Close
Faqja 19 prej 34 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 340
  1. #181
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Mund edhe te shikohen,megjithe dobesine qe permbajne ne subjekt dhe ne interpretimin e ngjarjeve(m'u kujtua pak nje skene e Les 400 coups te FT).Histori te ndryshme,por qe kane lidhje me frymen qe ekziston ne Europen Lindore;urrejtja,indiferenca dhe pazotesia per te dale nga antikiteti.

  2. #182
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    "Black Dahlia"

    Film i mirë, më pëlqeu.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  3. #183
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Para se te shkonim ne kinema dje sikur vendosem te shikonim "All the King's men" por pasi pame kritikat e shikuesve dhe kritikeve sikur na ndryshoi mendja (do i kthehemi nga java ketij filmi si duket). Aq me teper qe kete periudhe jam ne humor vetem per filma te lehte, mundesisht me fund te bukur dhe per te qeshur.

    Keshtu si rrjedhoje e gjithe ketyre perfundimeve vendosem te shikonim "School for Scoundrels" - te bente per te qeshur ne momente te vecanta.


    p.s. ate fotografine e Carrie hiqeni mundesisht : ) Sa me shume rritem aq me frike i kam filma te tille. Te mendosh qe kur isha e vogel uleshim me kusherinjte cdo te marte duke ngrene ndonje gje te mire per te pare filma te frikshem tek italia uno.

  4. #184
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Keto dite kam pare:
    Voiture de luxe te Wang Chao ,
    Les amitiés malefiques te Emmanuel Bourdieu
    Dans Paris te Christophe Honoré
    Indigènes te Rachid Bouchareb .

  5. #185
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Postime
    363
    hey ciao peoples,
    pa he na flisni pak per "Indigènes" atehere se kritikat qe kam lexuar jane teper te mira. desha ta shkarkoj por per momentin kam mare vetem filma +18, lol.

  6. #186
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "LUXURY CAR" ("Vetura lluksoze") -film kinez nga Wang Chao

    Filmi eshte fitues i kategorisë "Un certain regard" ("nje lloj veshtrimi") ne Festivalin e fundit te Kanës.

    Ngjarjet e "LUXURY CAR" ("Voiture de luxe" ne frengjisht) zhvillohen ne Kinën e sotme, dhe ne qender te filmit eshte Yanhong, nje vajze e ardhur nga provinca, ne qytetin e madh Wuhan. Nje dite, i ati i saj, mesues privince i debuar ne fshat gjate revolucionit kulturor kinez te viteve '60, mberrin ne apartamentin e vogel te se bijës pa ditur se me ç'pune merret e bija ne kete qytet te madh. Kjo e fundit ben ç'eshte e mundur t'ia fshehe te jatit faktin qe ajo punon nje nje diskoteke-karaoke si shoqeruese-stjuardjesë, ose me sakte, si ... prostitutë.

    Filmi, nje portret pesimist i Kinës aktuale, eshte nje shembull i mire i melodramës jo-artificiale dhe pa lajle-lule.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  7. #187
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "GRBAVICA" - film bosnjak nga Jasmila Zbanic

    Filmi eshte fitues i Ariut te Arte ne festivalin e fundit te filmit ne Berlin dhe eshte filmi i pare i regjizores se re bosnjake Jasmila Zbanic (ne foto)




    "GRBAVICA" ("Sarajevo, mon amour" - titulli ne frngjisht) rrefen historine e Esmës, grua tek te 40-at, pa burrë, dhe vajzes se saj 12 vjeçare, Sara. Te dyja jetojne ne lagjen Grbavica te Sarajevës.
    Sara duhet te shkoje ne nje eksursion me klasen, por per kete i duhen 200 euro. E jëma, per te siguruar parate e nevojshme, pranon te punoje ne nje diskoteke nate ne Sarajevë.
    Sara nuk di cili eshte babai i saj dhe e ëma i ka thene se i ati ka rene ne lufte, duke mbrojtur Bosnjën, gjate luftes se viteve '92-96. Por e bija dyshon ne vertetesine e asaj qe i ka rrefyer e ëma...

    30 minutat e pare te filmit jane interesante, pastaj filmin e zë gjumi, dmth perserit vetveten. Fundi permban diçka interesante por qe nuk arrin te shpetoje mediokritetin e fimit. "GRBAVICA" vuan nga skolarizmi (menyra e te rrefyerit te filmit eshte shume shkollareske) dhe nga mungesa e mizaskenës: film i filmuar por jo i kompozuar...
    gjynah !


    Web-site i filmit: http://www.coop99.at/grbavica_website/
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  8. #188
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Kinemaja,ekrani i madh me ambjentin e qete dhe te erret,kurre nuk mund te krahasohet me dhomen plot rroba qe thahen apo pjata e ererat e kuzhines,por edhe deshira per tu ngritur ne mes te filmit per te marre nje gote apo nje çamçakiz.Pra,nje film duhet ta shohesh njehere ne kinema,e pastaj ku dhe si te duash.
    Filma te tille si Indigènes,mund edhe te pelqehen,por histori lufte e aq me teper historia e Frances ne nje moment kritik te saj,asgje tjeter.Filmi nuk sjell ndonje te re te madhe,perveç freskimit te memories,francezeve dhe atyre brezave qe kane harruar historine,e qe nuk duan te kthehen mbrapa ne vite per te kuptuar shoqerine e sotme qe rrezikon te humbi çdo inisiative per rigjenerim te mundesive,sepse nuk ka me se çfare te "luftoje".

    Do te keshilloja (babybell) te shohesh filmin e Alain Resnais,"Hiroshima mon amour".

  9. #189
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "LE PRESSENTIMENT" ("Parandjenja") - film francez nga Jean-Pierre Darroussin

    Pas nje bataljoni filmash mediokër ("Grbavica", "Lady in the Water", "Avida", "Idigènes"...), me ne fund pashe ne kinema nje film i madh : "Le pressentiment" ("Parandjenja").

    Regjizori i filmit, Jean-Pierre Darrousin (ne foto), nje nga aktorët më te njohur aktuale franceze dhe qe eshte aktor kryesor ne kete film, eshte hera e pare qe provon rolin e regjizorit, pra ky eshte filmi i tij i pare. Dhe ja ka dalë mbanë qe me heren e pare ! Chapeau !



    Si duket, "sekreti" eshte ky: nje aktor me talent dhe i mençur, pasi kupton se si proçedohet ne regjizurë (gjate filmave ne të cilët ai luan), mjafton te kete nje skenar interesant (filmi ne fjale eshte adaptim i nje romani te njohur francez nga shkrimtari Emmanuel Bove) dhe fare mire (me nje dozë talenti, kuptohet !!) mund te kaloje ne rolin e regjizorit.

    Historia e filmit: Charles (Karl) eshte avokat ne gjykatën e Parisit. Dhe i ka ardhur ne maje te hundes profesioni. Dhe i ka ardhur ne maje te hundes e shoqja dhe origjina e saj ultra borgjeze. Dhe i ka ardhur ne maje te hundes jeta mondane. Keshtu qe Charles vendos te divorcoje nga gruaja, te largohet nga gjykata, te braktise rrethin e tij shoqeror, te marre nje apartament te thjeshte me qera ne nje lagje modeste te Parisit : shkurt, te filloje jeten e tij te dyte. Por pikerisht, ketu fillon filmi sepse ketu fillojne intrigat e reja te jetes se tij te dyte.

    "Parandjenja" eshte nje reflektim delikat, sensibël dhe brilant kinematografik mbi jeten dhe vdekjen. Filmi eshte gjithe kohën ne fije te perit, deri ne minutën e fundit, por rezultati ne fund eshte i mrekullueshëm dhe magjik ! Ndofta nje film paralajmërues i lindjes se nje regjizori te ri gjithe talent, pas gati 20 vjetesh aktivitet si aktor !
    Bravo l'artiste !!!!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  10. #190
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Citim Postuar më parë nga Fiori
    Para se te shikoja "Beer festival" sot po jepnin ato reklamat per filmat e ardhshem dhe midis tyre pashe nje filem qe me te vertete dua ta shikoj (arsyeja kryesore Leonardo Dicaprio ). Filmi do te filloje te shfaqet ne 6 tetor me sa mbaj mend :

    The Departed-filëm i Martin Scorsese

    Rolet kryesore:

    Leonardo Dicaprio
    Matt Damon
    Jack Nicholson
    Mark Wahlberg
    Martin Sheen

    Oh "The Departed" ishte sic e mendova dhe pak me mire...Pervec fundit kuptohet se filluan u bene laker te tere, dhe nuk e shikoja dot Dicaprion ne ate gjendje. Simpatia ime per te patjeter duhet te jete mekat, nuk kam fjale tjeter ta pershkruaj.





    p.s. bashkova disa postime ketu nga teme tjeter, me qellim qe filmat e rinj te 2006 ti mbajme te gjitha ketu. Nq se shikoni ndonje postim tjeter qe duhet ti bashkohet kesaj teme, lajmeroni : )

Faqja 19 prej 34 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkëputur nga ditari im) "Na ishte njëherë... Otranto '97"
    Nga Auloni në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Një Adoleshenti
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •