Close
Faqja 22 prej 34 FillimFillim ... 12202122232432 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 211 deri 220 prej 340
  1. #211
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga Fiori
    ...unë nuk kam njohur deri më sot një regjizor (duke i mëshuar asaj fjalës që thua ti më lart - Regjizoret nuk krijojne art), apo një artist, punimet e të cilit janë të gjitha 100% "krijim art". Nq se ata do niseshim me mendimin e krijimit të artit, atëherë në vetvete do ishin duke prodhuar.

    Arti "ndodh", nuk paramendohet, dhe kur "ndodh" ata që janë me fat, jane atje ta shijojne
    Kinematografia eshte ekonomi+art. People-s, mendoj se e ka fjalen per kete te dyten, pra pjesen artistike te regjizorit, pra ate se sa i ndershem eshte ai ne aktin e tij krijues.

    Te siguroj une se ka patur dhe biles ka ende jo pak regjizore qe pothuaj ja kane dale mbane te bjene vepra te mirefillta arti (100% art, siç e quan ti),qe ne thelb, do te thote: film pa konçesione, pra regjizorë qe nuk tolerojne ne ekzigjencat e tyre artistike, nen pretekstin: "hajt mo, te toleroj nje çike artistikisht, qe filmi ti pelqeje nje publiku qofte dhe paksa më te gjërë "-- ky eshte thelbi i te berit art kinematografik , edhe pse jam dakort dhe e pranoj qe behet fjale per nje aktivitet artistik ku ekomonima, per dreq, ka nje rol te madh - ekonomia ne kuptimin e harxheve, kostoja e filmit, rembursimi i filmit, bla bla bla).

    Po te citoj shpejt e shpejt disa emra:

    nga ata qe nuk jane me gjalle do permendja Tarkovskin, Antonionin, Cassavetes, Ozu, Pazolini, Bresson, Serguei Paradjanov e ndonje tjeter.

    Nga te gjallet (qe jane ende ne aktivitet), numerohen me kokrra, por prap se prap ka: Jean Luc Godard, Kiarostami, Bruno Dumont, Terrence Malick, Jim Jarmouch, Jia Zhang-ke, e ndonje tjeter.

    Po ta vesh ré me kujdes listen, dis syresh si Tarkovski apo Paradjanov i kane bere filmat e tyre ne epoken sovjetike (ky i dyti ka henger ca viet te mira burgu !!), dhe nuk eshte rastesi qe ata jane ne listen e më lartme: kjo konfirmon qe arti i madh, ne vlerë absolute, mund te prodhohet vetem nen shtypje, nen diktature.

    Po ashtu, tek lista e regjizoreve aktuale, ke per shembull Kiarostamin ( http://www.forumishqiptar.com/showpo...&postcount=109 ), qe i realizon filmat e tij ne Iran, nene diktaturen e shtetit më te eger islamist ne bote !

    Po ashtu ne liste ke Jia Zhang-ke, nje regjizor i ri kinez (fitues kete vit i "Luanit te Arte" ne vennecia 2006 : http://www.forumishqiptar.com/showpo...97&postcount=9 ), qe arrin gati underground t'i shperndaje filmat e tij ne bote, megjithe çensurën kineze. Po te shikosh filmat e tij "Platform" ose "The world", e kupton se ç'eshte arti pa konçesione (pa lëshime !).

    Por per te mos u treguar më katolikë se papa, jam dakort se ka edhe regjizore te tjere qe kane bere ndonjehere ndonje tolerim te rrallë (David Lynch, per shembull, pat bere "Elphant man", film i komanduar nga nje kompani e madhe hollywood-jane) edhe pse, pjesa tjeter e filmave te tij eshte e nje integriteti te rrallë artistik (eshte tjeter pune pastaj qe te gjithe filmat e tij, qe prej 20 vitesh, financohen nga Europa dhe JO nga USA , por eshte merita e tij qe ja ka arritur kesaj gjeje !!).

  2. #212
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Sot pashë "Click" me Adam Sandler. Deri diku më bëri për të qeshur në disa momente të veçanta, derisa nga fundi ishte pjesa me babin (vini re: nuk po e tregoj historine ), nuk pushoja dot së qari. U ngatërrua keq puna dmth...


    p.s. autor e kuptoj që ka regjizorë të cilët kanë arritur të krijojnë art. Por jam me atë se jo gjithçka e krijuar nga një regjizor, (sado i mirë qoftë ky), është art.

  3. #213
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119

    Thumbs up The Departed

    Ja vlen te shikohet.Eshte nga ata filma me perfundim jo dhe aq te gezueshem dhe krejt i pa parashikueshem.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  4. #214
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    scorcese duhet te kishte dal ne pension mas taxi driver

  5. #215
    E gjifa Maska e Henri
    Anëtarësuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    ja mbeshtes k'tij lart (per scorcese), sidomos tani qe ka heq edhe disclaimer

    Autor, jashte ke lene edhe Gavras nga ajo lista. Madje, po te kishte qene para "Invincible" ose para "The Pianist", une do kisha shtuar edhe Herzog dhe Polanski si te pakorruptueshem

    Eshte bere mode kjo frika gjate plakjes se mos vdesin pa Oskar ca nga keta mjeshtrat, e fillojne prodhojne - ne vend qe te krijojne. Megjithate, publiku eshte ai qe ndan shapin nga sheqeri, e nese shumica vleresojne me shume shapin, "prodhimi" i sheqerit detyrimisht bie. (Hajde qiqra ne hell, hajde!)
    Perëndia nuk është mace...

  6. #216
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    ja mbeshtes edhe un ksaj lart per polanskin - bitter moon, rosemarys baby, fearless vampire killers, nket renditje

    ps. disclaimeri ka qen i r2t

  7. #217
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    oskaret jan overrated...per 1 artist duhet te jet ofendim te shperblehet me 1 statuje floriri edhe i vale duartrokitjesh nga i tufe snobesh

  8. #218
    E gjifa Maska e Henri
    Anëtarësuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Citim Postuar më parë nga hi, ryder
    ja mbeshtes edhe un ksaj lart per polanskin - MACBETH, bitter moon, rosemarys baby, fearless vampire killers, nket renditje

    ps. disclaimeri ka qen i r2t
    M'fal per disclaimer, se po plakemi edhe ne, kurse per ndryshimin e renditjes s'te kerkoj falje hiç

    Sa per Oscars, une prandaj i bera "shqiperimin" si fjale, ngaqe jane bere bajatissimo (udhuuu autor)
    Perëndia nuk është mace...

  9. #219
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar më parë nga hi, ryder
    oskaret jan overrated...per 1 artist duhet te jet ofendim te shperblehet me 1 statuje floriri edhe i vale duartrokitjesh nga i tufe snobesh
    po tallesh ti me duket... Akoma se ke kuptu ti se edhe 'oscaret" jane pjese e aktrimit?

    ahuuuuu....

    Kur po del nje film me Sacha Baron Kohen, dini gje, se kjo me intereson me shume.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  10. #220
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    skuptova asi fjale nga postimi me lart

Faqja 22 prej 34 FillimFillim ... 12202122232432 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkëputur nga ditari im) "Na ishte njëherë... Otranto '97"
    Nga Auloni në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Një Adoleshenti
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •