Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1

    A thua te kene vdekur markat?

    Para ca ditesh lexova nje artikull tek faqet e Albanian Institute for Public Relations qe thote qe markat kane vdekur dhe duhet gjet nje menyre e re per te marketuar produktet. ...a thua te kene vdekur markat vertet?


    Ja artikulli:

    ka ardhur koha e Simboleve te Pasionit.

    Jo, jo, ..mos grisni ende letrat zyrtare qe kane te printuara marken e kompanise suaj. S’eshte e thene as te hiqni marken qe keni vene ne krye te qendres se biznesit. Nuk po afrohet apokalizmi i marketingut te sotem, por ka ardhur koha t’i shohim me nje sy tjeter produktet dhe bizneset qe manaxhojme.



    Nga Gjergj Dollani


    …Ka ardhur koha e Simboleve te Pasionit.

    Ēdo te thote Simbole Pasioni? Ēfare ndryshimi kane keto te fundit nga Markat? Nga ana vizuale s’ka asnje ndryshim, por menyra si perceptohen eshte krejtesisht e ndryshme. Simboli i Pasionit eshte evolimi natyral i produktit.


    Ne fillim kishte vetem produkte: sepate, mburoje, qyp, etj. Zhvillimi i njerezimit dhe aftesive artizanale solli krijimin e shenjave dalluese qe tregojne se ku eshte bere produkti. Keto shenja vihen re qysh ne qeramikat e zbuluara nga koha e Mesopotamise, rreth 3000 vjet me pare.

    Evolimi i biznesit dhe globalizimi i koheve tona solli markat. Keto te fundit permbledhin te gjithe informacionin e nje produkti. Kur nje shok apo shoqe te thote qe ka blere nje Fiat Panda, ti menjehere e kupton qe behet fjale per nje makine Italiane, te vogel, relativisht te lire, pra nje makine per nje student apo person qe e perdor makinen vetem per transport nga puna/shkolla ne shtepi.. Kur shoku/shoqja te thote qe ka blere nje BMW te tipit M5, menjehere e kupton qe behet fjale per nje makine Gjermane, te shtrenjte dhe te shpejt. Ndersa Simbolet e Pasionit behen pjese organike e jetes se perditshme te nje komuniteti

    Per ta bere me te lehte kete koncept, mendoni fjalen Shqiperi. Nuk ka Simbol Pasioni me te fuqishem sesa kombi. Per kombin nje njeri jep jeten. Por c’eshte kombi? Nje cope toke qe nuk eshte shume e ndryshme nga ato te vendeve perreth. Por, ajo qe e ngre fjalen Shqiperi nga nje marke ne nje Simbol Pasioni eshte tradita me te cilen cdonjeri nga ne eshte ushqyer. Nga prinderit tane kemi mesuar gjuhen, zakonet, doket, eposin, kenget, vajet, historine, prejardhjen dhe cdo gje qe i jep nje kuptim me te thelle per ne markes Shqiperi.


    Pothuajse e njejta gje ndodh edhe me produket qe konsumojme. Me kalimin e kohes, disa produkte behen me te dashura per ne sesa disa te tjera. Arsyeja: keto produkte behen tradite ne familje. Behen pjese e historise se individit. Nena ime perdor gjithnje pluhurin lares Tide. Tashme qe jam larg familjes edhe une perdor te njejtin pluhur lares dhe padyshim qe nuk do ta nderroj ndonjehere. S’paska detergjente me te mire se Tide? Edhe mund te kete; dhe te them te drejten ka pasur raste qe njollat ne bluzet e mija kane mbetur pas larjes. Por per mua figura ne produkt dhe aroma, ne nje menyre, me bejne te ndihem me prane familjes time. Pra, ne rastin tim, Tide e ka tejkaluar funksionin si pluhur lares dhe ka zene nje vend me te gjere ne jeten time te perditshme. Nuk ka rendesi nese ky produkt eshte me i shtrenjte apo me cilesi me te dobet se ndonje pluhur lares tjeter; konkurrentit tjeter i mungon elementi “biografik e shiprteror” qe une e gjej tek Tide.

    Ne librin “22 Ligjet e Pandryshueshme te Marketingut,” autoret Ris dhe Traut diskutojne rastin Coca Cola-s kur ndryshoi formulen e pijes freskuese dhe hodhi ne treg nje formule te re me emrin New Coke. Ne liber tema diskutohet ne aspektin e ligjit te perceptimit te produktit (kapitulli 4) qe eshte aspekt i drejte, por nje arsyje tjeter per deshtimin e ketij produkti eshte sepse iu kundervu konceptit te Simbolit te Pasionit.
    Konkretisht: Coca Cola, si produkt ka nje tradite te vjeter. Ne fillimet e saj, kjo marke reklamohej si ilaē qetesues, keshtu qe nuk eshte ēudi kur gjyshet ne Sh.B.A thone “..pi nje Coca Cola dhe do te te sherohet dhimbja e barkut.” Gjate Luftes se Dyte Boterore, Coca Cola iu shperndahej ushtareve amerikane ne front qe t’i benin keta te fundit te ndiheshin me prane shtepive te tyre, pavaresisht se ndodheshin me mijra kilometra larg, neper ishujt e Paqesorit. Me mbarimin e luftes, keta ushtare krijuan familje dhe blinin gjithnje Coca Cola, jo thjesht per shijen, por edhe per kujtimet e sidomos ndjenjen e sigurise dhe ngrohtesise qe krijonte per ta ky produkt. Femijet e tyre vazhduan ta blinin sepse per ta ishte tradite familjare, ashtu sic eshte nje gote vere per dreke per francezet e italianet.
    Ne sondazhe te ndryshme qe u bene gjate viteve ’80-te dhe ‘90-te, u pa qe Pepsi kishte shije me te mire se Coca Cola. Atehere, drejtuesit e Pepsi-t vendosen te krijonin nje produkt te ri me te mire se Pepsi – dhe keshtu nuk moren parasysh konceptin e tradites per te cilin flas me lart. Rezultati ishte katastrofik! Ne zyrat e kompanise Coca Cola vinin rreth 8 mije letra ne dite qe kerkonin te rikthehej formula e vjeter. Fragmenti i letres se meposhtme e ben me konkrete dallimin ndermjet ketyre dy nocioneve: markes dhe Simbolit te Pasionit.
    “E shtrenjta Coca: Ti me ke tradhetuar! Dolem bashke javen e kaluar, ashtu sic benim gjithmone, dhe kur u puthem e kuptova qe dashuria jone kishte marr fund… Me kujtohet kur ecnim se bashku neper rruge dhe diskutonim per jeten, dashurine dhe gjithcka te rendesishme... Me kujtohen netet e veres kur bulzat e ujit rreshqisnin me delikatese ne lekuren tende. Por javen qe kaloi shijova tradhetine ne buzet e tua; ti kishe shijen e embel dhe joshese te nje genjeshtre... Je kthyer ne nje prostitute, e korruptuar nga paraja, ...qe mohon idealet e tua!”
    Sa do te donim si tregtare te kishim kliente te tille! Por e rendesishme eshte qe MUND te kemi kliente te tille. Dikush do te thote: “Mos harro qe Coca Cola ka mbi 100 vjet tradite, kurse produktet tona jane foshnje ne krahasim me te.” E drejte, por tradita krijohet edhe brenda nje kohe te shkurter. Nena ime ka vetem pak vite qe perdor Tide, por ajo kohe e shkrurter ishte e mjaftueshme qe Tide te behej pjese e jetes sime. Le te mos harrojme se ka mjaft produkte te tjera qe kane tradite ne Shqiperi.
    Rakija e Skraparit: Qe kur isha i vogel, gjyshi me ulte prane tek shoqeronte mezene e drekes me nje gote Raki Skrapari. Ky eshte imazh qe nuk do me shlyhet nga mendja sa here te jem duke blere nje shishe raki.
    Vere Riesling e Kantines se Durresit: ..pavaresisht se ēfare mendoni tani per kete produkt, une e shoqeroj gjithnje imazhin e saj me drekat e darkat e rendesishme ne shtepi kur ishim te vegjel e shishja ndodhej ne tryeze. Per ne femijet, kjo shishe tregonte se ajo mbremje do te ishte e vecante. Ndersa tani eshte si nje porte qe te shpie drejt kujtimeve te femijerise.
    Keto jane imazhe—pluhuri lares, rakia e gjyshit e vera Reisling mbi tryeze – qe nuk ka produkt te m’i fshije nga kujtesa. Por gjithashtu jane edhe portat e mbyllura ne mendjen time e qe nje fushate e zgjuar marketingu do te dije t’i hape.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 10-01-2006 mė 14:19

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Markat s'kane vdekur, per ne qe jetojme ne Ballkan ndoshta kane vdekur se s'kemi luksin te blejme produkte qe kane marka te shtrenjta, por per ato qe jane ne perendim gjithmone preferojne te jene me marka te medha ne trend me kohen...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Davius : 04-01-2006 mė 13:57
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anėtarėsuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    Besa Davius si po ecin punet ne perendim ,marka me e preferuar do te mbetet ALDI . Ose te blejme nje pale xhinse me marke dhe ngjyjme buken 1 muaj ne to

  4. #4
    Citim Postuar mė parė nga Davius
    Markat s'kane vdekur, per ne qe jetojme ne Ballkan ndoshta kane vdekur se s'kemi luksin te blejme produkte qe kane marka te shtrenjta, por per ato qe jane ne perendim gjithmone preferojne te jene me marka te medha ne trend me kohen...
    pse marka quhen vetem gjojnat e shtrenjta dhe trendi?
    Vlora, Vlora ...Vlora, Vlora ..bjeri me te lumte dora!

  5. #5
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Po zakonisht kur permendet termi "MARKĖ" nenkuptohet dicka e shtrenjte dhe dicka me vlere, dmth per te arritur nje produkt te zgjedhesh ne baze te markes le te nenkuptoshe se ai produkt eshte ne trend ose i shtrenjte...

    Shembull, kur dalim ne pazar, ne nuk zgjedhim marken e domateve ose patateve, por blejme pa zgjedhje dmth mund te arrihet ne konkluze se me marke nenkuptohen gjerat me vlere dhe gjerat ne trend sepse gjerat e perditshme zakonisht nuk kane markė!

    Marka nuk eshte per prodhimet e perditshme, por per prodhime apo produkte qe kane vlere me te larte ne treg, ja pse kam thene se "marka" quhen vetem gjerat e shtrenjta...

    T'a ilustrojme:

    Po te thone tek shpia: Ec shko bleje nje kg. molla, ti ne kete rast nuk do zgjedhje mes mollave te Amerikes apo Gjermanise me ato te Shqiperise dmth ketu marke nuk kemi...

    Por, po te te thone: Ec shko bleje nje ore dore per dhurate, ti ne kete rast do zgjedhje mes nje ore Swatch ose Seiko shembull, dhe nuk do merrje ndonje ore qe prodhohet ne Shqiperi...dmth ja ku vie ne pah marka tek gjerat e shtrenjta...

    Nejse, secili ka mendimin e tij...

    Respekte...
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #6
    Darius, me duket se ngaterron marken me komoditetet.
    Vlora, Vlora ...Vlora, Vlora ..bjeri me te lumte dora!

  7. #7
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Vote For Pedro, Davius jam unė, ndersa Darius eshte nje koleg i imi tjeter...

    Une nuk e ngaterroj marken me komoditetin por dhash nje sqarim se kur shihet marka e kur jo, por prap them, e leme kete ceshjte te hapur..

    Respekte..
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #8
    tmerrsisht i embel
    Anėtarėsuar
    05-07-2005
    Vendndodhja
    Me ne fund ne tirane.....
    Postime
    291
    Fatkeqisht markat nuk do te vdesin asnjehere...

  9. #9
    I larguar Maska e panchovilla
    Anėtarėsuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Milky Way Galaxy
    Postime
    502
    Nuke e dij a eshte fatkeqesisht apo fatmiresisht por ashtu eshte markat nuk vdesin. Nese per dikend gjithcka eshte njelloj pa dallim nga cilesia apo kualiteti markat vdesin. Pra thjesht kjo eshte gje qe ka lidhje me preferencen.
    Hardworking pays off in future, laziness is paying off right now

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Dukagjini
    Anėtarėsuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    29
    Markat nuk do te vdesin kurre dhe njerezit do te paguajne gjithmone per nje marke.

    e dini qe firmat internacionale kane nje bugjet mesatar prej 500 milion eurosh vetem per reklam qe ti bejne markat e tyre te njohura. keto te dhena duhet qe te kompenzohen ne qmim.
    ne bugjetin e daimler ne vitin 1998 kishte marka mercedes nje vlere prej 16 miliard markash. BMW kishte ne vitin 2003 nje vlere prej 6 miliard eurosh. e keshtu me radhe.
    makina mercedes ka nje premije prej mesatarisht 7 - 15000 euro vetem per marken qe e mban. ka tregje ku produkti as qe mund te placohet pa qene i nje marke te caktuar.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Nusja e vdekur, mes legjendės dhe tė vėrtetės
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-01-2016, 08:48
  2. Diana Ēuli: Ndjesė familjes sė poetit tė pushkatuar..
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 14-10-2009, 18:30
  3. Lista e shkrimtarėve tė persekutuar nga rregjimi komunist
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 26-02-2007, 23:15
  4. Mjekėt e deklarojnė tė vdekur, kthehet nė jetė 6-vjeēarja
    Nga ALBA nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-05-2004, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •