Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661

    Enderr e keqe

    Tymos brenda shpirtit tim
    mendimin per ty
    Qe erdhi tek une e u be ves
    digjet si cigarja
    nga frymemarrja e dites
    Ne qiellin e vogel pa ty
    fije mendimesh
    te tjerrura
    rregullisht ne menyre te cregullt
    pluskojne ,
    ne mjegullnajen e mugeses tende
    Ndoshta nje dite kete ves" do e le
    mbase dhe ti ke per te ardhe
    atehere kur une nuk do jem me
    Mendimi per ty , do me kete vrare



    * * *
    Malli ka thyer kupat,
    mbi koken time
    Ne zemer te zjarrit
    ka rene,
    pas muzgu......
    blu e gri
    Ne veshjen e flakte te nje endrre
    digjet per te njemijten here
    imazhi yt
    .....................................
    Mbreme ra shi
    ndjeva gjethet
    pas shpines sime
    putheshin me pikat,
    bari kokeulur ne gjurmet e tua
    Ikja jote fjale e fundit e mbremjes
    Nga gjoksi me del nje vaj qe kthehet shi
    si vije uji ne bar.
    Nata
    rri e qete nen shi
    si une pa ty.


    * * *
    Ne mesthyemjen e nates
    Dikush gervisht me taka
    sfondin e bronxte te henes
    thyer mbi varrin tim
    Ne ate zbrazeti
    i bej telefon vetvetes,
    dhe me del mesazh
    ("Telekomi shqiptar,
    personi qe ju kerkoni ka vdekur
    ju lutem telefononi ne boten tjeter")
    O zot .......
    zgjohem i termbur
    c'enderr e keqe...............
    Oh , asgje s'paska ndodhur .
    Ajo paska ikur
    dhe gabimisht paska marre dhe shpirtin tim me vete
    ...........
    me falni nje sec..kam nje telefonate
    muzg i heshtur

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-07-2002
    Vendndodhja
    as vete se di ku jam, ka njeri te ma tregoje
    Postime
    92
    jeton gjithesia ne hijen e vdekjes
    jetoj dhe une ne hijen e saj
    dhe nis mendoj: sa e shkurter eshte jeta
    do vdes, do vdes...keshtu?! po pastaj?
    Ti u duke ne jeten time
    si hijet e pikave te shiut
    Ti u zhduke nga jeta ime
    si hije e rrjedhshme me pike ne fillim
    S`eshte cudi qe ndonjehere
    te ndiejme dhe gabim
    .......................................

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    * * *
    Flas me nje shtoizovalle
    si ne kulmin e legjendes se vjeter
    Ndjej brenda meje
    Eren e malit, oshtimen e detit
    Ndihem i dashuruar ne legjende
    Si Muja qe desh Tanushen e mbretit

    * * *
    Tremije vjet
    ajo duke pritur
    Tremije jam duke ardhe
    dhe jemi akoma gjalle
    Njerzit thone se bota rrotullohet
    Askund nuk duket nje agim
    i bardhe
    Megjithate
    te mos ishe ti duke pritur
    Pse u dashka te jem gjalle
    * * *
    muzg i heshtur

  4. #4
    alvi
    i/e ftuar
    perse valle njerezit trishtohen
    qajne, qeshin perse valle
    perse nga ne endrrat largohen
    dhe na perqeshin
    perse valle?

    Kjo nate e bukur por e vetmuar
    perse paty perseri kalon
    ne kthetrat e dashurise se harruar
    pyet njeriu behten
    perse valle jeton?

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-07-2002
    Vendndodhja
    as vete se di ku jam, ka njeri te ma tregoje
    Postime
    92
    ****
    nuk ka asgje te vertete
    as toke, as qiell dhe as jete........
    nuk ka asgje te vertete...

    ...........jeta vret.....
    Ti u duke ne jeten time
    si hijet e pikave te shiut
    Ti u zhduke nga jeta ime
    si hije e rrjedhshme me pike ne fillim
    S`eshte cudi qe ndonjehere
    te ndiejme dhe gabim
    .......................................

  6. #6
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Mi ke mbyllur te shtate portat e shpirtit
    Te shtate dritaret e shpreses
    Te shtata mendjet e guxuara
    Une strukem ne heshtje
    kam frike te te harroj
    kam frike
    -------------------------------------
    Enderrkeqja jam une
    Enderrmira une jam prap.
    Enderrenderra ...
    Po pres lindjen e te Premtes se Mbarsur
    me ikjen time .
    Pastaj do ta thermoj
    njerin nga diejt e fundit
    do ushqej gjinkallat me te.
    Kane filluar te me lene veshet!


    ---------------------------------------
    Nuk flija ...
    Tani fle neteve tere netet
    dhe jo vetem.
    Fle me pendimin , per te gjitha te paberat e mija
    Mengjeseve i palos kujtimet neper qerpike
    duke me terhequr zvarre edhe kjo dite.

    ---------------------------------------------------------
    Po te me premtosh se ...
    nuk do me pyesesh per dhimbjet e mija
    ne ty.
    Per pritjet e rrezuara
    per te premtet e diegura
    dhe per te shtunat e ndarjes

    Nisem...
    Mbaj shpirtin ne shuplake te dores.
    Po nuk u pame,
    cfare te bej me TE?!?


    ---------------------------------------

    E di? Ishte e diele!
    Pija cigaren e esellit ne prag te huaj
    Nje gjarper midis meje dhe trollit
    shihej sy ne sy me mua.
    E frikuara e gjarperinjeve e nxita te lexize
    dhe thirra vrasesit.
    E vrane dhe shkuan.
    Gjithe te dielen me gjarprin
    lidha femijerine tende
    ne djepine e yjeve te rralluar.

    ...
    Jane rralluar yjet
    Dita eshte kerrusur
    Nates i eshte zgjatur qafa
    Hej,
    ka ardhur vjeshta!
    Po ti pse nuk vjen?
    Shaloje enderren e keqe
    beje te bute.
    Dhe...
    eja te me marresh nje te premte
    a nje te shtune!!!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  7. #7
    forever hers Maska e Eagle
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    Postuar mė parė nga Dreri
    * * *
    Ndihem i dashuruar ne legjende
    Si Muja qe desh Tanushen e mbretit

    * * *
    * * *

    Tanushen e ka dashur Sokol Halili....(vellai i Mujes)
    Me pelqen menyra si shkruan ti Dre! Urime....
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  8. #8
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    nc-nc-nc
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  9. #9
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353
    Postuar mė parė nga macia_blu
    Mi ke mbyllur te shtate portat e shpirtit
    Te shtate dritaret e shpreses
    Te shtata mendjet e guxuara
    Une strukem ne heshtje
    kam frike te te harroj
    kam frike
    -------------------------------------
    Enderrkeqja jam une
    Enderrmira une jam prap.
    Enderrenderra ...
    Po pres lindjen e te Premtes se Mbarsur
    me ikjen time .
    Pastaj do ta thermoj
    njerin nga diejt e fundit
    do ushqej gjinkallat me te.
    Kane filluar te me lene veshet!


    ---------------------------------------
    Nuk flija ...
    Tani fle neteve tere netet
    dhe jo vetem.
    Fle me pendimin , per te gjitha te paberat e mija
    Mengjeseve i palos kujtimet neper qerpike
    duke me terhequr zvarre edhe kjo dite.

    ---------------------------------------------------------
    Po te me premtosh se ...
    nuk do me pyesesh per dhimbjet e mija
    ne ty.
    Per pritjet e rrezuara
    per te premtet e diegura
    dhe per te shtunat e ndarjes

    Nisem...
    Mbaj shpirtin ne shuplake te dores.
    Po nuk u pame,
    cfare te bej me TE?!?


    ---------------------------------------

    E di? Ishte e diele!
    Pija cigaren e esellit ne prag te huaj
    Nje gjarper midis meje dhe trollit
    shihej sy ne sy me mua.
    E frikuara e gjarperinjeve e nxita te lexize
    dhe thirra vrasesit.
    E vrane dhe shkuan.
    Gjithe te dielen me gjarprin
    lidha femijerine tende
    ne djepine e yjeve te rralluar.

    ...
    Jane rralluar yjet
    Dita eshte kerrusur
    Nates i eshte zgjatur qafa
    Hej,
    ka ardhur vjeshta!
    Po ti pse nuk vjen?
    Shaloje enderren e keqe
    beje te bute.
    Dhe...
    eja te me marresh nje te premte
    a nje te shtune!!!
    Doja te vecoja ndonje varg por eshte e pamundur, jane te gjitha te mrekullueshme...


    Dre! Ke poezi shume te bukura...Urime
    Kur nisi lufta isha i vogėl
    dhe nepėr tym diēka mbaj mend.
    Fill mbas ēdo lufte, bėhej si gogėl
    Atdheu im! Ja kjo mė ēmend!

  10. #10
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    U thinje pritja!!!


    Nen sup te bluzes time te zeze
    nje vate e bardhe-verdhe
    (bukuri e sajuar per supin tim)
    Mbi sup te bluzes time
    nje flok gri-bardhe
    Kur me eshte thinjur
    ky floke,
    pa e pare?!.
    Nuk eshte imja,
    thinja.
    Eshte e pritjes tende.
    Ikja ime, po lyen buzet
    po zgjat qerpiket
    nderron bluzet
    Mbytet,me parfumin e pelqeses tende!

    Tani,eshte jashte mureve
    brenda makines.
    Ohu vonon ardhja me auto...
    do te bej kurs si fluturohet
    Ose do tu hyp reve kalipuc,
    ne mos te me sjellin tek ti
    ty se paku te te sjellin shi!

    ( e shikon sa kalama kam mbetur?!)
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Vorio- Epiri, njė ėndėrr nė arkivol
    Nga ORIONI nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 196
    Postimi i Fundit: 14-05-2010, 00:02
  2. Mė erdhe nė enderr
    Nga Agim Doēi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 27-03-2009, 20:06
  3. Kėngė pėr dashurinė
    Nga shigjeta nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 15-10-2006, 04:46
  4. Enderr e trishtuar
    Nga babygirl1982 nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 10-11-2005, 11:12
  5. Pyetje pėr Besimtarėt Shqiptarė tė Krishterė dhe Islam
    Nga dodoni nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •