Close
Faqja 15 prej 34 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 340
  1. #141
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "United 93" film amerikan nga Paul Greengrass

    11 Shtator 2001. USA. 4 avjonë te rrembyer nga terroriste. Vetëm njeri nga te kater avjonët nuk arrin te godasë objektivin : Shtepine e Bardhe.

    Ky eshte skenari i "UNITED 93", filmi pare (deri më tani) qe rrefen historine e njerit prej 4 avjonëve te 11 shtatorit. I gjithe filmi eshte i ndertuar ne kohë reale: pergjate 90 minuash, tregohet se si pasagjerët arritën te evitojne qe avjoni i tyre te perplasej me Shtepine e Bardhe. Pra filmi perjetohet sikur spektatori te ishte ne avjon.

    Nuk eshte hera e pare qe Paul Greengrass (regjizor anglez) perdor formen "dokumentar" ne filmat e tij (shume interesant eshte filmi i tij "Bloody Sunday " - 2003). Filmin e tij "UNITED 93" ai e ka realizuar mbi bazen e te dhenave te familjareve te viktimave (pasagjereve), pra gjithshka eshte e dokumentuar.

    Ky riprodhim i perpikte i ngjarjes, qe sjell me vete panik "sikur te ishe vetë ne avjon", te trondit per momentin por me pas, më la shijen e nje filmi ... servil ! Then ndryshe, nuk arrij ta kuptoj interesin e berjes se nje filmi, ne kete menyrë...

    Shkurt, du déjà vu...

    web-site i filmit : www.united93movie.com
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  2. #142
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    "Flamme de mon amour" te Kenji Mizoguchi.

  3. #143
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga peopless
    La raison du plus faible.Film i Lucas Belvaux.
    S'me the diçka si tu duk...

  4. #144
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Siç edhe ti e the,nje "drame humane",qe regjizore te shumte e kane per detyre,ndoshta edhe per stil,qe jep shume kenaqesi dhe irritim njekohesiht.Personazhi qe shikohet nga te gjithe si nje i "pandreqshem" perjete,eshte me i pafajshmi dhe me i dobishmi per shoqerine.Personazhi qe ndodhet ne polici dhe qe provokon te "pandreqshmin",eshte me i padobishmi per shoqerine,por eshte thelbi i nje shoqerie te kalbur,te frikesuar nga çdo personazh dhe qe mbron vetem njerezit qe kane shuma te pallogaritshme neper banka,dhe jo ato qe kane investuar neper studime vite te tera,qe eshte dhe personazhi i trete,mbase çelesi i shpjegimit te kesaj historie ndermjet miqsh qe kalojne kohen duke luajtur letra dhe pire birra.
    Nje film qe te jep ankth,pasi filmi si i tille,tregon pastertine e nje grupi njerezish qe nuk arrijne dot te kuptojne vitet qe kaluan dhe jeten e tyre te prere nga ndjenja e fajit kundrejt,femijeve,nenes,gruas,dhe te dashures qe mungonte.E,te rrembyer nga padrejtesia qe i eshte bere,qe i behet,dhe qe do vazhdoje t'i behet,kerkojne nje rrugezgjidhje tjeter,por qe morali eshte i parendesishem.

    Keshtu e pashe une filmin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga peoples : 28-07-2006 më 19:48

  5. #145
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "LE VOYAGE EN ARMENIE" ("Udhetim ne Armeni") film franco-armenian nga R.Guédiguian

    Robert Guédiguian ehste regjizor francez, por me origjine armeniane. Per here te pare le filmografine e tij, ai trajton temen e vendit prej nga eshte me origjine, pra Armenisë.

    Barsami, nje burre tek te '70-tat, francez i lindur ne Armeni, pasi mëson se eshte i semure dhe duhet te operohet, vendos te shkoje ne vendin e tij te lindjes. Anna, e bija, kur meson se i ati ka ikur pothuaj fshehtazi ne Armeni, nderrmerr edhe ajo nje udhetim ne kerkim te tij.

    Filmi eshte rrefimi i udhetimit te Annes ne vendlindjen e te atit : Rrugëtimi i saj i pare ne Armeni, permes nje intrige pothuaj policeske, kthehet ne zbulim te identitetit te saj, ne zbulim te origjines se saj.

    Perveç disa momenteve poetike dhe humori te hidhur/të ëmbel, filmi eshte gjysëm per gjysëm bindës, duke u kthyer jo rrallë ne film didaktik... Akoma më keq, minutat e fundit te filmit marrin nota gati nacionaliste, ku çuditërisht, edhe pse ajo nuk eshte tema e filmit, mesojme se armenianët na ënderrokan qe Turiqia t'u ktheje simbolin e tyre nacional, pra malin Ararat...
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  6. #146
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    You me and Dupree.....lol funnyyy..

  7. #147
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "QUINCEANERA" - film amerikan nga R. Glatzer & W.Westmoreland

    "Quinceanera" eshte filmi fitues i Festivalit te filmit indipendent amerikan, SUNDANCE 2006.

    Ne spanjisht, pra ne gjuhen e latinove te USA, "Quinceanera" simbolizon festen qe cdo vajze 15 vjeçare organizon sipas tradites se latinove, me rastin e kalimit te saj ne moshë vajzërie. Filmi ka per personazh kryesor komunitetin hispanik te "Echo Park", lagje popullore ne Los Angelos.

    Film i ngrohte dhe bujar, por me nje mizaskene qe nganjehre le per te deshiruar...
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  8. #148
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261
    Pash Pirates of the caribbeans II (ehh mire ishte, skishte fund )

    I luta te shikonim John Tucker must die, pasi kujtova se do ishte film i bukur dhe qesharak, but ohh God, it was lame! Me erdhi keq qe e bera ta shikonte me mua...very stupid movie, me shume me dukej stupid pasi femrat i kishin bere komplet injorante, gjitashtu djemt adoleshent qe e gjeni identitetin e tyre duke kompjuar "the star basketball player" pff
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  9. #149
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Talladega Nights : The Ballad of Ricky Bobby

    Ricky Bobby is not a thinker, he's a driver .




    Ricky Bobby: Dear sweet Jesus God, thank you for my two sons, Walker and Texas Ranger, Ricky Bobby: And thank you for my sizzling hot wife.



    Kush i mban mend te gjitha...
    Where does a thought go when it's forgotten?

  10. #150
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "TAKESHIS' " - film japonez nga Takeshi Kitano

    Takeshi Kitano eshte i modh (portreti i tij eshte ketu : http://www.forumishqiptar.com/showpo...1&postcount=38 )

    Filmi i tij me i fundit, "Takeshis'", eshte nje film krejt destruktiv por gjithe pasion ! Me nje strukture jo-lineare, nje spektatori qe nuk eshte i paralajmeruar per nje film te tillë, mund ti duket nje film pa kuptim dhe krejt i çmendur.

    Ne qender jane dy personazhe: njeri eshte Beat Takeshi, aktor i famshem ne Japoni (dhe qe nuk eshte gje tjeter veçse Takeshi Kitano, i cili me pare se te jete regjizor, ka qene aktor nen emrin "Beat Takeshi"), dhe tjeteri eshte Kitano, nje shites i mjeruar i nje dyqani te vogel, qe enderron te behet aktor i madh.

    Te dy rolet luhen nga vete aktori-regjizor Takeshi Kitano.

    Me i madhi nder regjizorët aktuale japoneze ritrajton, kondenson por dhe i shperthen temat e perdorura ne filmat e tij te meparshem dhe filmi i tij, ne thelb, eshte nje pyetje vetvehtes se ç'eshte kinematografia, ç'eshte imazhi, ç'eshte krijimi artistik. Pra filmi "lan" hesapet me imazhin viziv. Regjizori rrefen se deri ne ç'pike magjia e kinematografisë eshte manipuluar vit pas viti gjithe e me shume, deri ne ditet tona ku nuk i ka ka mbetur pothuaj hiç gje fare...

    Narcizik ne kuptimin më nobël te fjalës, filmi, ne formen e nje puzzle-i, vë ne loje personalitetet e shumëfishta qe fshihen brenda te njejtin personazh: brenda Takeshi Kitanos dora vete ! Si rrale ne ndonje film, aktori-regjizor tall by... me vehten !!

    Per nga forma i ngajshem me "Mulholland Drive" te David Lynch-it, por edhe i frymezuar nga dekonstruktivizmi i Jean-Luc Godard-it, "Takeshis'" eshte gjithsesi, nje film puro Kitano, dmth eshte ... nje perlë rrallë !!


    web-site i filmit : www.office-kitano.co.jp/takeshis/





    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

Faqja 15 prej 34 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkëputur nga ditari im) "Na ishte njëherë... Otranto '97"
    Nga Auloni në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Një Adoleshenti
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •