Nje here ne vit dashurite bejne vizita. Ndoshta tradite e ngjitur ne "rrethin e kujteses" nga pasojat qyteteruese ne agim kjo, ose ndoshta nje tjeter dicka pa pergjigje, e paprekshme, e paidentifikuar, *si ne.
Kur muzgjet mbledhin rete ne shtellunga ngjyrash e mi bejne shall pas fytit, dhe ketrat nuk pushojne se ngacmuari macen e shkrete qe vrapon e mohuar nga senset, une ulem ne pragun e jetes (lisharese e vjeter e varur ne degen e ftoit, atje ku therreshin demat e dasmave dikur) e i pres e plakur, cuditerisht pasi rrezja e fundit e diellit gervisht horizontet ne gjakosje.
Ne preher mbaj gishtezen tek gatuan lakror ne tapat e shisheve te aranxhatave ndersa me duar tjerr kohen pas krahut, te madh te ores.
Dashurite me duan te gjitha dhe i dua te gjitha njesoj, ska se si te jete ndryshe...
(e shkeputur)
Duke folur per enderra....
Krijoni Kontakt