Close
Faqja 16 prej 34 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 340
  1. #151
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "C.R.A.Z.Y" - film kanadez nga Jean-Marc Vallee

    "C.R.A.Z.Y." eshte nje komedi kanadeze, e folur ne frengjisht (Quebec) dhe ne fakt, eshte nje komedi familjare (portret i nje familjeje) te viteve '60-'70 -'80 ne Quebec.

    I shoqeruar here pas here nga referenca muzikore te kohes (Pink Floyd, David Bowie, Rolling Stones), problemi i filmit (per mendimin tim) mbetet pamundesia e tij per te tejkaluar stadin e tij folkloriko- humoristiko- tra-la-la. Ne nje fare menyre, filmi te kujton "The Royal Tenenbaums" por Jean Marc Vallée, regjizori i CRAZY nuk i afrohet as tek kyçi i kembes mjeshterise se Wes Anderson-it (regjizor i " Tenenbaums")...

    web site i filmit : http://www.ocean-films.com/crazy/sommaire.htm
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  2. #152
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    La tourneuse de pages.Film i Denis Dercourt.
    Nje "hakmarrje" artistikisht e arritur.Edhe pse jemi ne boten e fiction-it,çuditerisht personazhet kryesore(profesoresha dhe Mélanie)te mrekullojne me interpretimin e tyre.Edhe fantazia e regjisorit,me ate kartoline te "rregullt",kalon ne krijim te pameshirshem per talentin dhe kapriçot e tij.Film i mire.

  3. #153
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    World Trade Center

    Më sëkëlldisin këto true stories.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  4. #154
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Para se te shikoja "Beer festival" sot po jepnin ato reklamat per filmat e ardhshem dhe midis tyre pashe nje filem qe me te vertete dua ta shikoj (arsyeja kryesore Leonardo Dicaprio ). Filmi do te filloje te shfaqet ne 6 tetor me sa mbaj mend :

    The Departed-filëm i Martin Scorsese

    Rolet kryesore:

    Leonardo Dicaprio
    Matt Damon
    Jack Nicholson
    Mark Wahlberg
    Martin Sheen
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fiori : 27-08-2006 më 23:30

  5. #155
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "MIAMI VICE" film amerikan nga Michael Mann

    Nje nga te rrallet regjizorë aktuale amerikane qe ka arritur ti imponoje talentin e tij (ne kete rast, edhe menyren e tij te te berit film) kompanive te medha te Hollywood-it eshte padyshim Michael Mann (regjizor i "Collateral", "Heat", "Ali" apo "The Insider").

    "MIAMI VICE", seri e famshme televizive e viteve 70, kete rradhe vjen ne ekran si film artistik e jo më televiziv pikerisht nen regjine e Michael Mann-it. Ne qender te filmit jane dy police te luajtur nga Colin Farrell et Jamie Foxx.

    Filmi, i gjithi i xhiruar ne camera digital, eshte nje arritje e zhanrit te filmit policor. Film i mirë !!!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  6. #156
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "LUCY" - film gjerman nga Henner Winckler

    Sot pashe "Lucy", film gjerman i prezantuar se fundmi ne Festivalin e filmit ne Berlin (2006).

    Vala e re e regjizoreve te rinj gjermane eshte shume interesante. I tille eshte dhe filmi i dyte i Henner Winckler, "Lucy", qe tregon historine Maggy-t, nje vajze e re 18 vjeçare, por qe tashmë eshte nënë, sepse ka nje femije te vogel te quajtur Lucy. Filmi rrefen jeten e perditshme te kesaj adoleshenteje te re per te rritur foshnjën e saj te vogel.

    Kronike intime, pa drama, pa histeri, pa paragjykime, pa klishé, pa pseudo-psikologji : keshtu mund te vleresohet "Lucy", nje film qe filmon portrete adoleshentësh me nje perpikmeri te habitshme !
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  7. #157
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Lady in the Water" ("Vajza e ujrave") -film amerikan nga M. Night Shyamalan

    Night Shyamalan, regjizor i ri, por i konsideruar si nga te rrallët e talentuar te Hollywood-it aktual (regjizor i "The Sixth Sense" (me Bruce Willis dhe djalin e vogël), "Unbreakable" apo "The Village") shfaq keto dite ne ekranet e kinemase ne USA dhe Europe filmin e tij te fundit "LADY IN THE WATER" (Vajza e ujrave").

    Personalisht, perpara 2 vjetesh, me pat pelqyer shume "The village", filmi i tij i parafundit, qe e konsideroj si filmin e vetem ne Historine e Kinemase boterore qe mund te konsiderohet edhe si nje film qe rrefen historine e Shqiperise komunisite (1945-1990), por pa e cituar as dhe nje here te vetme emrin Shqiperi !

    "Lady in the water" eshte rrefim fantastik (legjendë) qe kallzon se si Cleveland Heep, mirembajtes i nje pishine te nje ndertese te madhe banimi, zbulon nje nate qe ne pishinën e tij, fshihet nje vajzë-nimf (luajtur nga Bryce Dallas Howard). Por jeta e vajzes eshte e kercenuar nga qënie keqdashëse qe duan ta pengojne qe ajo ti rikthehet botes se saj ujore prej nga vjen.

    Per mendimin tim, kete rradhe Shyamalan nuk ka qullosur gjë... Ndofta theksimi i anes teorike te filmit pengon arritjen e tij. A thua se filmit i mungon sa ana përrallore aq dhe ana realiste. Gje qe e ben te pabesueshem dhe jo bindës...

    web site i filmit: http://ladyinthewater.warnerbros.com/


    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  8. #158
    Wãy øf tħé Ðàwņ Maska e _Elena_
    Anëtarësuar
    06-02-2006
    Postime
    975
    Snakes on a plane
    Film shume i frikshem kshu qe kush ka frike nga gjarperinjt me mire te mos ta shof se do behet me zemer
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  9. #159
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "FLANDRES" - film francez nga Bruno Dumont



    "GRAND PRIX DU JURY" (Cmimi i Madh i Jurisë) ne Festivalin e Kanës i jepet zakonisht nje filmi qe vlen po aq sa "Palma e Arte", me nje ndryshim te vogel: i jepet zakonisht nje film disi më pak konsensual, disi akoma më artistik se sa "palma e arte".

    Kete vit e fitoi, per here te dyte ne 6 vjet (ne 1999, po i njejti regjizor pat fituar te njejtin çmim me kryevepren e tij "L'Humanité" ("Njerezimi) ) , pra e fitoi Bruno Dumont me filmin e tij te fundit : "FLANDRES" !

    Filmi i merr ngjarjet ne Flandres , zonë gjeografike ne veri te Frances dhe jug te Belgjikes. Historia eshte e thjeshte: ne ditet tona, Demester, nje djalosh i ri fermer, eshte i detyruar te niset ushtar ne lufte ne nje vend te larget, megjithe dashurine qe ka per Barbe, nje vajze e re.

    U bë hera e dyte qe e shikoj "FLANDRES" : nje film-meteor krejt i ndryshem nga shume e shume filma qe jemi mesuar te shikojme. Te gjithe aktoret jane amatore. Dhe gjate filmit, flitet shume pak. Gjithshka eshte alegorike, simbolike,brutale, e qe ne nje fare menyre i afrohet abstraktes. Personazhet jane totalisht te zhveshur nga çdo lloj psikollogjie apo sociologjie.

    C'fare ka dashur te thote autori permes nje filmi te tille ?

    Regjizori Bruno Dumont eshte pa dyshim nga te rrallet regjizore aktuale qe trajton ne menyre fondamentale dhe vitale natyren e qenies njerezore, te shpirtit njerezor. Kjo e fundit, gjate filmit, eshte e gërmuar ne thellesite e saj më absolute, deri ne kockë, ne pulsionet më bestiale (prej kafshe) te saj, ne instinktet e saj me elementare. Dhe paraqitet ne film me gjithe lakuriqisine e saj, por pa më të voglin ekzibicionizëm, duke e kthyer filmin ne shuplakë te forte artistike.


    Film mishtor,
    film frontal,
    film pa hilé,
    film i forte,

    dhe thjesht... NJE KRYEVEPER !


    Web-site i filmit ne anglisht : http://www.tadrart.com/tessalit/flandres/home_gb.html

    Web-site i filmit ne frengjisht: www.flandres-lefilm.com



    Ne foto: Bruno Dumont ne momentin e fitores se Cmimite te Madh te Jurise, FESTIVALI I KANËS 2006:



    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  10. #160
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Les Anges exterminateurs" ("ËNGJËJT SHFAROSËS") - film francez i JC Brisseau

    Historia e filmit:

    François, regjizor tek te 40-tat, pregatit nje film te ri dhe per kete, ben disa prova me dy aktore te reja per nje skenë erotike te filmit ne fjalë. Ne te vertete, ai eshte i interesuar te regjistrojë ne negativin e filmit kënaqesine femerore, pra orgazmën femerore. Naiv dhe i sinqerte ne kerkimet e tij kinematografike, François bie pré e inkoshiences se tij, dhe deri diku, e sinqeritetit te tij.

    "Engjejt shfarosës" eshte film autobiografik, sepse regjizori i filmit, Jean-Claude Brisseau, vitin qe shkoi, ka patur probleme me drejtesine franceze, pikerisht per shkak te filmit te tij te meparshem "Choses secrètes" ("Gjera sekrete"), realizuar ne 2002 : disa nga aktoret-kandidate per ate film, e hodhen ne gjyq regjizorin ne fjale duke e akuzuar se ai, ne nje fare menyre, donte te perfitonte nga ekzibicionizmi erotik i tyre gjate provave.

    Thelbi i filmit qendron tek pyetja: te filmosh orgazmën dhe misteret e kenaqesise femerore (pra realitetin), mos do te thote vallë qe ne emër te realizmit, te autenticitetit, te kalosh ne voyeurizëm ?? Deri ne ç'pikë realiteti duhet ta ushqeje fiksionin (filmin)?

    Ajo qe eshte interesante ne film eshte ana inkoshiente e vete filmit: duket se dhe vete regjizori (Jean-Claude Brisseau) nuk kupton gjithshka nga keto punë dhe pikerisht, "injoranca" e tij perben dhe pasurinë kryesore te filmit. "Engjëjt shfarosës" eshte nje film ku universi i kenaqesive mbetet nje mister ku perzihen deshira per te filmuar me dëshirën(si ndjenjë), kenaqesia personale e secilit nga ne me kenaqesine qe i falim tjetrit, tabutë e atij qe shikon(filmon) me tabutë e supozuara te atij (asaj) qe shikohet (filmohet).

    Film i realizuar me mjete te pakta finaciare, por me ambicione te larta kinematografike : J'ai beaucoup aimé !
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

Faqja 16 prej 34 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkëputur nga ditari im) "Na ishte njëherë... Otranto '97"
    Nga Auloni në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Një Adoleshenti
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •