Ramiz Alia,Engjelli apo djalli i tranzicionit
Nga Robert Papa
Po ndiqja pjesë nga një intervistë e Ramiz Alisë për krijimin e pluralizmit. Pse gënjen? A harroi se cfarë ka thënë më 16 prill për pluralizmin? A harroi se si i ka tërhequr me tela me gjemba në Sarandë dhe Shkodër të vrarë ata që deshën të arratiseshin?
Ja cfarë thuhej më 16 prill në pallatin e Kongresve në mbledhjen e KQ PPSH-së
16 prill 1990.
Pallati i Kongreseve. Salla e mbledhjeve e KQ të PPSH-së. Në podium flet Ramiz Alia. Në krah ka: djathtas Adil Carcanin, majtas Simon Stefanin. Nga lart shikon vëngër një portret i madh i Hoxhës së plakur.
Ramiz Alia ngre zërin.
‘” Dy gjëra nuk do t’i lejojmë, këto kurrën e kurrës, e para puna e shumë partive, që do të thotë të lejojmë një parti e Legalitetit apo e Balllit, apo cfarëdo emri t’i thonë.. Këtë kurrën e kurrës, sepse kjo do të thoshte tradhëti e atdheut , mbaroi pushteti popullor mbaroi revolucioni, e dyta ne kurrë nuk do të pranojmë cështjen e pronës private, tregun e lirë të varur mbi pronësinë private , se po bëhet zhurmë e madhe. Kjo do të thotë likujdim i socializmit. Po të vijë puna deri këtu, ta kemi parasysh se këtu jemi në Komitetin Qendror, edhe bar do hamë edhe gjak do derdhim. Këtu s’shkon më dhe s’doshkojë më tej, s’mund të shkojë asgjë. Këtë duhet ta kemi mirë të qartë…”
Shoku Ramiz vë gishtin pak mbi buzë. Në krah të tij kamera fikson duke mbajtur shënime si Hekuran isain, Adil Carcanin, Simon Stefanin dhe Lenka Cukon. Alia po flet pa letër. Ai vazhdon:
“Presionet e armiqve do jenë të mëdha por qëndrimi ynë duhet të jetë i prerë…”
Sakaq kamera e Fokus kthehet në studjo. Ka qenë një studjo e thejshtë, e improvizuar te studjo e vjetër e lajmeve në TVSH. Një ekran i madh në krahun tim të djathtë dhe pas shpinës sime një dritare me disa re të bardha në horizont. Komenti im pas fjalëve të Ramiz Alisë:
“ Të nderuar shikues, këto fjalë që sapo dëgjuat nga goja e ish-kreut të socializmit shqiptar nuk kanë ndodhur vite e vite më parë. Ka qenë 16 prill i vitit 1990. Plenumi i Komitetit Qendrot të Partisë së Punës, ish-Partia Komuniste. Në këtë plenum thurreshin skenare gjaku, dhune. Pra jemi më 16 prill, dy muaj para ngjarjes së ambasadave, dhe pas dy muajsh ky skenar do merrte jetë: gjak, dhunë mbi djemtë dhe vajzat shqiptare. Flitet shumë për Malin me Gropa. Një vit më vonë më 2 prill në Shkodër a nuk duket sikur dhuna ishte projektuar më parë? Dhuna strehohej në Komitetet e partisë. Le të dëgjojmë se cthuhej në atë plenum të Komitetit Qëndror …”
Në ekran del Hekuran Isai, ish-anëtar i Byrosë Politike. Ai flet serbes në podium:
“ Edhe demonstrata po të na ndodhin ne do t’i shtypin, po pse të na ndodhin. 120 mijë komunistë, gjithë këto organizata masash pse të lejojnë të dalin në rrugë dhe të bërtasin me gishta lart qoftë edhe 50 dhe 100 rrrugacë. Cdo komitet partie i ka në dispozicion mjetet e dhunës për të goditur në kohë organizimin e elementeve keqbërës. Eshtë momenti shumë i acaruar qe kerkon nga cdo kuader të tregojë aftësite për lëto lloj punësh…”
Kamera kthehet në studjo. Unë flas i qetë( pa letër dhe atëherë nuk kishte telepromter kur sot lexojnë në kamera e duket sikur flasin pa letër)”
‘Askush në këtë sallë, anëtar të Komitetit Qendror apo kandidatë nuk folën. Me heshtjen e tyre ata u bënë komplistë në krimin e ardhshëm, jo vonë pas një viti.( kamera fokuson Skënder Gjinushin i ulur ngjitur me Gramoz Rucin.) Në këto tavolina të këtij plenumi thurreshin skenare gjaku por kishte edhe karagjozë që qeshnin.”
Në kamera fiksohej , në këmbë duke qeshur pa kuptim Manush Myftiu. Ramiz Alia në podiumin qëndror i vetëm, tund kokën duke qeshur.:”se këto do shkojnë në Kuvendin Popullor, por para se të shkojnë atje, të shprehim neve se c‘mendime kemi..”
Ndodhën ambasadat. Alia deklaronte:”hynë ca debilë.. kush ishin ata që ikën, c’janë ata në Shkodër që cohen ne demonstratë.Po këta nuk dolën tani, ata ishin, se baballarët e tyre nuk ua vramë tani, por ua kemi vrarë për 40 vjet.”
Shtator 1990.
Alia shkon në vizitë në SHBA ku takohet kokë më kokë me Shevrenazen.
Alia ishte nësesionin e OKB-së por takon ministrin e jahstëm të Bashkimit Sovjetik, pai më 30 korrik kishte firmosur një marrëveshje të normalizimit të marrëdhenieve , pasi kishte kundërshtuar marrëdheniet me SHBA. Antoni Athanas e priste ne Boston. Jashtë protestonin shqiptarët kundër diktatorit komunist. Alia përgjigjej:” Qentë le të lehnin, karvani shkon përpara”( Liria, tetor 1, 1990)
Një vit më parë Athanas me At Lionilin kishin bërë një vizitë në Shqipëri por nuk e kanë bindur dot Alinë për ndryshime. Alia nuk donte të lidhej me Uashingtonin.
28 nëntor 1989. SHBA dërgonte një mësazh për Alinë, përmes Zërit të Amerikës. Në një intervistë me James Seihart, Drejtor i Evropës Lindore në Departamentin e Shtetit. Ai ishte pyetur:” Si janë perspektivat e marrëdhenive të SHBA me Shqipërinë?” Ai përgjigjej:” SHBA ka qenë gjithmonë gati për dialog dhe marrëdhenie miqësore normale me popullin dhe qeverinë e Shqipërisë. Ne e kemi bërë të qartë edhe në të kaluarën, kjo mbetet dhe sot. Unë mund të them se varët nga qeveria e Shqipërisë të vendosë kur dëshiron të lidhë marrëdhënie me ne. Natyrisht ne nuk shikojmë ndonjë pengesë nga këndvështrimi ynë.” ( Dielli, 28 dhejtor, 1989. faqe 4)
Më 17 prill në KQ të PPSH-së , Ramiz Alia deklaron:
“ Si rezultat i ndryshimeve ndërkombëtare, problemi i vendosjes së marrëdhenieve diplomatike me SHBA dhe BS është në cështje të ditës. Nuk duhet të ketë kushte poltike. Ata duan ta pranojnë Shqipërinë ashtu si është dhe në do të pranojmë të tjerët ashtu sic janë. Për deri sa Amerika është dakord me këto parime, dhe nuk përpiqet të ndërhyjë në problemet tona të brendëshme, atëherë Shqipëria është gati të hapë dyert e miqësisë dhe bashkëpunimit me Amerikën.” (Fokus nga Robert Papa. 1996)
21 prill 1990. Kongresmeni Joe Kenedi morri lejen për të vizituar Shqipërinë( Boston Globe, 21 prill 1990). Kurse në qershor, vjen për vizitë në Tiranë, Uilljam Poist, presidenti i Komunules Gas Kompani. Ai vizitoi fushate naftës dhe diskutoi me zyrtarë një ndihmë të mundhsme teknike dhe në biznesin e kompjuterave.
10 maj 1990.
Junajtid Pres nga Athina shkruante se :” Të gjitha reformat që po bën Alia, ishin si rrjedhojë e presioneve nga SHBA në lidhje me Konsventën e Helsinkit dhe të Drejtave të Njeriut.”
15 maj, 1990.
Nju Jork Tajms shkruan se zyrtarë të SHBA dhe Shqipërisë , ishin takuar në godinën e OKB-së dhe kishin nisur bisedimet për marrëdhenit diplomatike.
28-31 maj, 1990.
Dy kongresmenë amerikanë, Tom Lantosh dhe Joe Diguardi, vizitojnë Shqipërinë. Më vonë do akuzoheshin si njerëz pro-Alisë. A erdhën ti zgjasnin jetën?! Diguardi më ka deklaruar se:” Ramiz Alia na thirri për të përfituar nga ne, ndërsa ne ndërhymë duke përfituar të ndihmonin demokracinë dhe jo atë.”
Tom Lantosh më ka deklaruar në një darkë n e Uashington se :” Alia më ka kërkuar që të bindë Bushin dhe Xhejms Bejkerin se ai kishte dëshirën e plotë për marrëdhënië diplomatike me SHBA-në. Ne e detyruam Alinë që të shpallte amnistinë e përgjithsme për të burgosurit politikë. Alia ishte i zgjuar, duke e dityr se jam ebre me dha një liber me gjithe ebrejte e shpëtuar në Shqipëri gjatë pushtimit nazist.”
Vjen lëvizja e dhjetorit. Alia, flet në byronë poltike, dhe kërkon se sit a kalojë situatën e jot e pranpje pluralizmin. Sepse mbledhja duhej të fillonte: Unë propozoj të lejoj pluralizmin sepse s’ka se ku të shkojmë por ai flet..
Roli i Ramiz Alisë në krijimin e pluralizmit. Lëshoi nga frika apo ishte liberal dhe tolerues? Gjykoni vetë. A kemi akoma liberalët të stilit të Alisë dhe pse, thujase dridheshin kur flisnin ne takimin me studenet si pedagogë por edhe disa të infiltruar. A ishte lojë? ishte rrjedhojë logjike apo nje fitim kohe prej Alisë. Por ndërkohë do përfitonin lojtarë të tjerë, edhe pse në dukje si të zgjedhurit e Alisë, ata do ndërronin kursin e kohës do risillnin pluralizmin e nisur në kohën e Nolit dhe Zogut.
Lëvizja e dhjetorit. ishte dicka rastësore, por mbase edhe e mirë organizuar. Pas ngjarjeve të Ambasadave, agjenturat e huaja kishin kohë që kishin projektuar edhe shprishjen e sistemit të Ramiz Alisë. Ndaj studentëve u përdor dhunë. Në një intervistë për Fokus në vitin 1995, Berisha iu është përgjigjur me kujdes disa pyetjeve për të sqaruar pozicionin e tij si dhe për të hedhur dritë sado pak se si rrodhën ngjarjet. Ai flet për takimin me Ramiz Alinë.Berisha i ka thënë “Ju rrahët dërgatën e tyre.”
.Le të shikojmë mes arkivit të Fokusit se cfarë thoshte Ramiz Alia në Byronë Politike në dhjetorin e vitit 1990 kur në tavolinën e tij kishte ardhur një kërkese për pluralizmin.
Dhjetor 1990
Ramiz Alia
“. Këtë mbledhje tani, thac të diskutojmë para mbledhjes së Plenumit të Komitetit Qendror të Partisë. Situata është jashtëzakonisht e rëndë, bile mund të them që është tepër e rëndë. i dini historitë që ngritën ato studentët. Shkaku ose sebepi më mirë ishin të gjitha ato të gjendjes atje, por është e qartë se nuk është kjo, ky motivi. Ky është sebep, motivi është politik. Dhe në fakt, dje, aty ku janë mbledhur studenët dhe që kërkojnë takim me mua ,thonë duam të na vijë prezidenti. Po të shikosh kushtet, kërkesat janë politike. Kërkojmë fajtorët që dhanë urdhër të përdoret dhuna. Kërkojmë një komision me studentë dhe mjekë për gjendjen shëndetësore. Kjo është ordinere, tani vjen e bukurura. Anët politike. Kërkojmë pluralizëm politik si shkalla më e lartë e demokracisë. Kërkojmë krijimin e një Organizatë të Pavarur Demokratike të Studentëvë dhe intelektualëve të rinj, statusi i të cilës do të paraqitet për miratim në Ministrinë e Drejtesisë. Duam që kjo organizatë të ketë deputetët e vet në Kuvendin Popullor. Të botohen karta e OKB-së, Kartat e Helsinkit 1 dhe 2 si dheKarta e Parisit. Kërkojmë liri të shtypit dhe të fjalës pa censure. Kërkojmë të sqarohet opinioni për ngjarjet në qytetin Studenti. Kërkojmë që të gjendet rrugë sa më të shpejta për të dalë nga kjo gjëndje ekonomike. Kërkojmë takim me prezidentin Alia. Kjo është, kërkesat e tyre. Sic e shikoni , janë të gjitha të karakterit politik. Tashi, situate ështe keq. Nuk janë vetëm studentët e qytetit Studenti. Me ta po solidarizohen pothuaj e gjithë rinia studentore në Tiranë. Edhe instituti Bujqësor edhe insituti i Fizkulturës, edhe të gjitha. Bën hesap sa edhe Shkolla Ushtarake, kupton që do t’i merrnim për të rregulluar, për rendin si të thuash, edhe ata pati një kompani e tërë, nji togë që tha ne jemi me studentët, nuk vemi të luftojmë kundër tyre.
Thashë ka një pakënaqësi të madhe, kupton për organet dretjuese. Të partisë, të qeverisë, të shtetit në tërësi. Bën hesap, që ata deri tani mbahen me mua si të thuac duan të dëgjojnë vetëm fjalën time, por vet kjo, domethënë kërkojnë të takoj me presidentin Alia , këtu fillon distanca; kurse e dyta, kërkesa që unë t’iu vete aty ku janë më mijëra veta, ajo është më një fjalë shqip, për të eliminuar dhe diskretituar edhe mua.
Pjesa e egër edhe kjo do llogaritur, a fitojmë gjë? Por duhet them nuk kursejnë njeri. Këta desha të them, fillova me veten time por mund të vazhdoj më këdo nga ju. Hekuranin ja e shikoni me kërkesën, se po qe puna kush dha urdhër, ky dha urdhër, domethënë s’do mend ajo. Urdhër kush e dha, puna është ja, ta thotë. Për Simonin flasin, për Lenkën flasin për Hajredinin flasin..Per Palin flasim, c‘te them unë, për të gjithë.
Si të bëjmë tashi? Cfarë mendoni ju? Si të veprojmë? Em.. Si mund të kapërcehete ,ne kuptimin që të ruac atë emrin e mirë të partisë .Duhet thënë një gjë, që kartat tona janë dobesuar, ta themi shqip, por dobësuar kështu, shumë. Pse janë dobësuar, është dobësuar karta ekonomike. Thelbi e të tërave.Gjendja ekonomike na ka dëmtuar keq. E keqe po i bën jehone propagandës së armiqve se socializmi si rend dështoi nuk dha efektivitetin e vet, kutpon. Ti mundohu sa të duash se nuk lidhje me rëndin, ai të thotë po mire o vlla ora 2 te nates, ja atë natë që ishim ne më një e gjysëm ishim dhe njerëzit kishin zënë radhë për qumësht. Ti me Pirro Kondin vajte në orën 2 kishin zënë radhë Në 2 të natës të zësh rradhën, dhe për ca ta zësh, për qumësht. Pra unë po e them, atehere ishim. i panë me syte e tyre këta shokët por keta qe shkuan e pane. Tashi domethënë është një pikë shumë dobët që nuk ke asnjë argument për t’u folur. Kupton, mishi mungon, vezet mungon , qumeshti mungon, a rrimë ne bëjmë hesap jo 140, jo 130 mijë rëndësi ka që vezë nuk ka , rëndësi ka që qumësht s’ka. Kjo shton bazen e pakënaqësisë dhe për këtë përgjegjës na bëjnë ne . Të jemi të ndërgjegjshëm për këtë. Tashi, ja ,cfare të them une. Si e mendoni juve? Këto duhet masa te dy karajktereve. Një, masa Politike. C’farë qëndrimi do mbajmë ndaj këtyre kërkesave politike?
, Si? Mirë po kërkesa e tyre është të marrin pjesë në kuvendin popullor në zgjedhje. Prit, prit , para se të shkojmëo ti zgjedhin atëhere mund të themi edhe ate tjetrën po të na e zgjedhin edhe neve. Eshte tjeter problem .Ne kemi thënë që teza e jona ka qenë , deri tani, ne kongrese dhe nëpër mbledhje që ne pranojmë pluralizëm mendimi por nuk pranojmë pluralizëm partiak. Kupton, që edhe pranojmë vetëm këto lloje subjekte politike qe kemi edhe sot,
Si? Epo si
Lenka Cuko:
“Të vijnë t’i marrin prindërit se aty janë vetëm disa vajza që shkojnë nëpër dhomat e tyre”
Ramiz Alia:
“Mos harrojmë se nuk është vetëm problem universiteti. Shikoni, thotë se edhe në Korcë ,filluan edhe në shkollat e mesme.
Lenka Cuko:
“Mos lëshojmë atje, se bëjnë presion ata dhe lëshojmë ne, Mund të behët kjo, Të mbyllet shkollat. Viti ri po vjen, 10-15 ditë mundet.”
Flet dikush që nuk e fokuson kamera:
“Mund të mbyllet për të rregulluar kaldajat. Mund të mbyllet.”
Ramiz Alia:
“Ore shokë, ku do ti coni këta, në Afganistan? Si thatë? Ore vëllezër. 5 mijë vetë do shkojnë në rrethet tona, Të gjithë këta , do ti shikosh ti, Kjo situate kalojti ne Durrës në Kavajë, në Shkodër në Fier. Si, si. Kështu. A ikin a s’ikin, të bllokojnë ata , E, Kurse ajo e presidiumit nuk bëhet dot, s’bëhet dot, cdo gjë bëhët por e para duhet mblidhet kuvendi pastaj është cështje e qeverise .Shtrohet problemi i qeverise . C’ kompetenca me Xhafer Spahiun dhe Rexhën.
Ore shokë lëreni zgjedhjet e reja ,është fjala sot për nesër ,se edhe kete mbledhje kot e bëjmë ne, kemi mbledhjen e radhës më vone. Më 26 kemi mbledhjen tjetër.
Po Mbledhja ne Plenum?
Kjo kasetë nuk u transmetua për probleme teknike .
Mbledhja u zhvillua fill pas mbledhje së Byrosë dhe pas kërkesë për të krijuar një organizatë demokratike të studentëvë nuk flitej për parti.
Mbledhja mbahet në sallën e Komitetit Qendror, ajo sallë kur eliminonin Kadri Hazbiun. Nardh e zi. Një bust i madh i Hoxhës me allci. Ramiz Alia djathas ka Xhelil Gjonin, majtas, në mos gaboj Adil Carcanin. Gjatë mbledhjes Ramizit i vijnë disa pusulla letër, që e njoftojnë me ecurinë marramendëse.
i pari e ka hapur fjalën Petrit Gace:
‘: Nuk flitet as për kaldaja e as për drita. Njerezit nuk duam më fytyrat tona, nuk duan partinë e punës. Duhet lejuar pluralizmi. Komunistët janë demaskuar keq dhe nuk gëzojnë përkrahjen e njerezve.”
Marash Hajati:
“Ka ardhur kota të pranojmë se kemi dështuar. Njerezit nuk durojnë dot privilegjet pa vend. Dhendurët e Sofokli Lazrit apo shishet e uiskit të shokut Sofo.
Simon Stefani:
“Unë nuk jam dakort të përdorim tanket dhe dhunën por duhet të pranojmë lejimin e pluralizmit.”
Pali Miska:
“Unë jam kundër dhunës, aty janë fëmijët tanë.”
Dritëro Agolli dhe Gramoz Ruci kanë mbrojtur idenë e mos lejimit të pluralizmit, fjalë për fjalë nuk mund ta riprodhoj por kjo ishte esenca. Ndërkohë me histeri ka rreshti i parë është cuar Rita Marko i cili ishte kundër pluralizmit ashtu si edhe Nexhmije Hoxha. Marko ka uluritur se:”Kush është ky Sali Berisha që po na drejton studentet?
Pergjigjet Alia por nuk dëgjohet mire.”E kemi …..” Flet edhe Xhelil Gjoni.
Rita Marko: Nuk e gjeni dot biografine e ketij Azem Hajdari, i cili na paska qenë vizite ne Jugosllavi?!
Letra ne tryezën e Alisë është shkruar nga Azem Hajdari dhe disa studentë. Hajdari ka kërkuar që të largohen nga byroja politike Pali Miska, Hekuran Isai, Lenka Cuko, por te afruarit VIP, u kanë thënë grupit të Hajdarit se “ le ti mbajnë në byro se ata afrojnë fundin e tyre”. Sipas bisedave, Berisha ka sugjeruar që shkruaj:”Duam pluralizëm si forma më e lartë e demokracisë.”
Ishte një lloj bllofi ,por Ramiz Alia e pranoi. Këto ishin faktet. Mendojeni vetë. Ishte lojë, rrjedhojë apo paralojë.Nejse kishte nisur të binte diktatura e PPSH-së.
EKSPRESS.
Krijoni Kontakt