Close
Faqja 14 prej 34 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 340
  1. #131
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga peopless
    Une pashe keto dite dy filma aziatike: Vagues invisibles,dhe Takeshi's.
    "Vagues invisibles" besoj se do shkoj ta shikoj kete jave (shume vape ketu !! Dhe kur ben nxehte, me shume te terheq oqeani sesa salla e kinemase ; Ndersa "Takesh's", qe do doja shume ta shikoja (Kitano-n e adhuroj !! sidomos "Hana-Bi"), nuk ka ardhur fare ne kinemate e ketushme, dhe nuk besoj se do vije ndonjehere; Kur te vi ne Paris, besoj se do arrij ta shikoj

    si tu dukën ??

  2. #132
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    59
    Une per vete shoh filma vizatimore .................edhe sot su te rri me ju hhhahh

  3. #133
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Kishin force si filma,megjithese filmi i TK,ishte me me shume nota ironie.Ndersa filmi Vagues Invisibles,duhet pare edhe per faktin se ka nje chef operateur brilant,do te thoja ne kulmin e krijimtarise;kurse historia ....per t'u shikuar me qef.
    Edhe ketej ben vape,por kinemate jane te klimatizuara dhe ofrojne perdite filma te rinj apo te vjeter,por perseri te pashem.Si p.sh Les soeurs orphelines.

  4. #134
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga peopless
    Edhe ketej ben vape,por kinemate jane te klimatizuara dhe ofrojne perdite filma te rinj apo te vjeter,por perseri te pashem.Si p.sh Les soeurs orphelines.
    Do te thuash "Les Deux orphelines" te Griffith , besoj.

    Une sot pashë "Vagues invisibles" (Invisibles waves).

  5. #135
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "INVISIBLES WAVES" ("Valë te padukshme") - film tailandez nga P. Ratanarung

    Film misterioz, bizarre, i nje atmosfere te çutishme, "Valë te padukshme" eshte nje thriller (suspens) tailandez, ne atmoferën e te cilit, nese nuk hyn qe ne fillim, mund te mbetesh jashtë gjithe kohen.

    Nje djale i ri japonez, Kyoji, guzhinjer ne Hong Kong, nen urdhërat e pronarit (bosit) te tij, vret te dashuren e tij, qe nuk eshte gjë tjeter veçse gruaja e pronarit.
    Gjithmone sipas urdherave te ketij te fundit, Kyoji niset per Tailande, me qellim qe te kthehet ne nje anonim dhe te harrohet nga te tjerët. Por shpejt kupton se edhe atje duan ta eleminojne, ta zhdukin, gjithmone sipas urdherave te bosit te tij.

    Film i nje atmosfere marramendese, bizarre, "Valë te padukshme" eshte i filmuar ne menyre te mrekullueshme nga nje nga operatorët më te famshme aktualë, Christopher Doyle, operator i pothuaj te gjithe filmave te te madhit Wang KarWai.

    web site i filmit : www.invisiblewaves.com
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  6. #136
    E gjifa Maska e Henri
    Anëtarësuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Une pashe Gozu - me teper me shtohet bindja se japonezet (kinezet e sigurisht koreanet) jane te paret per filma macabre. Mgjs Haneke's Funny Games nuk mbetej prapa, por shume te ndryshem nga trajtimi.

    Ne filmat aziatike me teme psiko-analizen verej nje shkalle shume me te larte reagimi kur vjen puna tek shprehja e urrejtjes. Hakmarrja eshte shume e perllogaritur, dhe arrin faza te paimagjinueshme, megjithate prape neper filma paraqiten si veprime shume te zakonshme (dmth mungon muzika ankth-ndjellese para veprimit etj etj budallalleqe te tilla efektesh anesore). Imagjinata i kalon caqet e reales. Jeta ngec neper keto filma e nuk ka vlere kur vjenpuna tek hakmarrja.

    kaq, ne meshiren tende Autor per ca tituj te tjere. Haneke do e ruaj per javen tjeter sa te me dale Funny Games nga mendja

    peoples, gezohem qe je mire...
    Perëndia nuk është mace...

  7. #137
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga Henri
    Une pashe Gozu -

    ... Ne filmat aziatike me teme psiko-analizen verej nje shkalle shume me te larte reagimi kur vjen puna tek shprehja e urrejtjes. Hakmarrja eshte shume e perllogaritur, dhe arrin faza te paimagjinueshme...
    ...Jeta ngec neper keto filma e nuk ka vlere kur vjenpuna tek hakmarrja.

    kaq, ne meshiren tende Autor per ca tituj te tjere. Haneke do e ruaj per javen tjeter sa te me dale Funny Games nga mendja
    Interesant fakti qe ti flet per temen e hakmarrjes, ne filmat aziatikë ! Pikerisht, ajo eshte edhe tema qendrore e "Invisibles waves" qe komentova pak me lart.

    "Gozu" nuk e kam pare, por Takashi Miike, regjizori i "GOZU" eshte nga me te miret regjizore aktuale japoneze (jo rastesisht e ka pas fillu punen si asistent regjizor i Imamura-s). Eshte bere i njohur sidomos me horrorin-fantastik te tij "Audition"

    Henro, te te jap nje lajm interesant: sipas revistes prestigjioze franceze "Cahiers du Cinéma" (fq. 74 - kjo per peoles), reviste homologe per nga cilesia e "Variety" ne usa, Michael Haneke sapo ka pranuar per nje remake ne anglisht, te dirigjuar nga ai vete, te "Funny games" ! Sipas revistes ne fjale, ajo qe eshte me interesantja eshte fakti qe Haneke ka arritur tu imponojë producentëve amerikanë faktin që, për "the final cut" (skenën e fundit) te jete vetë ai qe do vendosë ! Naomi Watts do te kete nje nga rolet kryesore (sigurisht, rolin e te zonjes se shtepise).

    Me thua qe te jap disa tituj te tjere. E ke fjalen per filma aziatikë ?

    Nëse e ke fjalën per filmat e rinj qe do te dalin, di te them që ne fund te gushtit (fillim shtatori), me rihapjen e sezonit, pritet dalja ne te njejten kohë dhe ne te gjitha kinemate e botës e dy filmave amerikane, të dy te realizuar nga dy nga regjizorët më interesantë amerikanë te ketyre 10 viteve te fundit dhe nga të rrallët qe kane mundur t'u imponohen me talentin e tyre kompanve Hollywood-jane:

    1. "Lady in the Water" i 36 vjeçarit tejet te talentuar Night Shyamalan, autor i "The Sixth Sense" (besoj e ke pare), "Unbreakable" apo "The Village" (e dua fort kete film !!- e ke parë? nese po, jam kurioz te di opinionin tend).

    2. "Miami Vice" i te famshmit Michael Mann, regjizor i "Heat", "The Insider" apo "Collateral"
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  8. #138
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "The Squid and the Whale" ("Oktapodi dhe balena") film amerikan nga Noah Baumbach

    Noah Baumbach eshte skenaristi i "The Life Aquatic" i Wes Andersonit dhe ne 2005-ën, prezantoi ne Festivalin e filmit indipendent amerikan ne Sundance filmin e tij "The Squid and the Whale" ("Oktapodi dhe balena" aka "Les Berkman se separent") ne te cilin ai eshte skenarist dhe regjizor njeheresh. Nga festivali, filmi u kthye me 2 çmime: Director's Awards (regjizori me i mire) dhe Waldo Salt Screenwriting Awards (skenari më i mire).

    "Oktapodi dhe balena" i merr ngjarjet ne vitin 1986 dhe rrefen divorcin e nje çifti intelektualësh New-Yorkezë: Bernard dhe Joan jane te dy shkrimtarë. Filmi eshte i parë nen shikimin e dy djemve te tyre, Walt-it, 16 vjeç dhe Farnk-ut, 12 vjeç.

    Film i permbajtur per nga mizaskena, por shpesh me humor, here me melankoli, here me dhimshuri, here me urrejtje, shkurt, tejet i pasur ne emocione. Por jo patetik !

    Fëmijët, te gjendur ngushte midis dy prinderish qe divorcojne, te dy intelektualë e te shkolluar, njeri oktapod (Jean Luc Godard) dhe tjetra balenë (Franz Kafka), s'kane rrugë tjeter veçse te rezistojnë aq sa reziston një ... sardele !

    J'ai adoré ! A D O R E !
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  9. #139
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    La raison du plus faible.Film i Lucas Belvaux.

  10. #140
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "E DREJTA E MË TE DOBTIT" ("La rasion du plus faible") -film belg nga Lucas Belvaux

    Peopless,
    Paskemi pare te njejtin film, në te njejten ditë

    Ajo qe te vjen menjehere ne mend pasi shikon "E drejta e më të dobtit" eshte keqardhja qe nje film i tille i mrekullueshëm nuk mori ndonje çmim ne Festivalin e fundit ne Kanë (filmi prezantonte Blegjiken, ne kategorine e 20 filmave kryesore ne konkurim). Por nga ana tjeter, duhet me pranu qe çmimet jane te paktë ne numër nderkohe qe filmat e mirë duket se nuk kane qene të pakët ne ate festival...

    Zakonisht, jemi mesuar te themi: "E drejta ne kete botë i takon më te fortit (fitimtarit)". Ndersa filmi belg i regjizorit tejet te talentuar Lucas Belvaux ka per qellim pikerisht te na tregojë se edhe te dobtit e kesaj bote, kane te drejten e tyre: atë të qëndresës, atë të të mbajturit kokën lart.

    Ngajrjet zhvillohen ne Liège [Liezh], ne Belgjikë. Eshte historia e kater burrave, nje gruaje te re dhe e djalit te saj qe fati do ti bashkojë. Nje histori pa personazhe pozitive apo negative, por me te forte dhe te dobët. Nje histori njerezish qe pas 30 vitesh punë, flaken ne rrugë si pa të keq.

    Forma e filmit eshte thriller (suspens) por thelbi i tij eshte dramë humane. Ndersa filmi vete eshte nje ... master piece ! (KRYEVEPËR !!)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

Faqja 14 prej 34 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkëputur nga ditari im) "Na ishte njëherë... Otranto '97"
    Nga Auloni në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Një Adoleshenti
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •