Close
Faqja 10 prej 139 FillimFillim ... 891011122060110 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 1386
  1. #91
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Ka 2 te mira ky census. E para qe ma merr mendja se do te nxjerre nje numer myslimanesh me te ulet nga ai qe permendet qe nga viti 1938, dhe kjo eshte mire per shqiperine dhe aspiratat e saj evropiane, dhe e dyta qe do te na qartesoje per numrin e minoriteteve ne shqiperi. Smund te jetojme si struci dhe te menjanojme realitetin. Po ashtu nuk ka pse lemi frike nga diversiteti (nese ekziston me te vertete). Prandaj na duhet censusi.

  2. #92
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar mė parė nga jestersworld
    Sepse po mos hyjme o dele do te jemi i vetmi shtet ne te cilin duhen paguar taksa dhe kesi gjerash te ndryshme doganore. Do te thote qe nuk do duket ndonje firme e huaj ndonjehere ne trojet tona.
    ana tjeter ligjore per Ekonomine dhe krijimi i bazave per nje tregeti te hapur me shume + per ekonomine shtetin dhe popullsine eshte shume evidente per tu dashur te ta sqaroj.

    Ana politike si dhe e politikes se jashtme ... ++++++
    Njohja e perhershme e kufijve shqiptare duke i hequr mundesine Greqise nje here e pergjithmone te kete pretendime ndaj jugut te shqiperise.

    njerezit: Mundesia per te punuar gjithkuund me letra dhe dokumente qe mbase do te ulte dhe kriminalitetin ne shqiperi si perfundim.
    etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj

    Se pari jam UJK, jo dele!

    Se dyti, tatimet doganore ne BE jane hequr brenda per brenda kufijve te shteteve pjesemarrese dhe favorizojne kryesisht bizneset e korporatat e medha evropiane, jo qytetaret....Shko jeto ne Greqi e po te pelqeu ta blesh makinen nga Italia do paguash sa frengu pulen per ta sjelle ne Greqi....

    Se treti, heqja e tatimeve doganore midis Shqiperise dhe BE mund te behet fare mire me marredhenie dypaleshe, pa qene nevoja te dorezosh pavaresine ekonomike e politike ne Bruksel.....Zvicra psh, megjithese prodhon vetem cokollata e ora dore, nuk i ka problem doganat me BE.

    Se katerti , te jemi ne BE do te thote qe do te jemi te lidhur nga rregullat dhe tarifat, kufizimet e kuotat , taksimet e tatimet e BE, te vendosura nga nje parlament evropian, ku zeri i shqiptareve do te jete aq i mekur saqe nuk ka per ti pyetur njeri. Ne mund te ofrojme pa u futur ne BE nje parajse investimesh ne Shqiperi. Nga ana tjeter , nuk kemi perse ta kufizojme veten tek investimet evropiane, kur mund tu hapim deren dhe evropianeve dhe amerikaneve dhe japonezeve etj etj.

    Se pesti, cfare mallrash kujton ti se mund te marrim pa dogane nga BE, qe nuk mund ta marresh disa here me lire nga shtete te tjera? TV? Lavatrive? Hekur ? Cimento? Cfare? Veshmbathje? Teknologji ? Arme? Preshe Greqie apo kastraveca Italie ? Vete BE po i importon nga Kina, madje aq problem ka krijuar importi nga Kina saqe BE ka vene kuota ne importet e saj!

    Se pesti, politika e jashtme do te jete ajo e BE, Shqiperine asqe do ta veri kush ne refene...Nese sot i ke hapur dyert dhe i fut Greket pa viza ne Shqiperi per 90 dite, kur te behesh pjese e BE ato dyert duhet ti heqesh fare, madje atyre grekeve tamam qe te vijne ne Shqiperi do te jesh i detyruar ne baze te rregullave te BE dhe tu hapesh shkolla ne greqisht ( jo vetem ne zonat e minoritetit , por edhe ne Vermosh)dhe tu japesh te drejten te kandidatojne per deputete e zgjedhje lokale etj etj. PERGJITHMONE! Dhe greket jane vetem nje ane e problemit...Se mund te te versulen dhe 1-2 milion turq(nese Turqia behet antare e BE) e te vijne ne "atdheun" ku luftuan dhe lane kockat stergjysherit e tyre....Kur tjetri te konsideron "vella", cfare do besh ti do i mbyllesh deren?

    Keshtu o jeter djali....Se patjeter, shqiptaret e Greqise qe do te deklarojne (sipas jush) kombesi greke na qenkan tradhetare e te shitur.....Por ju qe me futjen ne BE doni te shisni komplet shtetin me gure e me zhur , me kuc e me mac tek BE per nje cope pashaporte evropiane , cfare jeni?
    "Who is John Galt?"

  3. #93
    http://vertet.blogspot.co
    Anėtarėsuar
    15-01-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    31
    Rregjistrimi eshte nje urdher greke... se po te mos ish Berisha nuk e bente...
    Pse se beri kur ishte president? Sepse nuk ishin pjekur inetresat e Greqise dhe nuk ishte dhene urdheri.
    Pse Greqia nuk bene nje regjistrin "EUROPIAN" ne Greqi pa presione etj... ne shtetin e saj?
    Kur Greqia te beje nje regjistrim real duke vajte dhe cemrit e debuar ne tokat e tyre le te behet rregjistrimi dhe ne Shqiperi.
    Doktori i Demokracise dhe Shqiptarizmes. Une jam e Verteta.

  4. #94
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    01-12-2005
    Postime
    459
    Ok Toro se pari do te me falesh se te paskam nenvleftesuar.
    Kujtova se ish prape nje nga keto delet qe vijne kendej verdalle dhe pa pasur as idene me te vogel te dickaje fillojne e shkruajne e hapin tema kot pa ditur se c'thone. Per te te dhene nje sqarim sa me te paster per pyetjet dhe problemet qe ti shtrove mua do me duhej te hyja ne linjat e BE si dhe ne traktatin ekonomik e financiar te kesaj lidhjeje.

    Ti thua qe bashkimi europian si dhe heqja e doganave mbeshtet vetem korporatat e medhe dhe jo qytetarin. Une them qe e ke komplet gabim pasi ndihma ndaj qytetarit ndodh ne ndihmesen ndaj korporatave duke iu dhene atyre mundesine te bejne me shume investime pra te punesojne me shume qytetare ose te rrisin pagat.
    Tregu i brendshem i BE natyrisht mund te jete pak i frikshrm per shqiperine pasi jemi shume te vegjel dhe nuk do kemi shume per te thene. Kjo eshte e vertete por keto kontrata nuk jane te parividueshme. Pra shqiperia nese do mund te dale serish ne rast se ka abuzime apo gjera te tilla ndaj saj.
    Per te te dhene nje krahasim me konkret te temes per te cilen ne po flasim une po te jap shembullin e ekonomise se vogel ne shtetin shqiptar. Ose me sakt vetem Tiranen. Tirana dhe fshatrat perreth. Tirana eshte tregu dhe BE. fshatrat perreth jane aspirante per te hyre ne treg. Tani hyjne gjithe fshatrat vetem mulleti jo. Mulleti cfare do qe do te beje eshte i rrethuar nga kufinjte e BE. dmth dhe per vogelsira do ti duhej te lypte viza te paguante taksa e te bente qindera dokumenta per te shitur nje tufe majdanoz. Natyrisht qe kostot ne kete vend do te rriten dhe majdanozi i tyre do te jete me i shtrenjte se majdanozi i nje fshati tjeter qe eshte brenda ketij tregu dhe qe respekton dhe te gjithe normat etj te rritjes se majdanozit.
    Natyrisht qe BE ka rreziqe te medha. Sidomos per nje gati "ekonomi" dhe "treg" qe ne kemi krijuar. Por te mirat jane me te medha se rreziqet sidomos nqs ky proces eshte dhe kaq i ngadalte sac eshte.

    Ti ke dhene shembullin e zvicres e cila nuk ka hyre ne BE. Shume e forte sinqerisht. Pasi ke marre shtetin me nivelin me te larte te jeteses ne Europe fuqia financiare e te cileve as nuk dihet pasi ne te gjenden millionat e botes. Po flasim per nje shtet qe 74% te GDP ( deneral domestic produktion) e perfiton nga bizneset bankare. Pra pse duhet ti interesonte zvicres BE? zvicra me te vertete prodhon cokollata e ora dore sic thua ti por pikerisht keto lloj nderrmarjesh bejne ne zvicer vetem 6.4% te GDP. Por perseri e vune re dhe ata qe nuk eshte e lehte te jesh vetem ne mes te nje rrethimi dhe fillojne teani pak nga pak ti afrohen BE ( hapi i pare hyrja ne schenken). Shqiperia nuk eshte zvicra dhe nuk ka per te qene kurre. Por nese ne duam te zhvillojme turizmin atehere eshte me mire te hyjme ne BE pasi dhe fluksi turistik per shkak te shume lehtesimeve si financiare por edhe zyrtare
    ( viza, sigurimi i pushimeve, monedha e perbashket) do te ishte me i madh. Plusi psikologjik pasi njerezit ndihen akoma te sigurt te mbrojtur nga nje ligj i perbashket eshte gjithashtu shume i madh.
    Ti thua ti hapim deren gjithe botes per investime ... shume dakort. Por kush ka interes te investoje? Sigurimi financiar dhe ligjor i cdo firme brenda kufijve te europes eshte nje kursim parash dhe nje siguri e madhe per investimin gje qe e ben ate te kalkulueshem. Pra ti nuk mund te hapesh dyert per investime pa kete siguri ose njetrajtezim te normave dhe standarteve.
    Pastaj ti nuk ke treg. Shqiperia perbehet nga 3-4 mio banore. Shume shume e vogel dhe e paperfillshme per tregun ose interesat europiane. PRandaj s'jemi akoma brenda. Po te ishim 40 Mio ne do kishim hyre mbase para Greqise edhe pse gjendja politike mund te ishte e njejta. Atehere si mund te hapesh dyert per investime te huaja pa pasur treg vete dhe pa qene pjese e anetaresuar e nje tregu. Do ishim si qelize e huaj qqe heret a vone do te shtypeshim nen peshen e tregut te bashkuar europian.

    E ardhmja e shqiperise duhet te jete prodhimi agrar turizmi dhe prodhimi i energjive te pastra ( me ane te hidrocentraleve). Pra ne duhet te importojme njerez dhe besim dhe te shesim lule domate energji elektrike dhe qejf.
    Dhe per te importuar njerez apo besim ne na duhet te hyjme ne kete treg. Per te shitur domate e lule gjithashtu.

    E ke gabim me punen e politikes se jashtme apo ate te vizave per mendimin tim. Ne te vertete rregulli 90 ditor eshte nje mareveshje e shenken. Shqiperia si te thuash ka plotesuar pjesen e saj por BE nuk i vete mendja te plotesoje pjesen e vet. Do te thote qe edhe nqs. ne hyjme ne BE grekerit ne fjale perseri mund te rrine vetem 90 dite pa lajmerim ne zyrat perkatese dhe mnarrjen e nje lejeje qendrimi te cilen ti mund edhe ta refuzosh ne rast se ky njeri do rrij i papune apo arsye te tjere qe une nuk i di te ti them. Edhe ato 1-2 milione turq qe ti thua apo ata greke qe do vijen te pushtojne vendin jane vetem makthe dhe aspak reale.
    Pse punon Greqia kaq shume kunder integrimit tone ne BE nese do te ishte me mire per ta?

    Futja ne BE nuk eshte nje shitje e shtetit dhe do me falesh por ky eshte nje mendim krejtesisht i gabuar. Per te te dhene nje shembull se sa mire eshte te jesh i vetem ti mund te shohesh zhvillimin ekonomik shqiptar pas ndarjes me rusine dhe me kinen. Shtetet e tjera te lindjes me te vertete nuk u zhvilluan me ritmet e perendimit ama u zhvilluan gjithsesi. Si ne kulture qytetare dije apo dhe ekonomikisht. Gjeja me e rendesishme.
    Ti do qe shqiperia te izolohet. Ke frike. Dakort por mendime te tilla duhen peshuar me gjate dhe menduar ne shume drejtime para se te perhapesh panik ne ata qe nuk mund te arsyetojne vete.
    Une nuk kam nevoje per pashaporte europiane por per nje shqiperi europiane.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga njeriu2006 : 24-01-2006 mė 14:03

  5. #95
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Postime
    424

    “Berisha, mbaji premtimin Athinės”

    “Berisha, mbaji premtimin Athinės”

    Deputeti Tavo: Rregjistrimi sipas fesė e kombėsisė





    --------------------------------------------------------------------------------

    Artemida Ēollaku
    a.collaku@gazetashqiptare.com

    Kėrkesat e njė pjese tė pėrfaqsuesve tė minoritetit dhe kėrkesat pėr largimin e ambasadorit grek nga Shqipėria janė kthyer tashmė nė njė debat shumė mė tė gjėrė si mes pėrfaqėsuesve tė minoritetit apo edhe tė qeverisė. Vangjel Tavo, deputeti i PS dje i ėshtė drejtuar kryeministrit Berisha duke i kėrkuar qė tė mbajė premtimin nė lidhje me rregjistrimin e popullėsisė sipas kombėsisė dhe fesė. “I’a ke premtuar qeverisė greke”, tha Tavo dje. Ai i ka kėrkuar mė pas pėrfaqėsuesve tė PBDNJ qė tė proponcohen publikisht pėr deklaratėn e bėrė nga Papulias nė lidhje me minoritetin grek. Gjatė njė konference pėr shtyp Tavo tha: nė takim ishin edhe Ministri i Punės, Kosta Barka, kryetari i PBDNJ-sė, Vangjel Dule, Prefekti i Gjirokastrės, Thoma Mico, Spiro Ksera si dhe kreu i OMONIA-s, Jani Jani. “Tė shprehin qėndrimin e tyre lidhur me deklaratėn e bėrė nga Presidenti grek Karolos Papulias”.

    Pėrgjigjia e Barkės
    Pėrgjigjia dje i ka ardhur nga ministri i Punės Kosta Barka por edhe sekretari i pėrgjithshėm i PBDNJ Leonard Solis. Barka duke komentuar kėrkesat e fundit pėr largimin e ambasadorit grek nga Shqipėria, deklaroi se e shikonte tė pavėnd kėtė kėrkesė dhe se pėr qėndrimin ose jo tė ambasadorit ishte ministria e Jashtme e Greqisė ajo qė vendos. “Unė mendoj se duhet tė jemi tė kujdesshėm nė pozicionin tonė”. Duke e anashkaluar ēėshtjen e deklaratės sė bėrė nga Presidenti grek Papulias, Barka ka komentuar debatin e ditėve tė fundit tė shkaktuar nga promemoria e nėnshkruar nga 70 qytetarė tė minoritetit grek, nė tė cilin kėrkohej largimin nga Shqipėria tė ambasadorit tė shtetit grek nė vendin tonė, Pantelis Karkabasis. “Qėndrimi i ambasadorit ėshtė ēėshtje e Ministrisė sė Jashtme greke dhe nė kėto ēėshtje nuk duhet tė pėrshihen pėrfaqėsues tė Kuvendit”, - u shpreh ministri Barka.

    Solis
    Sekretari i Pėrgjithshėm i Partisė Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut, Leonard Solis ka hedhur poshtė idenė se minoriteti grek nė jug tė vendit ėshtė i pėrēarė. Ndėrkohė, Solis ka komentuar edhe kėrkesėn e bėrė nga njė grup minoritarėsh pėr shkarkimin nga detyra tė ambasadorit grek nė Shqipėri, Karkabasis duke e cilėsuar si qesharake. “Konflikti qė ndodh qoftė edhe pėr njė vijė uji ashtu siē ka ndodhur nė rastin mė tė thjesht, mund tė futen nė sherr dy fshatarė e mė e shumta dy fshatra”, - tha Solis. Ai ka hedhur poshtė ēdo tentativė pėr ta pėrshkallėzuar ngjarjen e Nepravishtės nė tė gjithė minoritetin grek. “Nuk ka ndodhur asgjė nė minoritet. Ai ėshtė i qetė, kėrkon tė drejta e tij brenda ligjit shqiptar”, - tha Solis. Sipas tij, partia Socialiste po abuzon me ngjarjen e ndodhur nė Nepravishtė. “Me Nepravishtėn po abuzohet dhe opozita e sotme, po vepron njėlloj si opozita e dikurshme me problemin e 9 janarit”, - tha Solis. Ndėrsa e cilėson qesharake kėrkesėn e bėrė nga njė grup minoritarėsh grekė pėr shkarkimin e ambasadorit grek nė Shqipėri, Karkabasis, Solis nėnvizon: “figura e ambasadorit nuk ėshtė njė figurė dosido dhe kėrkesa pėr largimin e tij ėshtė bėrė sikur tė jetė njė kryetar komune”. “Ai ėshtė diplomat karriere i vendosur nga Greqi dhe ai ėshtė figura e Greqisė nė vendin tonė”.

    Deklarata
    Ditėn e diel Presidenti i Greqisė, Karolos Papulias deklaroi se anėtarėsimi i Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian, kalon pėrmes tė drejtave tė lirive tė minoritetit grek nė vendin tonė. Ai u bėri thirrje minoritarėve qė tė jenė tė bashkuar dhe tė kėrkojnė paqėsisht tė drejtat e tyre.

    Kėrkesa
    I zgjedhuri nga minoriteti grek, Vangjel Tavo ka kėrkuar qė qeveria dhe Kryeministri Sali Berisha tė mbajnė premtimin e dhėnė Presidentit Papulias, se regjistrimi i popullsisė do tė bėhet nė bazė tė kombėsisė dhe pėrkatėsisė fetare. “Maxhoranca e sotme tė zbatojė konventėn e nėnshkruar me Athinėn pėr regjistrimin e popullsisė”, - u shpreh Tavo.
    E drejta vonon, por nuk harron!

  6. #96
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Me duket se ketu po ngaterroni termat:

    1- Rregjistrim i popullsise

    2- Rregjister i popullsise



    ----------------------------

    1- Rregjistrimi i popullsise behet vetem per statistika (sic eshte bere ne vitin 2001).Rregjistrimi behet duke pranuar te dhenat qe japin qytetatret, ku midis te tjerave do jete feja dhe kombesia. Keto te dhena i merr dhe i perpunon INSTA-ti, qe me vone i publikon.

    NORMALISHT NE SHQIPERI JETOJNE PERAFERSISHT 0,12% MINORITARE GREK.
    INSTA-ti kete do publikoj. Tani edhe po u ngaterruan ata te INSTA-it dhe ne vend te 0,12% nxorren 0,006 % grek, nuk behet nami. Tek e fundit edhe na falet se vend ne tranzicion jemi ( Ne nuk arrime te bejme dot listat e zgjedhesve jo me tju rendim katunareve grek nga pas).


    NJE GJE ESHTE E SIGURTE.
    NUK KA RREGJISTRIM TE POPULLSISE, PARA SE TE ZGJIDHET PRESIDENTI d.m.th. PARA VERES 2007.
    ME PAS EDHE PO NUK DOLEN GREKET NGA QEVERIA, DO I NXJERRIM NE

    -----------------------------------

    2. RREGJISTRI I POPULLSISE ESHTE RREGJISTRI I GJENDJES CIVILE.
    AI BEHET MBI BAZE TE DOKUMENTAVE QE PERSONI I INTERESUAR DUHET TE PARAQESE, JO NE BAZE TE TE DHENAVE QE AI JEP.

  7. #97
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Citim Postuar mė parė nga Antimafia
    NJE GJE ESHTE E SIGURTE.
    NUK KA RREGJISTRIM TE POPULLSISE, PARA SE TE ZGJIDHET PRESIDENTI d.m.th. PARA VERES 2007.

    Mos e ngatėrro Presidentin,me pislliqet e juaja dhe tė Vangjel-aqit....

    Pazarllėqet qė kishit bėrė nė fushatė jua nxorri nė pah (e tashmė ju kėrkon dhe llogari) ai lafaraku,Vangjellua.


    ME PAS EDHE PO NUK DOLEN GREKET NGA QEVERIA, DO I NXJERRIM NE
    Po ju e keni brėnda ore derėzi...dmth i keni pėrfshirė nė atė soj "kualicioni" tuaj...


    Ps.Shko pi ēajin shko.....se tu ftoh
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga miko : 08-02-2006 mė 20:23 Arsyeja: ortografike
    .........................

  8. #98
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Nuk ka pėrse ta fshehim fenė - Shkruan : Bashkim Kopliku



    Nuk ka pėrse ta fshehim fenė


    Shkruan : Bashkim Kopliku

    Filluan prapė zėrat e snobėve anti-myslimanė, qė gjetėn rast pėr tu “shqetėsuar” se pėrse kemi mbetur anėtarė tė OKI (Organizata e Konferencės Islamike): ministri spanjoll i paska turpėruar, kur i kėrkoi Shqipėrisė tė ndėrhyjė tek vendet islamike. Shteti shqiptar ėshtė laik, me kuptimin qė i respekton tė tre fetė qė kanė shtetasit e tij, por kjo nuk do tė thotė se ėshtė kundėr fesė, siē ishte shteti komunist. Ne shqiptarėt, nė njė farė mėnyre, kemi qenė bashkėpunėtorė nė shtypjen e fesė: shumica jonė ka marrė pjesė, me hir e me pa hir, nė prishjen e kishave dhe xhamiave gjatė viteve 1967-1980, e prandaj duhet tė respektojmė fetė, e tė jemi tė kujdesshėm ndaj tyre, disa herė mė shumė se popujt e tjerė tė Evropės—duhet t’i njohim tė metat tona, qė tė mund t’i shėrojmė.
    Shqipėria ka 67,7 % muhamedanė, 21,5% ortodoksė dhe 10,8 % katolikė, shkruan Teki Selenica nė “manualin e tij statistikor” me titull “Shqipėria mė 1927”, njė vepėr qė tė mahnitė me saktėsinė dhe shumėllojshmėrinė e tė dhėnave, nė njė kohė kur nuk kishte fare Institut Statistikash! Nejse, e zgjatėm pėr tė thėnė se burimi ėshtė shumė i besueshėm. Natyrisht, kėto pėrqindje mund tė kenė ndryshuar, sepse njė grup popullsie mund tė ketė pasur rritje mė tė madhe se grupi tjetėr etj., por fakti mbetet: ne jemi njė vend me shumicė myslimane. Nuk do tė hyjmė nė faktin se myslimanėt tanė, janė tė ndryshėm nga ata tė Iranit, apo se nė Shqipėri, si rezultat edhe i luftės komuniste intensive kundėr fesė, ka shumė ateistė etj., meqė kėto nuk ndėrrojnė kryesoren: Shqipėria ėshtė njė vend me shumicė myslimane, siē ėshtė Italia, njė vend me shumicė katolike—e kjo pak na pengon tė jemi miq pėr kokė. Ky ėshtė sė paku njė fakt, i cili as nuk fshihet dot, dhe as nuk ka pėrse tė fshihet.
    Ne jemi pėr lirinė e shprehjes, secili mund tė karrikaturizojė ē’tė dojė, ne dėnojmė veprimet e irrituara tė manifestuesve “myslimanė”, por ndėrkohė, pėrpiqemi tė gjejmė kush i shtynė nė kėto veprime tė gabuara. Tė gjithė analizat tona, tregojnė me gisht, tipat Bin Laden me shokė, qendrat e terrorizmit ndėrkombėtar, qė do tė instrumentalizojė ndjenjat fetare, nė pėrpjekjet e tij mizerabėl kundėr lirisė, kundėr demokracisė. Nuk gjejmė asnjė arsye, dhe asnjė forcė tė akuzojmė fenė, apo fetarėt muhamedanė. Edhe nazizmi, vishesh me pektin e popullit gjerman, fashizmi me atė italian edhe Stalinizmi vishesh me pektin e proletarėve, por ata u bėnė dėmin mė tė madh po atyre qė u kishin grabitur pektat: gjermanėve, italianėve dhe proletarėve. Po kėshtu, edhe terrorizmi “islamik”, po i bėn dėmin mė tė madh popujve islamikė. Pra, ne shqiptarėt, sė bashku me vendet perėndimore, duhet tė kontribuojmė pėr sqarimin dhe qetėsimin e gjėrave, qoftė edhe duke pranuar ndėrmjetėsimin nė qeveritė e vendeve anėtare tė OKI, megjithėse ne na duket se influenca jonė nė atė organizatė ėshtė tepėr e vogėl, dhe kėrkesa e ministrit spanjoll, sė paku ashtu siē u tha, tregon njė mungesė njohje nga ai, ose nga stafi i tij: ne nuk na e varin as vendet e OKI—edhe njė herė, tė jemi realistė e mos tė fryhemi kot!
    Shqipėria synon tė hyjė nė Evropė, pa gėnjeshtra mbi pėrbėrjen fetare tė saj, dhe as ia ka kėrkuar kush ta bėjė njė gjė tė tillė. Janė vetėm disa snobė mediokėr, qė kanė ngushtėsi njohje pėr botėn qė na rrethon, qė u ka mbetur ora nė vitet e inkuizicionit, kur dėnohej, me djegie nė turrėn e druve, mos pranimi i fesė katolike—jo nė Mesjetė, zotėrinj analistė, por deri nė shkeullin e XVII-tė! Bota ka ndryshuar: liria e fesė ėshtė e saksionuar me akte kombėtare dhe ndėrkombėtare, dhe shtetet e Evropės, institucionet e krishtera dhe civilizimi i krishterė evropian, janė krijuesit e kėtyre akteve—dhe ata nuk janė hipokritė, siē i akuzojnė anti-myslimanėt tanė snobė. Derisa nė Shqipėri, tė gjithė forcat intelektuale, politikanėt dhe fetarėt shqiptarė, pėrpiqen tė mbajnė njė harmoni ndėrfetare, merreni me mend se sa fish mė tepėr merren intelektualėt, politikanėt e fetarėt evropianė, me mbajtjen e kėsaj harmonie fetare! Nuk ka asnjė pikė ku ne, njė vend i prapambetur i Evropės, t’ia kalojmė asaj nė qėndrimet demokratike—mos tė fryhemi kot. Natyrisht, pyll pa derra nuk ka: edhe nė Evropė ka ekstremistė anti-myslimanė, siē ka edhe nė Shqipėri, dhe edhe nė Evropė ka anti-kristianė etj. Por ata, kudo ku janė, mbeten “derra”, dhe janė njė pakicė.
    Hyrja nė OKI, mund tė diskutohet nga ana diplomatike, e shpenzimit tė fondeve tė shtetit etj., e alokimit tė burimeve njerėzore e financiare, por nė asnjė mėnyrė nė sferėn “anti-myslimane”, apo “anti-kristiane”. Nė kėtė organizatė bėn pjesė edhe Turqia, dhe edhe shumė shtete me shumicė myslimane, si Egjipti, Algjeria etj., qė kanė dhėnė qindra e mijra jetė nga djemtė e bijat e veta, nė luftėn kundėr terrorizmit, kundėr ekstremizmave qė vishen me pektin mysliman, por qė pak kanė tė bėjnė me tė—pra janė shumė mė anti-terroristė se jemi ne. Qenia e Shqipėrisė anėtare e kėsaj organizate, OKI, qe njė pėrpjekje e Shqipėrisė post komuniste pėr t’u hapur ndaj botės, pas njė izolimi komunist 50 vjeēar, dhe nuk ka brenda saj, asnjė tendencė anti-perėndimore, apo anti-kristiane, pėrkundrazi.
    Ėshtė pėr tu admiruar qė nuk ka demonstrime kundėr fesė sė shumicės sė vendeve ku janė botuar karikaturat e Muhametit me bombė nė kokė (si kamikaze), megjithėse demonstruesit janė tė gabuar. P.sh., nuk ka reagime tip: njė karikaturė e Krishtit, duke i vėnė zjarrin turrės me dru ku digjet Xhordano Bruon. Jo, tė tilla nuk ka, dhe ia vlenė tė vlerėsohet toleranca fetare, respekti i kėtyre demonstruesve tė irrituar, pėr fetė e tjera—snobėt tanė duhet tė mėsojnė nga ata, e mos tė ngatėrrojnė varfėrinė, mungesė e civilizimit tė tyre, me fenė: do bėnin mirė tė shkonin nė vendet afrikane puro tė krishtera, qė tė binden pėr kėtė. Dikush i quan demonsturesit “qėnie barbare”, fjalė qė nuk do tė na pėlqente t’i pėrdorim, ne modernėt, ne tė civilizuarit, qė nuk vimė nga koha e kolonizatorėve. Analistėt qė kanė kėtė qėndrim ekstrem, janė jokoherentė, sepse ata nuk kanė pėrdorur njė pėrcaktim tė tillė, p.sh. ndaj demonstruesve francezė, qė nuk lanė gjė pa djegur e pa thyer nė demonstratat e tyre tė viteve 1960’.
    Evropa, Perėndimi dhe e gjithė Bota, pa dallim feje, duhet tė bashkohet kundėr murtajės sė terrorizmit tė paraqitur si myslimane: ēdo qėndrim tjetėr, ėshtė njė ndihmė pėr terroristėt
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #99
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar mė parė nga Antimafia
    Me duket se ketu po ngaterroni termat:

    1- Rregjistrim i popullsise

    2- Rregjister i popullsise



    ----------------------------

    1- Rregjistrimi i popullsise behet vetem per statistika (sic eshte bere ne vitin 2001).Rregjistrimi behet duke pranuar te dhenat qe japin qytetatret, ku midis te tjerave do jete feja dhe kombesia. Keto te dhena i merr dhe i perpunon INSTA-ti, qe me vone i publikon.

    NORMALISHT NE SHQIPERI JETOJNE PERAFERSISHT 0,12% MINORITARE GREK.
    INSTA-ti kete do publikoj. Tani edhe po u ngaterruan ata te INSTA-it dhe ne vend te 0,12% nxorren 0,006 % grek, nuk behet nami. Tek e fundit edhe na falet se vend ne tranzicion jemi ( Ne nuk arrime te bejme dot listat e zgjedhesve jo me tju rendim katunareve grek nga pas).


    NJE GJE ESHTE E SIGURTE.
    NUK KA RREGJISTRIM TE POPULLSISE, PARA SE TE ZGJIDHET PRESIDENTI d.m.th. PARA VERES 2007.
    ME PAS EDHE PO NUK DOLEN GREKET NGA QEVERIA, DO I NXJERRIM NE

    -----------------------------------

    2. RREGJISTRI I POPULLSISE ESHTE RREGJISTRI I GJENDJES CIVILE.
    AI BEHET MBI BAZE TE DOKUMENTAVE QE PERSONI I INTERESUAR DUHET TE PARAQESE, JO NE BAZE TE TE DHENAVE QE AI JEP
    .
    Pajtohem me ty qe keshtu duhet te behet regjistrimi. Keshtu nuk ka mundesi qe te manipulohet me perkatesine kombetare.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #100
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Citim Postuar mė parė nga dodoni
    Pajtohem me ty qe keshtu duhet te behet regjistrimi. Keshtu nuk ka mundesi qe te manipulohet me perkatesine kombetare.
    Ti qe je ne SHBA domosdo qe do pajtohesh.... biles per ju Berisha burre i mire eshte perhere (ju i keni rruget e shtruara, keni uje ne shtepi, keni drita, nuk paguheni me 500 lek dita.... pse moj jeni me Berishen ju?)....

    Kur te jetoni ne Ballkan atehere mbase do ndroni mend, tani qe jeni ne SHBA t'ju rroje Berisha!

Faqja 10 prej 139 FillimFillim ... 891011122060110 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rreth Pėrhapjes Sė Islamit Ndėr Shqiptarėt
    Nga cobra nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 14:47
  2. Tetova - Informacione tė pėrgjithshme
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 01-10-2007, 15:16
  3. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  4. Islamizimi te shqiptaret!
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 17:38
  5. Islamizimi te shqiptarėt
    Nga Agron Jozef Mje nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-03-2004, 05:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •