshin.. e kaq..
    as fe as ideologji ska aty.. as vend banim as adres..

    sdi cdo bej qeverria ne shqiperi por feja ne pasaport me duket nje gomarllek..

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Brari,
    Ku thuhet se do shenohet feja ne pasaporte?

  9. #19
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Nenshtetesia (qytetaria) dhe kombesia jane dy gjera te ndryshme; mund te jesh
    nenshtetase amerikane, por me kombesi Shqipetare. Kombesia trashegohet
    nga gjaku; ne rasitn kur fitohet (me vendim Presidencjal), ajo i trashegohet
    femijes. Tani te kthehemi te problemi me Shqiperine kur ngaterrohen keto
    dy nocjone; minoritaret greke ne Shqiperi jane me kombesi Greke dhe me
    nenshtetesi Shqiptare. Nenshtetesia Greke ju jepet automatikisht ne baze
    te kombesise, nqs ata vendosin te jeteojne ne Greqi . Nderkohe banoret
    nje pjese e Bregut te Detit - zona e Himares , te cilet kane fituar
    nenshtetesine Greke me vendime te qeverise Greke, jane kombas Shqipetar.
    Nqs do ta linim ne deshiren e njerezve, Franca do ngelej nje grusht vend;
    Korsika do deklaroheshin te kombesise Korse, Alsasa e Lorena gjermane,
    Haute Savoie - Savuajard, Basket po ashtu etj etj ...
    Gjithe puna eshte te sovranitetit i Shqiperise mbi tokat e saj; nqs ky regjistrim,
    qe po pergatitet do lejoje ndryshimin e kombesise sipas qefit, automatikisht
    zona e Himares quhet toke etnike Greke, sepse njerzit, qe banojne aty ne
    prej shekujsh, do quhen kombas greke sot per neser!!!

    Gjate luftrave te Ballkanit, Greku ka bere masakra te papara per te deturuar
    Shqipetaret e Epirit te deklaroheshin Greke; komisjone te perbere nga
    antare te fuqive te medha vizitonin fshatrat me radhe per te regjistruat
    deklarimet e popullit. Fale kesaj politike, Greku fitoi gjysmen e Shqiperise; pjesa
    qe na ka ngelur perbehet nga ato zona ku njerzit, megjithe injorance e terrorin
    u deklaruan Shqipetare. Pra kjo pune eshte vulosur ne fillim te shekullit te kaluar,
    ç'dru do Z. Berisha te ribeje historine!!! Apo do te humbase dhe ate cope
    vend qe na ka ngelur!
    Ç'do ushtar grek, edhes sot e kesaj dite, ne rreshtoren e mengjesit ben
    betimin e ç'lirimit te Vorio Epirit; kete ma ka thene nje grek-arvanitas; jemi
    ne gjendje lufte me kete shtet te felliqur, qe nate e dite, me njemije ndyresira
    do te na haje te gjalle!

    Mendoj se duhet te levizim per te penguar realizmin e ketij projekti ogurezi
    per Shqiperine!

  10. #20
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    RoniSotiri, dhe nje here perpilimi i statistikave te kombesise dhe perkatesise fetare eshte ogurzi sepse? Kam plot shok e shoqe nga Himara apo Vuno, Dhermi, te cilet edhe pse flasin greqisht, apo kane folur greqisht me breza, perseri vete-identifikohen me kombesi shqiptare. Pastaj bashke me ata shqiptare qe emigruan ne Greqi pas 90's kane ikur shume nenshtetas shqiptare me kombesi greke. Mjafton te shkosh ne jug e te shohesh shtepite bosh. Nejse pak rendesi ka.

    Cdo shtet (sidomos ne perendim) ndermerr census te tille te popullesise bile rregullisht. Ne US (realiteti demografik ketu eshte ndryshe) ne shume vende, ne spital, ne dyqane etj, ne pergjithesi vemendje te vecante u krijohet perkatesise se rraces, me pyetje te tilla nqs je Amerikan-Afrikan, Latin, Kaukazian etj. Gjithashtu gjate regjistrimeve per zgjedhje perpilojne lista me te imta, me me detaje, si sa fetare je, cfare feje i takon etj. Keto statistika perdoren nga grupe lobiste te ndryshme, biles te dy partite kryesore kane lista te medha te ketyre te dhenave.
    Kuptohet, eshte pak veshtire te besh nje analogji me US, pervec nr. te madh te popullesise, sistemi eshte teper i avancuar, realiteti demografik po ashtu eshte ndryshe. Megjithate e solla si shembull sepse census te tille jane pasqyre e zhvillimit te nje shteti demokratik me institucione te mirefillta, qe u sherben me mire interesave te popullesise kur realiteti i asaj popullesie eshte me i qarte. (Albo ne postimin e tij ka sqaruar me hollesisht kete ceshtje.)

    PS1: Nuk eshte e vertete qe ushtaret greke betohen cdo dite para flamurit se do clirojne Epirin e Veriut.
    PS2: Pas luftrave te Ballkanit, (pa hequr menjane dhunen ndaj popullesise shqiptare) komisionet e ndryshme te Liges se Kombeve qe u derguan per te hartuar kufinjte e Jugut, hasen veshtiresi te medha per shume arsye, njera prej tyre ishte se nuk kishte nje vije te qarte gjeografike midis shqiptareve grekofone, apo grekeve albafone.
    PS3: (per Brarin) Nuk behet fjale te vendoset perkatesia fetare ne pashaporte, perkundrazi. Dihet qe aspiratat tona jane te behemi anetare te BE. Sipas rregullave te BE, perkatesia fetare nuk mund te vihet ne pashaporte. Shqiperi eshte shtet laik. Greqia qe nuk eshte me kushtetute shtet laik, u desh te hiqte perkatesine fetare nga pashaporta edhe pse pati shume protesta, peticione per te kunderten.

Faqja 2 prej 139 FillimFillim 12341252102 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rreth Pėrhapjes Sė Islamit Ndėr Shqiptarėt
    Nga cobra nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 14:47
  2. Tetova - Informacione tė pėrgjithshme
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 01-10-2007, 15:16
  3. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  4. Islamizimi te shqiptaret!
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 17:38
  5. Islamizimi te shqiptarėt
    Nga Agron Jozef Mje nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-03-2004, 05:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •