korgjim:
web-site i filmit te mesiperm:
www.stesti-film.cz
korgjim:
web-site i filmit te mesiperm:
www.stesti-film.cz
Qe Larry Clark ishte regjizori më tipik i filmave me teme adoleshentët amerikane ("Kids", "Bully", "Ken Park") kete e dija, por qe filmi i tij i fundit qe sapo ka dale neper kinema te ishte aq i arrirë, nuk e prisja.
"Wassup Rockers" rrefen te perditshmen e nje grupi adoleshentësh latino qe jetojne ne South-Central, periferia e varfer e Los Angeles-it. Magjia qendron ne ate qe s'kemi te bejme me klishé : banda prej 5 djemsh nuk eshte delikuente, nuk merret me drogë, nuk eshte e dhunshme. Ata nuk degjojne as muzike rap, as hip-hop, as nuk vishen me pantallona te gjera, perkundrazi , ata degjojne punk-rock, i kane floket e gjate, mbajne pantallona te ngushta dhe luajne gjithe kohes ne skaters (skateboards).
Tejet autentik loja e djelmoshave 15 vjeçare, qe mesa duket, luajne rolin e jetes se tyre.
Nje dite, ata nisen per shetitje ne Beverly Hills, kodra pasanike e zengjinëve te Los Angles-it. Shetitja merr formen e nje udhetimi ne nje "planet" tjeter....
Regjizori Larry Clark ka patur si profesion te pare te tij ate te fotografit, gje qe bente qe filmat e tij pararendes te ishin disi estetizues (manieristë, disi pozues), gje qe nuk me pelqente. Ne filmin e tij te fundit, Clark me ne fund braktis definitivisht anën fotografike te filmave te tij dhe ndjek kemba kembes personazhet e tij, nen ritmin e hatashëm të skate board.
Ne fakt, magjia ndodh sepse Clark, kesaj here, braktis subversionin cinik chic (tipik ne filmat e tij me adoleshentë wasp (te bardhe) klasë-e-mesme-amerikane, per t'ju perkushtuar, më ne fund, latino-ve te ghetto-ve amerikane, dmth, miletit te thjeshtë.
J'ai adoré !
Skenaristë dhe producentë te filmit "V for Vendetta" (Vendetta=Hakmarrje) jane vellezerit Wachovski (autorët e "Matrix"), skenar i ngritur mbi bazën e comics-it britanik (liber vizatimor) i anglezëve David Looyd dhe Alan Moore.
Regjizor eshte James McTeigue, asistent regjizor i vellezërve Wachovski ne filmin "Matrix".
Jemi ne Londër, ne vitin 2020. Pra filmi eshte fantastiko-shkencor. Ne Perëndim(Oksident), gjerat nuk shkojne per mirë : Amerika ka marre fund si superfuqi ndersa Anglia eshte kthyer ne nje shtet policor te drejtuar nga nje Kancelar (kryeminister) qe te kujton Hitlerin per nga menyra e lehjes, Berluskonin per nga menyra e zaptimit te ekraneve televizive, Bushin per nga fjalimet e tij ku perzihet politika me besimin fetar (relixhionin).
Nje disident i vetëm kundershton regjimin pseudo-demokratik te instaluar ne Londër: i pa-kapshmi "V", qe shfaqet vetem nen maskën e bardhe te nje figure historike, asaj te Guy Fawks, simbol i anarkizmit, i varur ne litar ne 5 nentor 1605, pas nje tentative per te hedhur ne erë parlamentin anglez te asaj kohe. Edhe "V" eshte betuar te hedhe ne ere te njejtin parlamant, pikerisht ne diten 5 nentor, ne pervjetorin e varjes se Guy Fawks dhe kete gje ai ja thote ne konfidencë vajzes se re Evey, me te cilen bie ne dashuri (luajtur nga Natalie Portman).
Film komercial me thekse te forta marksiste (jo ne kuptimin pexhorativ, por ne sensin majtist te fjalës), film aspak "politic-correct", "V for vendetta" eshte kritikuar shume kohët e fundit nga shtypi amerikan qe e cileson si film qe i bën elozhe (i thur himne) terrorizmit.
Ne fakt, më së shumti behet fjalë per nje perzierje disi te çuditshme midis filmit me idé progresiste apo subversive dhe filmit suspens fantastiko-shkencor, por që në origjinë ka nje dhe nje burim te vetëm : 11 SHTATORIN 2001. Ajo qe eshte intriguese eshte fakti qe Hollywood-i (filmi eshte puro produkt hollywood-jan) propozon nje film me vizione goxha te majta (anti-konservatore) dhe me imazhe (figura) tipike post 11-shtatorjane: maska, fytyra, e pakapmshmja, e padukshmja.
Për nga forma, filmi heziton midis disa stilesh, disa epokash, disa influencash, disa temash. Por çuditerisht, më pelqeu kjo bizarrëri... më terhoqi, më intrigoi ky personazh i çuditshëm "V", maska, gjuha, loja e aktorëve. Por nga ana tjeter, ne nje fare menyre, te duket se personazhi i maskuar "V" nuk eshte, diç me shume a diç më pak, veçse ...Bin Ladeni ! Apo ndofta Bin Ladeni eshte vetem maska, qe autorët e filmit kane perzgjedhur si metafore shprehese e rrefuzimit te popullit amerikan (ose te pakten e nje pjese te tij) ndaj autoritetit, ndaj order, ndaj rregullit, ndaj Patriot Act-it te Georges W. Bush ?
Nuk di... Gjithsesi, nje "pro-terrorizëm" (ne thonjeza) evident lexohet ne film. Por jo si ideologji, por thjesht si dialektikë, si kunder-pergjigje ndaj autoritetit apo ndaj pushtetit arbitrar. Ndofta interesi i filmit qendron në atë qe të orfon nje urgjencë : urgjencën (alarmin) e të shikuarit te kinematografisë dhe te politikës ne korrelacion.
"V for Vendetta" apo "V for Victory" ??
How bizarre...
web-site i filmit: http://vforvendetta.warnerbros.com/
Ne psikanalizë, "Sindroma Munchausen" quhet nje sëmundje që u ndodh shpesh nënave te cilat, me qëllim qe t'u kushtohet vëmendje ndaj tyre, sëmuren me zor. Ndersa "Sindroma e Munchausen me prokurim" verehet ne ato raste kur nëna arrin ta bindë femijën e saj qe ai eshte i sëmurë, per t'u treguar te tjerëve se sa shume ajo preokupohet për të.
Ne nje fare menyre, kjo eshte tema e filmit te pare te regjizorit te ri francez Raphaël JACOULOT "Barrage" ("Prita e ujit") qe pashe kete javë.
Sabina ka 30 vjeç dhe ka nje djale, Thomas-in qe e ka lindur kur ajo ka qene veçse... 15 vjeçare ! Pra Thomas-i ka 15 vjeç ndersa nëna e tij... veçse 30. Duke qene se babai nuk e ka njohur juridikisht te birin e tij, ne fillim, eshte gjyshja qe e ka rritur djalin; më vonë, Sabina eshte marrë me rritjen e tij.
Filmi fillon kur Thomas-i eshte thjesht nje adoleshent 15 vjeçar dhe e ëma, duke parë se i biri dalë e ngadalë po fillon jeten e tij indipendente, bëhet gjithe e më shume posesive : ajo vendos qe te transferohen nga apartamenti i tyre ne qender te qytetit te vogel ku banojne te dy dhe keshtu te vendosen ne nje shtepi dy kateshe ne buzë te nje prite uji, pranë nje hidroçentrali te vogël.
Thomasi ne fillim kundershton transferimin ne kete shtepi te izoluar, por dale nga dale dorëzohet : fillon keshtu nje proces ikjeje nga vetvetja, refuzimi te realitetit...
Edhe pse skenari i filmit te kujton sindromën e Munchausen-it, filmi eviton gjithe shpjegimet psikologjike thjeshtezuese. Regjizori, edhe pse eshte filmi i tij i pare dhe me nje teme tejet te veshtire, arrin qe permes imazheve te shtepise, te pritës se ujit, vetë ujit qe eshte tejet prezent ne film, permes portreteve dhe trupave njerezorë, permes dialogjeve te pakta, te krijoje nje atmosfere turbulluese, sidomose falë lojës impresionante te aktores Nade Dieu, ne rolin e heroines kryesore.
web-site i filmit : http://tadrart.com/barrage/index.html
Filmi i pare i anglezit 24 vjeçar Thomas Clay, kur u shfaq vjet ne Festivalin e Kanës, beri nje skandal te vertetë, sidomos per skenën e fundit te filmit. Në ate pike, sa revista amerikane e kinemase "Variety", shkruajti : "Nje film që bën që "A clockwork orange" i Kubrick-ut te duket si nje video-clip i Britney Spears".
"THE GREAT ECSTASY OF ROBERT CARMICHAEL" ("Ekstaza e madhe e R. C.") i merr ngjarjet ne nje qytet te humbur anglez, Newhaven. Ato zhvillohen gjate 4 diteve dhe tregojne jeten e perditeshme te tre adoleshentëve qe kalojne kohen duke perdorur drogë. Ne qender eshte nje djalë timid, nxenes i mire por i rritur pa baba, violincellist i mrekullueshëm, Robert Carmichael.
Filmi, i ndertuar ne formen e nje spiraleje, padyshim qe çon ne nje skenë finale nga më violentet qe mund te kem parë. Per nga tematika, ai te kujton filmat e Ken Loach, por ndihet edhe influenca e Michael Haneke apo Kubrick-ut.
Premtues per nje regjizor veçse... 24 vjeçar !
Gjeja e pare qe me erdhi ndërmend kur dola nga kinemja, pas shikimit te filmit, ishte : "Mos ma hodhi gjë vallë ??".
Nuk e kam fjalen per filmin, sesa per regjizorin e tij, per Soderbergh-un : Ky i fundit, pasi mbushi xhepat me filmat komerciale "Ocean's 11 dhe 12" apo treçerek komerciale si "Erin Brockovich", ka vendosur ti tregojë miletit se di të bëje edhe filma indipendentë, siç quhen ne Amerikë (ose "film autor" - siç quhen ne Europe), pra shkurt, di të bëjë edhe filma jo-kemercialë. Dhe duke e ditur se filma te tille jane shume te pelqyer ne Europe, na e ka sjellë filmin e tij te fundit "BUBBLE" nga kjo ana e këtejme e Atlantikut, dmth, neper kinemate e Evropit.
Dhe, meqe ka vendos te beje nje film jo-komercial, Soderbergh-u ofron nje film me temë sociale, te realizuar jo keq, e qe te kujton filmat e vëllezërve Dardenne (Palmë e Arte ne 2005-en ne Kanë me filmin e tyre "L'enfant" [Fëmija] ). Por me gjithe deshirën e mire te Soderbergh-ut per te na provuar se ai di të bejë filma jo-komercialë, pra artistikë, kam pershtypjen se ai vazhdon ti konceptojë keto lloj filmash me të njejtat truke kinematografike të një mistreci ("crafty one" ne anglisht, ose "petit malin" ne frengjisht). Shembull: Plani final shpjegues i filmit (gruaja ne qeline e burgut) eshte patetik dhe qesharak !
Pra, pyes vehten: a beson vertet Soderbergh-u ne kete lloj kinematografie jo-komerciale, pra realisht artistike, apo thjesht e bën per te na treguar se di te beje dhe filma te tillë, duke luajtur kështu me ne atë lojën "kush bën poza më te bukura" ?? (Kosovarët do te perdornin në kete rast nje shprehje te mrekullueshme te tyren qe thote: "A mos e ban për me u dukë interesant a ?"
Pikerisht per te gjitha këto, filmi vlen te shihet.
shenim 1: te gjithe aktorët e filmit jane amatorë dhe nuk kane luajtuar asnjehere më pare, as ne teater, as ne film
shenim 2 "Bubble" eshte filmi i pare ne Historine e kinemase amerikane qe te kete dalë nderkohe si në kinema ashtu edhe ne DVD, pra ne te njejten dite.
shenim 3: Nimfo, te kujtohet nje pyetje qe me ke bëre dikur ketu ne forum se ç'quaja une me moral artistik ? M'u kujtua sot ...![]()
Sot (e merkure 17 maj 2006) hapet Festivali i 59 i filmit ne Kanë ( http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=66577 ).
Jashte konkurimit filmi "The Da Vinci Kode" (bazuar mbi romanin kontraversal te Dan Brown me te njejtin titull) hap Festivalin. Dje ai u prezantua ne Kanë perpara 2000 kritikëve te kinematografise nga e gjithe bota dhe sipas shtypit te sotëm, u prit jo vetem ftohtë, por u vershellye dhe u prit me te qeshura nga nje pjese e tyre, sidomos ne momentet me vendimtare te filmit (kur profesori i semiologjise, luajtur nga Tom Hanks, i tregon vajzes se re franceze Audrey Tautou faktin e prejardhjes se saj kristike).
Meqe filmi eshte qe prej dites se sotme ne kinemate e Frances, shkova per ta pare.
Opinioni im : problemi i filmit nuk qendron ne faktin se ai eshte nje mega-prodhim 125 miljon dollarësh, pra nje film komercial, por problemi qendron ne faktin se ai eshte nje film i keq komercial. I ndertuar ne formen e nje supsens-i (thriller-i), "The Da Vinci Code" eshte nje tallje me kete lloj kinematografie, pra ai jo i bën nder, por e ofendon kinematografine komerciale popullore, e akoma me teper, suspens-in ne pergjithesi.
Ata qe ideologjikisht jane kunder nje filmi te tille (sikunder dhe librit nga ai e ka origjinën) per mendimin tim nuk duhet te merakosen aspak, pasi mediokriteti i filmit eshte aq flagrant, sa nuk do shume mençuri qe ta konsatosh : Dialogjet jane te stisura (sajuara), skenat krejt te pabesueshme dhe jo bindese (shpesh dhe qesharake !) keshtu qe filmi prodhon nje mërzi qe zgjat... 2 ore e 30 minuta !
Ne foto: Audrey Tautou dhe Tom Hanks dje ne Kanë (France)
Libri eshte interesant, dhe degjova qe filmi, megjithese me kritika jo shume te mira, prape do te thyeje rekorde per njerezit qe do ta ndjekin ketu ne Amerike.
Zakonishte filmat qe shfaqe para Memorial Day( festa e deshmoreve ne USA) marrin xhiro te mire paresh.
rofsh autori qe me kurseve paret e biletave per pese vetapo u huazoj librin me mire
![]()
TBD
Larsus,
Filmi mund te beje "xhiro te mire paresh", por gjithsesi, kam pershtypjen jo aq sa mund te kete pretenduar "Columbia" (kompania e Hollywood-it qe e ka prodhuar filmin).
"The Da Vinci Kode" ose me mire "Da Vinci bllof" ka fort mundesi qe te rezultoje gjithsesi më i keq se libri. Kete te fundit nuk e kam lexuar, mund te jete interesant - siç thua ti, por nje gje eshte e sigurt: filmi humbet rrugen e tij ne intrigat e pafundme midis personazheve, duke humbur kohe te çkodojë, të shpjegoje gjithshka, permes sekuencave te sterzgjatura tejet deklarative duke bere jo vetem rrënimin e rrefimit (rrefimi ne nje film nuk eshte i njejte me ate në letersi, jemi dakort ! ), por dhe ti zhveshe personazhet nga çdo lloj substance. Per shembull Tom Hanks, nje aktor tashme i konfirmuar, nuk e kisha pare ndonjehere aq te zbrazur, aq pa konsisencë (pa permbajtje). Anketimi i tij si ekspert ne fushen e shenjave, eshte krejt mekanik: shume shpejt spektatori e kupton se te gjithe personazhet kryesore manipulojne njeri-tjetrin por... nga e gjithe kjo "loje" rezulton pothuaj nje hiç !
Nje diçka tjeter qe e demton rëndshëm filmin eshte problemi i raporteve midis besimit (faith) dhe Historisë (fakteve). Sigurisht, nje gërmim ne kete fushe mund te jete pasionant. Por ne film, nje gërmim i tille eshte i veshur me nje petk mistiko-new age, me teori komploti e bla-bla-bla qe e bejne filmin ... qesharak.
Gjithsesi, Festivali i Kanës fillon zyrtarisht vetem neser, me filmat ne konkurim, e ku sigurisht do te kete evenimente filmikë per t'u kujtuar per nje kohe te gjatë...!
Ai United apo Flight 93, e keni pare? Ka dale akoma?
Krijoni Kontakt