Sikur ta dija qe do ta kishe parë! Pasi pashe filmin, "germova" ne internet dhe konstatova qe filmi kish dale tashme ne Kanada dhe USA dy-tre vite më pare. Ketu ne France ka dale veçse prej dy-tre javesh.Postuar më parë nga Henri
Ti e di qe une nuk kam asnje problem me kinemane kontraversale, perkundrazi, jam tejet i terhequr per nga filmat novatorë (sidomos per nga stili), dhe "The saddest music in the world" eshte tejet inventiv per nga forma. Por filmi më merziti, nuk arrija te interesohesha per ate qe shikoja. Problemi eshte se ne disa momente (kurrsesi gjithe filmi !), ky i fundit merrte forma pak si video-clip, dhe une e urrej nje gje te tille (kinematografia eshte krejt tjeter gjë nga video-arti, nga video clip-i, besoj jemi dakort). Por e pranoj qe eshte nje eksperience e veçante filmike.
"Chunging Express" eshte film brilant. "2046" eshte magjik. "In the mood for love" eshte i mrekullueshem. Po gjete ndonje diference midis ketyre tre mbiemrave,... e fortë je !Postuar më parë nga Henri
![]()
Nuk shkova ta shikoj "Hostel" sepse shtypi, te cilit i bëj besë, thoshte ekzaktesisht kete qe shpreh dhe ti.Postuar më parë nga Henri
"Old boy" eshte film i mire, edhe pse jo pak "hollywoodian" per nga stili (montazh i shpejte, muzike, zhurmë...).
Sa per filma te tjere cilesore aziatike (aktualë), do te keshilloja disa filma te Kim Ki Duk; kam shkrujt per të dikur ketu : http://www.forumishqiptar.com/showpo...&postcount=130
Mund te keshilloja edhe HHH (Hou Hsiao Hsien), por eshte disi më i veshtirë (kuptohet, JO ne skenar, perkundrazi, skenaret e filmave te tij jane te nje thjeshtesie çarmatosëse !): ke diçka ketu : http://www.forumishqiptar.com/showpo...&postcount=139
Krijoni Kontakt