Close
Faqja 7 prej 34 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 340
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga Henri
    The Saddest Music in the World e pashe ne Fest e Filmit ketu 3 vjet me pare. Gjysma e salles doli duke qeshur, gjysma tjeter tejet e shushatur...

    Ngjarjet zhvillohen ne nje humbetire ne Kanada - Winnipeg, dicka tejet surreale per periudhen ne fjale. Realizimi bardhe e zi shume i bukur. Guy Maddin eshte nje nga me kontroversialet e kinemase Kanadeze.
    Sikur ta dija qe do ta kishe parë! Pasi pashe filmin, "germova" ne internet dhe konstatova qe filmi kish dale tashme ne Kanada dhe USA dy-tre vite më pare. Ketu ne France ka dale veçse prej dy-tre javesh.

    Ti e di qe une nuk kam asnje problem me kinemane kontraversale, perkundrazi, jam tejet i terhequr per nga filmat novatorë (sidomos per nga stili), dhe "The saddest music in the world" eshte tejet inventiv per nga forma. Por filmi më merziti, nuk arrija te interesohesha per ate qe shikoja. Problemi eshte se ne disa momente (kurrsesi gjithe filmi !), ky i fundit merrte forma pak si video-clip, dhe une e urrej nje gje te tille (kinematografia eshte krejt tjeter gjë nga video-arti, nga video clip-i, besoj jemi dakort ). Por e pranoj qe eshte nje eksperience e veçante filmike.


    Citim Postuar më parë nga Henri
    Mezi po pres te shoh In The Mood for Love, ndoshta javes tjeter. Megjithate Chungking Express dhe 2046 jane aq te arrire sa kam nje parandjenje qe nuk do zhgenjehem nga In The Mood for Love.
    "Chunging Express" eshte film brilant. "2046" eshte magjik. "In the mood for love" eshte i mrekullueshem. Po gjete ndonje diference midis ketyre tre mbiemrave,... e fortë je !



    Citim Postuar më parë nga Henri
    Po me terheqin me teper filmat aziatike keto kohe. OldBoy nga Chan-wook Park ishte nje nga keta filma qe e ben Hostel te Tarantinos te duket amator - megjithese edhe pa pare Old Boy nuk me pelqeu fare Hostel, komplet humbje kohe. Hostel fillimin e kishte premtues, po pastaj humbi ne labirinthin e te qenit brenda karakterit te horrorit amerikan.
    Ndonje liste me filma aziatike do te ishte shume e mirepritur nga une
    Nuk shkova ta shikoj "Hostel" sepse shtypi, te cilit i bëj besë, thoshte ekzaktesisht kete qe shpreh dhe ti.
    "Old boy" eshte film i mire, edhe pse jo pak "hollywoodian" per nga stili (montazh i shpejte, muzike, zhurmë...).

    Sa per filma te tjere cilesore aziatike (aktualë), do te keshilloja disa filma te Kim Ki Duk; kam shkrujt per të dikur ketu : http://www.forumishqiptar.com/showpo...&postcount=130

    Mund te keshilloja edhe HHH (Hou Hsiao Hsien), por eshte disi më i veshtirë (kuptohet, JO ne skenar, perkundrazi, skenaret e filmave te tij jane te nje thjeshtesie çarmatosëse !): ke diçka ketu : http://www.forumishqiptar.com/showpo...&postcount=139

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga D&G Feminine
    Une pashe "The Libertine" me John Malkovich dhe Johnny Depp. Fillimisht isha shume kurioze te shifja John Malkovich te luante prape (nuk e kisha pare qe nga "Dangerous liasions". Filmi ishte interesant, po ndryshe nga c'e prisja. Dukej si dokumentar per nga ngjyrat dhe ndricimi, vetem me drite natyrale dhe koha gjithmone e vrenjtur ose me shi.
    "The Libertine" më kujtohet të kete dale ne fund janari ketu ku jam une (dmth, France), por nuk shkova ta shikoj. Më kujtohet se shtypi u shpreh se me gjithe prezencen e dy aktorëve si Malkovich dhe Depp (te cilët jane nga te rrallët aktorë që te me pelqejne që te dy pa masë), me gjithe perpjekjet estetike te filmit (imazhe gri dhe opake, filmim ne DV , ndriçim natyral - ashtu siç e shpjegoje dhe ti), filmi nuk arrin t'ja dalë mbanë... Keshtu qe u terhoqa dhe mendova se filmi nuk e meritonte te shkoja ta shihja (duan dhe kohe filmat, pervec deshirës...)

    D&G, ti duhet te jeshe ne Angli, se behet fjale per nje film anglez (me sakt, per nje adaptim ne kinema te nje pjese te famshme teatrale angleze te shek XVII), apo jo ?

    ciao !

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "CAPOTE" - film amerikan nga Bennet Miller

    Citim Postuar më parë nga salvatori
    Pashe mbreme Truman Capote; nga kureshtja vajta dhe e pashe.Shume i rremujshem,por interpretimi i Philip Seymor ishte brilant,teper fantastik.
    Me ne fund e pashe dhe une "CAPOTE", te vetmin nga 5 filmat konkurues per OSCAR 2005 qe nuk kisha parë ende.

    "CAPOTE" eshte filmi i parë i regjizorit Bennet Miller dhe ja vlen te thuhet qe ne fillim : film i mire.

    Filmi mban emrin e shkrimtarit te madh amerikan Truman Capote (1924-1984) por ne fakt, nuk eshte biopic (film biografik). "CAPOTE" rrefen se si shkrimatri i famshem vihet ne dijeni te vrasjes makabre te nje familjeje te tërë fermerësh ne Kansas ne vitin 1959, se si ai vihet ne kontakt me dy vrasësit e arrestuar, se si nga ky krim i tmerrshëm, pas 5 vitesh kontakte ne burg me dy vrasësit, ai arrin te shkruaje kryevepren e tij letrare dhe nje nga romanet më te famshëm te shek. XX -te (shitur ne 8 miljon kopje !!), romanin "In Cold Blood".

    Në fakt, filmi eshte nje rrefim mbi krijimin letrar, mbi shkrimtarinë. Capote e "manipulon" njërin nga vrasësit, Perry-n (me te cilin ka më shume kontakt dhe afinitet) per ti vjelur sa me shume te dhëna per romanin e tij, per pjellën e tij artistike, nderkohe qe Perry e "shfrytezon" per te zgjatur kohen e denimit kapital te dhene nga Gjykata. Megjithate, eshte Capote qe triumfon, ose me sakt, eshte krijesa (artistike) qe triumfon, pikerisht kur shkrimtari, duke dashur ti jape fund vepres se tij letrare, pas 5 vitesh investigacion, shpejton denimin kapital te dy vrasësve. Pikerisht ketu qendron dhe magjia e filmit : ai nuk merret me shpjegimin e krimit monstruoz te kryer nga vrasësit, por me "krimin"(krijimin!) artistik te shkrimtarit: lindjen e nje vepre te madhe letrare, romanit "In cold Blood", qe ishte jo vetem libri me i madh i shkruar nga Capote, por dhe libri ... i fundit i shkruar prej tij (ne moshen 35 vjeçare), nderkohe qe ai vdes gati 30 vite më vonë, ne moshen 60 vjeçare. Pra mund te thuhet qe romani ne fjale, me shume se roman mbi krimin, ishte roman mbi Krijimin (tema prustiane ne letersi).

    Dy fjalë per lojën e Philip Hoffman ne rolin e Truman Capote, fitues si aktori më i mire i çmimit OSCAR:
    Nje shprehje jona thote: "Cdo kalë i kuq, e ka nga nje huq" (dhe P. Hoffman per me teper eshte kuqs ! ). Mua me duket se ai nuk luan rolin e Capote, por më teper e imiton atë, nganjehere si ajo puna e majmunit. Kështu që nuk habitem qe Akademia e Oscar i dedikoi çmimin e aktorit më te mire. Dua te them qe, ajo Akademi i ka me sevdà te madhe perfomancat (dihet qe kinematografia americane eshte e dhënë shumë pas characters). Mu kujtua Oscar-i qe ju dha para tre vjetesh Nicole Kidman, vetëm e vetëm per hundën qe imitonte atë të Virginia Woolf tek "The Hours", nderkohe qe fare mire ai çmim mund ti jepej Julianne Moore ose Meryl Streep (në të njejtin film).
    Nejse...
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Le Passager

    Nuk ishte keq ky filmi.

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    Citim Postuar më parë nga autori
    "The saddest music in the world" eshte tejet inventiv per nga forma. Por filmi më merziti, nuk arrija te interesohesha per ate qe shikoja. Problemi eshte se ne disa momente (kurrsesi gjithe filmi !), ky i fundit merrte forma pak si video-clip, dhe une e urrej nje gje te tille (kinematografia eshte krejt tjeter gjë nga video-arti, nga video clip-i, besoj jemi dakort ). Por e pranoj qe eshte nje eksperience e veçante filmike.
    une e kam para para dy vjetesh kete-- dhe shkova te shifja rosellinin ne fakt lol se sapo e kisha pare te luante ne teater ne broadway dhe me terhoqi forca e saj ne te shprehur /aktruar-- se per e bukur eshte

    filmi mua me pelqeu-- eshte shume ndryshe nga gjithe te tjeret, mix i broadway-it me kinematografine, eksperimental..dhe po bazohej mostly ne konceptin e "biznesit" te artit ..... shume i mbushur simbolikisht me referenca politike qe ne fund te fundit qendrojne ..eshte tamam art per realitetin e artit...ne skenen nderkombetare-- lol...me pelqeu ideja qe kishin zgjedhur nje humbetire ne kanada..me teremend humor i hidhur.. dhe, definitely the movie is one of its kind that should remain so... lol


    film i hidhur ne ate sensin e thelle ironik...kete "in the mood for love." do te me pelqente ta shihja'
    Ndryshuar për herë të fundit nga Larsus : 27-03-2006 më 11:37
    TBD

  6. #66
    E gjifa Maska e Henri
    Anëtarësuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Larsus, my Larsus, edhe shijet i paskemi te ngjashme, what else?

    Ri-pashe "The Element of Crime" - kjo sa per t'ua bere per inat lol.

    Tale of two sisters nuk ishte per te lene mendte, nuk ishte fare aspak sic e prisja. As nuk e di pse e prisja te ishte me teper, ndoshta nga kopertina e DVD hehe.

    V for Vendeta e ka pare njeri?
    Perëndia nuk është mace...

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    La renaissance.


    Nuk besoj se do eshoh filmin neser mbrema ne arte,pasi jam ne nje koncert anti CPE...Kinema shikoj,por dhe pyetje bej,siç edhe te tjeret.

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga Larsus
    ...dhe shkova te shifja rosellinin ne fakt lol se sapo e kisha pare te luante ne teater ne broadway
    Isabella Rosellini eshte e bija e dy gjigandeve te kinemase: e Roberto Rossellini-t, regjizor italian, pionier i neo-realizmit italian '45-'60, dhe e te famshmes aktore suedeze Ingrit Bergman. Por ka qene dhe gruaja e David Lynch-it...(e ke mbi te gjitha aktore kryesore ne filmin e tij "Blue Velvet").

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga salvatori
    Le Passager

    Nuk ishte keq ky filmi.

    La renaissance.


    Nuk besoj se do eshoh filmin neser mbrema ne arte
    Magari... - thote italiani, do kisha shku me e pà "Le passager" por nuk shfaqet ne asnje kinema timen...

    Ah, paske pà "La renaissance" ("Rilindja"), filmin animacion bardhe e zi mbi Parisin ne 2054-ën, pak a shume i te njejtit stil me "Sin city". Nuk di po hezitova per ta parë... , duhet te jete i arritur estetikisht (vizualisht- flas nga ana teknike), po a meriton ta shikoj ... Me thuaj dy fjalë (edhe pse kam lexu pak majtas-djathtas...)

    Po perfitoj nga rasti me lajmëru qe te marten 28 mars ne darkë, kanali televiziv gjermano-francez ARTE transmeton filmin shqiptar te Gjergj Xhuvanit (bashkepunim shqiptaro-gjermano-francez) " I dashur armik " , ne ora 22.45, dhe e ritransmeton te shtunen, 1 prill, ora 16.15

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga Henri

    Tale of two sisters nuk ishte per te lene mendte, nuk ishte fare aspak sic e prisja. As nuk e di pse e prisja te ishte me teper...
    Nuk eshte keq si film : me kujtohet fare mire mizaskena e sofistikuar (pak manierizëm, gjithsesi...), por mbetet deri ne fund film elegant. Ajo qe me eshte duk interesante, eshte evitimi i horror-it, duke i mëshuar me teper terrorit psikologjik. Del kete vit (ndofta ka dale atje tek ju) filmi i dyte i regjizorit, me duket quhet "A bittersweet life" (policesk). Te shohim...

Faqja 7 prej 34 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkëputur nga ditari im) "Na ishte njëherë... Otranto '97"
    Nga Auloni në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Një Adoleshenti
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •