PDU:
Nikolas Geixh, mesazhe fyese e pėrēarėse nė jug tė Shqipėrisė
TIRANE Lajmifundit - Partia pėr Drejtėsi dhe Unitet, dėnoi sot rishfaqjen nė jug tė Shqipėrisė tė Nikolas Geixh,
lobistit progrek nė SHBA I cili ka shpėrndarė disa mesazhe politike.
Nė njė deklaratė tė nėnshkruar nga kreu I PDU, Shpėtim Idrizi, thuhet se ditėt e fundit nė Shqipėri u shfaq Nikolas Geixh, njė personazh qė nė fakt i ngjan atyre komandantėve tė Luftės sė dytė botėrore, etėrve tė vet shpirtėrorė, siē ishte Zerva, gjakpirėsi i shqiptarėve.
Duket e ēuditshme qė hiena tė tilla shfaqen nė tokėn tonė, kur vendi pėr shkak tė krizės sė brendshme duket se ėshtė nė vėshtirėsi. Ky njeri pėr shumė aspekte, me ardhjen e tij kėtu mė kujton Dik Martin, me tė cilin u ndesha nė Kėshillin e Evropės. Janė qė tė dy bartės tė njė filozofie, tė njė teknologjie propagandistike, asaj tė barazimit tė viktimės me kriminelin, madje tė paraqitjes sė viktimės si kriminel, shprehet Idrizi.
Si Parti pėr Drejtėsi dhe Unitet ne nuk dėshirojmė tė ndalojmė tė hyjė nė territorin tonė njė njeri tė tillė, qė ska korrigjuar asgjė nė sjelljet e tij, dhe as dėshiron tė shmanget nga sjelljet e paraardhėsve tė vet gjenetikė dhe ideologjikė.
Po le tė shohim pak se ēfarė na tha Nikola Gaxojani me mbiemrin e amerikanizuar, por me qėndrime po aq ballkanike-megaloideatike, sa edhe paraardhėsit e ideologjisė sė tij si Zerva, Millosheviē, e tė tjerė.
1. Nikolas Gaxojanis deklaroi se popullsia shqiptare e Ēamėrisė u pėrndoq pėr bashkėpunimin e vetė me nazistėt dhe si pasojė duhet tė rreshtohet nė 14 milionė bashkėpunėtorėt e tjerė tė nazizmit qė u pėrndoqėn nga trojet e tyre. Partia Drejtėsi dhe Unitet dhe unė personalisht i bėj thirrje Nikola Gaxojanit tė presė deri ditėn e diel, kur festohet pėrvjetori i themelimit tė Batalionit Ēamėria, pjesė e Ushtrisė Antifashiste Nacional-Ēlirimtare, ku merrnin pjesė mė shumė se 700 shqiptarė nga Ēamėria. Nėse nuk pret dot, atėherė le tė konsultohet me arkivat greke, pėr Batalionin IV Ali Demi tė ELAS-it grek, qė pėrmbante 800 ēam tė tjerė nė radhėt e saj e qė luftuan pėrkrah grekėve nė luftėn pėr ēlirimin nga nazizmi.
Faktet flasin qartė, por Gaxojanis nuk mund ti shohė ato. Ai luan tė njėjtin rol me Dik Martin, qė fajėson viktimėn pėr krimin e fajtorit tė pafajshėm. Deklaratat e kryera nė zemrėn e minoritetit grek janė fyese. Sepse, nė batalionin Ēamėria qė feston pėrvjetorin e vetė ditėn e diel, krahas 700 shqiptarėve tė Ēamėrisė kanė luftuar edhe 60 anėtarė tė kėtij minoriteti nė vendin tonė. Gaxojanis, sikurse edhe shumė manipulues tė tjerė qė deklarojnė se kanė mbėshtetjen apo votat e vėllezėrve tanė minoritarė, tenton qė tė zhbėjė historinė pėr tė shpifur mbi kombin shqiptar dhe pėr tė prishur marrėdhėniet mes nesh.
Ėshtė nė tė vėrtetė absurd se si mund qė grekomanėt tė pretendojnė se shqiptarėt e Ēamėrisė, qė krijuan dy batalione tė forcave antifashiste, nga katėr qė vepronin nė gjithė zonėn veriperėndimore tė Greqisė, me njė forcė totale prej mė shumė se 1500 vetash ishin kolaboracionist. Ėshtė edhe mė absurde kur mendon se nė Greqi numri total i kolaboracionistėve ishte 80 mijė sipas vetė burimeve greke. Pėr tė mos folur qė dėnimi qė Greqia u bėri kolaboracionistėve grekė ishte qė fėmijėt e tyre ti bėnte kryeministra, si rasti i Georgios Ralis, kryeministėr nė vitin 1980 nė Greqi, i biri i Ioanis Ralis, kryeministri i regjimit kuisling nazist tė Greqisė.
U dėbuan dhjetėra mijėra shqiptarė tė Ēamėrisė, u vranė 3200 persona dhe po aq vdiqėn rrugės nga uria dhe rraskapitja, pjesa mė e madhe e tė cilėve gra, fėmijė dhe pleq. Nė kėtė absurditet, dua tė pyes z. Geixh: Po babai im qė u dėbua nė moshėn 2-vjeēare nga Ēamėria, ishte kolaboracionist?
2. Ky njeri abuzon me mikpritjen tonė dhe na provokon nė tokėn tonė, me koncepte tė sajuara tė kuzhinės ushtarake greke tė shekullit tė 19, siē ėshtė koncepti i Vorio Epirit. Ky njeri kėrkon qė tė gjallėrohet kjo ndjenjė nė shekullin e 21. Shikoni sa anakronik ėshtė ky personazh i pakorrigjueshėm nė veprėn e vet keqbėrėse!
Ėshtė pėr tė ardhur keq dhe pėr tė dėnuar fakti qė konceptet e Vorio-Epirit i paraqiste pėrpara personazheve me poste zyrtare nė qeverisjen e vendit, si kryetarja e Komitetit Kombėtar tė Minoriteteve, znj. Bezhani, apo pėrfaqėsues tė njė partie politike qė dėshiron tė hyjė nė arenėn politike vendase.
3. Ndėrkohė meqė ky njeri vjen dhe na mėson pėr regjistrimin e popullsisė nė Shqipėri, do doja qė tė mė ndihmonte dhe mua qė tė vija nė Greqi e ti mėsoja vendit tė tij amtar, si regjistrohet popullsia sipas parimeve qė na shpjegon Geixhi.
Regjistrimi i popullsisė mbi baza etnike dhe fetare mund tė zhvillohet nė Shqipėri, por vetėm kur, tipa si Gaxojanis tė mos financojnė mijėra euro qė njerėzit tė deklarohen ashtu siē nuk janė. Vetėm kur, tipa si Gaxojanis tė mos kėrcėnojnė me prerje tė lejeve tė qėndrimit shqiptarėt qė jetojnė nė Greqi. Vetėm kur, tipa si Gaxojanis tė mos mbushin autobusėt me grekė dhe hallexhinj tė kėrcėnuar, qė tė vijnė dhe tė deklarohen si grek. Vetėm kur, regjistrimi i popullsisė tė bėhet mbi etninė si fakt dhe jo etninė si deklaratė personale, ku ēdokush mund tė deklarohet marsian, jupiterian, amerikan, kinez apo grek, kur nė fakt ėshtė shqiptar.
Sot kėrkoj nga tė gjithė kolegėt e partive kryesore: tė bėjmė gjithēka qė tė mos e lejojmė Shqipėrinė tė bjerė nė gjunjė, dhe hiena tė tilla si Dik Marti apo Nikolas Geixh, tė vijnė dhe tė kėrkojnė kufoma nė tokėn tone, thuhet nė deklaratėn e kreut tė PDU.
Krijoni Kontakt