Close
Faqja 21 prej 34 FillimFillim ... 11192021222331 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 210 prej 340
  1. #201
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    The Departed: Te tre aktoret kryesore jane fantastike: DiCaprio, Nicholson, Damon kane performance te jashtezakonshme.

    Gjynah qe filmi si histori nuk sjell asgje te re. Po ato budallalleqe te Scorseses, kemi 30 vjet qe i shohim, bath a bath me nje fjale, kriminelat qe vrasin shoqi-shoqin, il crimine non paga, e me the te thashe.

    Sa perqind ne mes nesh enderrojne te jene kriminela? Sa perqind enderrojne te vdesin? Sa perqind mes nesh behen vertet kriminela? Dhe sa perqind te kriminelave vrasin njeri tjetrin?

    Per fat te keq besoj se gjithe ajo mesele eshte vetem ne filmat e Scorseses qe ka bere para me ngjyrat e forta te gjakut e krismat e pistoletes. Une sinqerisht nuk emocionohem me per batutat e krimineleve. Me vinte gjynah per alamet aktoresh qe merren akoma me histori boshe.

    Scorsese ke ndonje perralle tjeter te na tregosh? Besoj se jo. Ik ne Itali e bej pushime. Une nuk kam per t'i pare me filmat e tu.

    Ah edhe e fundit. Kritika amerikane jane nje tufe me lolo, pasi shohin vetem lojen e aktoreve. Ky nuk ishte film prej A-.

    Njerez, nese s'ju pelqen filmi thuajeni troc. Fakti qe kinemaja u mbush plot nuk do te thote qe ju beni pjese ne masen e plazmuar me pop culture.

  2. #202
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Mbreme pashe ne premier filmin "The departed" .

  3. #203
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga Pasiqe
    The Departed: Po ato budallalleqe te Scorseses, kemi 30 vjet qe i shohim, bath a bath me nje fjale, kriminelat qe vrasin shoqi-shoqin, il crimine non paga, e me the te thashe.

    Sa perqind ne mes nesh enderrojne te jene kriminela? Sa perqind enderrojne te vdesin? Sa perqind mes nesh behen vertet kriminela? Dhe sa perqind te kriminelave vrasin njeri tjetrin?
    Teorikisht, jam plotesisht dakort me ty (por "praktikisht" jo, sepse ende nuk e kam pare filmin ne fjale, dhe nuk kam diskutuar KURRE per nje veper filmike pa e parë).

    Kur thua se "sa perqind ne mes nesh enderrojne te jene kriminela" etj etj, me kujton Kiarostami-n, gjeniun e kinemase iraniane (ke nje portret te tij ketu: http://www.forumishqiptar.com/showpo...&postcount=109 ), qe ne nje interviste te tij andej nga vitet '90, thoshte: "nuk e kuptoj se pse ka kaq dhune, vdekje, vrasje ne kinema, nderkohe qe jeta e perditshme eshte shume here me e qete, shume here me më pak "evenimente" (se fundja gangsterllëqet, as evenimente nuk mund ti quash !!). Dhe më kujtohet se thoshte: "Po te ishte e mbushur me evenimente te tille, ok, filma te tille do ishin te justifikuar. Por ja qe kjo nuk eshte e vertete !".

    Ajo qe eshte enigmatike eshte fakti qe pse Scorcese, ne nje moshe gati te thyer, vazhdon te beje filma me teme te tille ! Per interesa finacare sigurisht qe JO (ai ka realizuar aq filma sa te kete siguruar nje konfort material te pacënueshëm). Mbetet fakti qe kjo eshte gjinia e tij e preferuar (Scosese ka realizu me te njejten teme filma si "Mean's streets", "Good fellas", "Casino" qe jane shume te mire ne llojin e tyre !!) por po te ishte kurajoz, o tani o kurre mund te dilte nga ky regjister ! Per me teper, po lexoj qe "The Departed" qenka remake i nje filmi nga Hong-Kongu, i vitit 2004, me titull "Infernal Affairs". Tani ne fund te karrieres e là Scorsese te beje remake filmash ??? Akoma vazhdon te beje filma per kompanite e medha (WarnerbroHajde merre vesh ... ! Enigmë e vertete.

    E perseris: ende nuk e kam pare "The departed", ketu ne France del veçse me 29 nentor (diten e çlirimit ! , ndersa "The black Dahlia" del me 8 Nentor, diten e PPSH ). Por jam vertet dakort me ty dhe eshte vertet per te pyetur veten: "po ç'ka Scorsese qe vazhdon te beje filma te tille ??". Eshte dhe turp: u be 65 vjeç burri dhe vazhdon te merret me pistoleta ??

    Eshte e vertete se ai ka guxuar te dale dy-tre here nga ky regjister ("The last tentation of the Christ", "Taxi Driver") por rrallë, shume rrallë..., a thua se ka frike se mos i dalë filmi huq (pra, a thua se ka frike se mos nuk qullos gjë) dhe i kthehet shpejt e shpejt revoles (lol).

    Shkurt, ndofta Scorsese eshte regjizor i mire, por jo shume i mire (siç kam menduar edhe vete, shpesh here ...) Të paktën, jo trim (guximtar).

    Nje portret te tijin e ke ketu: http://www.forumishqiptar.com/showpo...3&postcount=42
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  4. #204
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Une nuk do te them qe eshte keshtu apo ashtu,meqenese edhe ti e paske marre vesh ne nje fare menyre se çfare filmi eshte.
    Eshte thjesht nje mjet per te vene ne levizje industrine,per te mbushur sallat.Vetem te shikosh fytyrat engjellore te "gangstereve" qe perdor,vetem e vetem per te mbajtur te gjalle sistemin e "star-it" qe aq shume ka nevoje shoqeria e sotme,qe ndjehet e privuar nga intimiteti,nga liria e mendimit dhe e shprehjes.Te shikosh filma te tille,qe do jem kurioz te lexoj kritiken,se me çfare "armesh" do e mbroje te "madhin" Scorsese,eshte me te vertete nje humbje kohe,kur shikon se sa poshte ka perfunduar nje regjizor i nje brezi te mrekullueshem,i viteve 60-70.Por,jane shtepite e prodhimit te filmave qe inkurajojne realizimin e te tille filmave.Dhe mesa kuptohet,te pakten keto tre filmat e fundit,Scorsese ia ka lejuar vetes rolin e nje ingranazhi.Mbase akoma ndokush nga ju e kujton filmin e Altman ne 92 "The player".Mesazhi ishte i forte,por asgje nuk ka ndryshuar.Shume here,kineaste te zote e guximtare kane shpartalluar rregullat ose te pakten jane perpjekur,por rregulli i financimit te nje filmi eshte me i forte.Filmi kerkon nje ivestim moral dhe ekonomik,regjizori nuk eshte autori i vetem ne kete mes,lojrat e rendesishme behen perpara se filmi te mendohet si i tille,e si pasoje lojrat nganjehere behen te rrezikshme. Shume regjizore kane pare veprat e tyre te pergjysmuara nga mos financimi,sepse prodhuesi i filmit e me pas shperndaresi i tij kishin nevoje per nje produkt qe te shitej,dhe jo per nje veper qe ka nje numer te kufizuar shikuesish.
    Ne kete gjendje qe eshte kinemaja sot,eshte me mire te shikosh here pas here filmat qe jane prodhuar ne vitet ku,deri ne nje pike,regjizori ishte i lire nga konvencionet dhe nuk standartizohej me injorancen.Sepse aty me te vertete ka tema qe edhe sot jane ne mode,por freskia e imazheve,roli i aktoreve,dekori i thjeshte pa shume komplikime,skenari,te japin nje gjendje te mire.Dhe keto filma nuk mungojne ne historine e kinemase.Ose me mire kinemaja aziatike,aty ka me te vertete nje theks me te qarte se çfare do te thote te besh kinema sot.
    Ndryshuar për herë të fundit nga peoples : 11-10-2006 më 10:23

  5. #205
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga peoples
    Une nuk do te them qe eshte keshtu apo ashtu,meqenese edhe ti e paske marre vesh ne nje fare menyre se çfare filmi eshte..
    Qarte! Te kuptoj. Une ne fakt bera thjesht nje hipoteze.

    Citim Postuar më parë nga peoples
    Eshte thjesht nje mjet per te vene ne levizje industrine,per te mbushur sallat.....Por,jane shtepite e prodhimit te filmave qe inkurajojne realizimin e te tille filmave..
    Perseri shume qarte. Por nuk di pse me intrigon fakti qe pse Scorsese, dhe pikerisht Scosese, ne ate moshe qe eshte tani, te vazhdoje nje lojë te tille, siç thua me shume te drejte. Ndaj dhe kam dyshimin qe ndofta i ka shteruar guximi artistik, pra guximi i te berit diçka tjeter nga ajo qe ai deri tani ai e ka bere ne menyre te mrekullueshme (besoj jemi dakort qe ai eshte konsideruar me te drejte si poeti i historive mafioze).


    Citim Postuar më parë nga peoples
    Ne kete gjendje qe eshte kinemaja sot, eshte me mire te shikosh here pas here filmat qe jane prodhuar ne vitet kur ,deri ne nje pike,regjizori ishte i lire nga konvencionet dhe nuk standartizohej me injorancen..
    Ti shikon shume filma, dhe mos harro se edhe sot, ke plot regjizore qe ende arrijne me shpirt nder dhëmbë te thyejne rregullat financiare, kufizimet qe jua imponojne ekonomia kinematografike. E veçanta eshte se me dy-tre perjashtime te rralla (David Lynch, Gus Van Sant, Jim Jarmouch e ndonje tjeter), shumica e tyre nuk jane amerikanë por europiane, aziatike etj (po permend kalimthi disa syresh si Jia Zhang-Ke, Michael Haneke, Hou Hsiao Hsien, Nani Moretti etj etj, per te permendur vetem disa nga më te njohurit ).

    Citim Postuar më parë nga peoples
    Ose me mire kinemaja aziatike,aty ka me te vertete nje theks me te qarte se çfare do te thote te besh kinema sot.
    Edhe nje here, plotesisht dakort. Por ndofta jo e gjithe kinemaja aziatike karakterizohet nga nje gje e tille (mos harro se ke me qindra filma japoneze me vrasje e prerje, tip manga & company). Me sakt, eshte kinemaja jug-korane ajo qe eshte vertet interesante keto vitet e fundit (ti e di kete), pikerisht sepse dallohet per nje frymë libertare (te lire), larg standartizimeve dhe kushtezimeve te tregut.

  6. #206
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Autor, mos e degjo people-n.
    Per mendimin tim, mos e degjo fare kritiken. Shko ne kinema dhe shih filmin. Shpresoj te te pelqeje . Don't worry too much, sepse ato 160 minuta do te te ikin, ne nje menyre apo ne nje tjeter , per mire apo per keq.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  7. #207
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar më parë nga autori

    Me sakt, eshte kinemaja jug-korane ajo qe eshte vertet interesante keto vitet e fundit (ti e di kete), pikerisht sepse dallohet per nje frymë libertare (te lire), larg standartizimeve dhe kushtezimeve te tregut.
    Edhe sikur te kesh te drejte ne keto qe shkruan, perseri....une per vete s'mund te shoh dot filma aziatike. Si ka mundesi qe ju terheqin fytyrat e aktoreve. Ju sikur "dejtni" koreane, japoneze e kineze perdite .
    Where does a thought go when it's forgotten?

  8. #208
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Nuk mund te kete nje sherim per kete semundje qe ka kapur kinemane.Regjizoret nuk krijojne me art,vetem prodhojne,pra jane kthyer ne mjeshtra te zanatit te tyre.Mbase per kete ka pasur te drejte Kant kur fliste per vepren e artit si nje prodhim i shpirtit te lire,pra nga nje zgjedhje e lire e individit,qe vendos arsyen si gjene me kryesore te veprimeve te tij.Pra te jesh artist nuk do te thote te jesh mjeshter,e si pasoje,mendoj se shume regjizore sot jane kthyer ne mjeshtra.
    Mbase e kaluara e Scorsese na ka dhene shume here imazhe qe kane hyre ne historine e kinemase,por nje gje e tille qendron thjesht ne histori,pasi regjizori akoma pretendon te ketezjarrin krijues ne mendje.Ai prodhon filma,pasi nuk mund t'i quaj krijime,aq me teper nje remake me yje qe paguhen per imazhin dhe jo per talentin qe kane.Pra,Scorsese,ndihmon industrine e kinemase,ndihmon qe leket te qarkulllojne neper sallat e kinemase,mban gjalle nje art qe ka veshtiresi te gjendet ose te ballafaqohet me nje merkato ku televizionet po bejne kerdine ne oferta,me filma e programe te shpifura;pra Scorsese ka merita ne kete mes.Ai,ne nje fare menyre e dashuron artin e shtate,i jep pak oksigjen duke edhe u flijuar si krijues.

  9. #209
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga MI CORAZON
    Per mendimin tim, mos e degjo fare kritiken. Shko ne kinema dhe shih filmin.
    Po une shoh qe shoh kaq filma, do shkoj ta shikoj dhe kete, më se shumti si "kuriozitet scorses-ian) por kritiken do ta lexoj me pas (jo ç'faredo kritike, por ate te ciles i besoj, si tez thuash).


    Citim Postuar më parë nga MI CORAZON
    Shpresoj te te pelqeje . Don't worry too much, sepse ato 160 minuta do te te ikin, ne nje menyre apo ne nje tjeter , per mire apo per keq.
    ok, dhe une shpresoj ta pelqej ! Nuk paragjykoj asnje film !! Por fakti per te shkuar per t'a pare s'ka lidhje shume me "humbjen" e kohes: une kinematografine e kam qejf, dhe gjithmone kam qene eklektik ne perzgjedhjen e filmave qe shoh. Scorsese eshte nje regjizor qe me intereson, ndaj dhe perpiqem te kuptoj se ç'fare do te thote ai permes filmave te tij (prej nga dhe debati yne per filmin ne fjale)

  10. #210
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    people, këtu ku jam unë do thoshin "Kush të bëri ty ekspertin"?! : )

    Filmin në fjalë (se u bë legjendë tani sikur nuk ka filma plot në kinema): nuk do e cilësoja si një nga filmat më të mirë të Scorseses, dhe as si një nga filmat më të mirë të kinematografisë në përgjithësi. Gjithsesi, nuk mund ta quaja kursesi thjesht një "prodhim"....për vetë faktin se unë nuk kam njohur deri më sot një regjizor (duke i mëshuar asaj fjalës që thua ti më lart - Regjizoret nuk krijojne art), apo një artist, punimet e të cilit janë të gjitha 100% "krijim art". Nq se ata do niseshim me mendimin e krijimit të artit, atëherë në vetvete do ishin duke prodhuar.

    Arti "ndodh", nuk paramendohet, dhe kur "ndodh" ata që janë me fat, jane atje ta shijojnë!

    Filmi në fjalë ka shume mangësi, ashtu siç ka shumë vlera, nga pikpamja ime...

    Përshëndetje!

Faqja 21 prej 34 FillimFillim ... 11192021222331 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkëputur nga ditari im) "Na ishte njëherë... Otranto '97"
    Nga Auloni në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Një Adoleshenti
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •