Close
Faqja 33 prej 34 FillimFillim ... 2331323334 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 321 deri 330 prej 340
  1. #321
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga korçar
    Hiq 15 minutat e para dhe 10 te fundit te "Zwarteboek" eshte kryeveper. Matane, tej tej tutje... Ndjell ndjenjen e diçkaje qe nuk harrohet, veper qe mund te bashkejetoje me historine e kaluar dhe me ate qe do te vije..
    ekzakt !! Nuk e marr vesh pse duheshin minutat e para dhe te fundit; nejse, eshte si semundje kjo, po me kujtohet "Sur la route de Madison" (Madison's bridge) e Eastwood-it, qe po njesoj, ka elementin "ngjarje retrospektive". Megjithate, megjithate, plani i fuuuundit fare i "Black book" eshte i forte: e ke parasysh kur heroina e filmit futet me shpejtesi ne kiboutz (koloni izraelite ne tokat palestineze) dhe ushtarët izraelitë vihen ne pozicion mbrojtjeje te kibboutz-it ?

    Me thuaj nje kuriozitet: nen ç'titull shfaqet filmi atje te ty? ketu, distributorët debilë e kane shperndare me titull ne anlisht nderkohe qe gjihte filmi ka meriten te flase veçse ne hollandisht dhe nganjehere ne gjermanisht.

  2. #322
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "COEURS" ("Zemrat") -film francez nga Alain Resnais

    Citim Postuar më parë nga korçar

    Sa per "Coeurs" o Autor nuk shkrojte. Une po i them 2 fjale : i patretshem (inbuvable, ou à peine buvable), kinema per sanatoriumet apo per qendrat ku rrjepin jeten pleqte e gjore... Seç kam nje inat kunder ketyre filmave "plakatare". Bej film se kam qejf te bej film, po bej dhe gjoja se po them diçka me vlere. Pershtypja? Kjo e fundit : njelloj sikur te kishte qene restorant me kater yje me nje "chef cuisto" me fame, shkon per te ngrene diçka te mire e te shtrenjte, me se fundi te servirin "fende". Del nga restoranti, e vetmja gje qe te la pershtypje per mire eshte se kamarierja ishte e sjellshme si dhe siperfaqja e tavolinave e lemuar dhe e shndritshme. Dhe shkon vjell diku me larg.
    "COEURS" shkova e pashe sot dhe jam dakort me ty... Une them se Resnais ishte "ngatërruar" keqazi kete rradhë... Me duket se problemi qendon tek zbrazetia e personazheve: ai eshte film me karaktere, dhe, perderisa eshte i tille, eshte llogjike qe personazhet te kene permbajtje. Nderkohe qe ata jane bosh e shkuar boshit ! Pra, per t'ju bashkengjitur krahasimit tend me restorantin me 4 yje, i bie qe pjatat te ishin ose bosh, ose siç thua ti, me "fende". Por mua me duket se me se shumti ishin bosh, pra nga ato restorante tipike te viteve '80 (qe quhej "nouvelle cuisine") ku te vinin në pjatë nje si zbukurim gjetheje bari, dhe ne mes nje patate te prere me nje forme super te jashtezakonshme dhe ... kaq ! Me nje çmim katastrofik (kuptihet !)

    Mbeta dhe une i zhgenjyer, ne fakt...
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  3. #323
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Edhe ketej Blackbook e kane nxjerre, te pakten ne pjesen jugore se ne pjesen veriore duke qene se flasin hollandisht dhe se Verhoeven eshte me i njohur e kane nxjerre me titullin Zwarteboek. Po nejse, faktikisht nuk ka shume rendesi besoj sepse Verhoeven dihet qe eshte Amerikan te pakten ne kinematografi. Besoj se titulli ne anglisht do nxite dhe te varferin te shkoje ta shikoje, eshte strategji tregtare dhe nuk besoj se Verhoeven vete eshte "kondra"...
    Per mua filmi filloi ne momentin ku zonjusha (e mrekullueshmja Carice Van Houten) filloi te ngjyeje te verdhe "vendin e fshehte", qe prej atij çasti e ngjita te mbrapmen mire ne karrige dhe nuk leviza me deri ne fund (megjithese fillova te lekundem pak nga fundi).
    Vertet skena e fundit eshte e "bukur" por per mua Verhoeven nuk ka te "drejte" te beje pergjithisime te tilla sepse per mua eshte nje kineast provokues. Morali nuk i ka lezet.
    Per mua skena e fundit e filmit duhet te kishte qene ne israel (siç edhe eshte), nje çift duke bere "gili gili", alarmi buçet, burri ngrihet me shpejtesi, , gruaja e shikon shtrember dhe ngrihet me tangerllik dhe vishet ngadale para se femijet te arrijne ne shtepi dhe ta shikojne te çveshur... Kjo do te kishte qene Verhoeviane! Ndjenjat e mira te Verhoeven nuk i shikon njeri, s'kane ç'i duhen.
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  4. #324
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga korçar
    Besoj se titulli ne anglisht do nxite dhe te varferin te shkoje ta shikoje, eshte strategji tregtare
    ekzakt ! Por me duket budallallek, se filmi eshte mire e bukur ne hollandish, keshtu qe, te pakten ne France, ne fund te fundit do ishte me e llogjikshme te ishte perkthyer ne frengjisht, se sa ne ... anglisht !


    Citim Postuar më parë nga korçar
    Per mua filmi filloi ne momentin ku zonjusha (e mrekullueshmja Carice Van Houten) filloi te ngjyeje te verdhe "vendin e fshehte"
    haha, po aq dakort. Siç thoshte nje kritik dje, Verhoeven-i e ka nje dore tek brekët e grave, dhe nje dore tek kazani i plehrave te Historise . Ka diçka prej Brisseau tek ai, ose thene ndryshe, te dy kane diçka te perbashket (deri dhe ne surrat e shprehin lol)



    Citim Postuar më parë nga korçar
    Vertet skena e fundit eshte e "bukur" por per mua Verhoeven nuk ka te "drejte" te beje pergjithisime te tilla sepse per mua eshte nje kineast provokues. Morali nuk i ka lezet.
    .....
    Ndjenjat e mira te Verhoeven nuk i shikon njeri, s'kane ç'i duhen.
    e drejte: ne fakt, eshte e vetmja skene moralizuese, por nga ana tjeter, ka vleren e mesazhit, edhe pse mesazh i percjelle ne menyre moralizuese. Nejse , i ka shpetu... lol

  5. #325
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "THE HOST" ("Mysafiri") - film koreano-jugor nga Joon-ho Bong

    Jemi ne Seul, kryeqyteti koreano-jugor, viti 2000. Disa shkencetare amerikane te instaluar ne Kore, derdhin disa flakona lendesh kimike toksike ne lumin e qytetit gje qe mundeson formimin e nje kreature ne metal, nje monstre qe del nga thellesia e lumit. Pra filmi koreano-jugor me i suksesshem i vitit eshte nje lloj filmi fantastiko-shkencor, por me elemente realë.

    Nga ky regjizor (Joon-ho Bong) pata pare parvjet nje kryeveper: "Memories of murder" por dhe kete vit nuk u zhgenjeva. Edhe pse ne qender eshte nje moster, filmi permban edhe nje dimension komik, shume interesant duke e kthyer ate ne nje fare thriller-komedi-horror aluçinant sikunder permban edhe nje dimension interesant politik (prezenca amerikane ne Kore ??), ekologjik (aluzioni me SRASS-in), dhe kinematografik (po sikur monstra te jete imazhi i blockbuster-ve amerikane qe kane qelbur botën ??).

    web site dhe trailer: http://www.thehost.fr/
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  6. #326
    E gjifa Maska e Henri
    Anëtarësuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086

    The last king of Scotland

    Paraqitja e regjimit te Idi Amin nga kendveshtrimi i doktorit personal te tij. Interpretimi i Forest Whitaker ishte fantastik. Fundi nuk i kishte shpetuar nja dy klisheve hollivudjane, megjithate filmi me shijoi.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Perëndia nuk është mace...

  7. #327
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "TEH DEPARTED" - film amerikan nga Martin Scorsese

    E pashe dhe une me ne fund, te fundit film te Scorsese-s !

    Si te them .... ?! Pa dyshim Scorsese s'ka humbur asnje qime floku nga maestroja i filmave me mafiozë. Por a ja vlente barra qeranë te bente dhe nje më shume ? Ndofta po, ndofta jo...

    Por nje gje eshte e sigurt (per mendimin tim): THE DEPARTED eshte larg të qenit më ambiciozi, persa i perket aspektit artistik.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  8. #328
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    S'paske bere shume komente per filmin e fundit, autori.
    Mezi te dilka llafi...
    Merr guximin e thuaj :
    Me pelqeu!
    ose
    S'me pelqeu hic fare!

    Nga trembesh ti nga peoples ? ( just kidding)

    Where does a thought go when it's forgotten?

  9. #329
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga MI CORAZON
    S'paske bere shume komente per filmin e fundit, autori.
    Mezi te dilka llafi...
    Merr guximin e thuaj :
    Me pelqeu!
    ose
    S'me pelqeu hic fare!

    Nga trembesh ti nga peoples ? ( just kidding)
    Nuk trembem nga peoples se osht çun i urtë, por nga korçari (just kidding too).

    Ne fakt, Scorsese-ja i fundit edhe me pelqeu edhe nuk me pelqeu (ja qe ndodh !). Ne fakt, filmit ne vetvete s'ke ç'mund ti "kritikosh" (si te thuash). Po lexoja qe, ata qe e kane pare origjinalin ("Infernal afaires") kane ngel goxha te zhgenjyer, sepse me perjashtim te fundit te filmit, gjithshka eshte e njejte.

    Pastaj, ç'komente te besh per nje film qe mbetet ne te njejtin univers te Scorsese-s (mafiozët)? Ai pothuaj i ka thene te gjitha (persa i perket filmave me mafioze, sidomos permes "Casino" dhe "Goodfellas"). Edhe pse e pranoj qe tek ky i fundit, ndihet nje fare rinimi ne regjizurën e Scorsese-s, pra ka nje fare rinovimi.

    Shkurt, zor se do shkoj prap te shikoj filmat e tij, nese vazhdon te trajtoje te njejten teme (qe per me teper, e kam shume pak per zemer, por kjo eshte gusto personale.....)

    ciao !

  10. #330
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    e pa ndonjeri filmin e M . Gibson -- > Apocalypto ?
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

Faqja 33 prej 34 FillimFillim ... 2331323334 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkëputur nga ditari im) "Na ishte njëherë... Otranto '97"
    Nga Auloni në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Një Adoleshenti
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •