Close
Faqja 67 prej 139 FillimFillim ... 1757656667686977117 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 661 deri 670 prej 1386
  1. #661
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Djalli Bėn Oferta Qė Cenojnė Nderin

    Bajram Peēi
    2011-02-15

    Jo pa habi lexova nė “Shqip” komunikimin qė Dritan Hila bėnte me lexuesit e shumtė tė tij, nėpėrmjet artikullit “‘Non Grata’ konsulli grek jo unė”, bėn tė njohur se mė 14 shkurt do tė dilte para Komisionit tė Gradave dhe Disiplinės sė Ministrisė sė Jashtme, si i akuzuar as mė pak e as mė shumė, por pėr prishjen e marrėdhėnieve me Greqinė. Si diplomat nuk e njoh, por ata qė kanė punuar me tė thonė, pa i lėnė vend hamendėsimit, se ėshtė njė nga nėpunėsit e karrierės mė tė shquar nė brezin e tij. Si opinionist, nė respekt tė Dritan Hilės, tė lexuesit, por dhe tė vetvetes, mė duhet tė them qė nė fillim se ai pėrbėn sot njė nga zėrat mė tė njohur tė shtypit tė shkruar, i guximshėm nė pėrmasat e ēėshtjeve qė shtron, i ditur e mjaft tėrheqės nė temat me karakter enciklopedik, i qartė nė gjėrat qė thotė e shkruan. Atėherė, ku janė shkaqet e qėndrimit armiqėsor ndaj tij? Pse artikujt e ēėshtjet qė trajton nė to nuk u shkojnė pėr hosh drejtuesve tė dikasterit? Mos vallė qėndrimet dukshėm atdhetare i shkelin nė kallo ndokujt?! Metodat e turpshme administrative tė atyre qė orvaten tė vėnė para pėrgjegjėsisė ata qė u ējerrin maskėn pėrkrahėsve tė Megalidhesė, tė atyre pak zėrave qė ngrihen me guxim pėr tė mbrojtur kombin, pėr tė protestuar ndaj statusit poshtėrues nė marrėdhėniet Greqi-Shqipėri, kanė pėr qėllim jo vetėm t’i pengojnė, jo vetėm t’i trembin, por edhe t’i ndėshkojnė. Si ndėshkim, kėta tradhtarė tė interesave kombėtare, pėrdorin rėndom largimin nga puna me motivacionin “Shkelje e rėndė dhe sistematike e disiplinės nė punė”, qė s’ka gjykatė qė e merr vesh, por mė sė miri e kupton populli i ngratė, qė me qashtėrsinė e pastėr tė fėmijės kupton se ėshtė kjo shėmti njė nga arsyet qė i shtyn njerėzit e thjeshtė tė arrijnė nė pėrfundimin se “Ky vend nuk bėhet”.

    Nė njė Ministri tė Jashtme, mbushur dėngazi me fanatikė partiakė, tani tė PD-sė e LSI-sė dhe gjashtė vjet pėrpara tė PS-sė, tė dalė nga njė arsimim gjysmak, tė pakujdesshėm e tė aftė pėr ta gremisur shtetin nė vendimmarrje tė papėrfytyrueshme, siē ishte ajo e kufijve detarė, qė mund tė ēojė nė dėshpėrim kėdo, mbajtja e njerėzve tė ditur si Dritan Hila, nė vend qė tė trajtohen si ujėt e pakėt, stonon. Ndaj nuk ēuditem kur marr vesh se “djalli”, me synim marrjen e nderit tė atyre qė vihen nė mbrojtjen e dinjitetit kombėtar, ngarkon atė, Komisionin e Disiplinės, tė thėrrasė nė raport D. Hilėn pėr artikujt e tij. Mungesa e arsimimit dhe e pėrvojės, jo vetėm pėr Ministrinė e Jashtme, por pėrgjithėsisht pėr tėrė administratėn e lartė shtetėrore, ka kohė qė ėshtė zėvendėsuar me tesera partie. Kėta aparatēikė, tė cilėt mbajnė poste me vlerėn e vetme se kanė drejtuar organizatat e partisė nė bazė dhe kanė njohje me shefat dhe kjo Ministri e Punėve tė Jashtme, me njė ministėr pa pėrvojė, le tė themi tė marrė nga rruga, meqenėse nuk mund tė ketė nė drejtim njeriun e ditur, Dritan Hilėn, ministėr ose zėvendės, nė vend ta marrė tė paktėn si kėshilltar e ta mbajė pranė qė tė mėsojė ndonjė gjė prej tij, po rreket qė ta heqė fare ose ta ndėshkojė. Tė gjithė ato qė ti lexues sheh nė kėtė vend, pėrzierja e varfėrisė me dukuritė e rėndomta tė korrupsionit, e shtyjnė forcėn e arsyes t’i shohė me dyshim e pėrēmim kėto komisione ndėshkimore. Njė nga tė metat e mėdha tė administratės sonė ėshtė paaftėsia pėr tė bėrė punė qė kėrkojnė vendosmėri e pėrqendrim, por kjo e metė merr njė karakter edhe mė serioz, kur njeriu i sheh gjėrat nga larg nė kohė. Tė gjithė e dimė se ato lajthitė qė ka shtruar si detyrė Kryeministri nuk do tė mbillen, ashtu siē nuk u mbollėn 2 milionė rrėnjėt e ullinjve e siē nuk u emetua monedha pėr 100-vjetorin e Nėnė Terezės, pėr tė cilat ka vendime tė Kėshillit tė Ministrave. Mjaftojnė kėta dy shembuj banalė tė nxjerra nga vendimmarrjet e vitit 2010, pėr tė nxjerrė pėrfundime se nė administratėn tonė shtetėrore kanė ngelur individė mė poshtė se mediokėr. Kaq politike e pavlerė kanė qenė zgjedhjet e njerėzve qė kanė pėrbėrė diplomacinė nė kėto 20 vjet, sa mjafton tė gėrvishtėsh paksa nė histori dhe sheh se shumica e tyre, pas njė shėrbimi 4-vjeēar nė ambasadė, nuk ėshtė kthyer mė nė Shqipėri, por familjarisht kanė zgjedhur tė rrinė nė shtetin ku ishin me shėrbim. Hė, ē’i thonė kėsaj, pos njė pellg i qelbur shoqėrie e administrate, ku askujt nuk i shkon nėpėr mendje pėr tė lėshuar rrėnjė tė mjaftueshme nė karrierė, por me sa tė mundet e me pėrdorimin e tėrė mjeteve tė arrijė qėllimin e pasurimit tė shpejtė, qoftė kjo edhe e ndėrtuar nė kurriz tė dinjitetit kombėtar.

    Ju, punonjės tė ministrisė e anėtarė tė Komisionit tė Gradave e Disiplinės, mos mendoni se Dritan Hila nuk e di e nuk e njeh rrugėn e shtigjet e pista morale se si bėhet karrierė, siē bėn shumica e lakenjve qė kanė mbushur zyrat e shtetit! Ai i ka pasur tė gjitha rrugėt e hapura pėr tė zėnė pozita nė administratėn e lartė shtetėrore e nė Ministrinė e Jashtme, sepse ka dije, ka pėrvojė, ka kulturė, ka njė staturė fizike pėr t’ia pasur zili, por kjo rrugė pėr tė bėrė karrierė atė nuk e ka tėrhequr. Dritani ka zgjedhur para karrierės misionin e punės e luftės pėr lirinė e fjalės e dinjitetin e Shqipėrisė. Po, pse atėherė e thėrrisni Dritan Hilėn nė raport? Nxora dhe shfletova 4-5 artikujt e fundit qė D. Hila ka botuar nė muajt janar e shkurt nė “Shqip”. Njėri mė brilant se tjetri. Ēdo lexues i kapėrdin frazat e ndėrtuara prej tij, nė funksion tė ēėshtjeve qė shtron, me ėndje. Larg qoftė, mos e keni ndjerė veten tė ofenduar se ju a ka quajtur atė djallin, konsullin grek nė Korēė “Diplomati me xhup”! Mos na thoni qė ju ka ofenduar konsullin! Se mos na thoni se e ka quajtur tė parin e kishės sė Fan Nolit nė Shqipėri “Uzurpator”! Edhe vetė ai, qė rrethanat e tij politike e personale, bėn qė tė jepte pėlqimin pėr tė vendosur nė krye tė Kishės Ortodokse Shqiptare grekun Janullatos, tashmė e di se ēfarė gafe ka bėrė. Shqiptarėt, ortodoksė e jo ortodoksė, tė mbėrthyer nė njė atmosferė tė tendosur pritje pėr ndėrrimin e kreut, sipas statutit, edhe kur kjo tė ndodhė, nuk do jenė nė gjendje tė rindėrtojnė strukturėn hierarkike kishtare, tashmė vėrtet e uzurpuar. Ajo pothuajse ia ka mbėrritur nė atė qė propaganda e vjetėr greke kėmbėngultazi pohonte se ēdo besnik i kishės sė Lindjes, pa marrė parasysh kombėsinė e tij, ėshtė grek. Shembujt mė domethėnės janė heshtja e Hirėsisė sė Tij, Janullatos, qė fshihet nėn petkun e gjatė e tė zi dhe mjekrės qė madhėrisht i qėndron nėn formėn e jakės me pala, qė vė pėrballė heshtjen e shurdhėr ndaj deklaratave tė paturpshme tė konsullit grek nė Korēė; reagimi i komunitetit me aq privilegje nė Shqipėri, atij vlleh dhe ortodoksėt shqiptarė tė Korēės, dikur ajka kombėtare e mėmėdheut, sot njė trup pa personalitet as kishtar e aq mė pak qytetar. Brezi i ri nė Korēė, nėpėrmjet lėvizjes “Mjaft!” qė bėri njė protestė tė vakėt, qė gjithsesi duhej, por sė pari, ky brez duhet tė dijė mė shumė pėr historinė tonė me grekėt. Ndonėse aspirata kombėtare ėshtė tė shohim tė ardhmen nė Europė, kjo s’do tė thotė se nuk duhet tė dimė mirė historinė tonė me Greqinė e Kishėn e saj. Kush dėshiron, thoshte Konica tė kuptojė konfliktin e tanishėm me Greqinė, nuk duhet tė rrijė pa i hedhur njė sy librit tė Mis Durhamit “Njėzet vjet ngatėrresa ballkanike”, ku njė kapitull i tėrė i kushtohet raportimit tė masakrave greke mbi popullsinė shqiptare. Tė shprehura dhe tė sendėrtuara nė fjalė, kėto mbresa e krime janė tė ngulitura fort nė ndėrgjegjen kombėtare dhe nuk zbehen dot, edhe nėse ai Komisioni i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme ndėshkon ata qė i kujtojnė. Ata, administratorė tė kėqij, ndonėse tė pėrkohshėm nė detyrat e tyre, ndonėse e dinė se Greqia shfaq hapur si tė vetėn ofertėn pėr BE dhe vend e pa vend na e kujton, me rast e pa rast, se na ka peng me votėn e saj pėr anėtarėsimin tonė nė Europė, se na ka peng (mendon Greqia), pėr shkak tė emigracionit shqiptar nė Greqi, kujtojnė se me qėndrimet e lėshimet e tyre ndihmojnė miqėsinė. Dhe tė gjitha kėto oferta e lėshime djallėzore, duhet t’i kapėrdish me seriozitet. Kėtu ndryshon edhe mėnyra se si njeriu i sheh gjėrat. Nga njėra anė, molepsja e pėrgjithshme qė vihet re nė administratėn e Ministrisė sė Jashtme dhe politikėn servile, se nuk duhet lejuar(?!) asnjė shprehje e qėndrim qė dėmton marrėdhėniet me Greqinė, gjė qė u duk edhe nė Komisionin e Jashtėm tė Parlamentit dhe nga ana tjetėr, mendjet e kthjellėta qė i shohin qartazi varrezat greke si piramidat e reja tė kufirit qė ndajnė Shqipėrinė me Greqinė; qė i shohin lėshimet radhazi qė u bėhen grekėve si marrje nėpėrkėmbė tė nderit tonė; qė i shohin shkollat greke nė Korēė si pėrdhosje tė kujtimit tė Petro Nini Luarasit; qė i shohin pozitat zotėruese tė kapitaleve greke nė ekonominė shqiptare si sundim politik. Ėshtė vendi dhe rasti tė cilėsoj se ata ushtarė grekė qė prehen nė altarin e lavdisė si heronj nė Kėlcyrė, tė rėnė nė luftė me Italinė, dogjėn e shkrumbuan shtėpinė e atit tim e 500 shtėpi tė tjera tė fshatit Kuē tė Kurveleshit, pėrpos masakrave mbi popullsinė, e cila u detyrua qė tė strehohej e tė mbrohej nė fshatin e krishterė, Pilur.

    Imzot, Fan Noli, nė njė parathėnie pėr Konicėn, tregon: “...nė njė mbrėmje nė njė kafene ‘luksoze’, tė frekuentuar kryesisht nga intelektualė, shumica bejlerė, pasi kėrkuan nga Konica qė tė jepte mendim se ēfarė forme qeverisjeje do tė ishte mė e pėrshtatshme pėr Shqipėrinė, ai foli dy orė rresht pėr formėn parlamentare tė shtetit anglez, duke u pėrqendruar mė tepėr nė shpjegimin e pikave kryesore tė njė kushtetute demokratike. Kur e mbylli bisedėn, njė bej injorant e pyeti: “Faik bej, ēfarė ėshtė vallė kjo kushtetutė?” Konicės filluan t’i nxirrnin sytė xixa nga inati. Mori kapelėn dhe duke dalė nga dera i tha: “E kam fajin unė vetė qė humb kohėn kot me njė gomar shoqin tuaj”.

    Urimet mė tė mira Dritan Hila. Mos u tėrhiq nga e vėrteta. Ju keni ndihmuar me qėndrimin e artikujt tuaj shumė e shumė mė tepėr nga sa bėn i gjithė aparati i ministrisė. Edhe nė u marrtė ndonjė “masė ndėshkimore”, njėherazi, lexues, aparat ministrie dhe dashamirės, e marrin vesh se kush e pėrplasi derėn kaq pa edukatė. Bota ėshtė e trimave.

    "Gazeta Shqip"
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  2. #662
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    sa me shume greke te kete ne shqiperi aq me mire do behet.

  3. #663
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Imzot, Fan Noli, nė njė parathėnie pėr Konicėn, tregon: “...nė njė mbrėmje nė njė kafene ‘luksoze’, tė frekuentuar kryesisht nga intelektualė, shumica bejlerė, pasi kėrkuan nga Konica qė tė jepte mendim se ēfarė forme qeverisjeje do tė ishte mė e pėrshtatshme pėr Shqipėrinė, ai foli dy orė rresht pėr formėn parlamentare tė shtetit anglez, duke u pėrqendruar mė tepėr nė shpjegimin e pikave kryesore tė njė kushtetute demokratike. Kur e mbylli bisedėn, njė bej injorant e pyeti: “Faik bej, ēfarė ėshtė vallė kjo kushtetutė?” Konicės filluan t’i nxirrnin sytė xixa nga inati. Mori kapelėn dhe duke dalė nga dera i tha: “E kam fajin unė vetė qė humb kohėn kot me njė gomar shoqin tuaj”.
    .....................................
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  4. #664
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2006
    Postime
    129
    Pėr Albon
    Nė vendet evropiane censusi i popullsisė bėhet rregullisht dhe nuk pėrmban tė dhėna as mbi fenė dhe as mbi prejardhjen etnike. Asnjė shtet evropian nuk ka as tė drejtė dhe as mundėsi tė pretendojė qė shteti shqiptar tė fusė nė census prejardhjen etnike dhe fenė. Aq mė pak Greqia qė po pėrpiqet t'i imponojė shtetit shqiptar kriteret greke pėr pėrcaktimin e etnisė sė shqiptarėve. (Kriteri grek ėshtė shumė i thjeshtė: janė tė gjithė grekė autoktonė joshqiptarė me tė drejta pėr dokumenta homogjeni pėr tė lėvizur lirisht, pėr tė punuar nė Greqi dhe pėr pensione: banorėt e zonave qė sipas grekėve janė “vorio-epir”, ortodoksėt e ēdo zone tė Shqipėrisė qė e dėshirojnė, vllehėt e ēdo zone tė Shqipėrisė qė e dėshirojnė, farefisi i ortodoksėve, i vllehėve etj)

    Spekullimet mbi “muslimanizmin” e Shqipėrisė janė bėrė dhe bėhen vetėm nga njė shtet si Serbia qė nuk ėshtė nė komunitetin evropian dhe nga ndonjė person i ndonjė shteti evropian qė pėrfaqėson vetėm vetveten. Pra, pėr momentin, asnjė shtet i komunitetit evropian, as shteti grek nuk ka shfaqur ndonjėherė qėndrime si tė tuat nė lidhje me “rrezikun islamik” shqiptar.
    Nuk mund tė mohohen spekullimet nė nivelin e gazetave dhe nė terren pėr tė paraqitur Shqipėrinė si “jo-imune” nga rreziku islamik, por asnjė shtet evropian nuk mund tė quhet imun dhe, vetėm nė Londėr gjen mė shumė shtetas anglezė qė shprehen se dėshirojnė shahrian sesa nė tė gjitha trojet shqiptare sė bashku...

    Pra,
    janė gėnjeshtra pretendimet se nė shtetet evropiane i kėrkohet ēdo shtetasi tė shprehė nė census pėrkatėsinė etnike dhe fenė.

    janė gėnjeshtra pretendimet se Evropa kėrkon qė Shqipėria tė regjistrojė fenė e shqiptarėve (me pėrjashtim tė shtetit falimentar grek), pėr mė tepėr me qėllim tė bindet pėr parrezikshmerinė e muslimanėve shqiptarė (nė asnjė dokument zyrtar tė asnjė shteti evropian nuk ėshtė formuluar njė broēkull e tillė).

    janė gėnjeshtra pretendimet se Evropa kėrkon qė Shqipėria tė regjistrojė etninė e shqiptarėve me vetėdeklarim (me pėrjashtim tė shtetit falimentar grek).

    Gjithė tė mirat
    mal

  5. #665
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar mė parė nga vajz Lexo Postimin
    Persa i perket vetdeklarimit te kombesise, Shqiperia s'duhet te beje as me shume e as me pak se Greqia, vend i BEse, NATOs, dhe me standarte Europiane ne zbatim te te drejtave te njeriut.

    Nqs Greqia e ka ne pyetesor pyetjen per kombesine, atehere edhe Shqiperia te ndjeke shembullin e saj.

    Por fakti eshte qe nuk e ka, njesoj si shumica e vendeve te BEse. Ceshtja e kombesise eshte e zgjidhur nga regjistrat e gjendjes civile, nuk ka nevoje per shpikje te tipit "vetdeklarohuni" si ndiheni, grek, vlleh apo shqiptar.
    Une ndihem AMERIKAN.

    Kur te me vije formulari, do vetdeklarohem amerikan dhe do mar kombesi dhe shtetesi amerikane.
    Nje komshiu im u vetdeklarua kinez.
    Tani ate nuk e prek dot me dore se hapet lufte me Kinen.
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  6. #666
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Me ne fund nje lajm i mire. I cili, per fat te keq nuk eshte mare nga udheheqesit Shqiptare, por nga nderkombetaret, me sakstesisht nga Gjykata e Hages.

    Gjykata e Hages, i ka kerkuar Gjykates Kushtetuese ne Shqiperi te shfuqizoje ligjin per vetedeklarimin e kombesise, me arsyen sepse kjo e fundit nuk eshte e detyruar te deklarohet por verifikohet ne baza e fakte Historike.

    Tani pritet qe te shikojme ē'qendrim do te mbaje Gjykata jone Kushtetuese. Nese do mbaje vendim ne mbrojtjen e Identitetit dhe Vlerave tona kombetare, apo do te jete ne anen e shovinisteve qe kerkojne te krijojne medoemos artifica artificiale ne shoqerine Shqiptare.

    Kete lajm sapo e degjova nga Top Channel
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  7. #667
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Me duket ironike kur disa ketu alarmohem se shume veta mund te deklarohen greke (te nje kombesie jo shqiptare), kurse nje deklarim si psh "amerikan , gjerman etj" nuk u ben pershtypje lol Me duket sikur me shume therresin nga xhelozia se sa nga qe i ha meraku per vendin.

    Imzot, Fan Noli, nė njė parathėnie pėr Konicėn, tregon: “...nė njė mbrėmje nė njė kafene ‘luksoze’, tė frekuentuar kryesisht nga intelektualė, shumica bejlerė, pasi kėrkuan nga Konica qė tė jepte mendim se ēfarė forme qeverisjeje do tė ishte mė e pėrshtatshme pėr Shqipėrinė, ai foli dy orė rresht pėr formėn parlamentare tė shtetit anglez, duke u pėrqendruar mė tepėr nė shpjegimin e pikave kryesore tė njė kushtetute demokratike. Kur e mbylli bisedėn, njė bej injorant e pyeti: “Faik bej, ēfarė ėshtė vallė kjo kushtetutė?” Konicės filluan t’i nxirrnin sytė xixa nga inati. Mori kapelėn dhe duke dalė nga dera i tha: “E kam fajin unė vetė qė humb kohėn kot me njė gomar shoqin tuaj”.
    Mere me mend se cfare lloj intelektualesh kishim.......
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  8. #668
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Citim Postuar mė parė nga MaDaBeR Lexo Postimin
    Me ne fund nje lajm i mire. I cili, per fat te keq nuk eshte mare nga udheheqesit Shqiptare, por nga nderkombetaret, me sakstesisht nga Gjykata e Hages.

    Gjykata e Hages, i ka kerkuar Gjykates Kushtetuese ne Shqiperi te shfuqizoje ligjin per vetedeklarimin e kombesise, me arsyen sepse kjo e fundit nuk eshte e detyruar te deklarohet por verifikohet ne baza e fakte Historike.

    Tani pritet qe te shikojme ē'qendrim do te mbaje Gjykata jone Kushtetuese. Nese do mbaje vendim ne mbrojtjen e Identitetit dhe Vlerave tona kombetare, apo do te jete ne anen e shovinisteve qe kerkojne te krijojne medoemos artifica artificiale ne shoqerine Shqiptare.

    Kete lajm sapo e degjova nga Top Channel

    I detyruar ishte deklairimi i kombesise? une e dija se ishte fakultative
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  9. #669
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anėtarėsuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389
    Citim Postuar mė parė nga flora57 Lexo Postimin
    Jam e sigurte se muslimanet shqiptare do te deklarojne fene e tyre dhe kombesine shqiptare,kjo ka shume rendesi Albo.
    Lufta qe behet sot kunder muslimaneve nuk eshte lufte kunder fese islame , por lufte kunder vete shqiptareve. Jam e bindur plotesisht se qenja me shumice muslimane e shpetoi Shqiperine nga copetimi i metejshem ne vitin 1913. Sot kur shqiptaret per turpin e tyre kane mohuar kombesine e tyre dhe jane bere grek rreziku ndaj copetimit eshte shume i madh.
    Kush nuk e sheh kete rrezik i placin syte.
    Une nuk e di se ku i merr referencat historike ti, por ne baze te asaj qe thote ne mes tjerash edhe "Histori e Shqiperise", e publikuar nga Akadamia e Shkencave te Shqiperise shihet qartasi se coptimi i trojeve shqiptare u be mu per faktin se shumica e shqiptareve ishin muslimane. Faktori kryesor i ndalimit te shkatrrimit total ishte influenca orthodokse ne jug, ne Amerike, Bukuresht etj si dhe kleri katolik i Shkodres me zonat katolike te veriut qe i kishte marre austro-hungaria ne mbrojtje. Nuk eshte e rastit qe Shqiperia prezentohej ne Paris e Londer nga Gjergj Fishta dhe Luigj Bumci, te dy klerik katolik. Tajar Zavalani ne "Histori e Shqipnise" e thot troc, se po te ishte populli shqiptar i krishtene nuk do te coptohej si u coptua. Pra leje historine qe ta meson hoxha i katundit dhe lexo histori serioze....

  10. #670
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet nė Bllog
    22
    Nė vendet evropiane censusi i popullsisė bėhet rregullisht dhe nuk pėrmban tė dhėna as mbi fenė dhe as mbi prejardhjen etnike. Asnjė shtet evropian nuk ka as tė drejtė dhe as mundėsi tė pretendojė qė shteti shqiptar tė fusė nė census prejardhjen etnike dhe fenė. Aq mė pak Greqia qė po pėrpiqet t'i imponojė shtetit shqiptar kriteret greke pėr pėrcaktimin e etnisė sė shqiptarėve. (Kriteri grek ėshtė shumė i thjeshtė: janė tė gjithė grekė autoktonė joshqiptarė me tė drejta pėr dokumenta homogjeni pėr tė lėvizur lirisht, pėr tė punuar nė Greqi dhe pėr pensione: banorėt e zonave qė sipas grekėve janė “vorio-epir”, ortodoksėt e ēdo zone tė Shqipėrisė qė e dėshirojnė, vllehėt e ēdo zone tė Shqipėrisė qė e dėshirojnė, farefisi i ortodoksėve, i vllehėve etj)
    Edhe ky kendveshtrim, eshte komplet i gabuar. Krahasimi i vendeve si Gjermania, Franca apo Amerika me Shqiperine eshte i pavend. Keto shtete kane disa shekuj histori. Keto vende kane arkiva shekullore ne te cilat gjen te regjistruar hyrjet ne ate vend te emigranteve nga vende te tjera. Keto vende kane dokumenta te sakta emigracioni, mbi cdo shtetas te natyralizuar te tyre ne keto dekadat e fundit.

    A ka Shqiperia nje histori e tradite demokratike shekullore? Jo.
    A ka Shqiperia arkiva shteterore te sakta e te plote per popullsine e saj? Jo.
    A ka Shqiperia lista te sakta te banoreve qe banojne ne Shqiperi sot? Jo.

    Pra te krahasosh Shqiperine me keto vende eshte i pavend. Shteti shqiptar nuk ka as shifra zyrtare se sa shqiptare kane emigruar nga vendi ne keto 20 vjetet e pluralizmit, e jo me te kete shifra per minoritetet dhe besimet fetare. Shteti shqiptar nuk ka as lista te sakta te banoreve te qyteteve te vendit, pasi levizja e lire e njerezve ne keto 20 vjet ka transformuar plotesisht harten demografike shqiptare. Shteti shqiptar nuk ka as lista te sakta zgjedhjesh, si pasoje e mungeses se ketyre te dhenave mbi popullsine e vete.

    Censusin dhe numerimin e minoriteteve nuk e kerkon vetem Greqia, e kerkon edhe Turqia qe ka minoritetin e vete ne Shqiperi. E kerkon edhe Bullgaria, edhe Maqedonia, edhe Serbia, edhe Rumania, e te gjitha keto jane shtete qe kane minoritetet e tyre ne Shqiperi. Per shtetin shqiptar te mos numeroje minoritetet dhe te mohoje ekzistencen e tyre, ndikon direkt maredheniet e shtetit shqiptar me te gjitha shtetet fqinje ballkanike. Skandali me i fundit diplomatik, ishte insistimi i presidentit Topi se ne Shqiperi nuk ka "minoritet rumun" por ka vetem nje "minoritet kulturor rumun", kur presidenti Rumun i kerkoi qe shteti shqiptar te njohi ekzistencen e ketij minoriteti ne vend. Minoriteti rumun mendohet te jete minoriteti me i madh ne vend.

    Ju u pelqen te flisni per "minoritetin grek", por sic ua kam bere te qarte disa here ne kete teme, minoriteti grek nuk eshte minoriteti me i madh ne vend, ai mendohet te jete i treti ne numer, pas minoritetit rumun dhe atij turk.

    Ti prek edhe aspektin fetar te censusit dhe thua qe "shtetet evropiane nuk i mbledhin te dhenat mbi fene". Pergjigjia per kete eshte e thjeshte: keto shtete e keto vende kane nje tradite fetare gati uniforme e te perbashket, te gjithe ndajne nje fe. Nuk jane si Shqiperia, ne te cilin gjejme te pakten 4 komunitete tradicionale fetare dhe deri para 20 vjetesh ishte shteti i vetemshpallur ateist i botes. Por edhe evropianet, me valen e dekadave te fundit te emigranteve nga Azia, kane filluar te jene me te ndjeshem ndaj problemit fetar, dhe po bejne nje pune me te mire ne mbledhjen e ketyre te dhenave qe ne hyrje brenda territorit te tyre. Te gjitha formularet e emigracionit permbajne informacion vullnetar mbi kombesine, racen dhe fene.

    Dhe pika e fundit qe duhet te kuptoni, eshte se censusi nuk mbahet pasi e kerkon BE, Greqia, apo fqinjet. Censusi mbahet pasi eshte nje nevoje akute e shtetit shqiptar dhe popullit shqiptar per te pasur te dhena te sakta mbi etnine, fene, vendodhjen e gjithe banoreve te vete. Pa kete census, pa keto te dhena, Shqiperia eshte nje han pa porta.

    Une si shqiptar dua te mesoj nga shteti im te dhena zyrtare mbi te gjitha minoritetet, mbi te gjitha komunitetet fetare, mbi emigracionin, mbi levizjen e lire te njerezve brenda vendit, mbi numrin e qyteteve te medha te vendit, etj. Eshte detyra e shtetit shqiptar, qe ti mbledhi te gjitha keto te dhena, ne nje proces demokratik dhe transparent, ku mbi te gjitha respektohet liria individuale e shtetasve dhe identiteti i tyre.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 15-02-2011 mė 14:28

Tema tė Ngjashme

  1. Rreth Pėrhapjes Sė Islamit Ndėr Shqiptarėt
    Nga cobra nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 14:47
  2. Tetova - Informacione tė pėrgjithshme
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 01-10-2007, 15:16
  3. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  4. Islamizimi te shqiptaret!
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 17:38
  5. Islamizimi te shqiptarėt
    Nga Agron Jozef Mje nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-03-2004, 05:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •