Shqiptari qė derdhė gjak shqiptari nuk meriton tė quhet shqiptarė
Pas kesaj deklarate skandaloze te konsullit grek ne Korcė, ne prani te dy deputeteve greke, larove te Omonias etj, vjen reagimi i opinionit intelektual dhe politikes shqiptare. Mendimi im eshte qe konsulli grek i Korēės DUHET TE SHPORRET NJE SEKONDE E ME PARE NGA SHQIPERIA, KJO DO TE JETE NE DINJITETIN E KOMBIT E POLITIKES SHQIPTARE QE ME NE FUND PO VEPRON NE MBROJTJE TE TE DREJTAVE THELBESORE KOMBETARE.
Por si mendojne z. Fatos Beja e Edmond Haxhinasto qe i kemi vene per te na drejtuar politiken e jashtme?
Deklaratat e konsullit grek, debate pėr thirrjen e Haxhinastos
Nga Fejzi Braushi
Thirrja e para disa ditėve qė konsulli grek i Korēės, Theodhorus Ikonomus, bėri pėr ndryshim masiv tė kombėsisė, ndėrsa u kėrkoi minoritarėve tė mos tremben dhe tė regjistrohen si grekė, ka tensionuar situatėn brenda radhėve tė mazhorancės. Tension qė ėshtė evidentuar dje mė sė miri nė Komisionin e Politikės sė Jashtme, ku ėshtė debatuar gjatė nė lidhje me pėrmbajtjen e kėtyre thirrjeve si dhe pėr rolin dhe reagimin qė ka kryer Ministria jonė e Jashtme kundėr kėsaj thirrje. Ka qenė ish-zv/kryeministri dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, ai qė ka ngritur kėtė ēėshtje gjatė mbledhjes sė djeshme tė Komisionit tė Jashtėm, teksa ka kėrkuar qė nė mėnyrė zyrtare Kuvendi ti kėrkojė informacion Ministrisė sė Jashtme lidhur me reagimin qė ka patur pėr kėtė ngjarje. Madje, ai ka shkuar mė tej kur ka kėrkuar qė Komisioni tė thėrrasė nė seancė dėgjimore ministrin e ashtėm pėr tė informuar mbi hapat e marrė dhe kjo, sipas tij, nė funksion tė konkretizimit tė njė qėndrimi zyrtar qė Kuvendi i Shqipėrisė duhet tė shprehet pėr kėtė sjellje tė diplomatit grek. Por kėrkesa e Oketės, ndėrsa ka gjetur mbėshtetjen e thuajse e tė gjithė anėtarėve tė komisionit, pėrfshi kėtu dhe atė tė deputetit socialist Qemal Minxhozi (i cili kishte thyer vendimin e bojkotit tė partisė sė vet), ka sjellė reagimin kundėrshtues tė kryetarit Fatos Beja, i cili, pėr tė qenė i kujdesshėm qė ēėshtje tė tilla tė mos cenojnė marrėdhėniet mes dy vendeve tona, ka kėmbėngulur qė informacioni tė vijė nėpėrmjet korrespondencės shkresore. Por ky qėndrim ka bėrė qė Oketa ti propozojė komisionit qė kėrkesėn e vet ta hedhė nė votim, ēka ka detyruar kryetarin e Komisionit qė tė bindet dhe sė fundi tė pranojė qė tė thėrrasė ministrin e Jashtėm sot nė njė seancė dėgjimore. Mė poshtė po paraqesim debatet e zhvilluara dje nė Komisionin e Jashtėm.
Debati
Gazmend Oketa: Lidhur me deklaratėn e konsullit grek, tė bėrė para dy ditėsh nė Korēė, i cili i bėn thirrje qytetarėve shqiptarė qė tė bėhen mė trima dhe tė shkruajnė ato dokumente qė nuk janė shqiptarė, por janė grek. Unė gjykoj qė Komisioni i Politikės sė Jashtme duhet ti bėjė kėrkesė urgjente Ministrisė sė Jashtme, e cila tė na informojė lidhur me reagimin zyrtar qė ka bėrė ministria dhe qeveria shqiptare lidhur me kėtė deklaratė. Nėse komisioni ka mjetet ligjore, mund dhe tė thėrrasė konsullin grek, i cili brenda mundėsive tė na trimėrojė dhe ne pak dhe gjykojė qė komisioni duhet tė dalė nė rast se biem tė gjithė dakord me njė deklaratė dhe tė shprehemi nė emėr tė Kuvendit qėndrimin tonė pėr kėtė ēėshtje.
Qemal Minxhozi: Dhe unė kam tė njėjtin mendim me zotin Oketa. Unė kam qenė vetė ambasador dhe e di sesi funksionon skema e diplomacisė. Njė konsull nuk mund tė flasė nė emėr tė vet, sidomos kur ka tė bėjė me ēėshtje politike dhe sidomos kur ka tė bėjė me ēėshtje tė prekshme bilaterale. Mendoj qė ėshtė shumė e vonuar dhe do mendoja qė ti sugjeronim Ministrisė sė Jashtme qė tė dalė me patjetėr me njė deklaratė. Gjėja e parė qė duhet tė bėnte duhet tė thėrriste ambasadorin pėr ti shprehur kėtė shqetėsim. Njė memecėri pėr kėtė ēėshtje kaq tė rėndėsishme, ėshtė e pashpjegueshme. Unė mendoj qė qoftė edhe Parlamenti, nuk e di se ēmund tė bėjė, njė rezolutė apo diēka tė tillė, por hapin kryesor duhet ta marrė Ministria e Jashtme, e cila deri mė tani ka qenė e mefshėt.
Oketa: Nuk mund tė bėjmė konstatime pa u informuar. Prandaj kėrkoj qė tė informohemi.
Minxhozi: Unė po flisja nė njė plan tjetėr, qė ne tė jemi tė informuar, prandaj Ministria e Jashtme, pra ministri tė vinte nė kėtė komision dhe pėr hir tė opinionit publik tė na informojė se ēfarė bėn shteti. Duhet nxitur qė, nėse kjo punė nuk ėshtė bėrė, tė bėhet sa mė parė. Ėshtė njė ēėshtje tepėr sensitive, si pėr tė majtėt dhe tė djathtėt, dhe smund tė na kalojė kėshtu anash. Ishte njė deklaratė jo thjesht nė njė gazetė apo nė diēka tjetėr tė kėtij lloji, por nė njė eveniment zyrtar tė pėrvjetorit tė OMONIA-s. Prandaj ne si komision duhet tė dalim me njė qėndrim dhe me urgjencė.
Fatbardh Kadilli: Unė them qė para se tė dalim me njė deklaratė tė marrim njė informacion tė plotė. Pra, qė tė mos avancojmė me opinionet, por tė marrim vesh ēfarė ėshtė bėrė.
Minxhozi: Nė qoftė se unė do isha nė mazhorancė, unė sdo ngurroja qė ti thosha se ēfarė bėn ti si ministėr i Jashtėm dhe ti si Ministri e Jashtme.
Oketa: Unė pikėrisht kėtė kėrkova, ndaj a ka mundėsi qė ta thėrrasim qė nesėr?
Fatos Beja: Unė shikoj qė ka njė konsensus tė pėrgjithshėm, ndaj tė bėjmė njė kėrkesė ta firmosim dhe tia nisim Ministrisė sė Jashtme, tė na informojė njė herė se cilat kanė qenė reagimet zyrtare tė ministrisė. Si fazė tė parė besoj se ėshtė mjaft.
Oketa: Le tė vijė ministri nesėr...
Kėshilltari: Me shkresa humbet koha, ndaj tė thėrrasim ministrin.
Beja: Si humbet koha, e kemi me rregullore qė nė fillim i kėrkon informacion tė nevojshėm dhe pastaj ne gjykojmė nėse ka bėrė mirė apo ka bėrė mjaft.
Oketa: Le tė vij tė na e thotė me gojė.
Beja: Ne na duhet nė radhė tė parė a ėshtė vėnė nė lėvizje apo jo, por vetė kėrkesa jonė i vė nė lėvizje.
Oketa: Zoti Beja, ne jemi Komisioni i Politikės sė Jashtme dhe ne do bėjmė punėn tonė. Ai po e bėri e ka pėr detyrė ta bėjė, nėse nuk e ka bėrė ne ta thėrrasim dhe ta marrim vesh.
Beja: Ne me rregullore kemi tė drejtė ti bėjmė pyetje, tė marrim informacion, ta thėrrasim. Por logjika e do qė tė marrėsh informacion sė pari. Nėse ne bėjmė zhurmė kot dhe nėse ai ka bėrė veprime...
Oketa: Ah, zoti Beja, nėse ju e konsideroni zhurmė kot kėtė pastaj...
Beja: Mua mė vjen keq qė ti po e interpreton se ēfarė thash unė...
Oketa: Ne po kėrkojmė ministrin e Jashtėm, ēfarė ka tė keqe kėtu?
Minxhozi: Ne e kemi parė dhe dėgjuar, o Fatos, se ēfarė ka thėnė dhe nuk po bėjmė zhurmė kot.
Beja: Ju kėrkuat nė radhė tė parė tė dimė se ēfarė ka bėrė...
Oketa: Po le tė vijė tė na e thotė...
Beja: Absolutisht, jam nė njė mėndje me ju. Qė ne duhet tė informohemi njėherė, nėse nuk jemi tė informuar, ne smund tė reagojmė pėr mė tepėr.
Minxhozi: Ne e dėnojmė atė, se ēfarė ka thėnė ai ne skemi dyshim, se e kemi parė.
Kadilli: Tė marrim njė informacion sa mė shpejt tė jetė e mundur dhe pastaj tė deklarohemi.
Florian Mima: Nėse ministria ka bėrė reagim dhe ne nuk dimė gjė, prapė faji ėshtė i saj, pasi njė kopje tė shkresės duhet tė na i sillte neve. Prandaj tė gjendet njė nga rrugėt e duhura dhe mė tė shpejta.
Beja: Atėherė mėnyra mė e shpejtė ėshtė qė ne me shkrim tia dėrgojmė Ministrisė sė Jashtme. Edhe sikur tė kėrkojmė tė vijė ministri dhe sikur tė kėrkosh informacionin brenda ditės, ikėn sot, pra nuk fiton nė drejtim tė shpejtėsisė. Sė dyti, asnjė garanci ska se vjen mė shpejt ministri sesa letra, sepse ministri nuk mund tė jetė fare nė Shqipėri. Kėshtu qė njėra nuk pėrjashton tjetrėn. Por nuk mund tė neglizhojmė mėnyrėn zyrtare tė funksionimit tė kėrkesės. Nė rastin konkret, kemi njė shqetėsim tė pėrbashkėt.
Oketa: A mund tė bėj njė vėrejtje? Ju jeni kryetari ynė, pra i deputetėve...
Beja: Ēfarė propozon ti, qė ta marr unė nė telefon, do i ēoj shkresė zyrtare.
Oketa: Jo, jo, se po duket sikur po i qajmė hallin shumė ministrisė, le tė qajmė hallet tona. Unė e bėra propozim qė ne tė dalim tė gjithė si komision se na nderon tė gjithė dhe tė mos bėjmė deklaratat tona. Dalim me njė qėndrim zyrtar dhe kėtu ska asgjė tė keqe. Ndaj unė propozoj qė nesėr ne tė caktojmė njė mbledhje komisioni me kėtė rend dite, dikush nga Ministria e Jashtme tė vijė tė na japė pėrgjigje pėr kėtė punė. Nuk po them ministri, por le tė themi sekretari i pėrgjithshėm apo zėvendėsministri, se janė tre zėvendėsministra, mesa di unė.
Beja: Unė kam propozimin tjetėr, qė tė kėrkojmė informacionin dhe pastaj tė vendosim pėr ministrin. Nuk po them qė sduhet, por tė marrim njė herė informacion. Shprehuni dhe unė veproj.
Oketa: A mund ta votojmė kėtė propozimin tim, a do bėjmė nesėr mbledhje apo jo? Mė fal qė po shprehem unė, por duhet ta kėrkojė kryetari kėtė.
Beja: Ja, kėrkova unė, por ju smė dėgjoni. Shprehuni deputetėt e tjerė, ka dy propozime.
Kadilli: Bashkė me informacionin tė na vijė dhe njė njėri nga ministria qė tė na shpjegojė.
Minxhozi: Ministria e Jashtme, puna e parė qė duhet tė bėjė ėshtė tė distancohet nga kėto. Duhet tė dalė se ėshtė diēka shumė e madhe dhe nuk ėshtė thjesht njė lajthitje. Kjo punė ėshtė nė vazhdimėsi, se ec me lapidaret, ec pėr kėtė gjė dhe ne pėr hir tė moscenimit tė marrėdhėnieve jemi frenuar. Ėshtė koha tani dhe njė moment shumė i rėndėsishėm qė ka tė bėjė me ēėshtjen kombėtare. Hapat e ministrisė edhe sikur tė kenė qenė konkretė janė shumė e pakėt, ajo duhet tė kishte dalė me njė deklaratė pėr shtyp, sepse po tė kishte ndodhur nga konsulli ynė do ishte tundur e gjithė Greqia. Ne rrimė tani dhe themi se prit se mos na prishet kjo e mos na prishet ajo. Ai njeri ka vepruar kundėr ligjit dhe kundėr ēdo lloj etike. Nuk mund tė dalė njė bythė konsulli, mė falni pėr shprehjen, dhe tė na bėjė ato deklarata vetė. Nga ana tjetėr nuk ėshtė aspak luks qė ministri tė vijė, sepse kjo do ti bėjė mirė dhe Shqipėrisė dhe mazhorancės dhe tė gjithėve ne. Pra, ka njė avashllėk tė paprecedent.
Beja: Unė bie dakord qė ta thėrrasim nesėr (sot), por smund tju them orėn se kjo do vendoset.
[QUOTE=monikal;3009456]Pas kesaj deklarate skandaloze te konsullit grek ne Korcė, ne prani te dy deputeteve greke, larove te Omonias etj, vjen reagimi i opinionit intelektual dhe politikes shqiptare. Mendimi im eshte qe konsulli grek i Korēės DUHET TE SHPORRET NJE SEKONDE E ME PARE NGA SHQIPERIA, KJO DO TE JETE NE DINJITETIN E KOMBIT E POLITIKES SHQIPTARE QE ME NE FUND PO VEPRON NE MBROJTJE TE TE DREJTAVE THELBESORE KOMBETARE.
Por si mendojne z. Fatos Beja e Edmond Haxhinasto qe i kemi vene per te na drejtuar politiken e jashtme?
z.Gazmend Oketa, kėrkon shpalljen e konsullit grek person "non grata",
Ndėrsa ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, kėrkon shpalljen e konsullit grek person "non grata", kreu i komisionit parlamentar pėr politikat e jashtme, Fatos Beja, kėrkon maturi me qėllim qė tė ruhen marrėdhėniet e mira me Greqinė. Njė reagim i tillė vjen pas deklaratave tė konsullit grek nė Korēė, i cili nė njė takim nė kėtė qytet, i quajti vllehtė grekė, i nxiti korēarėt qė tė regjistroheshin si grekė, duke i inkurajuar se do tė kishin mbėshtetjen e shtetit grek. Gjithashtu, konsulli tha se "regjistrimi i kombėsisė ėshtė vetėm fillimi i betejės".
Deputeti i Partisė Demokratike dhe ish-Ministėr i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, ka reaguar nė Komisionin pėr Politikat e Jashtme mbi deklaratėn e konsullit grek nė Korēė. Oketa ka kėrkuar qė Ministria e Punėve tė Jashtme tė marrė masa tė menjėhershme pėr ta shpallur konsullin person "non grata".
Ndėrsa sekretari i Pėrgjithshėm i Ministrisė sė Jashtme, Gazmend Turdiu, ėshtė shprehur se deklarata e konsullit ėshtė e papranueshme. Turdiu i ka cilėsuar qėndrimet e konsullit si personale, si dhe ka falėnderuar qėndrimin e kreut tė Bashkisė Korēė.
Deklarata tė tilla nuk janė tė parat nė Korēė, ndėrsa vetėm pak kohė mė parė po autoritetet greke deklaruan se Korēa ishte ēliruar nė tė njėjtin vit si edhe Greqia, duke kėrkuar kėshtu edhe ndėrrimin e historisė.
Diplomacia shqiptare mė nė fund ka reaguar lidhur me deklaratat e konsullit grek nė qytetin e Korēės, i cili bėri thirrje popullsisė vendase qė tė regjistrohej me kombėsi greke nė regjistrimin e popullsisė qė pritet tė bėhet duke e cilėsuar edhe Korēėn si pjesė e vorioepirit. Duke e quajtur regjistrimin si fillimin e betejės, konsulli Ikonomus ėshtė shprehur se asnjė s'duhet tė ketė dyshime prė kombėsinė e tyre greke.
Nė njoftimin zyrtar pėr shtyp nė faqen e ministrisė thuhet se "Ministria e Punėve tė Jashtme thirri sot, mė datė 8 shkurt 2011, Ambasadorin e Republikės sė Greqisė nė Tiranė, z. Nicolas Pazios pėr t'i kėrkuar sqarime lidhur me deklaratat e Konsullit grek Theodhoro Ikonomus, nė ceremoninė e organizuar, me rastin e 20-vjetorit tė themelimit tė organizatės Omonia nė qytetin e Korēės.
"Ministria e Punėve tė Jashtme i bėri tė qartė qėndrimin e saj mbi kėto deklarime, duke i quajtur ato tė papranueshme. Deklarata tė tilla nuk pasqyrojnė pėrmbajtjen e marrėdhėnieve shqiptaro-greke dhe cenojnė frymėn e miqėsisė mes dy vendeve".
Reagojnė historianėt, akuza konsullit grek pėr manipulimin e kombėsisė sė shqiptarėve
Nga Andi Koroveshi
Deklaratat e para dy ditėve bėrė nga konsulli grek nė Korēė se korēarėt edhe vllahėt janė grekė kanė sjellė reagimin shumė figurave publike tė politikės shqiptare. Anėtari i nderit i Partisė Republikane edhe historiani Sabri Godo ka thėnė se ky konsull edhe persona tė tjerė si Nikolas Gejxh kanė pėr mision ēkombtarizimin e shqiptarėve dhe pėr kėtė arsye duhet tė ndiqen penalisht.
“Ky konsull edhe persona tė tjerė si Nikolas Gejxh po shfaqin haptazi punėn e tyre ē’kombėtarizuese, minonjėse, diskriminuese edhe atė aneksonjėse”, tha Godo. Ai ka cituar se ky konsull ka bėrė njė atentat tė pafalshėm ndaj pavarėsisė sė popullit shqiptar edhe se kėta persona duhen ndaluar menjėherė nga ligji i cili ėshtė nė dorė tė qeverisė. Godo tha se kėta persona po rekrutojnė pensionistė tė varfėr korēarė tė cilėt vuajnė pėr bukėn e gojės duke i dhėnė atyre paga mujore vetėm pėr vetėm qė nė ēastin e duhur domethėnė kur tė bėhet regjistrimi i popullsisė t’jua ndėrrojnė kombėsi edhe shtetėsinė. Gjithashtu ai ėshtė prononcuar se konsulli grek Theodhoros Ikonomu ka dhunuar haptazi varret e tė parėve tani gjithashtu edhe tė figurave mė tė shquara tė qytetit tė Korēės qė kanė bėrė bujė ndėr kohėra. Godo, me njė ironi tė thellė ka theksuar se qėllimi i kėtij konsulli edhe i shokėve tė tij ėshtė ti bėjnė edhe figurat publike tė kaluara tė Korēės nė grekė ashtu siē bėnė para disa vitesh edhe Skėnderbeun. Kėta persona tha ai po bėjnė njė fyerje tė rėndė ndaj parimeve njerėzore, fyerje ndaj njeriut sepse kombėsia do te thotė prindėr. Ai u ka bėrė thirrje tė gjithėve korēarėve qė nė qoftė se do tė ndėrrojnė kombėsinė do tė ndėrrojnė prindėrit nė radhė tė parė pastaj gjuhėn, zakonet edhe traditat. “Kėta grekė po pėrfitojmė nga problemet e Shtetit Shqiptar duke vėnė nė vepėr njė shprehje tė vjetėr tė tyre “Ujku do mjegull” sepse ne jemi nė mjegull edhe greku ky ujk ka filluar rrugėn e tij pėr tė ngrėnė prenė e tij tė dobėt”, u shpreh Godo.
Ceka: Konsulli duhet tė shkojė nė pavijonin psikiatrik
Gjithashtu edhe historiani i shquar dhe arkeologu Neritan Ceka ka thėnė se kjo nuk ėshtė njė ēėshtje ndaj gjithė grekėve por vetėm ndaj konsullit grek z. Ikonomu sepse ky i fundit mbase ka si plan prishjen e marrėdhėnieve tė shkėlqyera ndėrmjet Shqipėrisė edhe Greqisė Ceka e ka cilėsuar konsullin si njė shovinist tė kohėve tė lashta edhe njė ushtar absurd me ėndrrėn e Megalidhesė. Duke folur si arkeolog ai ka theksuar se sa pėr varret nė atė kohė nė Korēė por edhe nė gjithė Shqipėrinė emrat mbi varre shkruheshin ose turqisht ose latinisht ose greqisht pėr arsye se shqipja ėshtė shkruar vonė edhe nėpėr gdhendjet e gurėve ne shekullin e XIX edhe varret pėr Cekėn nuk tregojnė asnjė gjė. Ceka tha se Korēa ėshtė njė nga qytetet shqiptare me origjinė, gjuhė edhe kulturė 100% vendase. Sė fundmi ai ka thėnė se kjo ėshtė thjesht njė deklaratė qesharake edhe se ky konsull nuk duhet t’i drejtohet korēarėve por pavijonit psikiatrik. Ky konsull ka thėnė Ceka po bėn propagandėn e paskrupullt tė dhespotlerėve tė vjetėr grekė qė me ēdo kusht donin tė ndėrron gjuhėn edhe zakonet besimtarėve ortodoksė korēarė.
Ikonomu: Korēa ėshtė Vorio Epir
Konsulli grek Theodhoros Ikonomu ka dhėnė mesazhe antishqiptare para disa ditėsh nė mėnyrė tė hapur nė qytetin e Korēės, nė njė takim mbi 20-vjetorin e organizatės “Omonia”. “Korēa ka grekė qė nuk duhet t’i tremben regjistrimit tė popullsisė, gjyshėrit tuaj janė grekė, beteja jonė nis me regjistrimin e popullit grek qė ėshtė prezent kėtu”, ka thėnė konsulli grek.”Ky quhet Vorio Epir, nė Korēė ekzistojnė dhe kanė ekzistuar grekėt”, ėshtė shprehur Ikonomu. Pak ditė mė parė pas fushatės pėr zgjedhjen e kryetarit tė ri tė degės sė Omonias, kandidati kryesor Naim Disho, i cili mė pas u zgjodh nė drejtimin e kėsaj partie. Disho ėshtė i akuzuari kryesor, i cili ndiqet nė gjendje tė lirė pėr dhunimin e varrezave 300 vjeēare nė fshatin shqiptar tė Boboshticės, me qėllimin pėr ngritjen e njė memoriali nė kujtim tė njė ushtari grek, i vrarė gjatė luftės italo-greke.
Ministria e Jashtme thėrret ambasadorin grek pas deklaratave pėrēarėse
Deklaratat e para dy ditėve bėrė nga konsulli grek nė Korēė kanė sjellė reagimin e Tiranės zyrtare. Ministria e Punėve tė Jashtme ka njoftuar se ka thėrritur pėr tė dhėnė sqarime nė lidhje me incidentin ambasadorin e Greqisė nė Tiranė Nikos Pazios. Ministria e Punėve tė Jashtme i ka cilėsuar tė papranueshme deklaratat e konsullit grek Theodhoros Ikonomi. Ministria thotė se deklaratat e konsullit grek nė Korēė nuk pasqyrojnė marrėdhėniet mes dy vendeve. Dy ditė mė parė ishte Ikonomu qė nė njė ceremoni me rastin e 20 vjetorit tė OMONIAS nė Korēė deklaroi se nė kėtė qytet ka grekė dhe se ata nuk duhet tė kenė frikė tė deklarojnė pėrkatėsinė e tyre nė momentin e regjistrimit tė popullsisė. Gjithashtu Ikonomu tha se edhe Vllahėt janė grekė por njė gjė e tillė nuk ėshtė pranuar nga kryetari i shoqatės sė vllehve Vangjel Shundi i cili ka deklaruar se vllahėt nuk janė grekė edhe kjo gjė fakton me dokumente etnografike, gjuhėsore dhe historike se vllahėt e ardhur nė Shqipėri nga Italia dhe Dakia nė shekullin e dytė, sot janė vllahėt apo arumunėt e Shqipėrisė dhe nuk kanė lidhje me popullsinė greke. Pėr kėtė, Shundi i referohet dhe “Proklamatės sė Popullit Shqiptar” botuar nga Shoqėria Shqiptare “Drita” nė Bukuresht mė 26 maj 1889. Kryetari i Shoqatės sė Vllahėve tė Shqipėrisė shkon mė tej kur thotė se varret e vjetra nė Korēė mbajnė mbishkrime nė gjuhen arumune, gjuhė qė ngjason shumė me atė shqipe. Konsulli grek nė deklaratat e tij, sipas Shundit, u referohet atyre varreve tė rinj tė emigrantėve nė shtetin fqinj qė pėr shkaqe tė ndryshme kanė ndryshuar identitetin, e pas vdekjes prehen nė Korēė. E sa i pėrket regjistrimit nė bazė tė etnisė dhe fesė, pėr Shkundin formulari i INSTAT e specifikon qartė origjinėn vllahe arumune, e kjo thekson ai nuk ka pse shėnohet greke. Sipas botimeve tė Akademisė sė Shkencave minoriteti vlleh nė vendin tonė shtrihet nė njė pjese tė konsiderueshme tė territorit dhe zė vendin e dytė pas popullsisė shqiptare duke shėnuar rreth 139 mijė banorė.
Spahiu: Ndal abuzimit me ndryshimin e kombėsisė
Gjithashtu edhe Nėnkryetari i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, Kreshnik Spahiu, ka kritikuar togat e zeza tė gjykatės sė Korēės pėr ligjėrimin e abuzimeve qė po kryhen nė jug tė vendit me ndryshimin e kombėsisė. Gjatė njė inspektimi nė gjykatėn e shkallės sė parė tė qytetit juglindor, Spahiu kėrkoi ndalimin e kėsaj vale abuzimesh. Ai ka thėnė se “ka njė tendencė tė fortė pėr ndryshimin e kombėsisė. Ndal abuzimit me ndryshimin e kombėsisė. Duhet tė jemi krenarė pėr origjinėn shqiptarė. Rastet janė dramatike se ndryshohet edhe trungu i familjes, duke u shumėfishuar kėshtu nė mijėra, duke shkaktuar njė ndryshim artificial tė pakicave nė Shqipėri”. Kontrolli i befasishėm qė KLD-ja ka zhvilluar nė Gjykatėn e Korēės erdhi pas deklaratave tė lėshuara nga konsulli grek nė Korēė, Theodhoros Ikonomu, ndaj minoritarėve qė tė regjistrohen si grekė.. Kjo dukuri sipas Spahiut po cėnon rėndė jo vetėm integritetin e gjyqėsorit, por edhe tė vendit.
Tavo: Qytetarėt kanė tė drejtė tė ndryshojnė kombėsinė
Deputeti i LSI, Vangjel Tavo, njėherėsh nėnkryetar i Kuvendit tė Shqipėrisė, doli nė njė konferencė pėr media duke thėnė se pėr Lėvizjen Socialiste pėr Integrim ruajtja, konsolidimi dhe respektimi i vlerave fondamentale tė njė shoqėrie demokratike midis tė cilave, padyshim ėshtė dhe respektimi dhe garantimi i tė drejtave tė minoriteteve nė pėrputhje me standardet ndėrkombėtare ka qenė dhe mbetėt nė themel tė gjithė investimit tė kėsaj force politike. Minoritetet edhe pakicat etnike ka thėnė ai janė nė Shqipėri njė pjesė integrale e shoqėrisė shqiptare edhe njė vlerė e rėndėsishme e qytetėrimit shqiptar. Minoriteti grek nė Shqipėri citoj Tavo ėshtė njė kontribuues i rėndėsishėm pėr integrimin evropian. Ai tha se regjistrimi i popullsisė duke pėrfshirė edhe tė drejtėn e qytetarėve shqiptarė pėr tė deklaruar kombėsinė e tyre ėshtė nė frymėn e Kėshillit tė Evropės dhe tė Bashkimit Evropian dhe ēdo deklaratė, ēdo ndėrhyrje qė ėshtė nė kundėrshtim me kėtė frymė nga cilido qoftė ėshtė e dėmshme edhe pėr frymėn e marrėdhėnieve shumė tė mira midis dy vendeve tona por edhe pėr aspiratat e dy popujve tanė.
Unioni i Emigrantėve, kėrkon largimin e konsullit grek Ikonomus
Unioni Kombėtar i Emigrantėve Shqiptarė ka kėrkuar dje largimin e konsullit grek nė Shqipėri Theodhoros Ikonomus, pas deklaratave pėr regjistrimin e popullsisė. “Ne emigrantet tė kudondodhur, por veēanėrisht emigrantet qė punojnė dhe jetojnė nė Greqi, me keqardhje kemi ndjekur ngjarjet e fundit lidhur me deklaratėn e konsullit grek nė Korēė z. Theodhoro Ikonomus, pėr helenizimin e Korēės. Me indinjate dėnojmė gjestin e kėtij konsulli qė nė momentin mė tė vėshtirė qė po kalon vendi, ka gjetur rastin mė tė pėrshtatshėm nacionalist duke treguar edhe njėherė qėllimet nacionaliste dhe antishqiptare. Njė veprim i tej dėnuar nga i gjithė Unioni Kombėtar i Emigracionit Shqiptar kudondodhur. Duke parė qėndrimin e kėtij diplomati ne kėrkojmė nga qeveria shqiptare, dhe nga Presidenti largimin e menjėhershme tė kėtij personi si njė rrezikshmėri pėrēarės ndėrmjet dy popujve tanė miq”, thuhet nė deklaratė.
Siq po shikojm keto dite eshte acaruar mardhenia shqiperi greqi por edhe mardhenia kombe shqitar dhe politika shqiptare vine reagimet sa me shum qe kalojne aq me shum publikohen tradhtit cka kan bere ne te kaluaran kurse tashe dalin ne siperfaq,Si menodni deri ku do te arij kjo politik cka i behet ne kurize te kombit shqiptar cka shitet gjithmone toka jone e trashiguar me shekuj
ketu do tju tregojm dhe do tju publikojm disa reagime nga intelektualet shqiptar kunder qeveris per mos reagimin dhe mbrojtjen e atdheut dhe kombit siq ishim deshmitar edhe te nje politke antishqiptare nga qeveria greke duke thene se jugu i shqiperis eshte greqi eshte e banuar me greke Ikonomu: Korēa quhet Vorioepir ~ Zgjohu Shqiptar !!!
ja disa reagime te intelektualeve shqiptar
Thirrjet progreke, Godo: Jemi nė NATO, Greqia s`mund tė prekė kufirin shqiptar
Helenizimi i Korēės, Idrizi: Konsulli grek tė shpallet non grata
Balli Kombėtar: Qeveria tė mbajė qėndrim ndaj provokimeve Greke
Qosja: Berisha po privatizon Shqipėrinė
Korcė, lėvizja Mjaft: Ne nuk jemi grekė ~ Zgjohu Shqiptar !!!
Korēė, Spahiu kontroll nė gjykata: Shqiptarė, mos e shisni kombėsinė ~ Zgjohu Shqiptar !!!
Ēamėt: Gejxh po na provokon
100 vite shtet 100 VJET KRENARI 100 VITE SAKRIFIC TERE JETEN TE BASHKUM KOSOV ILIRD CAMERI MALSI
Nėse lejojmė qė tė kujtohen si pėrralla me mbret burrat, gratė, pleqtė, fėmijėt e therur, fshatrat e tėra shqiptare tė djegura para njė shekulli, nga kriminelėt e ardhur nga Greqia gjatė pėrpjekjeve pėr tė zhdukur gjithēka shqiptare nga Vorio Epiri, edhe ne vetė rrezikojmė tė pėsojmė fatin e para-ardhėsve tanė.
Nė kėtė moment shteti shqiptar ėshtė i tutur dhe i tkurrur para presionit grekoman dhe po largohet nga rregulli evropian duke krijuar bazat pėr anarkinė e pėrhershme si tė ishte ndonjė ish-koloni afrikane.
Nė njė Shqipėri shumėetnike dhe shumėfetare tė gjithė do fillojnė tė pretendojnė privilegje tč lindura shtetėrore nė bazė tė etnisė apo tė fesė dhe do vėnė kufij e hendeqe absurde duke hequr ēdo shpresė pėr ēfarėdolloj stabiliteti dhe duke i futur njerėzit nė njė situatė lufte tė pėrhershme. Nėse ndokush mendon se mund tė pėrfitojė nga njė Shqipėri e tillė e gėnjen mendja.
KORCE- Prifti i vllehėve nė Korcė reagon pas deklaratės sė konsullit grek, Theodhoro Ikonomus i cili u bėri thirrje minoritarėve tė mos kenė frikė tė regjistrohen si shtetas helenė.
Konsulli mė kėrkoi tė deklarohesha vllah grek qė tė mė jepte vizė, jam ndjerė i persekutuar, pasi i thashė se jam vlleh shqiptar, me refuzoi vizėn. deklaroi At Dhimitėr Veriga, nė njė prononcim pėr News24.
Ai i ka quajtur tė papėrgjegjshme deklartat e konsullit grek nė Korcė, Theodhoros Ikonomus, ndėrsa theksoi se vllehet nuk jane greke.
Vllehėt nuk janė grekė dhe Korca nuk ėshtė Greqi. Vlleh ka dhe nė Greqi, le ta deklarojnė dhe ata sic deklaroj unė qė jam vllah shqiptar. Unė kurrė nuk mund tu them atyre tė Greqisė tė bėhen shqiptarė. Ata pse na e bėjnė ketė? nėnvizoi At Veriga.
Konsulli grek Theodhoro Ikonomus, nė 20 vjetorin e themelimit tė Omonias nė Korcė lėshoi thirrje helene, ndėrsa u kėrkuari minoritarėve tė mos i tremben procesit tė regjistrimit tė popullsisė.
Do tė jap edhe njėherė tė njėjtin mesazh: Po, ekzistojnė grekė nė Korēė. Po, vllenjtė janė grekė. Grekė, mos u trembni nga regjistrimi i popullsisė, tė shpallni origjinėn reale dhe tė gjithė atyre qė janė nė dyshim dhe me frikė dhe pyesin veten jam me siguri grek, ju them njė gjė, shkoni nė varreza dhe shikoni varrezat e etėrve dhe gjyshėrve tuaj dhe gjuhėn nė tė cilėn janė tė shkruar dhe merrni vendimin tuaj. Janė nė gjuhėn greke. Kjo betejė nuk mbaron me regjistrimin e popullatės, por nis me regjistrimin e popullatės greke,- tha Ikonomus.
http://www.balkanweb.com/kryesore/1/...rek-56011.html
Revolution 1848
Palo konsull .
Me duket se u 'gradua' si person i padeshiruar ne token tone .
Jeto sot se neser nuk i dihet
Krijoni Kontakt