Close
Faqja 8 prej 139 FillimFillim ... 6789101858108 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 1386
  1. #71
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Citim Postuar mė parė nga Qafir Arnaut
    Censusi i pare i besueshem ne trevat Shqiptare eshte ai Austriak i vitit 1918.
    Ketu mund te shihni nje kopje te formularit te perdorur. Sic mund ta shihni kombesia pyetet dhe opcionet e dhena jane: Shqiptar, Vllah, Serb, Grek, Jevg apo tjeter. Turqit nuk permenden hicsepse nuk ka pasur ngulime Anadollakesh ne territorin e Shqiperise te sotme. Vetem ne FYROM ka pasur Turq te ngulitur nga Kalifati.

    Ne Shqiperi ka shume turqe, por dikush eshte i interesuar qe te mos hapet muhabeti i turqve ne Shqiperi.Edhe vete Turqia po te donte kishte nxjerre turqe sa te donte ne Shqiperi, por nuk ka dashur.Me kujtohet nje episod kur jevgjit vajten tek ambasada egjiptiane per tu deklaruar egjiptiane, por u nxorren me shkelma jashte(e vertete)
    Sa per muhabetin e vllenjve, them se vllenjte jane me autoktonet ne Shqiperi.Te cenosh vllenjte eshte njelloj sikur te vesh dinamit ne themelet e shtetit shqiptar.
    Jam shume kurioz nese do kete persona ne Shqiperi ,qe do te deklarohen kosovare. Pse jo ? Ne fund te fundit edhe Kosova eshte shtet me vete.

  2. #72
    I larguar Maska e panchovilla
    Anėtarėsuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Milky Way Galaxy
    Postime
    502
    Citim Postuar mė parė nga Gjin.Bue.Shpata
    Jam shume kurioz nese do kete persona ne Shqiperi ,qe do te deklarohen kosovare. Pse jo ? Ne fund te fundit edhe Kosova eshte shtet me vete.
    Nese e ke thene kete per te bere humor dije se kete humor nuk e hajne as qente
    Hardworking pays off in future, laziness is paying off right now

  3. #73
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar mė parė nga tani_26
    Ke aftesine qe ecen me supozime dhe kjo ben qe te mos i konceprosh si duhet gjerat dhe per pasoje te jesh larg realitetit e aq me teper te aarish te besh parashikimin per ate cka mund te ndodhe. Qe te mos keqkuptohesh flas gjithmone rreth temes ne fjale e jo ne pergjithesi....

    Meqe te pelqen te ecesh me supozime atehere po bej edhe une nje supozim...

    Shqiperia sot eshte ne varferi dhe shqiptaret akoma jane ne dyert e ambasadave per tu larguar nga Shqiperia...Sikur shtetet perendimore te nxirrnin ligj ku te gjithe ata shqiptare qe deklaronin kombesine e ketyre do ti merrnin pa vize atehere sa te rinj shqiptare do deklaroheshin amerikane, italiane apo canadeze?
    Shqiperia sot eshte ne varferi?! Si guxon dhe e thua kete pas 50 vjetesh begatie e lumturie komuniste....Po shqiptaret sikur ishin dhe me te varfer para 1939 dhe megjithese iknin dhe ne kohen e Zogut, cuditerisht asnje shqiptar nuk e nderroi kombesine. Eshte fakt , jo supozim!

    Qe nga viti 1990 deri me sot , shteti shqiptar ka leshuar jo pak, por rreth 12 milione pashaporta ( hiq ketu rreth 8-9 milione rinovime se pashaportat skadojne, ngelen rreth 3 milione pashaporta teper)...Detyrimisht, ka nga ata shqiptare qe kane nga 4-5 pashaporta, me emra nga te gjitha feve e te gjitha kombesive....Greku ta prishi punen ty? Ti vete si shtet akoma dhe sot vazhdon te fallsifikosh te dhenat e popullsise tende, perse te vjen keq kur fqinji ti perdor keto fallsifikime ne kurrizin tend? Apo dhe numri i pashaportave eshte supozim dhe jo fakt?


    Te jesh i sigurte se te gjithe ata te rinj shqiptare qe ne keto momente nuk shohin prespektive do ta benin menjehere kete gje....Kam qene vete prezent kur kam shkuar per vize dhe i kam degjuar shqiptaret sesi mallkojne shtetin dhe realitetin shqiptar per stermundimin apo poshterimin qe u behet nga autoritetet e huaja te ketyre ambasadave apo doganave....
    Te jesh i sigurte se kur shqiptari po ben nje perpjekje per egzistence ne realitetin e veshtire shqiptar nese i jepet ky rast nuk do ta mendoje gjate....
    Shqiptaret kane shekuj qe bejne perpjekje per te mbijetuar si komb. Liria e shprehjes se kombesise dhe varferia nuk i ndaluan ndonjihere keto perpjekje...Por sot , ne vitet 2000 shqiptaret po perpiqen te mbijetojne si njerez...Pra perpara gjyko njerezit qe i katandisen shqiptaret ne kete grade, jo ata qe edhe nese bejne te tilla gjera i bejne per te mbijetuar.



    Keshtu mendonin shqiptaret edhe ne 1913 e me pare, nuk sulmuan asnje fqinj, ishin paqesore, nuk perziheshin se cfare benin fqinjet, dhe nje dite te bukur keta fqinje erdhen dhe ua pergjysmuan trojet shqiptare...Une nuk them qe te imitojme fqinjet por kur shohim se keta fqinje te cilet jane ne nje situate ekonomike shume me te mire se ne dhe i kane "tabu" keto tema atehere ne qe jemi me keq se ata c'na duhet e perzihemi me tema te tilla? A e kemi nje luks te tille? JOOOO!
    Mos i thjeshtezo gjerat....Nga njera ane disa prej jush ketu ne forum mburreni me ofiqet e gradat qe kishin shqiptaret ne Perandorine Osmane, nga ana tjeter ti del e na thua se nuk perziheshin se cfare benin fqinjet....Deri ne Egjipt ka shkuar kemba e shqiptarit ne dac si burra shteti ( diktatore e vrases si Mehmet Aliu) e deri ne Arabi si nizame...Apo turqit ua jepnin gradat e ofiqet shqiptareve si cmime per Miss e Mister Universi ? Jemi i vetmi komb ne Ballkan qe u islamizuam kaq masivisht....Si kujton ti, ky konvertim kaq masiv nuk u shperblye me gjera qe nuk na takonin? Apo Pashko Vasa ( psh) e kishte prone te babait Alepin e Sirise ku u dergua prefekt ( fjala vjen)?

    Fqinjet ti pergjysmuan trojet, se ne ishim teper te dhene per te mbrojtur interesat e Turqise ( faktikisht burrat tane ishin teper te zene ne lufterat e Turqise si ushtare) dhe se ishim te fundit qe krijuam levizje nacionaliste me rendesi. Ashtu sic ishim dhe te fundit qe e fituam pavaresine nga Turqia. Dhe po te mos ishte per interesat e shteteve te medha si Italia e Austro-Hungaria, as si shtet nuk do ekzistonim sot.

    Pazotesine e atehershme e paguam shume shtrenjte. Dhe vazhdojme ta paguajme dhe sot e kesaj dite.

    Rreziku nuk i vjen Shqiperise se 1000, 2000 apo dhe 400 mije shqiptare nderruan kombesine e u vetequajten greke....Rreziku vjen kur ti si shtet ua u ben sketerre jeten 3,5 milioneve ( perfshi dhe atyre minoritareve origjinale apo fallco) dhe nuk u ofron asnje mundesi perparimi e prosperiteti...Nuk u ofron asnje shprese......Rreziku vjen kur ti i detyron njerezit te marrin rruget e Evropes e tu trokasin dyerve te ambasadave... Eh pra, dije , po ka arritur puna deri aty, saqe shqiptari per nje cope buke te nderroje kombesine, atehere per cfare te duhet shteti "shqiptar"? Per te cuar me teper shqiptare te tjere ne dyert te ambasadave e te Evropes?
    "Who is John Galt?"

  4. #74
    http://vertet.blogspot.co
    Anėtarėsuar
    15-01-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    31

    Personalisht desha te pyesja...

    se a eshte e mundur praktikisht qe personi te deklaroje kombesine ashtu sic ai e mendon.

    Per shembull ligji i Saliut a do ti pranoje ata persona qe do te deklarohen kinez.
    Une do te deklarohem nje i tille. Pra kinezi Petraq Kola.

    Kush ka djeni per anet teknike eshte i lutur ta na i shpjegoje.
    Faleminderit
    Kandidati per kinez.
    Petraq Kola

    Atdheu ne rezik. Dhuroni një pale ... ju lutemi.

    (Nuk është e vërtetë por mos e merni me te qeshur)

    Tashme është zyrtare vizita ne shtetin grek (lexo bllokun Rus) deklaruar me gezim dhe padurim nga kryeministri i ardhshëm shqiptar zoti Sali Berisha.
    Hollesite mbahen sekret por ne saje te perparimit teknologjike "E Verteta" ka mundur te shtije ne dorë detaje.
    Behet fjale për pagezimin e kryeministrit te ardhshëm ne tokën helene ne prani te zyrtareve dhe fetarve me te lartë të atij shteti fqinje.
    Emri zyrtar qe do të mbaje kryeministri i ardhshëm shqiptar pas ceremonise se shumpritur te pagezimit është Sofokli Palikari.
    .....
    .....
    .....
    Marre nga http://forumi.zeriyt.com/index.php/topic,15110.0.html
    Doktori i Demokracise dhe Shqiptarizmes. Une jam e Verteta.

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar mė parė nga Toro
    Shqiperia sot eshte ne varferi?! Si guxon dhe e thua kete pas 50 vjetesh begatie e lumturie komuniste....Po shqiptaret sikur ishin dhe me te varfer para 1939 dhe megjithese iknin dhe ne kohen e Zogut, cuditerisht asnje shqiptar nuk e nderroi kombesine. Eshte fakt , jo supozim!
    Je jashte teme..Nuk mund te krahasohen shiptaret apo rrethanat e para 1939 me ato te 2005....

    Qe nga viti 1990 deri me sot , shteti shqiptar ka leshuar jo pak, por rreth 12 milione pashaporta ( hiq ketu rreth 8-9 milione rinovime se pashaportat skadojne, ngelen rreth 3 milione pashaporta teper)...Detyrimisht, ka nga ata shqiptare qe kane nga 4-5 pashaporta, me emra nga te gjitha feve e te gjitha kombesive....Greku ta prishi punen ty? Ti vete si shtet akoma dhe sot vazhdon te fallsifikosh te dhenat e popullsise tende, perse te vjen keq kur fqinji ti perdor keto fallsifikime ne kurrizin tend? Apo dhe numri i pashaportave eshte supozim dhe jo fakt?
    Prape je jashte teme..C'lidhje kane pasaportat me kombesine? Kjo qe permend eshte dicka e vertete (per shifrat qe ke permendur s'jam i sigurte) por kjo eshte dobesi e shtetit shqiptar dhe jo e kombesise se shtetasve...




    Shqiptaret kane shekuj qe bejne perpjekje per te mbijetuar si komb. Liria e shprehjes se kombesise dhe varferia nuk i ndaluan ndonjihere keto perpjekje...Por sot , ne vitet 2000 shqiptaret po perpiqen te mbijetojne si njerez...Pra perpara gjyko njerezit qe i katandisen shqiptaret ne kete grade, jo ata qe edhe nese bejne te tilla gjera i bejne per te mbijetuar.
    Prape je jashte teme...Une ne asnje moment nuk gjykova shqiptaret apo reagimet e tyre, thjesht solla ne drite apo permenda realitetin e sotem...Pra isha une ai qe permenda se njeriu kur arrin ne gjendje degradence apo e thene me thjesht kur e ka barkun bosh nuk i behet vone per kombesine apo krenarine kombetare...



    Mos i thjeshtezo gjerat....Nga njera ane disa prej jush ketu ne forum mburreni me ofiqet e gradat qe kishin shqiptaret ne Perandorine Osmane, nga ana tjeter ti del e na thua se nuk perziheshin se cfare benin fqinjet....Deri ne Egjipt ka shkuar kemba e shqiptarit ne dac si burra shteti ( diktatore e vrases si Mehmet Aliu) e deri ne Arabi si nizame...Apo turqit ua jepnin gradat e ofiqet shqiptareve si cmime per Miss e Mister Universi ? Jemi i vetmi komb ne Ballkan qe u islamizuam kaq masivisht....Si kujton ti, ky konvertim kaq masiv nuk u shperblye me gjera qe nuk na takonin? Apo Pashko Vasa ( psh) e kishte prone te babait Alepin e Sirise ku u dergua prefekt ( fjala vjen)?
    Prape nuk ke kuptuar drejte ose nuk intereson te me kuptosh.....Se pari, personalisht asnjehere nuk jam mburrur me ata shqiptare qe bene karriere ne admnistraten e Perandorise Osmane....Por ia vlen te theksohet se shqiptaret edhe pse shpeshehere kishin poste ne shtetet fqinje asnjehere nuk i shfrytezuan keto poste per qellime copetimi te ketyre shteteve, pra mund te them se u mungonte ndjenja e nacionalizmit.... Nje korrigjim te vogel,Pashko Vasa ishte Guveranator i Libanit dicka si Kryeminister i sot, por mos harro se ishte i krishtere...

    Fqinjet ti pergjysmuan trojet, se ne ishim teper te dhene per te mbrojtur interesat e Turqise ( faktikisht burrat tane ishin teper te zene ne lufterat e Turqise si ushtare) dhe se ishim te fundit qe krijuam levizje nacionaliste me rendesi. Ashtu sic ishim dhe te fundit qe e fituam pavaresine nga Turqia. Dhe po te mos ishte per interesat e shteteve te medha si Italia e Austro-Hungaria, as si shtet nuk do ekzistonim sot.
    Sic thashe me siper ishin fqinjet ata qe na bene padrejtesi, pra ne edhe pse me pare kishim poste nuk i shfrytezuam, madje Ali Pashai nxiti kryengritjen greke..

    Pazotesine e atehershme e paguam shume shtrenjte. Dhe vazhdojme ta paguajme dhe sot e kesaj dite.

    Rreziku nuk i vjen Shqiperise se 1000, 2000 apo dhe 400 mije shqiptare nderruan kombesine e u vetequajten greke....Rreziku vjen kur ti si shtet ua u ben sketerre jeten 3,5 milioneve ( perfshi dhe atyre minoritareve origjinale apo fallco) dhe nuk u ofron asnje mundesi perparimi e prosperiteti...Nuk u ofron asnje shprese......Rreziku vjen kur ti i detyron njerezit te marrin rruget e Evropes e tu trokasin dyerve te ambasadave... Eh pra, dije , po ka arritur puna deri aty, saqe shqiptari per nje cope buke te nderroje kombesine, atehere per cfare te duhet shteti "shqiptar"? Per te cuar me teper shqiptare te tjere ne dyert te ambasadave e te Evropes?
    Ke te drejte....Por ky shtet ne vend qe te kujdeset te permiresoje jeten e shqiptareve kujdeset per "censucin" e tyre....
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  6. #76
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Hap shume i zgjuar
    moment shume i gabuar!


    Personalisht jam dhe do te jem pro nje bote internacionale, ku cdo kombesi dhe anesim mbrohet dhe respektohet, akoma edhe kur kjo bote shtrihet edhe mbi Shqiperine. Por sigurisht qe nje ndjenje e tille nuk mund te jet kriter i nje politike serioze dhe realiste.

    Ne momente te tilla eshte detyrim per cdo shtetas shqiptar qe ti therrasi mendjes larg cdo parimi partiak apo fitimvogel.

    Keshtu une larg cdo parimi partiak fitimvogel e them me gojen plote se z. Berisha po perdheqos akoma edhe nje here interesin tone kombetar (kesaj radhe me alternativa rinovuese), aq keq saqe nuk ja keni idene!


    Hap shume i zgjuar:

    Sepse eshte dicka qe duhej bere me kohe dhe me te vertet e nevojsheme per cdo shtet qe vet'thirret demokratik!

    Moment shume i gabuar:

    Ne politike nuk ka rastesira dhe fjale te paperpunuara mire. Ne politike cdo fjale peshohet edhe matet mire akoma edhe nga personalitete qe nuk ja u pret mendja, akoma edhe fjale qe per ju mund te quhen budallalliqe! Gjithashtu politikani nuk eshte kryqezatori qe me ndjenjen e tij fetare kaleron drejt tokes se shenjte, politikani eshte ekstremi i kundert. Politikani nuk shpreh kurre veten, shpreh njerez te caktuar te cilet e shpien ne postin e caktuar!

    Ky pohim kaq i "shenjte dhe i pafajshem" i z. Berisha vjen ne nje moment qe vetem dem mund ti sjelli kombit por edhe shtetit shqiptar. Dhe aq dem sjellin keto pohime te z. Berisha saqe une "internacionalisti" kam filluar te vej ne dyshim nacionalizmin e "nacionalistit Berisha".

    Vjen ne nje moment qe shteti fqinje grek ka vendosur pro pashaportizimit te minoritareve shqiptare ne Greqi. Shtetit fqinje grek as qe i rruhet per djersen 15 vjecare te babait tim apo te cdo shtetasi shqiptar qe punon -i abuzuar- ne kete shtet dhe ndihmon ne perparimin e ketij vendi. Dhe cfare thote : do t'ju beje greke nese thoni se jeni greke!

    Dhe lopcaret e kazmave te kopratives qe tani po na bejne edhe shoqata te interesit shqiptar duartrokasin dhe brohorasin si te cmendur nga ky 'perparim kolosal europian' te Greqise! Me te vertet, do duhej te gezohet emigranti shqiptar nga keto perparime te tilla? Me te vertet, kush i tha emigrantit shqiptar se keto vendime vecse antishqiptare dhe antinjerezore mund te quhen?

    Sigurisht qe bashkepunuesi i kesaj skizofrenie antishqiptare dhe antinjerezore - akoma dhe pa deshiren e vet- z. Berisha nuk eshte personi qe do zgjonte logjika te tilla ne publikun edhe komunitetin emigrant shqiptar te Greqise!

    Megjithate lopcaret vazhdonje te gezohen.....

    Vashdojne te gezohen megjithese pashaporta greke mund te gjesh te cdo lloj kombesie (arabe, afganistaneze, serbe, perse etj.) me perjashtim te nje kombesie te vetme.... te asaj shqiptare!

    Keshtu eskimezi me te shkelur ne token greke ben kerkese pashaportizimi dhe per 5 vjet e merr.

    Kurse shqiptari bujk-robi i grekut akoma edhe me 16 vjet bujkroberi nuk po e fiton lirine e vet! Megjithate lopcaret vashdojne te duartrokasin...

    Dhe ne fund del kryelopcari dhe thote bejini te gjithe minoritaret Greke, biles sjell edhe nje propozim te ri edhe ata qe nuk e kane kete te drejte me nje deklarim te thjeshte ne Tirane te behen minoritare dhe keshtu te kene mundesine e shenjte per tu shnderruar ne Greke.

    Vazhdon shqiptari i shkret te levizi kazmen me mjeshteri te radhe....

    Si perfundim te gjithe mbeten te kenaqur...

    Tirana shyqyr zotit ja arrine ti pakesoje te urriturit dhe kerkuesit brenda territorit shqiptar kurse Athina i jep te drejten bujkroberve te mbeten te tille dhe pa te drejten qe te ngrijne ze!



    Kur do dali kryelopcari ti kerkoje Athines pashaporta edhe per nenkombesit shqiptare?
    Pse te behet ky gjenocid zyrtar mbi minoritetin me te madh te Greqise?
    Si ndalohet ky gjenocid zyrtar?

    Pyetje, pyetje, pyetje pa mbarim qe do i vrasin mendjen nje personi te ndergjegjshem!



    Komuniteti shqiptar i Greqise ndodhet ne nje moment krize, perballe gjenocidit zyrtar grek dhe moskokecarjes apo bashkpunimit politik shqiptar. Fatkeqsisht vet bujkrobi - sic do mundeshe te quash pjesen me te madhe te ketij komuniteti- nuk ka lluksin dhe aftesine qe ti ndricoje rrugen vetes.

    Une i beje thirrje cdo komuniteti, shoqate, partie shqiptare qe te mos rrije duarkryq para rrjedhojave te tilla. Komuniteti shqiptar i Greqise dhe pergjithesisht i gjithe publiku shqiptar duhet te lajmerohet mesemiri reth ketyre negociatave.

    Hapi me i mire dhe me i dobishem per kete komunitet do ishte sabotimi i procesit te pashaportizimit, me keto kritere, qe shteti grek deshiron te sjelli ne veper!

    Politika e z. Berisha sigurisht qe nuk i vjen ne ndihme komunitetit te madh shqiptar ne Greqi, dhe nuk i vjen ne ndihme as marredhenjece dypaleshe dhe as politikes afatgjate shqiptare!

    Komuniteti shqiptar i Greqise ka nevoje per ndihme, akoma edhe morale qe te mos bjere prehe e ketyre politikave antishqiptare dhe antinjerezore!

    Cdo shqiptar qe beson tek vazhdimesia e ketij kombi dhe tek nje Shqiperi qe di te beje politike afatgjate dhe frytdhenese duhet ti gjendet prane komunitetit shqiptar te Greqise! Kjo e fundit nuk preupozon armiqesi ndaj minoritetit grek por solidaritet ndaj bashkekombesve shqiptare!

  7. #77
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    U hapa shume ne shkrimin e mesiperm dhe nga frika se mbase anataret nuk kane kuptuar thelbin po mbledh disa pika/ fakte:

    1) Shteti grek po na del pro nje pashaportizimi, ne te ardhmen, te minoritareve greke.

    2) Te derejten e minoritarit ne Greqi e fituan shume shtetas shqiptare vetem sepse ishin ortodokse dhe vetem pse kishin prej'ardhje nga zonat qe vijojne poshte Vlores (sidomos poshte lumit Vjose). Kete te drejte e fituan edhe Vllehet shqiptare (ngase shteti i zgjuar grek per te mos pasur probleme me Rumanine vendosi te quaj Vllehet e gjithe botes si minoritare greke, se keshtu do mundte te mbulonte rumunfolesit e territorit grek).

    3) Pashaportizim per te deklaruarit si shqiptare ne kombesi, as qe behet fjale (biles kesaj kategorie i jane krijuar gjthmone probleme zyrtare).

    4) Shteti grek fut dallime midis shtetasve shqiptare ne Greqi (omogjen dhe jo omogjen), ku njera pale ngrihet larte dhe tjetra ulet poshte. Shtetasit shqiptare, nga varferia apo injoranca, e pranojne kete politike ndarese. Shteti shqiptar as qe u ankua ndonjehere per dallimin qe behet midis Shqiptareve ne Greqi!

    5) Politika greke ka nje synim te vetem: te mos krijohet kurre minoritet shqiptar ne Greqi!

    6) Nese nenshtetesi greke marrin vetem ata qe pranojne ne pashaportat e tyre kombesine greke, atehere nuk do krijohet kurre zyrtarisht minoritet shqiptar ne Greqi. Keshtu edhe Shqiptaret qe do pranojne pashaporta te tilla ne Greqi nuk do te gezojne kurre te drejta minoritare!

    7) Shteti shqiptar nuk shprehu kurre deshiren pro pashaportave edhe per ata qe duan te deklarohen me kombesi shqiptare. Aq me keq, propozon qe cdokush te ket te drejten te zgedhi kombesi tjeter prej asaj shqiptare.

    8) Kjo alternative do shtyej domosdo ne c'komtarizim shume Shqiptare ne Greqi, duke synuar ne nenshtetesine greke. Po te mendosh veshtiresite zyrtare qe emigrantet kalojne ne Greqi, nje zgjedhje e tille nga ana e emigranteve eshte mese normale.

    9) Shteti grek eshte agresiv ndaj cdo mundesie qe minoritaret e grekezuar te humbin shtetesine shqiptare.

    10) Rezultati eshte mese i qarte: minoriteti shqiptar ne Greqi do shduket zyrtarisht kurse nga ana tjeter Shqiperia do te ket nje minoritet shume here me te madh grek.

    11) Perballe ketij rreziku Tirana eshte e detyruar te ndroje politike, te mos lejoje qe kujt ti teket te quhet minoritar, te kritikoj politiken greke, te punoje per ndergjegjesimin e emigranteve shqiptare ne Greqi, te hidhet kundra cdo politike qe fut dallime midis shtetasve shqiptare ne Greqi! Nje politike e tille shqiptare besoj se do sillte ne balancim marredhenjet shqiptarogreke dhe do riste imazhin tone kombetar.



    Dikur presidenti i FSH kishte firmosur ne nje deklarate kundra udhetimit te z. Gejc ne Tirane. Mos do ishte me mire qe nga FSHja te nisi nje inisiative e re qe nuk kritikon thjesht udhetaret qe shkojne ne Tirane por edhe helmet qe ata lejne nga pas?!





    me respekt, emancipim dhe ndergjegjesi Kryeplaku!

  8. #78
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Bukur e the plako. Te ndahet shapi nga sheqeri. Sidoqofte numerimi mendoj se do te sjelle me pak Greke e me shume Arumune(aka Cobane, aka vllehe). Atlasi i popullsise qe u financua nga Gjermanet per te na mesuar ne multi-kulturalizmin (dhe kush? Gjermanet!) e tregoi qarte se si do te dalin rezultatet.

  9. #79
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Cuditerisht, ata qe jane kundra vetedeklarimit te kombesise se cdo qytetari te RSH ne kete regjistrim, po ti gjykosh nga postimet e tjera me tema te ndryshme jane dhe ithtare te futjes se Shqiperise ne BE! ( ne shumicen e tyre derrmuese)....

    Eshte kontradiktore ne fakt te besh "gam gam " kundra vetedeklarimit te secilit dhe ne te njejten kohe te kerkosh te futesh ne BE....Sepse ne BE ashtu sic do te kete te drejte shqiptari te iki pa vize e te shkoje e te ngulet ne France, Gjermani, Angli , Itali e Greqi, ashtu do te kete te drejte dhe greku te vije e te ngulet ne Shqiperi...Pra me futjen ne Evrope, teorikisht Shqiperia i hap rruge TE GJITHE GREKEVE te ngulen ne Shqiperi (natyrisht greket mund te vendosen ne shtepiat qe do tju shesin shqiptaret qe do ikin ne BE)....Atehere ata emigrantet ekonomike qe deklaronin se ishin "greke"(fallco) do te jene problemi me i vogel qe do te kete Shqiperia krahasuar me greket (origjinale) qe mund ti vershojne ( teorikisht) Shqiperise.....

    Do qeshi ndonjeri dhe do thote:"Ka ikur nga fiqiri Toro e nuk di se cfare thote, ca do bejne greket ne Shqiperi".....

    Por vete ekzistenca e sotme e minoritetit te sotem grek ne Shqiperi vec nuk eshte aspak per te qeshur...Ata erdhen ne Shqiperi ne shekullin e XIX , ne kohen kur Evropa Juglindore ishte "e bashkuar" nen Perandorine Osmane.....Erdhen si argate , por sot ama kane tokat e ish kooperativave me tapi te shtetit shqiptar....Vete politikanet tane ua u dhane!!
    Kush te garanton qe neser pasneser nuk te vijne greke te tjere, jo si argate kesaj rradhe, por si biznesmene e investitore e te blejne gjysmen e Shqiperise deri ne Shkumbin per nje kothere buke...Te mbrojtur nga ligjet e rregullat e BE! .Ju rrofte Evropa atehere....Dhe ju rrofte qe sot perpiqeni tu mohoni bashkeqytetareve tuaj te drejten elementare te vetedeklarimit te kombesise!
    "Who is John Galt?"

  10. #80
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Citim Postuar mė parė nga Toro
    Cuditerisht, ata qe jane kundra vetedeklarimit te kombesise se cdo qytetari te RSH ne kete regjistrim, po ti gjykosh nga postimet e tjera me tema te ndryshme jane dhe ithtare te futjes se Shqiperise ne BE! ( ne shumicen e tyre derrmuese)....

    Eshte kontradiktore ne fakt te besh "gam gam " kundra vetedeklarimit te secilit dhe ne te njejten kohe te kerkosh te futesh ne BE....Sepse ne BE ashtu sic do te kete te drejte shqiptari te iki pa vize e te shkoje e te ngulet ne France, Gjermani, Angli , Itali e Greqi, ashtu do te kete te drejte dhe greku te vije e te ngulet ne Shqiperi...Pra me futjen ne Evrope, teorikisht Shqiperia i hap rruge TE GJITHE GREKEVE te ngulen ne Shqiperi (natyrisht greket mund te vendosen ne shtepiat qe do tju shesin shqiptaret qe do ikin ne BE)....Atehere ata emigrantet ekonomike qe deklaronin se ishin "greke"(fallco) do te jene problemi me i vogel qe do te kete Shqiperia krahasuar me greket (origjinale) qe mund ti vershojne ( teorikisht) Shqiperise.....
    !
    Le te behet atehere ky regjistrim 1 vit para hyrjes ne BE ,por jo tani.

Faqja 8 prej 139 FillimFillim ... 6789101858108 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rreth Pėrhapjes Sė Islamit Ndėr Shqiptarėt
    Nga cobra nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 14:47
  2. Tetova - Informacione tė pėrgjithshme
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 01-10-2007, 15:16
  3. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  4. Islamizimi te shqiptaret!
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 17:38
  5. Islamizimi te shqiptarėt
    Nga Agron Jozef Mje nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-03-2004, 05:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •