
Postuar mė parė nga
Albo
A e ke idene se cfare eshte censusi? A ke marre pjese ndonjehere ne ndonje census ne vendin ku jeton? Une vjet mbusha censusin e shtetit amerikan, ma derguan me poste. Nje formular i thjeshte, 3-4 pyetje, dhe vete e mbusha me doren time, me "vetedeklarim", nuk ma mbushi njeri ne emrin tim. Dhe nuk ka menyre tjeter se si te mbahet censusi, ka vetem nje menyre: shteti pyet, qytetari pergjigjet me gojen e tij e ne liri te plote.
A ka tallje me te madhe per nje shtet, qe nuk di se sa banore jetojne ne ate vend? Qe nuk di se sa qytetare te atij vendi kane emigruar nga ai vend? Qe nuk di se sa qytetare te atij vendi i perkasin nje besimi te caktuar? Qe nuk ka te dhena per minoritetet qe banojne ne Shqiperi? Qe deri dje nuk kish as nje liste te sakte votuesish ne zgjedhje?
Keto jane njolla turpi per shtetin shqiptar, e jo mbajtja e censusit. Mbajtja e censusit ia heq keto njolla shtetit dhe ve ne vend nderin e dinjitetiin e cdo shtetasi te atij vendi. Ne komunizem, Enver Hoxha u mohoi kombesine minoritareve turq, malazeze, serbe, arumune, maqedonas. Te gjithe keta moren automatikisht kombesine shqiptare se keshtu i donte qejfi diktatorit, edhe pse te gjithe i njihnin ne fshatrat e qytetet ku banonin qe nuk kishin kombesi shqiptare.
A kane te drejte keta njerez te deshmojne kombesine e tyre sot ne demokraci, apo duhet te vazhdojne t'i nenshtrohen heshtjes dhe diktatit te shtetit shqiptar?
Njerez driteshkurter si puna juaj, qe i tremben se vertetes si djalli eres se thimjamit, e kane te veshtire te kuptojne qe censusi jo vetem nuk ka per te sjelle "lot" e "pergjakje" sic e quan ti, por perkundrazi, ka per te patur efektin e kundert. Per here te pare ne historine 100 vjecare te shtetit shqiptar, minoritetet ne vend nuk do te numerohen si qyetare te dores se dyte, te cileve mund t'iu diktojme gjithcka e te sillemi si te duam, por do te trajtohen si shtetas qe gezojne te gjitha te drejtat ligjore, perfshi edhe te drejten e shprehjes se origjines se tyre etnike. Nje qytetar minoritar te cilit shteti ia jep kete te drejte te shprehi origjinen e kombesine e tij ne leternjoftim, nuk ka motivin me te vogel per tu ankuar ndaj shtetit e shoqerise, perkundrazi, eshte 100 here me i prirur per tu ndier mire si shtetas shqiptar.
Ata minoritaret e Shqiperise, nga ky census, nuk fitojne as me pak e as me shume se sa dinjitetin e tyre njerezor. Eshte e njejta ndjesi qe ndjen edhe ai emigranti shqiptar, qe pas vitesh si emigrant ne nje vend te huaj, i jepet e drejta qe te natyralizohet e behet nenshtetas. Dhe kur merr pashaporten e shtetit te ri, lexon qe origjina/kombesia e tij eshte shqiptare.
Censusi do te nxjerri ne drite te verteten, dhe vetem djajte i tremben se vertetes. Asnje shqiptar sot nuk ka as motivin me te vogel per te genjyer per kombesine e tij.Albo
Krijoni Kontakt