Close
Faqja 18 prej 34 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 340
  1. #171
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Postime
    363
    Autori te pershendes,

    Shume me kane keshilluar filmin "Je vous trouve très beau" me Michel Blanc. Di qe ka kritika te mira. A e ke pare? Ke nje ide? Me intereson mendimi yt.
    (pa dashur ta kthej temen ne filo franceze,lol)

    PS: Je vous trouve très beau = Jeni sh i bukur

  2. #172
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar më parë nga autori
    Une kam pas qejf nje film te tijin, "Carie" (film gjysem horror, gjysem fantastik), duhet ta kelm pà nja 4-5 here... Kuptohet, filmat plaken (si njerëzit !!), por mbetet kujtimi i momentit kur e ke pare per here te pare
    Kot me t'pyt autori. Sa vjec ke qene kur ke pare "Carrie" per here te pare dhe konkretisht c'te ka pelqyer tek ky film qe e ke ripare dhe te ka lene mbresa . Do isha kurioze ta dija, por mund te jetoj edhe pa e ditur.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  3. #173
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga babybell
    Autori te pershendes,

    Shume me kane keshilluar filmin "Je vous trouve très beau" me Michel Blanc. Di qe ka kritika te mira. A e ke pare? Ke nje ide? Me intereson mendimi yt.
    (pa dashur ta kthej temen ne filo franceze,lol)

    PS: Je vous trouve très beau = Jeni sh i bukur
    Edhe une te pershendes, babybell !

    E kam shume mire parasysh per cilin film e ke fjalën; doli ne kinema ne fillim te ketij viti, ndersa para pak ditesh ka dale dhe ne DVD (nga dhe ku e pashe).

    Tani, nese do mendimin tim, per mua ai eshte nje film shume i keq. Por ky eshte mendimi im dhe nuk do te thote qe kam te drejte ! Filmi pati goxha sukses per nga numri i shikuesve ne kinema, sepse eshte tipik film nga ata qe quhen "comédie populaire" por ne kuptimin më negativ te shprehjes (se ka plot komedi popullore te mrekullueshme !). Me nje fjale, une do ta permblidhja : "un film fait de bon sentiment" (nuk di si ta perkthej ekzaktesisht ne shqip, ti jap sensin qe ka edhe ne frengjisht, qe eshte pejoratif, kuptohet -- ndofta film lajkatar, i mefshtë, i shpelarë). Shkurt, karikatural dhe qesharak.

    Por, kjo nuk do te thote qe une te propozoj te mos ta shikosh filmin !! kurrsesi !! Vijme ku vijme, vijme tek i njejti muhabet: varet nga shijet dhe preferencat e gjithsecilit !

    Shkruaj per ç'te duash ! Ndaj quhet dhe forum, e mos u "tremb" se e kthen temen ne filo franceze. Aucun problème !!


  4. #174
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga MI CORAZON
    Kot me t'pyt autori. Sa vjec ke qene kur ke pare "Carrie" per here te pare dhe konkretisht c'te ka pelqyer tek ky film qe e ke ripare dhe te ka lene mbresa . Do isha kurioze ta dija, por mund te jetoj edhe pa e ditur.
    Po nuk te lë une qe te jetosh pa e ditur ! lol - bej shaka !!

    Qe thua ti, "Carrie" duhet ta kem pare per here te pare kur kam ardhur ketu ku jam, pra para 10 apo 12 vitesh, ne kasete video. Ishte ndofta nga filmat e pare te tipit fantastik (por me elemente horrori) qe duhet te kem pare. Duhet te kem patur rreth 25-26 vjeç besoj. Por edhe shume nuk merrja vesh nga kinemaja asokohe, por ja qe me impresionoi ! Pastaj, rastesia duhet ta kem ripare edhe dy-tre here te tjera, kur eshte ritransmetuar ne TV.

    Me kujtohet qe qysh atehere m'u duk se regjizori kishte diçka te veçante (dhe sot, pasi kam pare dhe filma te tjere te tij, e kuptoj plotesisht pse Brian De Palma konsiderohet si emër ne kinematografi ). Ti e di fare mire qe kinematografia eshte me se shumti (per fat te keq, mendoj une) pra eshte më se shumti art anonim, pra shumica e filmave ngjajne aq shume me njeri-tjetrin sa eshte veshtire te dallosh cili eshte regjizori i filan apo fistek filmi. Ndersa filmat e De Palma-se dallohen, ai ka nje fare gjuhe te tijën. Pra eshte ajo qe shpesh ketu ne France quhet "cinéma d'auteur", pra kinematografi me autorësi.

    Tani, pse me pelqeu "Carrie" ? Hajde merre vesh !lol E besova si film ! (Mendimi im eshte qe filmat jane si puna e rakisë (dhe jo vetem e rakisë, kuptohet ! : duhet të të zënë qe ti pelqesh. Por e pranoj se filmi edhe duhet te jete "plakur" (moda e viteve '70 ... etj etj) edhe pse nuk e kam pare keto kohet e fundit.

    Megjithate, kam pershtypjen se tek "Carrie" me pelqen pastertia e narracionit, forca brutale e personazheve (por JO e ekzagjeruar !!), Sissy Spacek ( e adhuroj si aktore !!! E ADHUROJ !). Sigurisht, efektet vizive te filmit (qe eshte i vitit '76 !!) jane tejkaluar shume e shume here qe prej asaj kohe (i thone para 30 vitesh !!), por ajo qe mbetet autentike tek "Carrie" eshte delikatesa me te cilen e pershkruan regjizori shpirtin e heroines kryesore. Sot e gjen rralle nje delikatese te tille, tek filmat e kesaj gjinie (horror-fantastik).
    Ja kaq, me sa me kujtohet ...

    shkruhemi !


  5. #175
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Ne fakt ka shume filma qe prodhohen per nje publik te gjere,per te mbushur sallat dhe per te rritur hyrjet ne kasat e kinemave.Filma si Fauteuils d'orchestre,Les bronzés,kane shume gjasa qe te shikohen nga nje numer i madh shikuesish,per faktin qe qendrojne neper salla me nga dy apo dhe tre muaj.Kurse filma me interesante,qe te bejne me te vertete te pasurohesh nga arti i shtate,rrine pak a shume dy apo tre jave.Eshte e veshtire qe te besh nje zgjedhje,sepse subjektet,temat e trajtuara nga regjizoret jane nga me te ndryshmet.Por fundi i ketij viti,te pakten ne kinemate franceze,duket me i pasur ne zgjedhjen e filmave:duke filluar nga Les amitiés malefiques,L'héritage,Chacun sa nuit,Sarajevo mon amourOurs d'or ne Berlin,Dans paris,e me filmat e tjere qe do dalin e qe kane per autore C.Eastwood,B de Palma,na jepin nje shprese qe akoma vlerat e ketij arti interesohen per realitetin dhe i pershtaten atij me te gjitha format qe jane shpikur dhe qe do shpiken.Dhe qe ka akoma njerez qe i perkushtohen kesaj pune krijuese ne nje ambjent te tille,sic eshte ai kinemase.Nje masaker njerzore.
    Ndryshuar për herë të fundit nga peoples : 19-09-2006 më 11:33

  6. #176
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    AVIDA,film i Benoît Delépine Gustave Kervern .
    NJe film bardh e zi i cuditshem,por per tu pare,edhe pse jo e lehte.

  7. #177
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga peoples
    Filma si Fauteuils d'orchestre,Les bronzés,kane shume gjasa qe te shikohen nga nje numer i madh shikuesish,per faktin qe qendrojne neper salla me nga dy apo dhe tre muaj.
    Ne fakt, filma te tille shikohen nga nje numer i madh spektatoresh jo pse qëndrojnë (shfaqen) per muaj te tere neper sallat e kinemase por perkundrazi, ato shfaqen per muaj te tere neper kinema pikerisht sepse mbushin sallat e kinemase qe ne javen e parë dhe ne vazhdim. Pra, dua te them qe, "manipulimi" (si te thuash) nuk vjen nga kompanite e kinemave (ugc, Gaumont, bla bla bla...) : ato thjesht e lënë nje film à l'affiche (pra, e lëne te shfaqet ne sallë) per sa kohe te kete spektatorë që duan ta shikojne.

    Atehere, ku fshihet lepuri ? Si shpjegohet qe filma te tille mediokër ose dhe shume te keqij rrine per muaj te tere ne salla, ndera filma cilesore shfaqen veçse per pak dite ose javë ?

    Duhet te kete shumë faktorë ne kete mes (sa me i kushtueshem te jete filmi, aq me shume reklamë i behet (dhe reklama, ka shume rendesi !!); ose fakti i prezencës se STAR-eve (aktorëve-yje ne nje film), etj etj. Por per mendimin tim, faktori kryesor eshte diçka tjeter: eshte tek kompromisi artistik qe behet që perpara se te fillohet realizimi i filmit. Pra, si te thuash, qe perpara se te filloje pergatitja e filmit, producentët, nepermjet uzinave te tyre, perpiqen te realizojne produkte te tilla (them produkte, se filma te tillë, as emrin film nuk e meritojnë !!) qe ti pelqejne nje numri sa më te madh spektatoresh (per te nxjerre sa me shume fitime financiare) pra, ti pershtaten gustos mesatare te publikut. Dhe per te bere te mundur nje gje te tillë, ulin kerkesat artistike te filmit (per te marre nje shembull: filmat ku heroi ose heroina kryesore e filmit vdes ne fund, pak-kush deshiron ti shohe ! Dhe ç'a ben producenti, pra ai qe financon filmin ? E detyron regjizorin (dhe skenaristin) qe heroi (ose heroina) kryesore e fimit te mos vdesi ne fund !! Po !!

    Mora nje shembull banal per ta ilustruar me mire se çdo te thote kompromis artistik. Gjithe problemi eshte se, jane bere aq shume kompromise artistike ne kinematografi, sa gustoja e publikut te gjere ka kapur gati-gati zeron !! Por ndofta kaq meritojme : fundja, si eshte tenxherja, eshte dhe kapaku !!

    Jean Luc Godard e ka permbledhur ne menyre perfekte kete punen e qëllimit te kinematografisë kur ka thene se: "Kinematografia, pra filmi, lindi ne fillim te shekullit te XX si nje formë artistike per te menduar, per te reflektuar mbi botën, por ishte shekulli i XX (pra vete mileti !!) qe nuk desh qe kinemaja te kishte këtë mision, por te kishte thjesht nje mision argëtues". Dhe keshtu u bë...

    Tani, pse nje film me nje buxhet jo kushedi ç'fare si "Je vous trouve très beau" pati aq shume spektatore ? Pikerisht, sepse eshte tmerresisht mediokër si film ! Sepse, njerezia shkojne ne kinema per te kaluar nje moment me qesh (se si arrijne te qeshin me nje budallallëk te tille, kjo eshte pune tjeter: eshte ajo puna e tenxheres dhe kapakut ). Po ashtu, fakti qe aktori kryesor eshte nje star i kinemase franceze (Michel Blanc) duhet te kete ndikuar per kete gjë.

  8. #178
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Postime
    363
    Pershendetje autori,
    Faleminderit per pergjigjen. Si rrjedhim (meqe me the qe filmi eshte i dobet) nuk e mora me qera po e shkarkova gratis,lol.
    mendimi im: film i lehte (digeste), dy-tre momente te lezetshme (mignons) histori e parashikueshme dhe e zbehte (fade). "bof" dmth. Film per tu pare por jo per tu ri-pare.

  9. #179
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Dje pashe: "L'Héritage"(Trashegimia) e Temur e Gela BABLUANI;
    Sarajevo,mon amour(Sarajevo,dashuria ime) e Jasmila Zbanic.

  10. #180
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga peoples
    Dje pashe: "L'Héritage"(Trashegimia) e Temur e Gela BABLUANI;
    Sarajevo,mon amour(Sarajevo,dashuria ime) e Jasmila Zbanic.
    si t'u duken? Sepse po hezitoj me shku me i pà (shfaqen te dy tek une).
    merci

Faqja 18 prej 34 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkëputur nga ditari im) "Na ishte njëherë... Otranto '97"
    Nga Auloni në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Një Adoleshenti
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •