Te nderuar vellezer dhe motra, do mundohem te sjell pak nga pak nje liber qe kam lexuar para disa kohesh dhe me ka pelqyer. Quhet "Udha Orthodhokse" e shkruar nga Kallistos Ware. Do mireprisja cdo koment mbi keto shkrim
Kapitulli 1:
ZOTI SI MISTER
Si tė panjohur dhe megjithatė shumė tė njohur.
(2 Korinthianėt 6:9)[/I]
Zoti nuk mund tė kapet me mendje. Nėse do tė mund tė perceptohej, nuk do
tė ishte Zot.
(Evagri i Pondit)
Njė ditė disa prej vėllezėrve erdhėn pėr tė parė at Andonin dhe midis tyre ishte
dhe at Josifi. Duke dashur t'i provojė, plaku pėrmendi njė tekst nga Shkrimet,
dhe duke filluar nga mė i riu i pyeste se pėr ēfarė bėhej fjalė atje. Secili e
shpjegoi aq mirė sa mundej. Por secilit plaku i thoshte, "Nuk ėshtė kjo
pėrgjigjja e duhur". Sė fundi pyeti edhe at Josifin: "Po ti ē'mendon?" Ai u
pėrgjigj: "Nuk e di". Atėherė at Andoni tha: "Me tė vėrtetė at Josifi e gjeti
udhėn, se tha: Nuk e di”.
(Fjalė tė urta nga etėrit e shkretėtirės)
Si njė mik qė flet me mikun e tij, flet njeriu me Zotin, dhe duke u afruar me
besim qėndron para Fytyrės sė Njėrit, qė banon i paafrueshėm brenda dritės.
(Shėn Simeoni, Teologu i Ri)
Tjetėrsia dhe afėrsia e tė Pėrjetshmit
Ēfarė dhe kush ėshtė Zoti?
Udhėtari nė Udhėn shpirtėrore, sa mė tutje pėrparon, aq mė tepėr fiton vetėdije
tė dy fakteve tė ndryshme tė tjetėrsisė dhe tė afėrsisė sė tė Pėrjetshmit. Nė radhė tė
parė, kupton gjithmonė e mė shumė se Zoti ėshtė mister. Zoti ėshtė "i
pėrsosuri Tjetėr", i padukshėm, i paperceptueshėm, krejtėsisht transhendent, tej
tė gjitha fjalėve, tej ēdo arsyetimi. "Sigurisht foshnja e sapolindur, shkruan
katoliku George Tyrrell, di kaq shumė pėr botėn dhe rrugėt e saj, aq sa mė i
menēuri nga ne mund tė dijė pėr udhėt e Zotit, rruga e tė cilit shtrihet nė qiell
dhe nė tokė, nė kohė dhe nė pėrjetėsi. Njė i krishterė i traditės ortodokse do tė
binte dakord plotėsisht me kėtė. Ashtu si etėrit grekė theksonin: "Njė Zot qė
ėshtė i perceptueshėm nuk ėshtė Zot”, domethėnė njė Zot qė pretendojmė t’a
perceptojmė me gjithė kapacitetin e mendjes sonė, s’ėshtė asgjė mė tepėr sesa
njė idhull, i formuar sipas imazhit tonė. Njė "Zot" i tillė pa dyshim nuk ėshtė
Zoti i vėrtetė dhe i gjallė i Biblės dhe i Kishės. Njeriu ėshtė bėrė sipas imazhit tė
Zotit, por e kundėrta nuk ėshtė e vėrtetė.
Dhe megjithatė, nė radhė tė dytė, do tė thoshja se ky Zot i misterit ėshtė nė tė
njejtėn kohė jashtėzakonisht afėr nesh, duke i mbushur tė gjitha sendet, duke
qenė kudo rreth nesh. Dhe ėshtė i pranishėm jo thjesht si njė atmosferė a fuqi
pa emėr, por me njė mėnyrė personale. Zoti qė ėshtė pėrfundimisht tej
perceptimit tonė, na zbulon veten e tij si person; na thėrret secilin me emrin e vet
dhe ne i pėrgjigjemi. Midis nesh dhe Zotit tė mbinatyrshėm ka njė lidhje
dashurie, e njėjtė me atė qė ekziston midis nesh dhe tė tjerėve, tė cilėt i duam
shumė. I njohim njerėzit e tjerė nėpėrmjet dashurisė sonė pėr ta dhe nėpėrmjet
dashurisė sė tyre ndaj nesh. Kėshtu ėshtė edhe me Zotin.
Me fjalėt e shėn Nikolla Kavasila, “Zoti, Mbreti ynė, ėshtė
mė i dashur se ēdo mik,
mė i drejtė se ēdo drejtues,
mė i dhembshur se ēdo at,
mė shumė njė pjesė nga ne se sa gjymtyrėt tona,
mė i domosdoshėm tek ne se sa vetė zemra jonė.”
Kėto pra, janė dy "polet" e pėrvojės sė njeriut pėr tė Hyjshmin. Zoti ėshtė edhe
mė larg nesh, edhe mė afėr nesh, nga ēdo gjė tjetėr. Dhe ēuditėrisht shohim se
kjo lidhje e ndėrsjelltė nuk prishet; pėrkundrazi, sa mė tepėr na tėrheq njėri
"pol", aq mė gjallėrisht e ndjejmė tjetrin nė tė njėjtėn kohė. Duke pėrparuar nė
Udhė secili sheh se Zoti bėhet gjithmonė mė i afėrt dhe gjithmonė mė i largėt,
shumė i njohur dhe shumė i panjohur. Shumė i njohur tek fėmija mė i vogėl
dhe i pakuptueshėm tek teologu mė mendjemprehtė. Zoti banon nė "dritė tė
paafrueshme", ndėrsa njeriu ndodhet brenda pranisė sė tij me mirėbesim tė
ėmbėl dhe e thėrret si mik. Zoti ėshtė edhe pikėmbėrritje edhe pikėnisje. Ėshtė
Zoti qė na mirėpret nė fund tė udhėtimit, por ėshtė edhe bashkudhėtari qė ecėn
krah nesh nė ēdo hap mbi Udhė. Siē e shpreh Shėn Nikolla Kavasila, "Ai ėshtė
bujtina ku prehemi pėr njė natė dhe pikėmbėrritja finale e shtegtimit tonė".
Mister dhe megjithatė person: le tė shohim kėto dy aspekte me radhė....
Krijoni Kontakt