Statistikat e fundit zyrtare te shtetit shqiptar ne lidhje me perkastesine kombetare dhe besimin fetar i perkasin kohes se mbretit Zog, 70 vjet me pare. Te gjitha shifrat zyrtare te rregjimit komunist jane sa te genjeshterta per vete politikave qe ndoqi rregjimi, por edhe shokuese: fakti qe rregjimi i Enver Hoxhes ishte shteti i vetem i veteshpallu ateist ne bote. Dhe keto shifrat e 70 vjeteve me pare, i perdorin sot te gjithe shqiptaret qe kerkojne te njohin nga afer se cilat jane numrat reale te komunituteve te tyre etnike apo fetare ne vend. Keto shifra i perdorin edhe gazetaret, edhe burrat e shtetit, edhe te huajt qe bejne studime e perpilojne statistika per Shqiperine.
Pra, Republika e Shqiperise eshte nje shtet qe nuk ka statistika te sakta e te plota mbi demografine e saj dhe komunitetet fetare qe veprojne aktivitetin e tyre ne Shqiperi. Kjo eshte jo vetem nje turp me permasa kombetare, por eshte edhe nje pengese kryesore per vete punen e cdo qeverie qe nuk e ka idene se sa homogjen apo heterogjen eshte popullsia shqiptare, dhe cfare relievi shpirteror ekziston ne token shqiptare. Keto statistika te sakta zyrtare jane me vlere jo vetem ne politikat qeveritare apo ne perpilimin e listave te zgjedhesve, por edhe per te njohur me mire elektoratin shqiptar partite politike qe veprojne ne vend.
Kush jane pro dhe kunder mbajtjes se censusit te popullates ne 2007?
Pro jane te gjithe ata qe duan te mesojne te verteten e struktures demografike shqiptare, cila eshte lista e pakicave kombetare ne vend, sa % te popullsise perben cdo minoritet ne vend, ku jane perqendruar keto minoritete, sa eshte popullsia e qyteteve dhe fshatrave te Shqiperise, sa eshte popullsia e gjithe Shqiperise, sa banore jetojne ne Shqiperi, sa prej tyre kane emigruar nga Shqiperia, sa shqiptare besojne ne Zot, sa shqiptare nuk besojne ne Zot, sa % e shqiptareve jane X,Y,Z besimtare, e me rradhe, sa shtetas kane nenshtetesi te tjera nga ajo shqiptare, etj si keto.
Ata qe jane kunder ketij censusi jane ata qe nuk u intereson e verteta qe te dali ne shesh dhe e justifikojne kete gjoja me spekulimet apo nderhyrjet qe mund te bejne qarqe te caktuara ne proces. Ky ne vetvete eshte vetem nje justifikim qe fsheh nje mentalitet turme te trasheguar nga koha e rregjimit komunist. Ketyre njerezve u pelqen qe te mos e njohin Shqiperine e shqiptaret per ata qe jane sot ne vitin 2006, por u pelqen qe te besojne tek ato pergjithesimet qe ata i kane ngulitur fort ne mendjen e tyre per Shqiperine e shqiptaret. Keta jane ata qe u pelqen te spekullojne me "homogjenitetin" apo "heterogjenitetin" e shqiptareve si popull, dhe spekullimet kane jete aq kohe sa nuk ekzistojne shifra zyrtare. Keta jane ata qe nuk jane shume te interesuar qe ato pyetjet e mesiperme te marrin pergjigje nga goja e cdo shqiptari si shtetas i lire, por u intereson qe vete keta te flasin ne emrin e gjithe Shqiperise e shqiptareve. Ajo qe ky grup njerezish nuk ka kuptuar eshte qe ka perenduar koha ku shqiptaret viheshin ne turme si bageti dhe ne emer te tyre fliste "i Madhi" apo "Partia". Sot jane kohe te tjera, kohe ne te cilat cdo shqiptar ka te drejten te jetoje jeten e tij si ta doje, pa i dhene kurkujt llogari dhe pa ia deleguar kurkujt te drejten per ti veshur nje identitet etnik apo fetar te genjeshtert e mashtrues.
Cfare do te arrihet me kete census te popullates?
Qeveria do te mundi te mesoje me ne fund numrin e vertete te banoreve te saj. Partite politike do te mund te bejne llogarite e tyre se sa eshte % reale e votuesve ne zgjedhesve, dhe sa % e popullsise ka emigruar nga vendi. Ai shqiptari besimtar do te mesoje se sa % e shqiptareve e identifikojne veten besimtare dhe i perkasin te njejtit komunitet fetar. Ministrite do te mesojne se sa eshte % reale e popullsise qe jeton ne fshat dhe ne qytet. Qeverite lokale do te mesojne se sa eshte numri real i banoreve te fshateve, qyteteve, rretheve te tyre. Kurse ne emigrantet shqiptare ne bote do te mesojme se sa eshte numri i shqiptareve qe kane emigruar ne Greqi, Itali, Amerike, e me rradhe.
Kuptohet qe censusi dhe raporti final i tij do tu heqi te drejten e spekullimit te gjithe atyre shqiptareve apo te huajve qe u pelqen te spekullojne me numrat, minoritetet, % e popullsise shqiptare. Dhe shqiptaret kudo qe jane do te marrin mesimin e dyte me te madh demokratik pas te drejtes se votes, te drejten per te jetuar, besuar e levizur te lire pa u ndikuar aspak nga turma apo grupe te caktuara.
Albo
Krijoni Kontakt