Close
Faqja 8 prej 34 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 340
  1. #71
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga Henri

    V for Vendeta e ka pare njeri?
    Henro, meqe qeke marros mbas "Vendetta"-s, qé ku e ke nje teme, e hap njoni k'tu ke forumi: http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=64022

    udhuuu

  2. #72
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Renaissance e Christian Volckman,fillonte jo si nje mburoje nga energjia artistike qe mundohen te nxjerrin regjizoret qe "prodhojne" filma pa e ditur se per çfare arsyeje...vete mesazhi Bukuri,Shendet,Jetegjatesi,mund te perktheje humbjen e kohes qe behet ne kinema dhe ne jeten e perditshme.Zevendesimi i Barazise,Lirise dhe Vellazerise,i dale nga revolucioni i famshem francez,krijon nje kohe te turbullt...embrione qe zhdukin fuqine filozofike sepse gjithçka duhet te kete nje model estetik te forte,nje lloj mjeshterie qe percjell nevoja per te qene sa me shpesh ne kontakt me evolucionin teknik dhe metaforik te super-qyteteve.
    Pastaj,Parisi,i pare me kurajo ne vitin 2054,jo si shpesh here e shohim,te ngurte,te vjeteruar,te kapshem nga kembet...por me nje lekure tjeter urbanistike,me nje shesh perballe Notre Dame,qe injoron epoken e gurit dhe rrit madheshtine krijuese te inxhenjereve qe nuk marrin pjese ne manifestime anti CPE,por krijojne dhe tymosin ne studjot e ndriçuara.
    Mund te shikohet nje i tille film.

    ......

    Kurse filmi i Eric Caravaca Le Passager,nje tjeter film qe me afroi tek dera e kinemase edhe pse kete rradhe i shoqeruar nga nje perkujdesje aspak indiferente,perveç deshires per te prekur dhe pare nje kinema te thjeshte,pa konture artistikisht te sofistikuara,nje film i rrenqethshem,me nje drame te shpejte dhe teper fisnike.Ne Marseille ndodhej trupa.

    Rreshqitja eshte e paevitueshme,nganjehere hyj per te ngritur,por pesha e rende e iper tensionit oungklentine,nuk pershtatet me syte e mi qe verbojne ngjyren perballe se ciles shikoj te kaluaren.
    Ndryshuar për herë të fundit nga peoples : 28-03-2006 më 12:10

  3. #73
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Fun with Dick and Jane" -film amerikan nga Dean Parisot

    Uf, me ne fund nje film me qesh, por... i mirë amà!

    Personalisht, komeditë me duken gjinia më e veshtire ne kinema: shumica e filmave me qesh, më së shumti te bejnë me qà për nga budallallëku i tyre. Por komedia e fundit e te famshmit Jim Carrey eshte vertete e bukur !

    "Fun with Dick and Jane", ka ne qender Dick, rolin e te cilit e luan pra Jim Carrey i cili nje dite te bukur emerohet zv. president i nje kompanie te fuqishme. E shoqja (Tea Leoni), menjehere jep doreheqjen nga puna e saj : la vita é bella !
    Por endrra e tyre nuk zgjat shume: pak ore pas emerimit te tij, kompania ne fjalë falimenton : per Dick dhe Jane ky eshte fundi i american dream.
    Te revoltuar, çifti vendos te mos rrije duar kryq, dhe ketu fillon odisea e filmit, ne formen e humorit burlesk.

    Nje satirë e arrirë, me batuta klas, me ritëm te mrekullueshëm, skenar me tru, me në qender nje çift alla "Bonnie and Clyde" rrethuar nga nje botë ku mungesa e moralit i detyrojne te bëjnë "boks" per te mbijetuar : transformimi moral dhe fizik i Jim Carrey-t eshte... magjik !

    Gjë e rrallë per nje komedi, per me teper hollywoodiane !

    web site: http://www.sonypictures.com/movies/funwithdickandjane/

    (titulli i filmit ne France: "Braqueurs amateurs - Hajdutë amatorë)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e nimf
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Interzone
    Postime
    253
    Meqe jemi te komedite...i ke pare filmat e Tod Solondz? Une kisha pare 'welcome to the doll house' dhe 'storytelling' por 'happiness' e pashe vetem para nja 2 diteve. 'Happiness'- American sexuality at its worst. Me pelqen Solondz...plot satire dhe origjinal (e ben american beaty te duket nje kopje).
    Tjeter kam pare: 'me and you and everyone we know' (i dare to say i liked it, 'the ballad of jack and rose', 'nje film mbi Bukowskin me Ornela Muttin, kaq me kujtohen.
    Henri...me behet qejfi qe ke pare naked lunch. Nese ke mundesi degjo edhe dokumentarin qe e shoqeron filmin. Pas dokumentarit kuptova qe Cronenberg eshte gjeni
    pershendetje.

  5. #75
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga nimf
    Meqe jemi te komedite...i ke pare filmat e Tod Solondz? Une kisha pare 'welcome to the doll house' dhe 'storytelling' por 'happiness' e pashe vetem para nja 2 diteve. 'Happiness'- American sexuality at its worst. Me pelqen Solondz...plot satire dhe origjinal (e ben american beaty te duket nje kopje).
    Tjeter kam pare: 'me and you and everyone we know' (i dare to say i liked it, 'the ballad of jack and rose', 'nje film mbi Bukowskin me Ornela Muttin, kaq me kujtohen.
    Henri...me behet qejfi qe ke pare naked lunch. Nese ke mundesi degjo edhe dokumentarin qe e shoqeron filmin. Pas dokumentarit kuptova qe Cronenberg eshte gjeni
    pershendetje.
    Ooooo Nimfiiiii, me ne fund !!!

    Nimfo, do te them diçka qe do te habisi: e di ti qe nuk kam pare asnje film, deri me sot, te Tod Solondz-it, edhe pse jam verberisht i sigurt qe eshte ndofta nje nga 3-4 më të talentuarit regjizore aktualë ne USA??? Hajde merre vesh se s'i më jane ngatarru këmbët dhe nuk kam arrit ti kap filmat e tij kur kane dalë (me kujtohet SHUME mire qe i fundit i tij, "Palindromes", nuk erdhi ne "katundin" tim, pra s'kam shume faj...; "Palindromes" e ka pare "peoples" qe jeton ne Paris (tani ai shkruan me pseudonimin "Salvatori").

    Ajo qe me ka bere pershtypje ne lidhje me 5 filmat e Tod Solondz-it (pesë filma ka bere gjithesej ai) eshte fakti qe nje shoku im francez qe eshte tmerresisht cinefil, e kish vendosur "Palindromes" ne vend te dyte, ne TOP10 e tij te filmave te 2005-es ! (dhe te siguroj qe ai shikon 3-4 filma te rinj qe dalin çdo jave...qe i bie rreth 150 filma te rinj ne vit !)

    Shkurt, nuk dua t'a zbuloj nje regjizor te tille (qe e enderroj) nepermjet shikimit te filmave te tij ne DVD... Dua te shikoj, te pakten si fillim, nje film te tij ne kinema.

    Paske pare 'me and you and everyone we know' : te kujtohet qe e kam pas komentu tek filmat e fest. te Kanës 2005. Nuk eshte film i keq, edhe mua me pelqeu asokohe..., por i njejti problem me filmat indipendente amerikanë: nuk arrijne te tejkalojne nje far "status quo"-je, nje fare niveli midis mesatares dhe shume te mirit...

    O Nimfo, po sigurisht qe Cronenberg-u eshte gjeni ! Ka njeri ne bote pervec tij qe te adaptoje ne kinema nje shkrimtar kaq te pa-adaptueshem siç eshte William Burroughs ?? Duhet te jesh i çmendur me bo nje gje te tille. PO Cronenberg-u eshte i lujt menç, kjo dihet !! lol

    O ju te Amerikave Veriore (dmth e kam edhe me Henrin): beni nje perpjekje te shikon "Last days" dhe "Gery" te Gus Van Sant-it (GVS). Eshte pa dyshim, regjizori më ne ngjitje ne USA, talenti i tij eshte ... nuk gjej llaf me thene !! Nese Lynch, ne nje fare menyre i ka thene pothuaj te gjitha ç'kish me thënë, do habiteni sa gjithe e më larg vazhdon te shkoje GVS . Por problem mbetet fakti se te dy filmat etij te fundit, "Last days" dhe "Gerry", humbin 20-30% te vleres se tyre po te shihen ne DVD... : per kete te jeni te sigurta !

    Dhe nje gje te fundit: ho pra Nimfo, a e pé gjë "The New World" te Terrence Malick ? Me siguri, nuk eshte më në kinema, aty tek ty.... Dhe te them sinqerisht, është masakër te shikosh nje film te tillë ne DVD... Per kete, mund te marresh edhe konfirmimin nga "peoples" (Salvatori) qe po ashtu e ka pare ne kinema. Personalisht e kam pare dy here, dhe javen qe vjen do shkoj ta shikoj per te treten here (meqe eshte java e fundit qe ai shfaqet ne ekranet e ciné-së ketu...). Sinqerisht nuk ngopem me ate film, dhe eshte padyshim gjeja me e bukur qe kam pare qe prej 4-5 vitesh... . Ajo qe eshte interesante eshte fakti qe filmi ka qene nje deshtim i plote komercial ne USA, por deri diku edhe ne Europë: duke qene se eshte film qe ka kushtuar gati 30 miljon $ (jo shume shume shtrenjte, por dhe jo shume lirë), Malick ishte i detyruar ta shfaqte neper kinemate e medha. Por njerezia prisnin nje film me aksion, nderkohe qe "The New World" eshte poezi e gjallë (Malick, zaten, eshte i fundit nga poetët ende gjallë, te tjerët kane vdekur pothuaj te gjithe... Fellini, Kurosawa, Tarkovski...). Keshtu qe turmat dolen te zhgenjyera nga filmi.
    Ajo qe eshte interesante eshte fakti qe, per nje film te tille, e kuptoj shume mire dikë që do më thoshte: "E urrej kete film" po dikë qe do më thoshte : "ç'ka, jo keq si film" nuk do arrija ta kuptoja: "The New world" eshte nga ata filma qe ose adhurohet, ose urrehet (kuptohet, luan disi dhe fakti qe duhet me qene pak i pergatit kur shikon nje film te tille, pra eshte mire te kesh pare ndonje nga tre filmat e tij te pare: "Badlands", ose "Days of heaven" (master piece !!!) ose "The thin red line" per te patur nje ide mbi menyren e rrefimit te filmave te rij (dhe ajo qe eshte me e bukura eshte se Malick, pikerisht, NUK ka narracion, nuk "rrefen" )

    'the ballad of jack and rose' e pata pare vjet ne nje festival filmi ketu, dhe filmi doli kete vit neper kinema. Tipik lloji i asaj kinematograie amerikane pseudo- inteligjente qe hiqet si anti-hollywoodjane nderkohe qe eshte më blozë se vete filmat hollywoodjane. Më bejne nevrik k'to lloj filmash mua, qafsha nonën

    Ke ndonje Tod Solondz andej ? Atë po ! Na hidh ndonje dvd te tij ketej (bej shaka !! dua mbi te gjitha te shikoj në kinema ndonje nga 5 filmat e tij, me rastin e ndonje retrospektive (behen shpesh retrospektiva ketu...; po andejëza ??)

    pershendetje !

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e nimf
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Interzone
    Postime
    253
    Nuk e kam pare akoma 'the new world'...kam frike nuk shfaqet me ne kinema. Kam nja 2 kinema afer ku shkoj dhe ne keto nuk shfaqet. Zakonisht pertoj te largohem me shume se 15 milje nga shpia (s'kam pse shumicen e kohes.)
    'the ballad of jack and rose' nuk e komentova se nuk me la ndonje pershtypje. E pashe vetem per Daniel Day-Lewis.
    Oh, kam pare edhe 'the sweet hereafter'...mezi e shtyva.
    Ketej nuk behen retrospektiva fatkeqesisht.
    Ika...pershendetje.

  7. #77
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga nimf
    Oh, kam pare edhe 'the sweet hereafter'...mezi e shtyva.
    ah..., çudi, palé si ke qene, se ai eshte film i mire (besoj e ke fjalën per filmin e Atom Egoyan, qe fitoi cmimin eMadh te Jurise (çmimin e dyte, si te thuash) ne Kanë, ne '99-en. Eshte nje nga filmat e mi te preferuar te viteve '90. (ketu ne France njihet me titullin "De beau lendemain")

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e nimf
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Interzone
    Postime
    253
    Per ate e kam fjalen po. Mu duk shume qaraman
    Ja vlen 'where the truth lies'?

  9. #79
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga nimf
    Ja vlen 'where the truth lies'?
    Mua me ka pas pelqy; kam pas shkrujt diçka ketu : http://www.forumishqiptar.com/showpo...2&postcount=97 hidhi nje sy ...

  10. #80
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga nimf
    Mu duk shume qaraman...
    Nimfo, eshte interesante kjo qe shkruan (gabohesh apo jo per filmin ne fjalë, eshte krejt pune tjeter) por une e kam fjalen per perdorimin e termit qaraman.

    Ne fakt, mua më duket se gjeja më e mire me komentu (interpretu) nje film, eshte ta komentosh apo cilësosh siç komentojmë dhe cilësojmë ndonjehere njerezit, qeniet njerezore, pra me te njejtët epitete !

    Ti thua qaraman: dhe na fakt, qaraman mund te jete psh nje njeri ! Prandaj me duket shume interesante perdorimi i termave te tille si film qaraman, film tangërlliks(pretecious), film i zgjuar (inteligjent), film budalla, film ekstravagant, film i sëmurë (me pelqen shume ky cilësim !), film rrenacak, film timid, film patetik, film elegant... etj etj, sepse keshtu eviton etiketimin, nganjehere ngaterrues si "film indipendent" apo "film hollywoodjan" apo "film europian" apo "film "aziatik" apo... etj etj, qe nuk shprehin gjendjen e vertete "shendetsore" dhe "fizike" te filmit.

    Hapim nje lojë te vogel: marrim shembuj filmash qe kemi pare kohet e fundit (me kusht qe te jene pare nga sa me shume anëtarë te lojës) dhe i gjejme nje epitet.
    psh. Mua m'u duk "Syriana" film inteligjent, por edhe i disi i ftohtë. Je(ni) apo s'je(ni) dakort ?

Faqja 8 prej 34 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkëputur nga ditari im) "Na ishte njëherë... Otranto '97"
    Nga Auloni në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Një Adoleshenti
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •