Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, priti shefin e Zyrës finlandeze në Prishtinë, Markku Lamanen, me ç’rast u bisedua për situatën aktuale në Kosovë dhe për përgatitjet që janë duke u bërë lidhur me zhvillimet e ardhshme politike në vend.
Thaçi tha se viti që sapo hymë është i rëndësishëm për Kosovën dhe se zgjidhja e statusit të Kosovës duhet të përfaqësojë vullnetin e qytetarëve të saj.
Përfaqësuesit politikë të Kosovës do të punojnë me transparencë të plotë, duke ruajtur unitetin politik në interes të vendit dhe gjithë qytetarëve të Kosovës, tha kryetari i Partisë demokratike të Kosovës.
Shefi i zyrës finlandeze, z. Markku Lemanen e njoftoi z. Thaçi me parapërgatitjet që po bëhen për mbërritjen e të dërguarit të posaçëm të OKB-së për statusin e Kosovës, z. Marti Ahtisari.
Krijoni Kontakt