
Postuar mė parė nga
EDLIN
Letėr e hapur pėr z. Lubonja - Grek apo shqiptar
2011-03-26 Pleurat Rexhepi
Pėrshėndetje z. Lubonja,
Mė lejoni tė shpreh konsideratėn time maksimale pėr ju dhe pėr shkrimet tuaja. Unė qė po ju shkruaj quhem Pleurat Rexhepi, (student i Doktoraturės nė Kings College London me bursė nga Fondi i Ekselencės) dhe kam mbi 10 vite qė jetoj nė Angli.
Ideja dhe argumentimi juaj nė debatin e fundit tek Opinioni (Grek apo shqiptar) ėshtė shumė perėndimor dhe shumė parimor pėr njė shoqėri tė avancuar. Patjetėr qė argumentimi juaj do tė ishte shumė i denjė pėr njė audiencė tė BBC-sė, ku vlerat multikulturore janė parimet bazė tė njė shoqėrie moderne. Por, me keqardhje mė rezulton se pėr njė vend nacionalist si Greqia argumentet tuaja janė komplet jashtė realitetit aktual.
Gjatė kėtyre 5 viteve tė fundit kam marrė pjesė nė disa shkolla verore politike nė Greqi tė organizuara nga George Town University dhe sinqerisht jam tronditur nga mendimet shoviniste tė akademikėve grekė.
Gjatė studimeve tė mia pėr master nė Cass Business School London, mė ka rėnė rasti qė tė kem mbi dhjetėra shokė/shoqe greke, qė vazhdoj ti konsideroj shumė tė afėrt dhe vazhdoj tė kem marrėdhėnie tė shkėlqyera. Por sa herė qė kam hapur temėn e kombėsisė, opinioni i tyre vazhdon tė jetė tepėr asimilues nė raport me shqiptarėt.
Si liberal qė jam, besoj se shteti i sė drejtės dhe mirėqenia e qytetarit ėshtė baza e civilizimit dhe jo nacionalizmi. Absolutisht qė jam dakord, por jo nė realitetin e zymtė tė ekstremistėve grekė, tė cilėt pėr 20 vite rresht kanė ndėrtuar dhe po ndėrtojnė politikėn e ekspansionit ekonomik, fetar dhe nacionalist nė Ballkan.
Nuk e kuptoj se si ka mundėsi qė njė intelektual si ju akoma nuk ka kuptuar se pjesa konservatore e politikėbėrėsve grekė vazhdon tė funksionojė si nė shekullin e 19-tė pasi:
Duke krijuar njė mjedis tė zymtė, detyron qytetarėt shqiptarė qė tė ndryshojnė emrat dhe fenė e tyre.
Deklarojnė hapur se regjistrimi i popullsisė ėshtė mundėsia e fundit pėr Vorio Epirin.
Krijojnė varreza me Gjeneralė tė ushtrisė sė vdekur.
I imponon presione qeverisė shqiptare pėr mbėshtetje nė Bashkimin Europian.
Organizon operacione Fshesare vetėm pėr tė pasur influencė nė kishėn ortodokse.
Nuk denoncon gjenocidin e popullsisė ēame ku u shpėrngulen 50 000 shqiptarė.
Mohojnė tė drejtėn e pronės private tė popullsisė ēame.
Nuk vlerėsojnė studentėt e shkėlqyer shqiptarė nė bazė tė meritokracisė pėr tė mbajtur flamurin nė parakalimet shkollore.
Stėrviten ushtarakisht para gjeneralėve me mllef dhe parulla kanibalėsh kundėr vendeve fqinje.
Refuzon realitetin e ri gjeopolitik tė Kosovės.
Unė thjesht dua tė di dhe sa argumente tė tjera dėshironi qė tju jap qė tė bindeni se pėrpara nesh kemi njė fqinj, i cili vazhdon tė jetojė nė shekullin e 19-tė, ndėrsa ne duhet qė tė jetojmė nė shekullin 99.
Tė lutem reflekto dhe kupto realitetin politik tė Ballkanit.
Realiteti dhe analiza duhet tė fillojnė qė nga ndėrtimi i marrėdhėnieve shqiptaro-greke, duhet tė fillojnė qė nga politika budallaqe e shtetit grek, e cila falimentoi ekonominė e tyre vetėm pėr tė realizuar ėndrrėn e tyre tė dėshtuar pėr dominimin e Ballkanit.
Ti me tė drejtė mund tė mė pyesėsh: Pėrse thua budallaqe?
E quaj budallaqe, pasi shpenzoi miliarda euro nė modernizimin e ushtrisė pėr tė balancuar influencėn ushtarake me Turqinė dhe akoma nuk e kanė kuptuar qė nuk mund tė balancohet.
E quaj budallaqe, pasi shpenzoi me miliarda dollarė nė ndėrtimin e kishave nė rajonin e Ballkanit gjatė kėtyre 20 viteve.
E quaj budallaqe, pasi paguan mijėra pensionistė shqiptarė, maqedonas, bullgarė me pretendimin se janė minoritete greke dhe jo nė bazė tė kontributeve shoqėrore.
E quaj budallaqe, pasi kompanitė e tyre qė mėsymėn tregjet e Ballkanit e bazuan biznesin e tyre nė korrupsion, e bazuan nė pėrfitim afatshkurtėr, e bazuan nė korporata nepotike, nė korporata false. Ndėrsa tani xhevahiret e korporatave greke u blenė vetėm brenda 1 viti nga kompanitė gjermane, kineze, ruse, italiane apo austriake. Kompanitė celulare, portet, hekurudhat, rrugėt dhe tė gjitha bizneset e tjera po blihen ose po privatizohen nga investitorė tė huaj me vetėm pak dollarė.
E quaj budallaqe, pasi po paguajnė norma tė larta interesi pėr paratė e marra borxh, qė shpenzuan nė politikat e tyre nacionaliste pėr pensione, kisha, ushtri apo korporata nepotike.
E quaj budallaqe, pasi akoma nuk e ka kuptuar se me politikat e shekullit 19 nuk ndėrtohet njė shtet europian, ku 50% e dyqaneve nė Athinė akoma nuk tė presin njė kupon tatimor.
E quaj budallaqe, pasi strategjia e tyre ekspansioniste drejt shteteve tė brishta tė Ballkanit dėshtoi totalisht, sepse nuk u bazua nė punė, vlera dhe iluminimin perėndimor, por u bazua nė influencė fetare, korrupsion ballkanik, presione politike dhe gjeopolitikė despotike lindore.
Duke mbetur njė adhurues i historisė antike greke, qė ka iluminuar tė gjitha shoqėritė e njerėzimit, shpresoj qė njė ditė fqinji ynė ta kuptojė seriozisht gjendjen e tij aktuale dhe tė kuptojė se reflektimi mbi gabimet e tyre ėshtė e vetmja zgjidhje pėr njė shoqėri tė shėndoshė dhe jo presioni politik me njė shtet tė brishtė ballkanik si Shqipėria.
(BA, MSc, PhD Kings College London) Pedagog Fakulteti i Ekonomisė, UT
Krijoni Kontakt