Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 40
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet në Bllog
    22

    Sharon-Abaz: Armëpushim midis Izraelit dhe Palestinës

    Njoftohet armëpushim në Lindjen e Mesme

    Udhëheqësi izraelit Ariel Sharon dhe ai palestinez, Mahmud Abas katër vjet pas rifillimit të konfliktit mes të dy palëve, kanë njoftuar zyrtarisht armëpushimin.

    Deklarata u bë pas përfundimit të samitit mes të dy udhëheqësve në vendpushimin e Sharm el-Sheikut në Egjipt.

    Pas bisedimeve, Z. Abbas nguli këmbë se të dy palët kishin të drejtën e ekzistencës dhe premtoi që do t'i jepet fund të gjitha sulmeve mbi objektivat izraelite.

    "Unë dhe kryeministri Sharon kemi rënë dakord për të ndaluar të gjitha aktet e dhunës që ndërmerren nga palestinezët kundër izraelitëve.

    Tokat tona do të shohin paqe duke filluar nga dita e sotme për të çelur një epokë të re paqeje dhe shprese," tha ai.

    "Ajo që ne shpallim sot përfaqëson zbatimin e pikës së parë në planin e paqes të hartuar nga katërshja.

    Ky është një hap themelor për të krijuar një shans të ri për riaktivizimin e procesit të paqes në mënyrë që popujt palestinezë dhe izraelitë të arrijnë paqen," tha udhëheqësi palestinez.

    Nga ana e tij, Z. Sharon tha se ky rast shënonte një pikë kthese në marrëdhëniet mes izraelitëve dhe palestinezëve.

    Ai premtoi ndalimin e veprimeve ushtarake izraelite si kundërpërgjigje ndaj dhënies fund të sulmeve nga ana e palestinezëve.

    "Ne të gjithë shpresojmë dhe lutemi që kjo ditë të kujtohet si dita që procesi ka filluar të lëvizë përsëri drejt përfundimit të tij, drejt synimit për një jetë në paqe, jetë me nder dhe paqe midis popujve në Lindjen e Mesme," tha z. Sharon.

    Ai po ashtu premtoi dhe lirimin e qindra të burgosurve palestinezë.

    Pas përfundimit të samitit, një zyrtar izraelit tha se kryeministri izraelit e kishte ftuar udhëheqësin palestinez për një vizitë në fermën e tij në jug të Izraelit.

    Ndërkohë, në përfundim të samitit, Egjipti dhe Jordania kanë njoftuar se do të kthejnë ambasadorët e tyre në Izrael pas katër vjetëve.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet në Bllog
    22
    Jonathan Markus
    Korrespondenti diplomatik i BBC-së

    Optimizëm i kujdesshëm për bisedimet

    Takimi mes kryeministrit izraelit Ariel Sharon dhe udhëheqësit të ri palestinez, Mahmud Abbas në samitin e Sharm-el-Sheik shënon një rifillim të kujdesshëm të përpjekjeve për të ndërtuar paqen mes dy palëve.

    Kryeartikujt e gazetave do të flasin gjerësisht për rifillimin e procesit paqësor dhe pas nisjeve false dhe dhunës, një farë optimizmi mund të jetë i justifikuar.

    Por ky proces i ri paqësor është delikat. Ai shënon fundin e njërës fazë në betejën mes izraelitëve dhe palestinezëve.

    Ai gjithashtu do të caktojë kushtet për fazën tjetër në atë betejë, betejë që do të zhvillohet nëpërmjet bisedimeve dhe negociatave.

    Një sërë faktorësh u bashkuan duke siguruar një mundësi të tillë.

    Vdekja e udhëheqësit veteran palestinez, Jaser Arafat e kombinuar me një farë lodhjeje midis palestinezëve i ka dhënë pasuesit të Arafatit, Mahmud Abaz hapësirë ku ai të ndjekë një strategji alternative.

    Plani i tërheqjes i Ariel Sharonit demonstroi se në mungesë të partnerit palestinez, Izraeli do të veprojë në mënyrë unilaterale.

    Por ai gjithashtu siguroi një sinjal të fuqishëm se pikëpamja e zotit Sharon kishte ndryshuar dhe se, nëse do të shfaqej një partner palestinez, atëherë do të kishte edhe dialog.

    Rizgjedhja e presidentit Bush gjithashtu ka sjelllë përqëndrime në mendje të njerëzve.

    Ai e bëri reformën demokratike dhe ndalimin e dhunës nga ana e palestinezëve kusht kryesor për një rol diplomatik më të madh të amerikanëve.

    Gjuha e diplomacisë amerikane tani ka ndryshuar disi. Ajo flet për një botë më të mirë, më të barabartë duke theksuar detyrime dhe përgjegjësi nga të dyja palët.

    Por amerikanët e dinë se dhuna shumë shpejt mund të destabilizojë të gjitha përpjekjet.

    Kjo shpjegon edhe kujdesin e Uashingtonit, dëshirën për krijimin e kushteve, rritje të përkrahjes ekonomike për palestinezët, ndërsa gjatë gjithë kohës theksim të asaj se i përket vetë palëve për t'u kthyer në tryezën e bisedimeve.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet në Bllog
    22
    Izraeli dhe palestinezët nuk humbin kohë

    Izraeli dhe Autoriteti palestinez kanë filluar punën për zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit, e cila u arrit të martën në Egjipt.

    Kryeministri palestinez, Mahmud Abaz, tha se premtimi i dhënë për ndalimin e dhunës shënoi një etapë të re.

    Kurse për kryeministrin izraelit Ariel Sharon, marrëveshja ishte një mundësi e re për të hedhur hapa të mëtejshme.

    Në kuadër të përpjekjeve për fillimin e zbatimit të marrëveshjes, Izraeli pritet që të lirojë disa qindra të burgosur palestinezë dhe të dorëzojë kontrollin në disa qytete të Bregut Perëndimor.

    Njoftimet bëjnë të ditur se disa qindra punonjës palestinezë do të lejohen shumë shpejt që të kthehen në Izrael, ndërsa të burgosurit do të kenë të drejtën e vizitave familjare.

    Reagimi i militantëve

    Grupet kryesore të armatosura palestineze, si Hamasi dhe Xhihadi Islamik kanë thënë se nuk kanë detyrime për zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit që u arrit nga udhëheqësit Abaz dhe Sharon.

    Hamasi, - që po respekton një marrëvehsje të arritur me presidentin palestinez, - tha se duhet të ishte konsultuar përpara se të bëhej njoftimi.

    Por një korrepsondent i BBC-së në Gazë thotë se nuk ka shenja që tregojnë se militantët do të fillojnë sulmet e tyre.

    Ndikime pozitive

    Reagimet e para nga vendet arabe lidhur me marrëveshjen për një armëpushim mes izraelit dhe palestinezëve erdhën nga Egjipti dhe Jordania.

    Të dyja këto vende thanë se do të rikthenin ambasadorët e tyre në Izrael për herë të parë që prej filllimit të Intifadës së dytë më shumë se dy vjet më parë.

    Duke folur për televizionin Al Xhazira, ministri i jashtëm jordanez, Hani al-Mulqi, tha se qëllimi i tyre ishte t'i tregonin botës arabe se paqja ishte më e dëshiruar se çdo gjë tjetër.

    Përpjekjet për të zgjidhur edhe krizën në marrëdhëniet mes Sirisë edhe Izraelit duket se morën formë në Sharm El-Sheikh.

    Ka njoftime se presidenti Bashar Assad, i Sirisë është gati të fillojë me Izraelin bisedimet e lëna pas dore për një kohë të gjatë.

  4. #4
    profesionisti Maska e I-amëshuar
    Anëtarësuar
    03-01-2005
    Vendndodhja
    www.proletari.com
    Postime
    211
    Qeveria izraelite njofton ngritjen e një muri sigurie në tokat që u përkasin palestinezëve


    Izraeli rrezikon sërish procesin e paqes

    Qeveria izraelite ka njoftuar se barriera e debatueshme që po ngre në Bregun Perëndimor të pushtuar do të marrë toka palestineze, për të cilat këta të fundit thonë se i përkasin shtetit të tyre të ardhshëm. Qeveria tha se muri do të ndërtohet me qëllim që vendbanimi më i madh hebre në Bregun Perëndimor, dhe pjesë të Jeruzalemit Lindor që është tradicionalisht arab, të jenë në anën izraelite. Ata thonë se kjo masë është e nevojshme për sigurinë e tyre. Por palestinezët kanë thënë se ky vendim mund të rrezikojë procesin e paqes. Kryenegociatori palestinez Saeb Erekat e quajti atë politikë të diktatit që do të paragjykonte rezultatin e negociatave. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan, ka ritheksuar kundërshtimin e OKB-së ndaj barrierës, duke thënë se Gjykata Botërore e kishte deklaruar atë tashmë të paligjshme. Ky njoftim erdhi ndërsa Annan që është në një turne në Lindjen e Mesme, po zhvillonte bisedime me udhëheqësit palestinezë.
    Ai tha se ishte i inkurajuar nga bisedimet që ka zhvilluar me udhëheqësit palestinezë dhe izraelitë gjatë dy ditëve të shkuara. Duke folur në një konferencë shtypi pas bisedimeve me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas, zoti Annan tha se zhvillimet e fundit përfshirë vendimin izraelit për të çmontuar vendbanime të paligjshme hebreje në Bregun Perëndimor të pushtuar, do t’i japin energji të reja procesit të paqes. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së nënvizoi vendosmërinë e tij për t’i ndihmuar të dyja palët që të ecin në drejtim të zbatimit të planit të paqes, që kërkon krijimin e një shteti palestinez në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazas. Por ai pranoi se disa prej rezolutave të OKB-së për Lindjen e Mesme duhet të ishin zbatuar më parë. Të dielën, zoti Annan u takua me kryeministrin izraelit Ariel Sharon. Vizita e Kofi Annanit është simbolike dhe demonstron gatishmërinë e bashkësisë ndërkombëtare për të ruajtur momentin drejt fillimit të bisedimeve të paqes midis izraelitëve dhe palestinezëve. Me të mbërritur në Ramallah ai vuri një kurorë në varrin e ish-udhëheqësit palestinez Jaser Arafat, vdekja e të cilit nëntorin e kaluar hapi rrugën për periudhën e tanishme të rifillimit të veprimit të diplomacisë. Zoti Annan shkon pastaj në Izrael për të marrë pjesë të martën në inaugurimin e një muzeu të ri në memorialin e holokaustit Yad Vershem në Jeruzalem.
    Shekulli
    15/03/2005
    DASHURIA ËSHTË MISTERI IMAGJINAR I SHPRESËS QË BËN TË JETOJË SHPIRTI NË PAQE DHE LIRI.
    THJESHTËSIA DHE SINCERITETI JANË DHURATA QË ZOTI KA DHURUAR ME LINDJEN. POR TË REZISTOSH TI MBASH ATO ËSHTË MREKULLI VUAJTËSE QË TË BËN TË JETOSH ME DINJITET(shkruar nga unë)

  5. #5
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Izraeli eshte terhequr zyrtarisht nga qyteti Jericho, ne lindje te West Bank. Barrikadat e betonit u shkaterruan. Dhe kontrollin per mbrojtjen e qytetit eshte lene ne dore te policise dhe ushtrise palestineze.
    Gjithashtu, do te terhiqen se shpejti nga pikat e kontrollimit ne Kalkija, Bethlehem, Ramallah, dhe Tulkam qe ndodhen ne perendim te West Bank.

    Kjo lezivje e qeverise izraelite pritet te kete efekte pozitive ne negociatat e Abas me grupet militante ne West Bank dhe Gaza, per te siguruar nje armepushim ne menyre qe "Middle East Peace Process" te vazhdoje sic eshte planifikuar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lioness : 16-03-2005 më 15:52

  6. #6
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    BBC ....... "Israel to leave Gaza homes intact"

    Israel will not demolish homes vacated by Jewish settlers when it withdraws from the Gaza Strip this summer, Prime Minister Ariel Sharon has said.

    The statement appears to reflect a signficant change of policy on Mr Sharon's part.

    Some voices on both sides have called for a total demolition of settlements.

    Israeli security chiefs have meanwhile met settlers fighting the Gaza pullout to discuss how to avoid bloodshed during the planned eviction.

    Heavily armed settler groups have vowed to resist Mr Sharon's plans to remove them from Gaza.

    'Voluntary disarmament'

    Speaking after meeting Israeli Security Minister Gideon Ezra and police chief Moshe Kara, a leader of the Yesha settler organisation said both settlers and soldiers should disarm before any eviction attempt.

    "There will be determined resistance and therefore we must not leave a gun in the hands of anyone - not a soldier nor a settler," Effi Eitam told Israeli television.

    "We do not want any weapons at all in the inner circle of evacuation," he said.

    Mr Ezra, the security minister, has in turn said Israeli police will collect weapons that are handed in voluntarily but "will not confiscate settlers' firearms".

    It is not clear if the two sides have reached an agreement.

    Many of the settlers acquired their weapons from Israeli authorities who wanted to arm them against possible attack by Palestinian militants.

    Homes stay intact

    Israeli officials had initially said they would not leave behind any settlement structures intact in Gaza for fear they would be taken over by militants.

    However, Mr Sharon's government appears to have altered its plans.

    "I would be happy not to demolish communities [settlements]," the Israeli leader said on Friday.

    "This requires coordination with the Palestinians".

    A military official quoted by Yediot Ahronot said religious buildings, synagogues and ritual bath-houses will be destroyed but homes will be left intact.

    However, many Palestinians believe Israel should shoulder the burden of demolishing entire settlements, leaving the Palestinians free to use the land as they choose.

    The mayor of the Palestinian town of Khan Yunis has been quoted as saying the "Israeli government has to demolish the houses and completely remove the rubble".

    "If they don't do that, they will have to pay for the demolition," Osama al-Farrah said.

    Almost 9,000 Jewish settlers are believed to inhabit some 20 heavily fortified enclaves in Gaza.

    Estimates say the cost of demolishing these structures and removing the rubble could exceed $20m.

  7. #7
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Rice vlerëson punën e qeverisë palestineze



    Sekretarja amerikane e shtetit, Condolezza Rice ka thënë se tërheqja e planifikuar e Izraelit nga Rripi i Gazës mund t'i japë energji planit ndërkombëtar të paqes për Lindjen e Mesme, të njohur si harta e rrugës.
    Por duke folur pas bisedimeve në qytetin e Rramallahut në Bregun Perëndimor, zonja Rice tha se tërheqja duhet të koordinohet me palestinezët.

    Ajo tha se Gaza nuk duhet të jetë e izoluar më pas dhe se palestinezët duhet të lëvizin lirshëm midis Gazës dhe Bregut Perëndimor.

    Palestinezët kanë thënë se Izraeli duhet të sigurojë informacion bazë për tërheqjen dhe thonë se Gaza mund të bëhet, siç shprehen ata, një burg i madh.

    Zonja Rice tha se të dy palët po koordinonin përpjekjet, por më shumë duhej bërë.

    Duke vlerësuar punën e presidentit Abaz, zonja Rice tha:

    "Dua të shfrytëzoj këtë mundësi për të përshëndetur presidentin Abaz dhe udhëheqjen e tij si dhe atë të qeverisë së tij, për përpjekjet për vendosjen e ligjit dhe rendit në Bregun Perëndimor dhe Gaza. Këto përpjekje tregojnë angazhimin e udhëheqjes palestineze për të siguruar siguri dhe gjetjen e atyre që duan të kryejnë sulme të dhunshme që me sjelljet e tyre vetëm vonojnë krijimin e shtetit palestinez. Ka ende shumë punë për të bërë, por presidenti Abaz i ka ndërmarrë veprimet me përkrahjen aktive të të gjithë atyre në rajon dhe në komunitetin ndërkombëtar që përkrahin një të ardhme paqeje."
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  8. #8
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Tërheqja e Izraelit nga Rripi i Gazës

    Afron afati i largimit nga Gaza (BBC Shqip)

    Në fillim të ditës së dytë të tërheqjes historike të Izraelit nga Rripi i Gazës, disa të vendosur izraelit po përgaditetn që të bllokojnë hyrjne e ushtrisë izraelite.
    Korrespondenti i BBC-së në vendbanimin Alei Sinai thotë se të vendosurit kanë ngritur barikada pasi më herët i vunë zjarr gomave në hyrje të vendbanimit.
    Të vendosurit thonë se autoritet nuk u kanë mundënsi largim adekuat.
    Të gjithë ata që nuk largohen deri në mesnatë, sipas orës lokale, do të ndeshen me largim me forcë.
    Kryeministri izraelit Ariel Sharon tha se tërhqja është e dhimbshme dhe me rreziqe, por thelbësore për të ardhmen e Izraelit.
    Ai tha se tani palestinezët duhet që të tregojnë vendosmërinë e tyre për paqe.


    Sharon: Tërheqja e dhimbshme por e domosdoshme për sigurinë e Izraelit (Zeri i Amerikes)
    15-08-2005

    Kryeministri i Izraelit, Ariel Sharon, tha se tërheqja e Izraelit nga Rripi i Gazës është një hap i dhimbshëm por esencial për sigurinë kombëtare të Izraelit.

    Në një fjalim drejtuar vendit sonte në televizion, zoti Sharon tha se Izraeli nuk mund ta mbajë përgjithmonë atë teritor. Ai vuri në dukje se 8 mijë e 500 kolonë janë të rrethaur në Gaza nga më shumë se një milionë palestinezë, shumë prej të cilëve në kampe refugjatësh të tej mbushur. Ai tha se tani u përket palestienzëve të spastrojnë ekstremistët.

    Zoti Sharon tha se Izraeli do t’u përgjigjet me degën e ullirit përpjekjeve për paqe të palestinezëve dhe paralajmëroi se ai do t’u kundërpërgjigjet tepër rreptë sulmeve të mëtejshme.

    Sot më herët, Gjenerali më i lartë izrelit paralajmëroi se trupat do të largojnë me forcë çdo izraelit që qendron në territorit e Gazës të mërkurën. Mijëra ushtarë dhe policë izraelitë shkuan në Gazë gjatë natës për të paraqitur urdhërat e largimit nga territori. Hyrja e tyre u bllokua në të paktën 5 nga 21 vendbanimet izraelite nga të rinj që protestonin kundër tërheqjes.

    Pse po terhiqet Izraeli?
    Ç'mendoni ju per kete terheqje historike?
    A do te hape rrugen per paqe kjo terheqje?
    Ç'fare problemesh mund te hasin autoritetet Palestineze ne Gaza?
    Cilat jane hapat e tjere te domosdoshem per zgjidhjen e konfliktit?

    ....
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Palestinezët përgatiten për marrjen e tokave


    Ushtria izraelite është përballur me rezistencën e disa banorëve
    Militantët palestinezë janë bashkuar me grupin e punës i ngritur nga Autoriteti Palestinez që do të mbikëqyrin dorëzimin e vendbanimeve në Gazë.
    Në grup, përfshihet edhe partia politike Fatah, së bashku me Hamasin dhe Xhihadin Islamik.

    Qëllimi i tij është të mbrojë tokën dhe pasuritë brenda venbanimeve.

    Një korrespondent i BBC-së në Gazë, thotë se mbështetja e fraksioneve do t'i ndihmojë zotit Abbaz që të sigurojë një dorëzim paqësor.

    Kjo do të varet mbi të gjitha nga efektshmëria e shtatë mijë trupave të vendosura përreth vendbanimve për të ruajtur rendin.

    Ndërkohë palestinezët kanë festuar marrjen fund të pushtimit izraelit në Gazë.

    Kryeministri Ahmed Qureia ka filluar një fushatë për fshirjen e parrullave në qytetin e Gazës dhe heqjen e posterave politikë.

    Rezistenca e kolonëve

    Autokolona me ushtarë izraelitë kanë hyrë në Gazë për të lëvizur me forcë ata banorë që kanë injoruar afatin për largimin vullnetar.

    Trupat shtesë të sigurisë u përdorën për të shtyrë banorët dhe mbështetësit e tyre që kishin premtuar se do të luftonin kundër shpërnguljes.

    Gati gjysma e nëntë mijë banorëve janë larguar deri tani nga Gaza.

    Zëvendëskryeministri Shimon Peres i tha BBC-së se dita e shpërnguljes ishte një ditë e madhe për demokracinë, sepse tregoi që masat e ashpra mund të zbatohen megjithë kundërshtimet serioze.

    Banorët në vendbanimin Elei Sinai në veri të Gazës janë duke injoruar urdhërin e qeverisë izraelite për t'u larguar nga shtëpitë e tyre.

    Ata thonë se nuk kanë ndër mend të lëvizin nëse Izraeli nuk i strehon jashtë Gazës si një komunitet i vetëm.

    Banorët kanë zhvilluar takim pas takimi për të vendosur se çfarë të bëjnë; të qëndrojnë së bashku dhe të përballen me rrezikun e arrestimit dhe të zvogëlimit të masës së kompesimit, apo të heqin dorë.

    Burra, gra dhe fëmijë kanë vendosur që të qëndrojnë, si një gjemb në krahun e qeverisë izraelite me shpresë se kjo e fundit do të marrë parasysh kërkesën e tyre.

  10. #10
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Qysh nga momenti qe komuniteti nderkombetar, me ne krye OKB, duket se per ceshtjen e Lindjes se Mesme ka adoptuar zgjidhjen e dy shteteve (Izrael-Palestine) dhe jo ate te nje shteti dypalesh ose federate palestinezo-izraelite (propozime keto qysh para LIIB), atehere ky hap i Tel-Avivit qe te terheqi kolonet e Gazes eshte i mirepritur nga komuniteti nderkombetar ne pjesen me te madhe te tij. Eshte nje hap, qe pavarsisht politikave qe mund te ndjeki me vone qeverija izraelite, ne kete moment perben bonus per procesin e paqes.

    Besoj se mbas kesaj levizjeje fshihet, vec te tjerave, presioni amerikan kundrejt Tel-Avivit. Sidoqofte, do ishte me te vertet mire per cdo pale nese Uashingtoni e ka kuptuar -megjithese me nje vonese shumevjecare- rendesine e ceshtjes Palestineze per stabilitetin e zones. Gjithashtu zgjidhja e ceshtjes palestineze perben nje arritje te rendesishme ne luften kundra terrorizmit.

    Nga ana tjeter Sharoni me kete levizje ia hedh pales arabe timonin e autobuzit, te pakten ne siperfaqe, e cila pale arabe ka nevoje me shume se kurre te jet e bashkuar. Sidoqofte priten hapa te tjera ende per krijimin e shtetit palestinez dhe nuk jemi te sigurte se deri ku jane te gatshem qe te arrijne Tel-Avivi me PLO... Behet fjale per nje epoke te re apo per nje teater te se kaluares?

    Saper kundershtimet e koloneve izraelite me duket pak llogjike nese mendon dikush se nje pjese e madhe e ketyre koloneve kane lindur dhe jane rritur ne "koloni" (kolonite filluan midis intrigave qe para LIIB dhe morren formen e tyre perfundimtare me dhune dhe gjakderdhje me luften e 1967). Gjithashtu nuk duhet te harrojme se me cfare lloj propagande eshte rritur shoqeria e re izraelite sidhe premtimet e Tel-Avivit tek kolonet ketu e shume vjet. Sidoqofte heqja e tyre nga tokat, per te cilat ka nevoje edhe mall edhe nje popull tjeter njerezor, sherben nje synim te larte dhe ka rezultate pozitive.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lufta e III boterore (2)
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 29-11-2015, 04:16
  2. "qerbela Ne Gaza" Nga Olsi Jazexhi
    Nga Explorer në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 06:50
  3. Analize e nje muslimani
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-12-2004, 18:48
  4. Të konvertuar a ka ndonjë në forum?
    Nga drita në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 203
    Postimi i Fundit: 08-01-2004, 09:39
  5. Pyetje për Besimtarët Shqiptarë të Krishterë dhe Islam
    Nga dodoni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •